Nga Mero Baze
Në shtator të vitit 1990, kur kishin filluar gjestet e para kundër regjimit, sidomos pas hyrjes masive në Ambasada, kishte një pritshmëri të lartë që shtypi liberal, që në atë kohë identifikohej me gazetat e rinisë, të bënte ndonjë gjë që të binte në sy.
Në Shkodër ishin hapur fjalë se kishte pas përpjekje për të rrëzuar bustin e Stalinit, të tjerë thoshin kanë hedh trakte, por asgjë nuk ishte e qartë.
Dhe befas një të shtunë unë shikoj “Zërin e Rinisë” që kishte një titull të madh në krye: “Çfarë po ndodh në Shkodër?”
-Epo plasi, thashë më në fund. E shkruajtën këta!
Pasi e lexova me një frymë deri në fund, mësova se në Kooperativën e lartë në Dajç kishin marrë 130 kv misër për hektarë.
Mund ta merrni me mend se çfarë ndjen në këto raste, pasi pret një gjë tjetër.
Kështu më ndodhi sot me Genc Pollon. Pashë një titull të një opinioni të tij, ku ai fliste për nevojën e pozicionimit publik në debatet e ditës.
-Epo do të flasë dhe ky më në fund, thashë. Duke llogaritur që nuk e ka dashur kurrë Berishën, dhe kur kishte të drejtë, dhe kur nuk kishte të drejtë, mendova se do ta thoshte më në fund një fjalë për debatin më të madh të ditës, sidomos brenda PD, se çfarë duhet të bëjë PD me Berishën.
Por shkrimi bënte fjalë për nevojën që komuniteti mysliman, duhet të flasë publikisht për incidentin me një komedian që ka qeshur kur ka kënduar hoxha.
Mund ta merrni me mend se çfarë ideje krijon njeriu në këtë rast, kur debati më i madh në selinë e partisë së tij ka të bëjë me ata që nuk ngrejnë zërin kur flet “hoxha’ i tyre.
Dhe kur në këtë debat nuk guxon të marrë pjesë as dikush që nuk e do vërtetë Sali Berishën, merre me mend se ç’debat mund të bëjnë të tjerët.
Arsyeja nuk është se ka dhimbsuri për Berishën, apo se nuk ka dëshirë të jetë protagonist në këtë histori. E di që dhe ai po plas t’i ndodhë gjë Berishës, por me dorën e të tjerëve, duke i nxitur ata.
Vetë është peng i kohës që ka ndarë me të dhe familjarët e tij, pushtet dhe para. Si gjithë ata që fshihen si struci.
Po, te gjithe kane frike, duke perfshire edhe godoleshet, shehuleshet,topilesht edhe te tjeret me lesh para e mbrapa.. thone qe frika te mban gjalle dhe po mbaka gjalle leshte e PDs.. ? ?
Ja fiks si Pollo e si Zeri i Rinise qemoti je katandisur edhe ti ka ca kohe Mero…
Te gjithe dhj… gjak nga krimineli sali berisha….
Ankohen per enverin por ky kriminel komunist shpellar me talibanet e tij ,ja ka kaluar enverit ne te gjitha drejtimet.
Vetem vilat e pronat qe ka kjo familje kriminale ja kalon edhe sheikeve.
Po tja mbaje le te flase.Sali Berisha ka nje memorie per ta patur zili.Ai i di te gjitha qe ka bere Genc Pollo dhe brenda ores i merr vesh gjithe bota.Saliu arrin deri aty sa Genci dhe te tjeret n.q.s.kane bere nje alliverish,i tjerr ne ate menyre sic ben Rama me 3 G.Ndaj nuk ja u mban asnje te flase kunder tij.Ai eshte ne gjendje qe ti demaskoj me liber shtepie dhe nuk skuqet fare se thote te vertet dhe 100 te sajuara.
E ka gati dosjen 40 milion euro të shtrirjes së fibrës optike në Shqipëri.. e ke parë atë kanalin djathtas akseve kombëtare?! Dhuratë nga Genc pollo është….
Nuk hapin goje te gjith ata qe Sali non grata ju ka dhene nga nje luge corbe te prishur dhe njeri nga keta eshte kuqi i shplare Genc Pollo.
Nga nje kriminel serial si saliu,cdo njeri me pak mend,di si duhet te veproje……Me 1997 Tomor Malasi,zotni burre,nenkryetar parlamenti,ju bashkua nismes Se disa deputete te PD,qe perballe rreshqitjes se Shqiperise ne gremine ,donin distanciminnin nga Sali Berisha,qe kerkonte mandat te dyte si president(Shqiperia ishte ne gjendje te jashtezakonshme).Grupi kamikas i Saliut,i shkojne ne shtepi Tomor Malasit,dhe i kercenojne familje me nje masaker,si ajo e djegjes se gazetes “koha jone”….
Ja ky eshte mostra SALI VUK BERISHA!
Kuqishplare!! !Me keqarshje eshte kuq i ndyrë.
Eshte hiena e kuqe ne PeDe,qe po jeton politikisht me gjate.
Eshte spcialist kuzhine ne perpunimin e brumit te ardhu demokratik,dhe ka fantazine dhe paturpesine te nxjere embelsira nga me te paimagjinushmet ne fushen kulinare.
Aty do mbetet edhe sikur të mendohet ndonje trasformim thelbesor i Pe De-së.
Krejt ndryshe ndodh tek neve ne Partine Socialiste ; Ne c’do mbledhje tonen te gjithe hapem goje dhe e beme tabele qitje me kritika Ramen dhe qeverisjen e tij femerore.
Pyesnin në kohën e Atij në Vlorë djemuria për t’u tallur:
– Çuna, e morët vesh apo jo?
– Jo, nuk kemi marrë vesh gjë. Për çar e ke llafin, ore?
– Si, vërtetë nuk e keni marrë vesh, apo doni të talleni?
– Po jo or nuk dimë gjë, qafsha plakën! Thuaje të shkretën se na plase, për ça e ke llafin?
– Vallahi ju qënkeni prapa botës! Po si ore nuk e paskeni marrë vesh akoma?
– Ore kopan, do e thuash ti apo si e ke hallin! Çarë ka bërë vaki?
– Çarë ka bërë vaki? Po në Fier filloj hedhja e dorës së dytë të nitratit, nuk e paskeni marrë vesh akoma ju?
S’na mbetet gjë tjetër veç ti urojmë jetë të gjatë Berishës, se mbetet Mero pa punë pastaj….
Pollo, polli, apo polo eshte nje skuth profesionist…, por pa asnje vlere.
Andej nga eshte ky nam te mire kan , por te jesh i vemendeshem konstaton qe jane skutha , hipokrit , tinzar te intrigave , te pabes e te njqint fytyrave