Përse vlejnë sulmet ndaj Mark Markut?

28 Gusht 2021, 19:47Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ajo që po ndodh tani me reagimet ndaj Mark Markut, tregon se logjika është një bimë e ndaluar për t’u mbjellë në oborrin e PD.

Mark Marku nuk ka bërë ndonjë gjë që nuk e kanë bërë kritikët e mëparshëm të PD. Të gjithë të larguarit nga PD, kanë thënë pothuajse të njëjtat gjëra. Të larguarit pas 2013, kanë thënë pothuajse ekzaktësishtë të njëjtat gjëra.

Të gjithë kanë thënë që partia është një zyrë private e Sali Berishës, që i ka varur në qafë çelësat Lulzim Bashës. Të gjithë kanë thënë që Basha po e përdor partinë për interesa të tij private, duke mbrojtur njëkohësisht interesat e Berishës. Kjo është një retorikë e njohur.

Reagimet e egra ndaj tij burojnë nga fakti se ai përdor logjikën për të gjykuar PD-në. Ky është një nga krimet me të patolerueshme në PD, qysh në nisje të sundimit të Sali Berishës në atë parti.

Aty ti mund të bësh çfarë të duash si deputet apo i zgjedhur. Mund ta aprovosh atë që bën partia, apo mund të heshtësh. Mund të sillesh sikur nuk kupton apo mund të recitosh ato që të japin.

Në atë parti ke luftë vetëm nëse ti përdor logjikën kur flet. Kjo është tërësisht e ndaluar.

Përdorimi i logjikes është për PD njësoj si oksigjeni për një kufomë të balsamosur. Nëse ajo prek ajrin, ajo dekompozohet. PD mbijeton ashtu si burg, falë këtij mekanizmi.

Aty ka plot njerëz që nuk e duan Berishën, madje që e urrejnë atë, por askujt nuk i prishin punë derisa nuk flasin me logjikë. Nëse duan ta shajnë, janë të lirë dhe ta shajnë, por ama të thonë broçkulla, jo gjëra logjike.

Përshembull, është e lejuar ta shash Berishën në PD duke thënë “Doktori ka bërë gabime të mëdha se është njeri i butë dhe tolerant” . Apo “Doktori ka bërë gabime të mëdha se ka afruar disa spiunë dhe agjentë në PD”, apo kritika të fort atë tipit, “Fajin e ka Doktori që nuk i zhduku “këta plehra”.

Këto broçkulla, që nuk kanë lidhje me logjikën, lejohen dhe si kritika për Berishën. Por nëse dikush përdor logjikën, edhe sikur ta lavdërojë diku Doktorin, duket njeri i dyshimtë.

Mark Marku dhe sulmet ndaj tij vlen për të na kujtuar të gjithëve, pikërisht këtë problem të PD, problemin që ajo ka me luftën ndaj përdorimit të arsyes dhe logjikës kur flet.

Shikojini njerëzit që dalin në podiumet e PD .Marrin një letër, lexojnë tri fjali që janë njësoj si broçkullat e Lulzim Bashës, që nuk i besojnë as vetë, dhe largohen.

Nuk përballen dot me logjikën qoftë dhe të ndonjë pyetje naivi reporteri. E kanë të ndaluar të mendojnë dhe të flasin me logjikë.

Shikoni këta që i turren Mark Markut, sidomos këta njerëzit e periferisë së PD, që ëndërrojnë të bëhen një ditë të mëdhenj.

Pak a shumë këta më ngjanë si minatorët e veriut të Shqipërisë, që në korrik të 1990 i shkruanin telegrame Ramiz Alisë kundër atyre që hynë në Ambasadat e huaja dhe i thoshin “po të jetë nevoja vijmë ne në Tiranë në vend të atyre plehrave që tradhtuan partinë”.

Ndaj dorëzimi i mandatit prej tij, duke vizatuar një parti të kalbur, që nuk guxon të hapë kapakun ku kanë balsamosur PD-në e vdekur, vlen për të kuptuar pse ajo parti nuk ka për t’u ngjallur më.

Ajo shkërmoqet po ra në kontakt me lirinë.

19 komente në “Përse vlejnë sulmet ndaj Mark Markut?”

  1. Scorpion says:

    Fjalia mbyllese, koncize, por qe i permbledh te gjitha. “Ajo shkermoqet po ra ne kontakt me lirine”…. gjetje perle!

  2. Jimi says:

    Marku u tregua shum i mencur! Ai nuk eshte konformist dhe si i tille ai nuk mund te pajtohej dote me qendrimin dhe veprimin e “Liderit”
    Basha. Ai kurrsesi nuk mund te pajtohej me kursin politik te Bashes ( kupto te Saliut) dhe si i tille, per te mbeteshin dy rruge. O te luftonte forte qe brenda PD te vendoseshin e te zbatohejshin te gjitha normat demokratike te cilat gjenden ne statut, ose ne pamundesi per ta realizuar kete inisjative, te jepte doreheqjen. Provoi dhe filloi betejen, por c’ndodhi ? Qe ne hapat e para te kesaj nisme, ndeshi me nje mur te forte rezistence nga ana e lidershipit dhe mbeshtetesve te tyre dhe jo vetem kaq, por nga ana e tyre, ndaj tij filloi nje sulm i papare, madje punet shkuan aq thelle sa te merrte edhe kercenime! I ndodhur perball ketij realiteti, por edhe duke njohur mire historikun e zgjedhjes se lidereve te PD, ju kujtua lufta e fundit per zgjedhjen e liderit midis Lul Bashes dhe Sokol Olldashit, fundi tragjik i te cilit ne pragun e zgjedhjeve partiake edhe sot e kesaj dite mbetet “Mister” ! Perball kesaj situate, i gjendur midis alternatives. Me mire “Hero i gjalle” apo me mire “Hero i vdekur” ai zgjodhi te paren .

  3. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,pacienti me emrin PD, ndodhet në koma,
    ose më saktë akoma është klinikisht i vdekur!
    Nuk ka forcë në botë që ta ndalojë këtë proces, që ti me të drejtë e quajte dekompozim.?
    Mark Marki është vetëm fillimi.
    Të tjetë do e pasojnë.
    Shkaku dihet :
    Anija e ” Atij” qoftlargut, ka futur ujë !
    Marki, është si puna e minjve, që parashikojnë tërmetet, e di që “beteja” e “Atij” (emri i të cilit shkakton dhimbje vetëm kur përmendet)me Amerikën është një farsë, sepse për betejë duhen dy palë kundërshtare dhe “Ai” nuk është palë,”Ai është vetëm një figurë komike.
    PS: Nuk ka arsye për tu gëzuar, opozita është e pazëvendësueshme për një demokraci funksionale?

  4. Vranakonti says:

    Mendoj qe drejtimin e Pd-ke ta marin Xhelal Mziu dhe Basha te zhduket nje ore e me pare. I vetmi qe e nxier PD-ke nga balta eshte i mençmi i PD Xhelal Mziu se ai ka shume shkolle dhe eshte poltikani me i mire i edukuar ne shkollat e Bathorres.Ai ka faqet nga mullaqet dhe e zbukuron PD-ke.Rrofte ylli i partise, Xhelali.Poshte Berisha,poshte Basha.

  5. Perse vlejne ?!!!
    Per te treguar “forcen” e partise (baces) , qe kush tradheton, kete fat ka patur , ka dhe do t’e kete , KUJTESE kjo dhe per LIDERIN LULI .

  6. Zhelefina says:

    Edhe Zhelefina e ka kritikuar Saliun dikur ! Ju kujtohet kur tha me gojen plot ne n je studjo televizive : ” I vetmi gabim qi ka ba Sali Birisha eshte ,… qi nuk iu dha plumbin ballit juve . . . ” !

  7. Futja pordhes says:

    O Mero koqja po ku egjeti llogjiken gagaci Mark Lesh Marku.
    Ai nuk ka perdorur kurre llogjiken, as faktet perpara 25 Prillit na cau carin ne cdo kanal TV me mbrojtjen qe i bente kriminelit Sali dhe kelyshit te tij djalit ilegal te Ilir Hoxhes, Luli Bashes.

  8. Realpolitika says:

    SI GJITHEMONE PERFEKT Z.MERO.!
    MBETET T’JU FALENDEROJME !

  9. Rete e zeza... says:

    Pavaresisht idese ” martirizuese” qe po kerkon te ndertoje shtypi proqeveritar, PDja berishiste nuk ka me takat te sulmoje egersisht as Markun, as kedo tjeter pedeist qe po perfiton nga kjo situate per ti futur thikat. PDse keshtu sic eshte edhe pak ore jete i kane ngelur. Keshtu qe eshte momenti i duhur per te rrembyer titujt e disidentit.
    Tituj, qe jo neser kur te vdese PDja berishiste, por pasneser kur te ” rithemelohet” , e katapultojne Markun ne maje.
    Vete Marku eshte simbol i harbuterise dhe tribalizmit pedeist. I mediokritetit intelektual. I kafonerise, i marrjes peng te administrates dhe universitetit nga “intelektualet” e sajuar gjirizeve te partive. Dhe parabola e tij ne keto momente i ngjan asaj te Sali Berishes me partine meme PPSH, kur u nda ne dy pjese.
    Gjithesesi si Marku, si plehu tjeter Gjekmarkaj, kane ende kohe per te zhvarrosur kockat e barkut tribal qe i polli dhe per te shurruar mbi to, si shenje qe PDja e ardhshme apo ajo cka do te pjelle pas rrenimit, ka Zot tjeter per tu veneruar.

  10. pyetje nga publiku says:

    Reagimet ndaj Mark Markut tregojne se llogjika eshte nje bime e ndaluar per tu mbjelle ne oborrin e PD!
    Mos valle ajo, Llogjika pra, paska mbire e lulezuar ne oborrin e Rilindjes!
    E perze personalisht ate Bekettin, humb gjygjin nga ajo perzenie dhe ha gjoben 120 milion Euro!
    Del publikisht e deklaron se ” Nuk do marre ai Beketti asnje Kokerr leku”…
    …dhe tani fillon levrimi i kesteve te gjobes njekohesisht del Kokrra e budallait dhe ligjeron “nuk do paguani ju, qytetaret, por Buxheti i shtetit…”!
    Ec tani e shpjegoje ca kete parcele ku Llogjika paska hedhe shtat or ti Mero Baze si avokati mbrojtes i c’do qeverie.

  11. Patrioti cam i M...Bazes says:

    Lulzim Bashen nuk e kemi pare a degjuar gje te beje sulme ndaj Mark Markut!
    Sa per Edi Ramen, Po (e c’fare sulmesh) kunder Kreut Bashkise Vlore Dritan Leli, e perse? Sepse Leli nuk pranoi te lere Bashkine per te kandiduar per deputet!
    Ti o Mero vec ne qofsh budallallepsur vullnetarisht qe keto ti quash llogjike e mbire te oborri Kryeministrise!

  12. Pallati 176 says:

    Aman o Zot se po bejn hero edhe markmarkun!
    Po nuk ishte ky taleban fashist bashke me ate jashteqitjen tjeter servile qe per llogari te Berishes dhe Lulit i frynin si te terbuar zjarrvenies se institucjoneve, gjuhes se vllavrasjes dhe braktisjes se institucioneve demokratike, me qellimin qe te conin drejt destabilitetit vendin, per te ndaluar suksesin amerikan te Reformes ne Drejtesi?
    Aksione talebane per te cilat sot Sali Berisha eshte shpallur nga Amerika rrezik dhe minues i demokracise.
    E njejta gjuhe berishiste!
    I njejti mut!
    Kur doli kaq parimor tani?
    Nderroi pllake per24 ore.
    Pse nuk tha kurre nje fjale pro Reformes ne Drejtesi?
    Pse nuk mbeshteti akuzat e shqiptareve dhe Amerikes per vjedhjet, krimet dhe terrorizmin e SaliBerishes?!
    Pse nuk denoncoi te njejtin pushtet okult te Berishes dhe Bashes para se te rizgjidhej deputet?!
    Pse mbeshteti si i terbuar dhe nuk kundershtoi kurre napalmin antiamerikan mbi kryeministrine dhe institucionet e shtetit?!
    Apo si tani, si atehere po thurte intriga.
    Kur gerthiste per te braktisur parlamentin dhe destabilizuar rendin e brishte demokratik, ashtu si Bushati, apo Lubonja, e benin per axhenden e tyre, duke e ditur qe PDme te tilla veprime fundosej, ashtu si edhe Rama dhe keshtu ju hapej rruga, duke u masakruar te tjeret?!
    Ne fund ja dolen, ju funksjonoi plani, Sali Berisha dhe kukulla e tij u fundosen, ne baze te udhezimeve terroriste te Markut, Lubonjes, Bushatit dhe Gjekmutit. Plani i tyre u konsiderua taleban. E hangu vetem Berisha, ndersa markmutet e gjekmutet po vazhdojne intrigat mbi kurrizin e PDse se ngordhur, duke na u hequr si reformatore moderniste, te vetmit qe gjoja qe po ngrijne zerin per te shpetuar PDne diten, qe naten e shtyjne ne humnere.
    Ne te njejten kohe edhe berishiste edhe antiberishiste. Edhe Lulashe edhe antiLulashe. Edhe frymezues te PDse fashiste edhe kundershtare te saj. Edhe talebane edhe Perendimore reformatore. Edhe zjarrvenes edhe institucjonaliste. Edhe intelektuale edhe jashteqitje.

  13. qytetar says:

    Ing.Mero !
    Marku mbetet Mark .
    Qe bante thirrje per Revolucion .
    Thjesht eshte lyer me boje.

  14. Velo says:

    Pas humbjes në 25 Prill e kuptoi MM gjendjen e PD?
    Deri në fund të Prillit ai ulërinte se PD dhe Sali Berisha me Lulzim Bashën, yllin moderator në ngritje janë e vetmja forcë që do ta shpëtojë Shqipërinë. Tani që mbeti prapë në opozitë MM e kuptoi që ata qenkan të kalbur. Po broçkullat që për tre muaj rresht këpuste në Laç, Mirditë e Lezhë ku vajtën, i harroi kaq shpejt MM? Tani që nuk ka thela të pushtetit, për të cilat ishte përgatitur MM ndërroi gjuhën. Mentalitet dhe llogjikë e një njeriu pa karakter, por vetëm interesa hi.

  15. Tosi says:

    lufta brenda llojit eshte shume e keqe Lerini te hane kokat PeDet midis tyre

  16. PD nuk eshte parti says:

    Eshte thene me qindra e mijera here. PD NUK ESHTE PARTI POR NJE SEKT DHE KULT KRAHINOR DHE KRIMINAL.

    Kjo shpjegon perse llogjika nuk funksionon dhe ky kult do ngordh kur te ngordhe fizikisht lideri i tyre.

    Te shkeputesh nga nje kult nuk eshte e lehte dhe ata qe ja dalin rilindin. Shikoni ne dokumentare historite me sektet e ndryshme fetare apo kultet shpirterore neper bote dhe jane fiks si PD sot.

  17. Vullnetaret e Gazidedes says:

    Cfare merremi kot me keto lloj qelbesirash si Market e Gjekmarket?! Le te thyej qafen! Nje fashist dhe mbeturine tribale me pak.
    Shqiperia dhe PDja kane qytetare te mrekullueshem si Gjergj Bojaxhiu, qe ka 20 vjet qe thote te verteten hapur pa denigruar, pa degraduar, pa ndyre, pa u lepire, si keta lloj qensh, qe i rekrutuan nga barku i mizerjes, si vullnetaret e Gazidedes, per ti versulur ndaj cdo mendimi qytetar ne parti, ndaj institucjoneve me benzine ne dore, ndaj aleateve tane perendimore dhe perpjekjeve te tyre per ringritjen e shtetit dhqiptar.
    PDne tribalizmi e mori ne qafe.
    Per tu ringritur, i duhen qytetaria, vlerat jo intrigantet me koken e zhytur ne mesjete, ne fe, ne kode dhe aleanca tribale.
    Elita e PDse se rithemeluar duhet ti flase si tropojanit ashtu edhe sarandjotit, si qytetare.
    Jo si shpellari malokerise, si kaurri kaurrit, si myslimani myslimanit, si labi laberise apo Edvini dhe Erjoni cunave te Tirones.
    Shqiperia politike duhet te bashkoje shqiptaret dhe te braktise masakren e percarjeve! Te gjithe nen flamurin e laicizmit, vlerave demokratike dhe te drejtave civile.
    Prejardhja, krahinat, perkatesite fetare duhet te jene vetem ngjyra qe zbukurojne diversitetet tona. Kaq! Kurre flamur beteje per te dominuar mbi te tjeret!

  18. @ vullnetari i Gazidedes says:

    O Vullnetar! kryesisht dakort me ju, ama kur thua qe ky Gjergj Bojaxhiu na qenka “burre i mire” na e ke ul ne toke nivelin e inteligjences.
    Kam nje pyetje per ju: Çfar mendon lidhur me faktin qe te gjith ish drejtoret e KESH-SHA, me vone OSHEE, tani me duket i thone FSHU, fill pasi jane larguar nga detyra kane deklaruar nga 3-5 milion Euro pasuri????? po ti permend disa me emra…Andis Harasani , sot biznesmen ne Amerike, ka deklaruar nja 5 milion euro pasuri. Rahmet paste Dritan prifti ka deklaruar kur ishte gjalle 3 milion euro, ne fushat filloj tu blinte lope nga 2-3 milion leke fshatareve ne Fier… Ky qe ju thoni eshte burre i mire, Gjergj Bojaxhia ka deklaruar rreth 3 milion euro. Njefar Sahit Dollapi, thone ka deklaruar edhe ky nja 3 milion euro…. munde ta vazhdoj listen akoma po deshe…… nderkohe qe KESH sha, bashke me OSHEE NE VITIN 2013, KISHIN MBI 400 MILION DOLLARE BORXHE.

  19. Po ku ka tru Mark maloku qe te beje analiza per PD? Dikush i tha te vepronte keshtu qe me vone te marri frenat e partise. Po me mire ky shpellar te veje te lahet se na kalli krupen! Zuls dhe barbon katundi! Shume i çpifur. Mire do beje te iki dhe ky kuqua Mak gjeka tjeter. Se edhe ky shume i çpifur eshte.. merr njerin e perplas te tjetri. Tmerr per PD me ke ka mbetur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje