Mark Marku ka refuzuar Sali Berishën, jo PD

27 Gusht 2021, 19:13Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Mark Markun e ka çuar tek dorëzimi i mandatit, kriza reale e Partisë Demokratike, e cila nuk lidhet as me organizimin e partisë, as me manovrat banale të Lulit për të pasur çelsat e kasafortës dhe “kuadrot” e partisë, por fakti që partia është peng i fatit të Sali Berishës. Ky ka qenë në fakt për 30 vjet shkaku i betejave brenda PD.

Por ndërsa në vitet e para dhe të mesme betejat me Berishën ishin kryesisht për pushtet brenda PD-së, tani tetë vitet e fundit, e sidomos katër muajt e fundit, beteja me Berishën është betejë për të shpëtuar, ose shuar PD-në.

Thelbi i revoltës së shumë demokratëve që janë një shumicë e heshtur në PD, ka të bëjë me faktin që PD po kthehet në gardiane të një njeriu i cili është dënuar me vdekje politike përjetësisht, bashkë me familjarët e tij, gruan, djalin e vajzën.

Dhe pikërisht këta katër të dënuar kanë nisur luftën të kapen me thonj pas PD-së, si i mbyturi që kërkon të të mbysë. Të presësh prej tyre se do të mundin SHBA e do vijnë në pushtet, është marrëzi kombëtare.

Refuzimi i Mark Markut për të vazhduar lojën e strucit të Lulzim Bashës, është fillimi i çlirimit të PD-së nga ky makth.

Nuk ka rëndësi tani nëse njerëzit do të shkojnë në shumicë pas Markut, apo pas Berishës, që i ka besuar çelësat e kashtës Lulit.

Të gjithë e dimë se shumica e rrogëtarëve të PD ndjekin vulën dhe borderonë, por jo politikën.

Mark Marku ka zgjedhur politikën dhe politika më e mirë sot në opozitë është të kërkosh një opozitë e cila nuk është peng i Sali Berishës. Çdo gjë tjetër është më pak e rëndësishme.

Është pa shumë rëndësi nëse Basha do të rivendosë idiotë në krye të partisë, është pak e rëndësishme nëse ai do të bëjë opozitë radikale apo të moderuar.

Edi Rama e ka mundur me të dyja variantet, jo se është i zoti vetë, por se opozita është e pabesueshme.

Ajo që i duhet opozitës nuk është të jetë radikale ekstreme, pasi ajo ishte e tillë kur dogji mandatet e bojkotoi zgjedhjet.

Nuk i hyn në punë as kur vendos eunukë në krye të saj. Problemi i opozitës dhe PD është se populli shqiptar i shikon si një tufë pengjesh të Sali Berishës, që duan të gënjejnë shqiptarët në emër të tij.

Nuk i gënjejnë dot. Nuk i gënjente dot Berisha origjinal e jo njerëzit fallco të tij. Opozita e re dhe e besueshme nis me ata që braktisin Sali Berishën.

Dhe sot është dita e parë e rëndësishme e Mark Markut në politikë. Natyrisht, jo me rrogë. Rrogën ia ka lënë Lulit.

18 komente në “Mark Marku ka refuzuar Sali Berishën, jo PD”

  1. Durres says:

    Nuk me ka pelqyer ndonje her mark marku!!! Por , me kete veprim mendoj se ka treguar karakter !!! Dhe do preferoje me mir qe te dilte nga grupi i PD por te rrinte ne parlament !! Keshtu nuk do ti jepte mundesin bashes ( saliut ) qe ta zevendesonte ma ndonje langaraq !!!

    1. Troç says:

      Mark marku legen ka qene dhe legen mbetet. Flet per bindje, po une lexoj e kuptoj interesa. Sahanlepires ka qene dhe i tille mbetet.
      U fut ne fushate elektorale me Lulin kryetar. Te nxjerre hesapet qe kane bere e qe i jane prishur. Se te gjitha keto gjera dukeshin e njiheshin dhe me pare.
      Puna eshte se me fitoren e Ps sahani i Pd nuk ekziston me. Nuk mund te behet me minister a zevendes, ambasador e funksionar publik siç ia kishte vene syrin me pare.
      Bindjet e tij politike jane vetem dhune e arrogance anarkike. Ik ti te vi une. Me keq se ne kohen e Enverit kur te vrisnin pa gjyq apo gjyqin ta bente lagja e kolektivi. Njeri qe nuk flet kurre per institucione, respekt per ligjin, perparim zhvillim e qyteterim. Vetem interesin klanor te te ashtuquajturve te djathte te PD. Me vjen keq qe nje hipokrit e medioker si ky me mendesi hitleriane, do vazhdoje te bezdise opinionin publik me klithmat e tij pa logjike e pa gramatike

      1. qytetar says:

        TROÇ !
        Ma troç nuk ka si thuhet.
        Thjesht mos arritje objektivash personale.
        PD keshtu ka qene gjithmone.
        Nuk e zbuloi M.M. tani.

    2. Viktor says:

      Marku ka refuzuar kryekurven GD&Salianus

  2. Drini says:

    Nje kriminel si Berisha duhej “asgjesuar” prej kohesh.
    Prej tij kemi ngeluar ne duart e Rames per fatin tone te keq.

  3. Ladi says:

    Nuk besoj se M. Marku eshte puritan, idealist, e me rradhe..
    Me shume ai eshte nje njeri qe beson ne ndryshimet drastike. Pra, nje lloj fashisti. Pasi nuk ka respekt per Ligjin, i kundervihet rregullave demokratike, sulmon paturpsisht dhe krejt pa argument kundershtaret e tij politik, etj.
    Shkurt, kjo levizje e tij eshte thjesht nje kalkulim interesash personale. Kaq eshte e gjitha.

    1. Asd says:

      Mark Marku po shmang zjarrin qe del nga frengjia e bunkerit Amerikan. Thjeshte po ruhet nga ciflat e predhave ne zonen armike. Nuk eshte ndonje figure per tu permendur ndersa flitet per drejtesi. E ka mbrojtur Berishen “me dhembe” sa kohe kishte shpresa te tjera.

  4. Kosovari says:

    Nuk eshte i pari dhe as i fundit qe pasi hengri m.t me vite neper ekrane vjen nje dite dhe kupton qe vertet paska ngrene m.t kot. Njeriu me i peshtire keto 20 vjet ne media edhe fundin ashtu do ta kete. Nuk ka lene njeri pa denigruar dhe sharre, tani ta provoj vet ne kurriz kur ti sulen shpifesit dhe barbaret e PD.

  5. Populli dhe peshku says:

    Mero, po flasim per Mark Markun apo per Marko Bocarin?!
    Ky Marku eshte ai qe thoshte e buciste se video e babales eshte e vertete apo na kane bere veshet?!
    Ky Marku ishte qe thoshte se djegia e mandateve ishte gjeja me e perkryer qe ka bere basha apo na ishin qorruar syte?!
    Mos e “fry” markun kaq shume por sidomos mos u nxito te nxjerresh konkluzionne per markun sepse ka treguar se eshte jo legen por komplet legen. Jepi meritat per fjalimin por, der aty. Duhet te dali vete publikisht, te kerkije falje per ndotjen akustike dhe idiotesirat qe nxirrte nga goja dhe masandaj… shofim.
    Mos o Mero se po bie ne gabim e riperseritur nga ne si race shqiptare ku per nje gjest e bejme tjerin nga idiot ne shkecetar e nga tradhetar ne hero.
    Po, i pari qe foli kundra berishes
    Po, i pari qe foli ne tersi per (jo) programin e bashes dhe pd-se
    Por njeriu qe duhet ndjekur qe ketej e tutje si zeri opozitar ne pd?!
    Mos e dhente Zoti.
    Dale, te dali te sqarohet, ta na thote edhe nje here se cfare mendon ende sot per babalen. Se po eshte qe mendon njesoj, e kupton vete ti se me cfari niveli kemi te bejme.

  6. labi says:

    Ky Mark Marku,nje m….t m…t eshte, por ja beri mutin PARTISE.

  7. Www says:

    MM nuk e ka refuzuar Berishën se nuk ja mban suma.
    Të refuzosh SB, duhet që pasi të rreshtosh të gjitha të këqiat që ai i ka bërë PD dhe Shqipërisë, të kërkosh dorëzimin e tij para ligjit.
    Këtë askush nga PD, dhe as MM nuk kanë sumë ta bëjnë.
    Qëllimi i tij është tjetër dhe do e shihni.
    Sidoqoftë MM me këtë veprim tregoi se është mm (m.t i madh).

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Sali, aty Sali.. Lufto korrupsjonin ne parlament Sali.. Do degjojme qyfyret e komikut dhe kllounit te tij.. Njeri me vil ne Jale dhe kompleks pallatesh ne ish stadjumin Partizani dhe tjetri me 3 vila “me qera” dhe benx 150 mije euro. Mos te harrojme “Garden Private” qe ndajne me njeri tjetrin.. Do luftojne korrupsjonin keta.. Do flasin keta per oligarket.. Opozite e kapur mbas makthit te ligjit dhe tjetri pas parase..

  9. Bardha says:

    Ky ashte Marku biri i majmunit qe shpresonte per post ministri apo zv kryetar i pd leshit,e nuhati se nuk ja vari njeri prandaj iku,tani te haje pak mut te thate

  10. Sherifi says:

    Marku ka qene ekstremist ne shume portale, ka fyer edhe njerez dhe kto veprime, nese i ka bere per bindjet qe ka per forcen politike qe perfaqesonte dhe perfaqesone, po e bene mire akoma, kerkon qe Partia Demokratike , duke u distancuar nga Berisha, me te vertete shpeton.

  11. BKH-1 says:

    Mero besoj se dikur i ke thene Mark Markut:
    Ti ne shtepine tende je me statusin e te burgosurit?
    Po pra i ke thene.
    Nuk mund ta besh sot kampion te demokracise nje njeri me nuvel intelektual ZERO..
    Ky zoteri nuk ka qene i besueshem nga njerezit e tije brenda PD-se..Asnjehere..
    Mos u bej edhe ti o Mero i pabesueshem..

    1. Hajdari says:

      Dikur Mero ka thene qe Edi Rama akuzonte babane e tij si babane e Gregut.E ke besuar ti?

  12. Asd says:

    Mark Marku po shmang zjarrin qe del nga frengjia e bunkerit Amerikan. Thjeshte po ruhet nga ciflat e predhave ne zonen armike. Nuk eshte ndonje figure per tu permendur ndersa flitet per drejtesi. E ka mbrojtur Berishen “me dhembe” sa kohe kishte shpresa te tjera.

  13. Velo says:

    Mero, ta ka tyj qejfi që Marku të refuzojë Berishën, por nuk është ashtu. Marku u largua se PD mbeti prapë në opozitë. Marku është një njeri pa karakter. Sherraxhi dhe i pa gdhendur, që nuk din të respektojë as titullin e gazetarit dhe analistit. Ai është Arkimed Stresi me shkollë. Po të qe kundër Saliut do kishte mbajtur qëndrim përpara 25 Prillit, jo tani që e xhveshi Amerika dhe e ka lënë lakuriq. Servil dhe sahanlëpirës të tjerë do ta braktisin Saliun në ditët që vijnë, por jo se janë kundër tij, por servil frikacakë të ambasadës Amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje