Nga Mero Baze
Të gjithë po pyesin Lulzim Bashën se çfarë do të bëjë me Sali Berishën. E pyesim ne gazetarët me shkrime, e pyesin tinëz shumë demokratë pasi nuk duan të marrin pozicion, e shantazhojnë mbështetës të Berishës, e sulmon portali i djalit të Berishës, e sulmojnë mbështetës të Berishës në PD etj.
Por është një njeri që duket se nuk ka guxim ta pyesë direkt dhe të përballet me këtë dilemë. Nuk është vetëm Lulzim Basha ai që hesht, që as nuk e mbron e as nuk e lëshon. Është dhe vetë Sali Berisha.
Fakti që ai vë gjithë mbështetësit e vet ta sulmojnë Bashën, përfshi dhe portalin e djalit ë tij ta pyesë përditë, duket qartë se ai ka një drojë të përballet i pari me Bashën.
Nuk është tamam frikë, por është pak më shumë. Është drojë nga poshtërimi që mund t’i ndodhë, nëse e nis luftën i pari.
Lulzim Basha është mjeshtër për të mos bërë asgjë dhe në këtë rast, për të mos nisur luftën i pari. Ai mendon dhe pret se dikush do ta shpëtojë nga ky hall deri në shtator. Sali Berisha duket që po plas ta pastrojë këtë punë para shtatorit, por ka frikë ta bëjë vetë.
Nuk la njeri pa ja turrur Lulzim Bashës në shpinë, që ai të flasë, dhe pastaj ai të marrë situatën në dorë.
Por Lulzim Basha nuk po tundohet.
Nuk është hera e parë që Berisha në fakt sillet si qenie e frikësuar nga Basha, se mos turpërohet. E ka bërë këtë dhe më 2017, kur Basha bëri marrëveshjen me Ramën dhe ky për të mos u dukur që nuk ishte përfillur, mbështeste marrëveshjen duke e ngritur në qiell dhe vetëm kur humbi zgjedhjet, filloi ta quante gabim.
Përpara zgjedhjeve të vitit 2021, e hoqi këtë dilemë dhe e vetëcaktoi veten deputet, pa folur Basha.
Tani nuk po ia del të marrë fjalën e Bashës. Pas deklaratave të qarta të SHBA, që ai nuk duhet të jetë në Parlament, dhe heshtjes aprovuese të Bashës, ai po sulmon SHBA-në, por jo Bashën.
Në fakt, ai problemin e ka me Bashën, se SHBA ka kriteret e veta. Fakti që Basha nuk flet, nuk e mbron, por as e sulmon, e ka demitizuar Berishën, duke e lënë fatin e tij në dorë të komentuesve të portalit të djalit, apo ndonjë deputeti të PD të mërzitur me Bashën, që kërkon të marrë hak ndaj tij duke mbrojtut Berishën.
Të gjitha këto kuptohen qartë, por ajo që nuk kuptohet është pse Berisha nuk përballet vetë me Bashën.
Të gjithë e dimë që ai e fiton këtë betejë, por ajo që e tremb më shumë është pikërisht kjo. Ai shpreson ta fitojë betejën me SHBA duke pas dhe Bashën me vete, gjë që nuk ka asnjë shans të ndodhë.
Frika e tij reale është se Basha nuk ka ndërmend të humbasë bashkë me të. Por as të fillojë luftën i pari.
Është një luftë që humbet ai që sulmon i pari dhe duket që Berisha është i frikësuar ta bëjë këtë.
Analize e sakte por Berisha do ta sulmoje te marten qe vjen Bashen sapo te caktohen drejtuesit e rinj te pd ku nuk do kete berishiste…
Në të vërtetë, Berisha nuk ka qenë kurrë trim, pasi nuk e ka as në gen.
Betejat që ka fituar si tinzar, janë tashmë pjesë e së kaluarës. Ironia e fatit, e solli që, Berisha të zgjedhë në krye të PD Bashën dhe ky, meritë të tij të vetme ka pikërisht tinzarninë. Në këtë pikë ja kalon dhe Berishës dhe po e mund atë, pikërisht me armën e tij të vetme.
Pyetjes që i kanë bërë Bashës, në se do e vrasë “atin” e tij politik, Basha në të vërtetë nuk i është përgjigjur, por ka lënë të kuptohet se “ati” më herët se vonë do vrasë veten.
Ishalla e vrete veten Saliu te shkoi ne verin e seme dhe te shpetoi shqiperia.
Z .Baze !
Unë mendoj se Luli Basha do të largohet nga politika ,por Berisha e mban peng .
Perse qeveria nuk hap nje dosje penal per Berishen.Po per aferat e Malltezit?Pse rri duarkryq kurveleshasi minoritar Baze e nuk shkon ti coje keto afera be Spak
Berisha politikisht eshte i vdekur. Eshte ne psikologjine e Bashes te rije ne hije e te perfitoj. Jo vetem Basha por e gjithe PD nuk ka ndermend te beje harakir per Berishen.
Nuk besoj se ka dicka per tu habitur ne tere kete sjellje. Eshte e njejte me ate te Putin. Ai u perzgjodh si pasardhes i Jeltsin me kushtin per te mos e goditur ate dhe familjen. Te njejten gje do te kerkoje Putin per pasardhesine e tij, garanci. E njejta gje po ndodh ne PD. Te lutem Mero, mos e trajto sikur Luli ka ndonje grade lirie per te vepruar se na ofendon inteligjencen. PD eshte nje vlere kombetare dhe nese nuk zhduket brezi i pare i caktuar nga Berisha dhe cfare eshte me e rendesishmja, nuk behet publike nese ka lidhje me Rusine apo jo, kjo Parti dhe Shqiperia ska per te pasur ndonjehere stabilitet. Vetem zjarre, krim, hedhje ne ere te shtyllave te tensionit, droge etj.
Plaku mere populli dhe nderkombetaret te Kane vene me shpatulla ne mur ,prandaj nuk ke nga te luash ,ky esht fundi i turpshem .
Sië e shpjegojnë ata që meren me ligjet Saliu ska asnjë mundësi që të jetë në parlament sepse nuk e lejon ligji që kanë bërë vetë.Kështu që diskutimet janë të kota…Edhe Saliu ngul këmbë e thotë se do jetë në parlament për të mbrojtur ata që e kanë votuar!!!!Kjo është për të qeshur e për të qarë.Ai ka një mal me akuza brënda e jashtë Shqipërisë që mos njëra tjetra do ta rëzojë nokaut…
Per dijeni kam qe nga apokalipsi I Gerdecit qe ndjek Temen e Meros
e cila nga nje media elite kunder Krimeve te Bash-berishes
eshte Nikolleshizuar.
.
Kushdo qe ben perpjekje si Mero-Kim-Rama dhe company qe te ndaje Lulin si te pafajshem dhe Berishen Fajtor qe ka marre ne qafe Lulin ( e hajredinit) ose ka problem Mentale ose jane pjese e nje skenari te ndyre (Dirty Job).
.
Marrim vetem 3 krimet me esenciale;
.
1-Ne krimin e 21 janarit 2011 Luli ishte minister I mbrendshem
.
2-Ne tradhetine e Detit Jon ishte minister I jashtem
.
3-Ne vjedhjen miliardeshe te R.Kombit ishte minister transporti
.
Duke shtuar dhe menaxhimin e dosjes shtepise verdhe kur punonte ne segmentin Prishtine-Mitrovice si Master Spy….del konkluzioni se Sala me Lulin jane vellezer siameze dhe vdekja e njerit sjell dhe vdekjen e tjetrit,
Konkluzion;
Ve jeten time ne ankand pra ve bast me kedo qe kjo “non grata” per Berishen e Dash-it eshte nje DIRTY JOB qe po menaxhohet ne menyre inteligjente nga ata regjizore qe merren me Shqiperine qe nga 1990-ta.
.
Ka ardhur koha qe ky skenar te demaskohet sepse per Dyshen Talebane Fashistoide Bash-Berisha ka qindra fakte e dokumente per venien ne Pranga per 24 ore dhe jo te ndegjojme blegerimat e Dashit dhe impotencen kriminale te Spakut qe ne vend te prangose Sypeshkaqenin e Sales merret me arka me peshq qe I paskan dhuruar nje ministreshe te Rames..
.
Afghanistani duhet tu hape syte Shqiptareve ( dhe Meros)..Amerika ka bere gabim me Talebanet e Afganistanit por me I madh eshte gabimi meTalebanet e Tropojes ne 1991-1992 e deri sot ..Elez,Sali ,Azem ,nuk ka rendesi..
.
Titulli i nje artikulli te munguar te Tema duhet te jete:
.
PSE SPAK-U NUK SULMON TE PARIN SALIUN (por merren me blegerimat e Dashit )
Bekim mendoj se ke shume te drejte me komentin tënd. Duket mjaft i llogjikshëm.
Respekte
Berisha & Basha jane nje, pse…. Sepse Basha 250 miljon euro qe vodhi ne rrugen e kombit me Berishen i ndau dhe kjo eshte logjike, per te mos folur per vrasjet…