Nga Mero Baze
Partia Demokratike po përpiqet të nxisë një lloj debati denigrues rreth vlerësimit rutinë që faqja e udhëtimeve në Departamentin Amerikan të Shtetit, nuk ju rekomandon qytetareve amerikanë udhëtimin në Lazarat, duke e përshkruar si një vend të pasigurt.
Debati i nxitur nga opozitarët, nuk ka të bëjë me Lazaratin, as me emrin e tij . Debati synon të krijojë idenë e vendimeve të pamatura të SHBA, që “u bien më qafë demokratëve”, qysh pas futjes së familjes Berisha në “Listën e zezë”.
Në të vërtetë, praktika e njoftimeve për vendet e pasigurta brenda një territori nga Departamenti i Shtetit është shumë e njohur. Shpesh herë në atë faqe ne kemi parë që nuk rekomandohen kafene të caktuara në Tiranë, ku ne shqiptarët shkojmë për shtatë palë qejf, pa asnjë rrezik.
Kemi parë njoftime për mos shkuarje në qendra biznesi, ku ne shqiptarët shkojmë për qejf. Shpesh herë jemi habitur me njoftimet. Kjo vjen nga fakti se ato njoftime nuk bëhen për ne, por për qytetarë amerikanë, për të cilët shteti i tyre ka standard tjetër sigurie. Por nuk e kemi parë ndonjëherë PD të reagojë ndaj atyre njoftimeve.
Debati rreh futjes së Lazaratit në këtë listë, po bëhet për qëllime politike. Përpjekja për ta zhvlerësuar atë, nuk ka të bëjë as me rrezikun që mund të ketë dikush në Lazarat, as me arsyet që kanë bindur Departamentin e Shtetit për ta futur në atë listë.
Arsyet lidhen me Sali Berishën dhe mbrojtësit e tij, të cilët nuk lënë rast pa përdorur që të shtojnë hartën e njerëzve apo vendeve që janë “të pakënaqur” me vendimet e SHBA, qysh pas futjes së Berishëve në “Listën e zezë”.
Ky debati për Lazaratin është fiks një përpjekje për t’ia bashkëngjitur vendimit të Berishës, dhe për ta konsideruar madje si hakmarrje, meqë është vatër besnike e Berishës. Aq besnike sa ka votuar dhe Tritan Shehun.
Por kjo nuk është e vërtetë. Berisha dhe Lazarati janë dy gjëra të ndryshme. Berisha është në “Listën e zezë”, si minues i demokracisë në Shqipëri, si shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe hajdut familjarisht i parave të shqiptarëve për shkak të shpërdorimit të pushtetit.
Lazarati është pasojë e politikës së Berishës, që e ktheu atë në një fshat simbol të kultivimit të kanabisit, dhe që instrumentalizoi më pas ndërhyrjet e policisë kundër kultivimit, duke i quajtur si hakmarrje politike meqë mbështesnin Berishën.
Berisha po e bën për herë të dytë këtë gjë. Më 2015, kur policia ndërhyri të çlirohej Lazarati nga grupet kriminale që e mbanin peng dhe t’i kthehej normalitetit, e quajti atë hakmarrje ndaj një fshati që mbështeste Berishën. Të njëjtën gjë po bën tani dhe me listën rutinë të Departamentit të Shtetit.
Në rastin e parë synonte t’i përdorte si mish për top kundër Edi Ramës, tani synon t’i përdorë si mish për top kundër SHBA.
Kjo është fyerja reale që i bëhet Lazaratit, nga një njeri që mendon se ata kanë lindur të vdesin dhe poshtërohen për Sali Berishën.
Ka dicka qe nuk shkon ne ndeshjen komike Viqidol-Washington..
.
Ose Berishi ja ka bere tete me dy Amerikes ose kjo efundit vazhdon ta perdore si kellefsh shume perdorimsh duke shpikur ndalim vizash…Birishi as I plasi te shkoje ne Amerike ai kriminel ka Eldoradon ne Lalez dhe kam frike se ashtu si Talebanet ja mblodhen Amerikes deri te ultimatumi I 31 gushtit per largim (lexo dorzim pa kushte)
.
Nese ka dy fakte qe Spaku duhet te prangose Birishin ne cdo kohe eshte deklarata e tij qe tha se kam lejuar me ndergjegje kanabisizimin dhe e dyta qe kam vrare ne 21 janar 2011 sipas kanunit..
,Keto rrjeshta jane shkruar ne mars 2013 qe tregojne se Berishijanet me Zagarin Hajdar te Rudines Eskobari ishte powerfull dhe ky Dashi qe blegerin sot..dje e mbyllte sqepin
Lexim te kendshem
Gjatë tetë viteve të sundimit nga MONSTARATORI, Sali Birisha -2 nuk e preku fare Lazaratin, nuk e përmendi Lazaratin, nuk iu afrua Lazaratit. Më e shumta që bëri Drejtori i Përgjithshëm i policisë ishte të deklaronte javën e kaluar se tashmë i kishin bërë fotografimet e zonës, nga larg e me kujdesin e duhur. Për këtë politikan, parulla duhet të ‘E gjithë Shqipëria si Lazarati!.”
*
Lazarati e ka Pablo Escobar Gavirian që e bëri këtë të mundshme. Lazarati e ka shenjtin e vet, Azem Hajdarin. Ky është Qytetari i Nderit i katundit më të pasur në botë. Ky është heroi i Lazaratit, i cili nga memoriali i tij, po të kishte sy e mend e të mund të rrotullonte kokën do të shihte me krenari përparimin dhe begatinë që ai ndihmoi t’ua sillte lazaratasve. Por edhe pse ai nuk i sheh dot lazaratasit, lazaratasit e shohin atë përditë, në Sheshin ‘Azem Hajdari.”
Ndeshja perfundon 2 – 7. Njish dysh quhet ne bixhoz. Ce do ..nuk ka koeficent. Berisha humb. Fiton Amerika. Eshte data 24 gusht. Eshte pushimi i pjeses pare. Pjesa 2 fillon ne shtator. E tha Yuri Kim jo une. Gushti eshte pushim tha.
Birishi me gojen e tij edhe nje pohim tjeter krimi e beri kur pas publikimit te librit te Bullatovicit (2006) per marreveshjen e fshehte me presidentin lugat shqiptar(Birishin) kur vicidolasi tha “qe pat qene deklaruar kunder embargos qe i behej Jugosllavise dhe i dergonte nafte e benzine Milloshevicit qe ata t’i jepnin edhe Kosoves per nevojat e saj.” Si e kontrollonte ky kriminel dhe tradhtar qe Kosova perfitonte nga dergimet-lume qe fuste nga Mali i Zi?! E ka pranuar vete kete krim te mbajtur fshehte. Cfare dokumenta i duhen akoma drejtesise?
Lesh o Mero lesh. Kopaçet i keput DASH, fajin e ka Berisha. Boll me klishene ne jemi qendra e botes. Jemi aq te parendesishem saqe raportet e DASH per ne i shkruajne copy-paste stazhistet per sekretare . Boll u tallet me shqipetaret se kemi Ameriken. Boll i perçate shqiptaret i bete kashte e koqe. Nuk behet shteti duke shtypur, denigruar, fajesuar gjysmen tjeter. Ajo qe ndodhi ne Afganistan duhet tu hape syte shqipetareve meqe jane qorra e se pane çu ndodhi kurdeve. Neser serbet mund te vijne deri ne Durres po deshen keshtu si jemi katandisur dhe amerikanet dhe europianet do na thone: epo ne jua dhame mundesine, e ju patet 30 vjete kohe te pergatiteshit, po ju çfare bete? Nje mut. E dhjete. Tani merrini ere .
Gjithshka do matet me Patlamentin në Shtator!
Nëse Berisha hyn dhe bën betimin si deputet,Amerika të ikë dhe të shohë hallet e saj se ska më punë edhe me Shqipërinë!
Te lumte pena Mero djali
O Mero, sa të paguan Rama për të bërë vetëm opozitarin e opozitës së mbaruar?
Ky Tritan preshi qenka deputet i Lazaratit. D.m.th paska hequr prasin nga bytha dhe paska fitur degen e kanabisit.
“Rishqyrtoni udhetimet ne Shqiperi per shkak te COVID dhe Krimit”
Eshte deklarate e dale nga DASH, i atij DASH qe shpalli “non-grata” Berishen! Dhe flet per Lazaratin e tashem, jo per ate te dekades kaluar.
Eshte deklarate e DASH, dhe ti Mero je teper vocrrak qe ti tjetersosh kuptimin sipas oreksit rilindjot. Tentativa jote per ta perkthyer sipas deshires kafkave rilindjote eshte mision i pamundur e te ben qesharak si atehere kur ngrije ne qiell Sali Berishen.
Atehre ! Politika este shume e rafinuar , e menduar me kujdes sipas te gjitha kapaciteteve qe ka studiuar te kundershtari . Mendoje qe vecse partner , Shqiperia eshte dhe kundershtar i USA .Opinionet e ndryshme brenda vendit , per te ruajtur ekuilibrat e diversitetit politik , duhen ushqyer her pas here dhe me lajme si ky i DASH qe ndalon udhetimet e turisteve ne Lazarat si zone e kuqe . Me qetesi kjo eshte pak dhe te themi ne favor te opozites , qe perkethehet qe DASH , eshte dhe kritik per ca mrobleme ndaj qevereise , pamvaresishte se si plage e vjeter Made in PD , prolemi plage Lazarat vazhdone ne memorie ti djege PD .Te qetesohet se ka probleme me te rendesishme ne Shtator , fillojne shirat . CADRAT mos haroni trima
Mero Baze ne rolin e atyre palaçove te oborreve mbreterore synon dhe te justifikoje budalleqet e Amerikes.
Te ka mbaruar fare fantazia e te shkruarit o Mero Corapja. Le qe as qe ke pas ndonjehere. Editorialet e tua kane qene gjithmone me personazh kryesor Sali Berishen. Gjysmen e kohes kur ishe ne sqetullen e tij mundoheshe te na bindje per ndershmerine e tij, karakterin etj etj. Gjysmen e kohes tjeter, dmth pasi te perzuri nga oborri i tij po perpiqesh per te kunderten.
A mendon qe je i besueshem?
Gjej ndonje subjekt tjeter se edhe lexuesit jane lodhur me historira me Berishe,Rame apo edhe Gramoz
Nuk ka ber vaki të fitoj dhia e zgjbosur e vicidolit me demin e races Amerikne.