Mandatin e dytë të Edi Ramës e shpëtuan fatkeqësitë dhe opozita

25 Gusht 2021, 19:42Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri Edi Rama njoftoi fundin e mandatit të tij të dytë qeverisës, ndërkohë që ka marrë një mandat të plotë i vetëm, për një qeverisje të re katërvjeçare.

Opozita e cila u përpoq t’ia shkurtonte mandatin me aksione radikal,e të paprovuara ndonjëherë në Shqipëri, duke djegur mandatet e Kuvendit dhe duke bojkotuar zgjedhjet, në të vërtetë u vetëshkatërrua dhe i dha atij shans të merrte lehtësisht një mandat të tretë.

Përveç kësaj, opozita po përballet paradoksalisht me pasojat e ligjit të dekriminalizimit, kalit të saj të vetëm të betejës në këto tetë vite në opozitë, duke u detyruar të përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar, ose të shkelë mbi të vetmen iniciativë ligjore të saj, me të cilën shpresonte se do të dëmtonte kundërshtarin.

Fitorja e Edi Ramës në vitin 2017 ka qenë fitorja më e mirë e tij. Pavarësisht përpjekjeve për baltosje më vonë, ato ishin zgjedhjet më konsensuale të zhvilluara në Shqipëri, për të cilat opozita nuk pati asnjë ankesë zyrtare, pasi mes të tjerash, ishin zgjedhje të një qeverie e cila kishte 6 ministra të opozitës, një zëvendëskryeministër dhe thuajse gjithë agjencitë shtetërore, nën kontroll të saj.

Falë marrëveshjes së Edi Ramës me Lulzim Bashën, fushata ishte e qetë, pa akuza dhe pa incidente, përveç LSI, që zakonisht prodhon probleme me zarfat e shpërndara ndërsa del nga shkallët e shtëpisë.

Por duket se Edi Ramës nuk i shijojnë fitoret në paqe. Fillimi i mandatit të dytë, me një strukturë të re qeverisje dhe promovim të emrave të rinj, thuajse të panjohur (disa emra nuk i gjeje dot as në google), bëri që ai të humbte thuajse një vit kohë duke ndërruar zyra, duke transportuar karrige e dosje, dhe duke u përpjekur që ministrat të kuptonin detyrën e re.

Nën peshën e akuzave ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri dhe telenovelës me kushërinjtë e tij, e më pas me historinë e përbaltjes së Fatmir Xhafajt me telenovelën “Babale” nga Kinostudio e SHQUP-it, mandati i dytë i Edi Ramës i marrë aq pastër, ngjante si mallkim.

Sikur të mos i mjaftonin problemet me imazhin dhe histori të dyshimta PPP, një protestë e studentëve të Universitetit që buronte nga dështimi i reformës në arsim, ose më mirë të themi nga ngrirja e saj, e cila as nuk zbatohej, as nuk anulohej, bëri që në fund të vitit 2018, pak më shumë se një vit pas zgjedhjeve, Edi Rama të gjendej në një situatë kritike.

Por me sa duket suksesi i tij janë krizat dhe fatkeqësitë, dhe jo qeverisja në paqe.

Me një guxim politik të pazakontë, ai u përfshi në debate baltosëse me protagonistët e protestës së studentëve, dhe arriti të bëhej nga target i kësaj proteste, në një protagonist të saj, duke premtuar veting universitar dhe reformim të sistemit të shpërblimit të studentëve të talentuar.

Fillimi i vitit të ri 2019 e gjeti Qeverinë thuajse të ndryshuar, duke hequr prej saj ministrat më të rëndësishëm, si ai i Infrastrukturës, Financave, i Arsimit, ministri i Jashtëm etj, të cilët duhet ta fillonin çdo gjë nga e para.

Të inkurajuar nga kjo gjendje e pasigurtë e Qeverisë, presidenti Ilir Meta filloi të përfshihej në diversione politike, duke mos dekretuar shkarkimin e Ditmir Bushatit nga ministër i Jashtëm, pasi “kishte dyshime” se ministri i ri 28 vjeçar, ishte agjent i agjenturave të huaja.

Nën autosugjestionin e një triumfi mbi reformën në drejtësi dhe dobësitë e qeverisjes Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta shtynë opozitën drejt dy akteve fatale, atë të djegies së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale, me shpresë se Edi Rama do të dorëzohej.

Në fakt, të dyja u kthyen në fat të Edi Ramës. Bojkoti i Parlamentit dështoi, pasi lista u plotësua me kandidatë rezervë të opozitës, që me thënë të drejtën dëshmonin anën tjetër qesharake të saj dhe çmendurinë e Lulzim Bashës dhe Ilir Metës me listën rezervë të deputetëve, që ishin nën nivelin mesatar të shoqërisë.

Zgjedhjet lokale po ashtu nxorrën opozitën tërësisht nga sistemi. Të dyja këto gjeste ishin një faktor vendimtar për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit më 2021.

Por ylli i parë i fatit në mandatin e tij të dytë, i ndriti në shtator të 2019, kur ra tërmeti i parë në Shqipëri dhe shkëlqimi i tij u rrit në tërmetin shkatërrimtar të nëntorit 2019.

Fatkeqësia që do të kishte shembur çdo Qeveri në tokë, u kthye në një ogur shprese, dhe në një imazh jashtëzakonisht pozitiv për të, ndërsa ai i ngjante një personazhi të NETFLIX, që qeveriste krizën duke pasur parasysh një regjisor që e dokumentote atë.

Ai shfaqej në mëngjes në Durrës tek disa pleq, në drekë në Thumanë tek dy fëmijë që ishin hedhur nga dritarja e katite te tretë, në dark në Golem duke sistemuar një burrë që i kishte humbur gruaja, ditën tjetër mes një turme ku dikush ankohej se nuk ja qasnin qenin në hotel me pesë yje, pastaj në një korridor spitali në Itali pas Cristiano Ronaldos, që do t’u plotësonte një dëshirë dy vogëlusheve, e më në fund duke çuar dy fëmijët në shkollë.

Ai arriti ta kthejë fatkeqësinë e tërmetit në një shpresë të re për fatkeqët, por dhe vendin, sidomos kur si një lypës shembullor arriti të grumbullojë 1 miliard e 150 milionë euro ndihma nga gjithë bota, një shifër record, e paimagjinueshme dhe për vetë atë.

Shuma ju afrua Shqipërisë dy javë para se ajo të izolohej plotësisht nga një fatkeqësi e dytë, që ishte pandemia.

Ndërsa vendi u mbyll tërësisht nën panikun e një armiku të panjohur, ekonomia shqiptare të vetmen vaj lubrifikant të saj, kishte industrinë e ndërtimit, në funksion të zonave të prekura nga tërmeti, mbuluar nga donacionet ndërkombëtare.

Falë asaj, ekonomia gjatë vitit 2020 nuk pësoi ndonjë katastrofë, dhe në fillim të vitit 2021, Shqipëri shënonte sërish ritëm rritje, ndërsa zonat e dëmtuara nga tërmeti, po shndërroheshin në qytete moderne dhe lagje fshatrash luksoze, të papërfytyrueshme për banorët fatkeqë.

Përpjekja e opozitës për t’u rikthyer në sistem dhe një marrëveshje politike me qeverinë me 5 qershor, u respektua, duke u thelluar më tej me ndryshime në Kodin Elektoral me votat e opozitës parlamentare, që zhbëri sistemin e listave të përbëra në zgjedhje dhe hapi garën për listën e deputetëve.

Falë bojkotit parlamentar të opozitës, bojkotit të zgjedhjeve lokale, pandemisë dhe tërmetit, Edi Rama shikohej më 25 prill të 2021, si alternativë pa konkurrencë, edhe pse për katër vite, thuajse nuk ka qeverisur, por ka bërë beteja. Fatkeqësitë natyrore dhe opozita ishin shkaku i betejave dhe i fitoreve mbi to.

Mandati i tij i tretë e gjen opozitën shumë herë më të dobët se katër vite më parë, dhe Edi Ramën shumë herë më të fortë politikisht. E vetmja enigmë për suksesin e tij të ri, është nëse do ketë sukses në qeverisje normale pa beteja, apo do të presë të ndodhë ndonjë gjëmë, që të shfaqet si shpëtimtar. Se pastaj në vend të themi: “Mos na lëntë Zoti pa qeveri!”, do të themi “Mos na lëntë Zoti pa fatkeqësi!”

18 komente në “Mandatin e dytë të Edi Ramës e shpëtuan fatkeqësitë dhe opozita”

  1. Llaf Dibre says:

    Çdo llaf me teper eshte llaf i mundur. Dhe shprehja e fundit me tremb, me ngjan si profetike. ..

    1. qako qoramidhja says:

      Për Edi Ramën, do të thosha, MOS E LËNTË ZOTI, PA SALI BERISHËN. PA SALI BERISHËN, PËR KARSHI, SI HUDHËR, PËR MOS TA NGRËNË MË SYSHË, EDI RAMA, ËSHTË I HUMBUR.
      Ditën që nuk do të ketë më Sali Berishën, për karshi, atë ditë, për Edi Ramën, fillon DISHEZA……

  2. Pato says:

    Lexoni dhe mesoni si behet opozita reale. Me nje shkrim Mero Baze thote me shume se PD dhe LSI ne kater vjet. Nuk behet opozite duke ngrene mut!

    Mendoj se qeveria keto kater vjet ka punuar dhe shqiperia ka ecur por perseri gangrena jone ende ngelet uji i pijshem, plehrat dhe mbi te gjitha shteti. Ende nuk eshte bere shtet dhe ende premtimi i Rames i 8 vjeteve me pare se do bente shtet nuk eshte mbajt.

  3. Tahipi says:

    He Mero mos u bej kaq modest. Nje dore ia dhe edhe ti.

  4. e says:

    Mero pershendetje,
    Je i sigurte, dhe mendon se deklarata jote eshte e “vertete”, kur thua se Rama “premtoi veting universitar”???
    Kam qene ndjekes dhe pjesemarres aktiv ne dinamikat e Protestes Studentore ne Dhjetor 2018!!!!
    Kam qene Ideues, dhe propozues i parw publik, i “vetingut akademik”!!! Ne nje nga ditet e Dhjetorit, pas komunikimit permes mesazheve me Ramen, ne emer te Rames Vali Bigzha me thirri ne kryeministri ne mbremjen para se Rama tw shkonte te nesermen ne Vlore. Me pyeti per situaten tek studentet.
    Nje nder gjerat qe i kerkova ishte qe Rama, te merrte persiper te bente rolin e Mecenatit te vetingun akademik. Permes nje trupe jashte Ministrise, jashte Universiteve, jashte ndikimeve dhe preferencave te politikes apo botes universitare. Me te huaj, shqiptare te shkolluar ne perendim, apo edhe shqiptare te shkolluar ne perendim qe ishin ne Shqiperi. I propozova pra qe njesoj sc amerikanet qe moren persiper rolin e Mecenatit te veetingut ne drejtesi, Rama te ishte Mecenati i vetingut akademik.
    Reagimi i Vali Bigzhes ishte as mish a peshk. Te nesermen, ne Vlore, Rama nuk shpalli se do bente veting akademik. Por brockullisi ato llogjet e Kavajes per te cilat ti thua se e bene te duket jo sikur ish te ai qe duhej te jepte llogari, por sikur duheej te ishin studentet qe duhej te jepnin llogari.
    Pra Mero, ndreqe gjuhen! Rama as ka propozuar veting akademik, as nuk e donte vetingun akademik, dhe as nuk mund ti akordoje vetes ndonje medalje per Paktin per Universitetin.

    Kjo eshte e verteta Mero! E hidhur apo jo pak rendesi ka! Sidomos ne nje vend qe arsimin cilesor as qe e ka ne refene!

    e.

  5. Fred says:

    Mire do te ishte o “Tahipi” se gjera te mençura thote Merua.

  6. Taulant says:

    Absurde qe nuk publikoni komentet kritik ?
    Publikoni vetem komentet pro qeverise.
    Ndersa kush kritikon i beni bllok .
    N.q.s nuk pranoni mendimin ndryshe eshte e kot t’ju lexojm .
    Okej qe ju si gazete jeni e njeanshme, proqeveritare.
    Por te pakten komentuesit jane pluralist.

  7. Arber iliri says:

    Perballja me termetin dhe pandemine e bejne qeverisjen e 4 viteve qe kaluam me te suksesshmen e te gjithe kohrave.Do ma pranoni kete fakt vite me vone si zakonisht.

  8. Vranakonti says:

    Bravo zoti Mero.Per kete artikull ke noten 10 me yll.Ke thene te vertetat per Edi Ramen.Kushdo le ti pranoi kush nuk i pranon le te lepij bythen e Sali Berishes, armikun e shqipetareve dhe Amerikes.Edi Rama ka kaluar shume veshtiresi te medha keto tete vite te pushtetit te tij.Protestat e dhunshem te opozites (Basha-Berisha),termeti dhe pandemia u perballua dhe po perballohet me kurajo dhe guxim,me pune te palodhur dite e nate.Sot,shume familje jane bere te lumtura se jane fitur ne shtepit e reja.Fshatrat qe ndertuar pas termetit nuk jane pare ne historine e ketij populli.Kundershtaret flasin keq nga inati se Edi Rama po ndrin si nje yll ne mes te qiellit.Ai ka dashurin dhe mbeshtetjen e popullit dashsmires shqipetar dhe nuk pyet per disa çapaula te PD-ke.Ai eshte gjigand.

  9. Loni says:

    Edi sipas jush nuk pasha punuar fare…hajde o hajde…filozofe jeni mor aman…
    Shtetin e degjeneroi krimineli me damke Sali dhe pd. Tani duhen 100 vjet qe demi kriminal te riparohet.
    Mos kaloni kohen me komente po vriteni nendjen per ndonje biznes apo pastroni ambjentin ku jetoni,
    Mero thote e ndihmuan fatkeqesite…po na thuaj o Mero kush eshte ai politikan ne bote, ai k/m ne bote qe ka bere qe beri e po ben Edi me termetin….ne Itali kane 10 vjet qe jetojne ne çadra…etj etj.

  10. qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi says:

    Kolapsi i plote ekonomiko-financiar eshte Laku i rende mbi zverk te Edi Rames qe nuk i le asnje shteg fatkeqsish natyrore ose zbarkim refugjatesh afgane a kushdo qofshin ku te ece me tej.
    Rames i eshte urdheruar bashkqeverisja nga ata qe e kane mbajtur ne pushtet, per ti shpetuar atij koken e vehtes turpin e mbeshtetjes se nje qeverisje totalisht te deshtuar ne aspektin baze te qeverisjes – Ne Ekonomi!

  11. Bimi says:

    Sa modest qe je o Mero.Po dhe ti ke dhene nje kontribut te madh duke i lepire bythen ramiut dhe duke na care karin ne me prapagande njesoj sic beje dhe me saliun,apo kujton se haruam.

  12. Tur durrsaku says:

    NJE SAKTESIM MERO TAMTAMI: MANDATIN E TRETE EDI RAMA NUK E FITOI E AS E MORI POR E BLEU. PERSONALISHT UNE NJOH NJA DHJETE DURRSAKE QE KANE MARE NGA 50 MIJE LEKE PER VOTE. ATY NE TIRAN MUND TE KETE SHKU ME SHTRENJTE.

  13. Tur durrsaku says:

    NJE SAKTESIM MERO TAMTAMI: MANDATIN E TRETE EDI RAMA NUK E FITOI E AS E MORI POR E BLEU. PERSONALISHT UNE NJOH NJA DHJETE DURRSAKE QE KANE MARE NGA 50 MIJE LEKE PER VOTE. ATY NE TIRANE MUND TE KETE SHKU ME SHTRENJTE PAZARI I BLERJES SE VOTAVE.

  14. Taulant says:

    Beketi po vjel leket qe i dhuroi Rama. Llogaria e Albcontrol në Eurocontrol ne Bruksel është e bllokuar dhe prej muajsh të ardhurat që duhet ti derdheshin Shqipërisë kalojnë direkt në llogarinë e biznesmenit italian.
    Rama e beri te pasur Beketin.
    Ne vjeshte Rama do bej te pasur me 600-700 milion euro ne arbitrazh biznesmen te tjere.

  15. Ai says:

    Cfare mund te komentesh kur ne dy minuta shkrim behet nje pershkrim briland i 4 viteve qeverrisje!?
    Qe dje e kam gati kete koment, por me dukej sikur do ofendoja editorialin po te komentoja… deri sa lexova disa komente.
    Te vetmin koment qe duhej lejuar nga redaksia per kete editorial duhet “no comment”.

    1. Doni rrumpallen dhe anarkin vdekjeprurese says:

      Mero CA ke pir sonte se nuk me dukesh esull, 2017 rritja ekonomike 3.8%, 2018, 4.1%. Rritje e shendetshme me baze bujqesin, turizmin, dhe Industrin. Jo Rritje afatshkurter si dobiqi I vicidolit, nje vit Rritje 8 %, pasi betononte edhe detin, vitin tjeter zbriste ne zero. Se mbaronin karakantinat ne cdo cep. Ca thua se e ndimun fatkeqesit, ja ke fut kot Plako.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje