Pse Berishët po "krahasojnë" gabimet e SHBA me ato të Berishës

21 Gusht 2021, 20:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka dy postime në 24 orët e fundit, përmes të cilave kërkon të tregojë se SHBA ka çuar dëm sakrificën e shqiptarëve për Afganistanin, dhe se po tërhiqet me turp.

Postimi i parë është një përkujtim për Feti Voglin, një ushtarak shqiptar i vrarë në Afganistan, në kohën që Berisha ishte kryeministër, dhe postimi i dytë, një avion i tejmbushur ushtarak, me rreth 800 vetë në bord, për të treguar tërheqjen në disfatë.

Nuk do t’ia vlente t’i përmendje postimet sikur ato të mos udhëhiqnin një shpresë të re që ka lindur tek ai dhe mbështetësit e tij, se fale gabimeve të SHBA, edhe Berisha është në “Listë të zezë” të tyre.

Kjo frymë në fakt është kthyer në një lloj ideologjie të re që mban gjallë fuqinë e bjerrur politike të Berishës në PD. Tani nuk ka më argumente të tipit “na sillni fakte” apo “do të fitojë gjyqin në Francë”.

Pasi u bindën se vendimi për Berishën është marrë nga raportet e sugjeruara për Departamentin e Shtetit nga agjencitë e sigurisë në SHBA, tani beteja e re e Berishëve është përqendruar tek gabimet e SHBA.

Dhe meqë ajo që po ndodh në Kabul, po trondit botën dhe po përjetohet si një disfatë e madhe e SHBA, shpresa për Berishët është që dhe ata të përfshihen në këtë “rishikim gabimesh”.

Nuk është se duan të shpëtojnë prej ndëshkimit prej kësaj. Nuk kanë shpresë as tek ndonjë tërheqje të SHBA-së.

Tani për tani duan të justifikojnë rezistencën e tyre kundër SHBA, duke u justifikuar se po i rezistojnë një gabimi të SHBA, dhe jo një vendimi të saj. Madje për këtë Berisha po u kujton se “ka derdh dhe gjak shqiptari” për gabimet e tyre.

E gjitha bëhet që më 12 dhtator, presioni të mos jetë i madh kur ai të hyjë në Parlament, duke i paraprirë me një fushatë ku po “krahasohen” gabimet e SHBA me ato të Berishës.

Dhe sipas Berishëve, është SHBA që duhet jetë në “Listë të zezë”. Nuk janë të parët që e kanë thënë këtë. Talibanët e kanë thënë që kur janë krijuar.

21 komente në “Pse Berishët po “krahasojnë” gabimet e SHBA me ato të Berishës”

  1. Dora e vjeter says:

    Prit kur ta arrestojne me breke ne oren 3 te nates!
    Luli dhe PDja do jene me te lumturit e botes, qe kete situate te tmerrshme per kellqet e tyre, ja zgjidhin te tjeret.
    Ne vend te protestare, do bejne feste.
    Ndersa Sali kerma qe i beri karshillek Amerikes dhe ishte gati te varroste PDne per Shkerdhenitn dhe Shkedhiten, ne vend te Parlamentit, qe po sfidon gjithe boten, do ngryset tek Shullazi duke i bere gojore.
    Tashme te gjithe e kane braktisur dhe po shkon drejt fundit qe ndertoi vete me marrezi dhe terbim, si qen.

    1. shqip says:

      ??? me shum besoj se amerikanet do ta arrestojn ne oren 5 ose 6 te mengjesit. ne 3 flejn ata, ne po se po…..vetem gjum bejm

      1. ben says:

        Vetem pak fakte per delenxhinjte e shqiperise.
        1. Amerikanet e gjeten afganistanin me varferi 32% te popullsise. Tani qe iken eshte 55%.
        2. Pa shkuar amerikanet siperfaqja e mbjelle me droge opium ishte 8. 000 hektare, mbasi shkuan amerikanet 224.000 hektare dmth u 20 fishua droga.
        3. Kanadaja I vetmi vend I NATOS kuptohet me me pak peshe se shqiperia do mari 20.000 afgane. Nese shqiperia do ruante raportet e siperfaqes dhe ekonomise me kanadane duhet te merte vetem 55 afgane.
        4. Njeriu human, qe eshte kryeministri I SHQIPERISE debon nga qyteti studenti, studentet e varfer shqiptare per te vendosur afganet, kuptohet per humanizem.
        5. I pari I afganistanit qe amerikanet I besuan zhvillimin demokratik te afganistanit iken me helikopter me 160 milione dollare me vete, pa llogaritur sa la ne toke qe nuk I ngrinte helikopteri.
        Keto jane faktet dikush mund te beje karagjozin dhe legenin, kujt I dhimbset familja e tij dhe shqiperia do vendosi duart ne koke.

        1. mirel says:

          @ben
          Poshte Imperializmi Amerikan, lavdi Salikadavres qe bashke me ju shqupisat ndyresira po hedh valle ne gojen e ujkut.
          By the way…shifrat qe ke sjelle jane qellimisht te pasakta dhe pjese e propagandes se PeDe-rave te SHQUP-it.

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Yeap..

  2. Ze qir says:

    AMERIKA IKEN E VJEN SA HERE TI DOJE PALLA
    IKU NGA IRAKU DHE U KETHYE PRAP.
    KESHTU KUR TA SHOHIN VEHTEN TALEBANET PAS PAK DITE DO TE PENDOHEN.
    NGA ANA TJETER SE NUK ESHTE THENE SHPESH SE TRAPI ISH PRESIDENTI KISHTE FIRMOSUR NJE MARREVESHJE PER TERHEQJEN E TRUPAVE BRENDA MAJIT 2021 DHE BAIDEN THJESHT PO ZBATON NJE MARREVESHJE SEPSE E TRAJTOJNE SI TE NXITUAR SI VEPRIME ETJ ETJ
    REALISHT NDOSHTA ISHTE SHPEJTE SIA E PUSHTOI IT TALEBAN DHE JO FAJI I AMERIKANEVE.
    MA NON SI SA MAI PRA NUK DIHET SI FUNKSIONON MUND TE JETE E LLOGARITUR EDHE KJO

  3. Life is game says:

    Z. SALE!
    USA nuk ka gabuar!
    Keto 75000 kafshe talebane ishin strukur ne strofulla ne male E Afghanistan! Amerika kuptoi se ne strofulla ata ishin te paasgjeesueshem! Dhe sigurishte te rrezikshem.
    Kjo eshte loje! Prit edhe pak dite dhe keta tipa talebane do te shpallet ” non grata “. Kjo mund te pasojat edhe nga shume shtete te tjera.
    Talebane nuk bejne dot pa USA. USA ka mbajtur trajnuar dhe monitoruar administrten publike. Kane te gjithe informacion ne dore! She ti e di se ata kur vjen puna din te veprojne! Mos u Gezimi para kohe! Minute e dal nga Skutari galore do te bien ne carpet dhe macoket amerikan se shpejti. Dhe filloi xasgjesimi i pare i talebaneve ne nje ditrikt. Ata nuk jane me sot 75000.

  4. PRESHI TRITAN SHEHUT…….??? says:

    Oooooo DORA E VJETËR, fjala jote, shkoftë në VESHIN E PERËNDISË……
    ??????

  5. Vranakonti says:

    Sali Berisha nuk ka breke, qe thua ti me breke neper kembe.Ai ka bebelina se i shpeton shurra nga prostati.Salin e pret prroi t’a marin e t’a çoi ne det.Berisha po mbahet si i mbyturi pas fijes se barit.Ka budallenj plot qe i vene pas,midis tyre eshte nje budalla ne KOSOVE,me emrin Albin Kurti qe mere keshilla nga nje njeri i mbaruar te Sali Berisha.

    1. Qazimi says:

      Vranakonti, ke nje sy vrojtues te lavderueshem. Ne vazhdim te vrojtimit po shtoj se Albini eshte per Serbet ,njelloj si talibanet qe liroi Amerika. Amerika i perpunoi dhe i leshoi prape, njelloj si Serbia perpunoi Albinin dhe e leshoi prape ne politiken shqiptare.
      Amerika doli nga lufta dhe do lere keta talibane te luftojne njeri tjetrin, njelloj si po lufton Albini shqiptarizmen. Salibanizmi dhe talibanizmi jane pune te Serbeve, respektivisht te amerikane. I vetmi ndryshim eshte se Talibanet luftojne midis tyre, ndersa Albini lufton edhe Shqiperine. Ai eshte me avancuar se talibanet.,sepse serbet jane te pangopur ne synimet e tyre…

  6. Benevent says:

    Duhet te kishe bere dhe nje editorial per ata studentet qe u flaken ne rruge nga konviktet ne Qytet Studentin Mero.

  7. sali talebani says:

    Mero. Kemi thene jo berishet, por salibanet.

  8. Wow says:

    O Vranakonti.
    Mos e ngaterron KRYERILINDASIN me Berishen se duhet te Jesh Kartifoz i cmendur fare te pohosh budalleqe te tilla.
    Sala eshte 77 vjeç dhe do sdo ti mileti e ka pare te perballoje 2 ore debat live me gazetaret.
    Kurse RILINDASI yt me 77 ,nese I mbush ,as Bibilinat sdo i bajn derman.

  9. Fiu Fiu says:

    Merua ka te drejte.
    FAJIN E KA SALIU, se Amerika nuk ka deshtuar, biles as nuk eshte terhequr nga Afganistani.
    Lajmet dhe pamjet jane thjesht te servirura nga portali i familjes Berisha.
    Po shyqyr, Merua po jau çjerr masken.
    Bravo Mero. .

  10. Arben Tashko says:

    Duke sulmuar Ameriken Sali Berisha praktikisht po poshteron partin demokratike dhe popullin shqipetar.
    Per interesin e tij pesonal ai eshte gati te sakrifikoje interesat e Shqiperise dhe popullit shqipetar, njesoj sic beri Enver Hoxha.
    Kjo qe ai po ben nuk eshte nje objekt per te qeshur, per te bere gallate e grire sallate.
    Nuk e arreston Sali Berishen Amerika. Salen do e arrestoje drejtesia shqipetare.
    Kjo qe po ndodh nuk eshte nje beteje midis Amerikes dhe Sali Berishes.
    Kjo eshte nje beteje ndermjet interesave te popullit shqipetar dhe interesave te Sali Berishes dhe atyre qe perfitojne prej tij.
    Po te flasim ne kete menyre, duke e vene Berishen ne nje nivel me Amriken, ne e veme ate mbi kalin e Skenderbeut.
    Sali Berisha perfaqeson Enver Hoxhen, diktaturen komuniste ne nje forme te re, nen flamurin e krahut ekstremist te djathte,
    por qe ne te vertete eshte nje ekstrem i majte. Kur, ne raste te vecanta, disa gazetare, intelektuale, e persona te tjere e shohin kete qe po ndodh si perpalsje te Zonjes Kim me Saliun, pa e kuptuar ato po qendrojne neutrale. Kur ata, pasi shprehin respektin per Ameriken, dhe kerkojne fakte qe Saliu eshte i korruptuar, ato po i vene vehtes nje pikpytje te madhe. Nje pjese e madhe e ketyre fakteve jane pershkruar ne shtypin shqipetar, nje pjese e madhe e tyre jane rezultat i denocimeve te bere nga vete qytetaret dhe kjo dihen mire.
    Populli yne ka vuajtur shume ne te kaluaren. Ne Shpat te Elbasanit, njerezit kishin dy emra, nje mysylman dhe nje te krishtere. Dualizmi i shume njerezve, luajtja me dy porta per te mbrojtur ekzistencen e tyre, rezultat i situatave te veshtira historike nuk duhet te behet nje karakteristike qe nuk na nderon.
    Po e mbyll me nje barcelete qe qarkullonte ne kohen e komunizmit ne Shqiperi:
    Disa shoke te ngushte po diskutonin per jeten teper te veshtire ne ate kohe. Njeri prej tyre tha se ka nje menyre qe situata te permiresohet.
    Shqiperia duhet ti shpalle lufte Amerikes. Luften do e fitoje Amerika. Kur Amerikanet te vine ne Shqiperi gjendja ekonomike do behet shume me e mire. Te gjithe qeshnin me kete humor te nje tipi te ri.

  11. Llogje says:

    Ore Arben Tashko
    ke te drejte zotrrote kur thua Salen e arreston drejtesia shqiptare. (Po ske te drejte ama kur thua “se arreston Amerika ” se dihet Amerika kur do pate spate faj, te Ben gjemen).
    Problemi ktu eshte se ambasadorja NDERHYRI akoma pa e denuar DREJTESIA.
    Se fundja kte duam te gjithe ne te thjeshtet.
    Nese ka bere TE DENOHET, dhe jo te demaskohet PA GJYQ si ne kohen e ENVERIT.

    1. Arben Tashko says:

      Zoti Lloger:

      Ti je atje por nuk e ke pare vidion e quajtura “Pamflet” qe perhapet nga Shqiperia ne te gjithe boten.
      E lexova pardje dhe me beri shume pershtypje. Atje flitet per disa dosje me materiale kunder Presidentit Ilir Meta te derguara ne Amerike nga Z. Sali Berisha si dhe nga administra qe erdhi ne pushtet pas tij. Duhet ta kisha cituar por mendova se njerezit ne Shqiperi, kuptohet te interesuarit qe duan te kuptojne se cfare po ndodh, i kishin pare keto pamflete te shkurterta por shume te rendesisheme. Keto dosje jane maja e asbergut dhe une mendoj se Ilir Meta dhe kundershtare te tjere te Sali Berishes kane bere te njejten pune ne rastin e Zotit Berisha.
      Me gjithe ate bere mire qe e shprehe mendimin tend, dhe te rekomandoj ti shikosh keto vidio “Pamflet” qe transmetohen cdo dite.

      Shtese:
      Mendoj se Ambasadoja eshte bazuar ne te dhenat qe ka nga dikasteri ku e mer rrogen, qe e ka emeruar. Eshte e pamundur qe ajo te kete nje inat personal ne lidhje me Sali Berishen. Me sa di une ajo nuk ka thene te arresohet Sali Berisha. Po keshtu nuk ka thene te denohet pa gjyq si ne kohen e Enverit.

      Pershendetje e gjithe te mirat.

  12. Llogje says:

    Ore Arben Tashko
    ke te drejte zotrrote kur thua Salen e arreston drejtesia shqiptare. (Po ske te drejte ama kur thua “se arreston Amerika ” se dihet Amerika kur do pate spate faj, te Ben gjemen).
    Problemi ktu eshte se ambasadorja NDERHYRI akoma pa e denuar DREJTESIA.
    Se fundja kte duam te gjithe ne te thjeshtet.
    Nese ka bere TE DENOHET, dhe jo te demaskohet PA GJYQ si ne kohen e ENVERIT.
    Por si duket edhe ti e paske te veshtire te pranosh faktin se fajtor apo jo nuk e vendos shtypi siq shprehesh zotrote, as denoncimet e qytetarve, biles as qeveria, por GJYKATA qofte edhe e varur, por ama vetem gjykata. Dhe ktu sduhet te beje perjashtim as ambasadorja e Amerikes.
    Fundja Berisha kte po kerkon “FAKTE”.
    Çka ktu per ta share apo per ta shpallur armik te Amerikes? ?

    1. Arben Tashko says:

      Zoti Llogje:

      Nuk po them te denohet pa gjyq. Kjo nuk mund te ndodhe kurre.
      Demaskimin po e ben shtypi pluralist dhe jo gazeta zeri i popullit ne kohen e Enverit.
      Por nuk jam dakord me Ju kur thoni ” Se dihet qe Amerika kur do, pate apo nuk pate faj, te ben gjemen”
      Ku e mbeshtesni Ju kete akuze kunder Amerikes. Po te ishte e vertete, pas 97 -tes kariera e saliut do kishte perfunduar.

  13. Caci Mamuthi i korrupsionit aktiv says:

    PRANGAT VETEM PRANGAT NA SHPETOJNE NGA KOPUKU SALI RAM SHIQERE BIRISHA.
    NJE PAL PRANGA DHE NJE QELI KAQ E THJESHTE ESHTE.

  14. Pokeristi says:

    Te jemi te kethjellet dhe te qarte.USA ka princip te pare themelor ruajtjen e jetes te qytetareve amerikane,pastaj ka humanizmin karshi te tjereve.
    Ne funksion te ketij principi ndertohen te gjithe strategjite e tjera dhe aktualisht po funksionojne.Te mos harojme se kemi te bejme me talibanë nje kategori teper specjale e një lloji të vaçante te specjes njerëzore.Kam besim se te gjitha do zgjidhen ne menyren me racjonale te mundeshme
    Problemi “Sahli”eshte krejt i veçante dhe i pa riparushem brenda asaj kornize qe ka shpallur departamenti i shtetit.
    Sahliu këtë e di më mirë se çdo dykëmbor mbi këtë glob.
    Instikti per jetë është sa i kuptushem dhe i pranushëm,aq imagjinar dhe absurd.
    Zoti e ndihmofte Sahlinë në raport me gjyhnahet qe ka bërë në kuriz të popullit dhe vëndit.
    Sahliu pa mëdyshje është njëlloj amalgami qe me te drejte nje komentus e quan Saliban.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje