Afganët si shpjegues të fatkeqësisë opozitare

20 Gusht 2021, 19:25Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Jo çdo e keqe vjen për keq. Kjo fatkeqësia e afganëve që po detyrohen të shpërndahen shtet më shtet, edhe pse vet nuk mbërrijnë dot deri në aeroport, i ka dhënë një ndihmë opozitarëve në Shqipëri. Shumë nga ata që ende nuk e pranojnë se kanë humbur as më 2017, as më 2019, as më 2021, tani kanë gjetur një shpjegim për humbjen e tyre, duke e lidhur me afganët.

Nëse lexoni komentet e politikanëve “ideologë” të opozitës, apo blogjet e tyre, do të kuptoni se “afganët”po përdoren për të shpjeguar gjithë fatkeqësitë e tyre. Dhe mbi të gjitha, fatkeqësinë e fundit, atë të futjes së familjes Berisha në “Listën e zezë” të SHBA.

I gjithë konspiracioni i ri i ndërtuar nga opozita lidhet me këtë lëvizje. Mungesa e mbështetjes amerikane për bojkotin e Parlamentit dhe bojkotin e zgjedhjeve lidhet me afganët që erdhën.

D.m.th sipas tyre, “amerikanët e kanë ditur që do të tërhiqen më 2021 dhe paskan bërë plan që të mbështesin Ramën që t’u pranojë afganët. Po kështu dhe më 2021”.

Por më e besueshme për autorët konspiracionistë të opozitës, është fakti që Rama ka negociuar marrjen e afganëve me futjen e Berishëve në “Listën e zezë”. Tani dhe vonesa e ardhjes së afganëve po lidhet me “negocimin që të futet dhe Meta në këtë listë.”

E di që është shumë joserioze ta marrësh seriozisht gjithë këtë dhe aq më shumë të shkruash për këtë, por e vërteta është se opozita është bërë aq joserioze, sa nëse shkruan për të, je i detyruar të përshkruash se çfarë mendon ajo.

Ajo sot e gjithë ditën mendon pikërisht këtë. Ajo ende nuk ka një qëndrim vetëkritik për veten, ende nuk e kupton se SHBA nuk është një mbështetëse e Shqipërisë, që blihet me afganë, dhe aq më tepër që nuk e kuptojnë se shpikja e armiqve të jashtëm për humbjet e tyre do t’i lërë gjithë jetën në opozitë, pasi nuk vlerësojnë realisht “armikun” e brendshëm.

Po të ishte kaq e thjeshtë, Berisha që pranoi iranianët më 2012, do ta kishte të sigurtë mandatin më 2013 dhe Rama nuk do të vinte kurrë në pushtet.

Por kur shikoj se dhe media e të birit të tij është e mbushur me këto komente, më shkon mendja që dhe ai mund ta ketë besuar vërtetë këtë përrallë më 2012, ndaj dhe humbi me 1 milion vota.

9 komente në “Afganët si shpjegues të fatkeqësisë opozitare”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Data shtatë
    e shtatorit
    nis beteja
    e doktorit
    do jetë gati
    në llogore
    nga fitorja
    në fitore
    armatosur
    siç e di vet
    thika me helm
    e çadra pistolet
    500 groshë
    vrima e miut
    se fillon lufta
    e LULIT të saliut.
    .
    Në PëDë
    ushton jehona
    merr Sali
    nga ditët tona
    Sal Birisha
    Tungjatjeta
    me pelena
    e paliçeta
    me tub shurre
    e legen
    dhe nji maskë
    me oksigjen.
    Ca nga sikleti
    e ca nga vapa
    e verdha para
    e kafta mrapa.

    P.S.
    U kthye prapë
    druzhe Sali
    e para Tragjedi
    e dyta Komedi.

  2. Genci says:

    Epo shyqyr te dolli gjumi o Mero
    E sheh kur do…se na hape koken me sazet e Korces

  3. Xhelal says:

    Sedi pse i merrni per naiv avganet te sigurt te jeni se anje avgan nuk ka enderr shqiperin ne kemi patur dhe kemi taliban par tyre partizan qe mbanin ne male vajza te reja me dy ylla nje ne ball e nje ne shal kur u largun gjermant te rreckosur plot me morra shetisnin gjith pordh ne sallonet e pallatit mbreteror me vone ne 97 po ky sekt si iena te uritur ju sulen shtetit shqiptar aq brutalisht sa len ne hije talibenet edhe sot taliban sa te duash kan edhe emer te moderuar patronazhist.

    1. vertino says:

      Hi ti me nick “zhelal”,just na hongsh mutin.

  4. Astrit says:

    Mero nuk eshte e hijshme te perfolen te vdekurit!

  5. Katunari says:

    O xhilal or t aj , a s’na ha i mut or taj .Pranej ta bone nanen per 50 mote or taj, se i kishin koqet sa te demit.

  6. Caci says:

    Deri ketu zor se i vete mendja njeriu tjeter Mero.Po e shet shpirtin copa-copa per te miren e Atdheut tone Socialist.Lum Partia qe te ka.

  7. Kar deri says:

    Ti mero je gazetar i mazhorances qe mundohesh shume per ti bere shplarje truri popullit. Gazetaria nuk funksionon keshtu gazetari nuk duhet te mbaje anen e asnjerit krah por duhet te nxjere ralitetin. Gjyna buke qe ha dhe toka qe te mban legen muti u bere ti te tallesh me Shqiptaret na ke care karin nje here flet keq per Albinin nje here per Saliun per lulin per meten kurse per ata qe jane ne pushtet as gjysem llafi .O gazetar kari ju gazetaret duhet te shikoni punen e mazhorances jo te humbni kohe me opoziten e mbaruar si puna jote.

  8. Punesimi ka perspektiva te papara says:

    Keta qe vijne do na bejne te pasur se do na mesojne se si te kultovojme lulekuqen e opiumit, meqe ne kemi nje klime mesdhetare. jane specialiste te rritjes dhe kultivimit dhe vijne per te ndare eksperiencen me ne. Eshte kjo lulekuqe qe i ka bere te pasur keto dy dekada.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje