Si Edi Rama "turpëron" kundërshtarët dhe shoqërinë shqiptare

3 Shtator 2021, 20:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Edi Rama ja ka dalë me stilin e tij të provokojë debate që nxjerrin në pah primitivizmin e shoqërisë. Duke thyer një rekord të pjesëmarrjes së grave në Qeveri, ai ka nxjerrë në pah një problem serioz të shoqërisë shqiptare, që lidhet me tiparet maskiliste të saj.

Debati nëse gratë vlejnë apo jo si ministre nuk mund të bëhet në orën zero, kur ato nuk kanë hyrë ende në zyrë. Nuk është e thënë të shkëlqejnë të 12-a dhe as të jenë të 12-a të paafta. Do të kenë dhe ato biografinë e tyre si ministre.

Por debati rreth tyre po bëhet thjesht se janë gra. Dikush I quan “pjesë e haremit”, dikush mantenuta të kryetarit e të tjerë, madje mes tyre dhe femra, po provojnë gjithë arsenalin e sharjeve që shoqëria jonë e ka me shumicë për gratë.

Më e keqja është se në këtë betejë janë përfshirë dukshëm shumë opozitarë, të cilët në vend t’i bëjnë një opozitë serioze dhe të besueshme Qeverisë, i bëjnë opozitë gjinore.

Ky në fakt është stili i Edi Ramës. Këtë e ka bërë disa herë në karrierën e tij politike, kur provokon debate të karakterit nacionalist, gjinor apo kulturor.

Në mes të Beogradit, kërkoi më 2014 njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mobilizoi qindra mijëra serbë, që me një gjuhë urrejtje të pashoqe dhe një nacionalizëm primitiv zbrazën para botës gjithë primitivizmin e tyre.

Kjo për të ka qenë shumë argëtuese. Ata shqiptarë që e lavdëronin, e lavdëronin si patriot, por ai nuk e bëri për atë. Vlera kryesore e atij provokimi ka qene për të dëshmuar kush ishin serbët dhe çfarë ishte Kosova për ta.

Njësoj e bëri këtë dhe me Greqinë një vit më vonë. Ai u përfshi në polemika mbi kontributin historik të shqiptarëve në Greqi dhe shkoi përmendi që një princ shqiptar ka mbrojtur Akropolin.

Kaq duhej që Greqia të ndizej flakë kundër tij dhe kam frikë se shumë zona të errët të shoqërisë greke, që janë të indoktrinuara me idenë e superioritetit ndaj shqiptarëve, vazhdojnë ta urrejnë.

Disa intervista të tij në shtypin liberal grek ndanë pastaj në Greqi opinionin për të, ndërkohë që ai arriti të provokojë një shpërthim të turpshëm të racizmit dhe albanofobisë në një shtet që është vend i Bashkimit Europian.

E ka bere dhe me këngëtarin serbo- boshnjako- kroat Bregoviç qysh me 2006, kur i dha çelësin e Bashkisë së Tiranës, dhe tani kur e rimori në mbrojtje pas një ftese në një koncert ne Korçë. Ështe mënyra se si ai përpiqet t’i fusë në kafaz kundërshtarët e tij primitivë.

Këtë radhë e bëri me shqiptarët, që tentojnë bëjnë të gjithë si “Xha Sulua”, dhe po argëtohet për 24 orë duke lëshuar gjithë kundërshtarët e tij të gjejnë cene grash për mandatin e tretë.

Përveçse provokim politik, ky është dhe një eksperiment për të testuar emancipimin e shoqërisë sonë.

Unë nuk vë bast që këto gra do të bëjnë qeverinë më të mirë të Shqipërisë, dhe as kam ndonjë dyshim që disa prej tyre mund të bëhen dhe qesharake si ministre. Por kjo i duhet lënë kohë së provës së tyre si ministre.

Sot ato po sulmohen thjesht për shkak të gjinisë, dhe kjo falë një provokimi modern që Edi Rama i bëri shoqërisë sonë.

Fati o tij është që brumbujt e opozitës fluturojnë gjithmonë aty ku vjen era e plehut dhe ka shansin të tregojë me gisht dhe nga ata që nuk dinë se si ta nxjerrin inatin me Edi Ramën dhe u turren grave të qeverisë.

E bëjnë këtë burra që fusin kokën mes shalëve kur u shfaqet përballë Sali Berisha në oborrin e PD, dhe u meket goja apo u lëshon jargë kur ai u flet apo nuk u flet, sipas rastit kur u kalon pranë.

Nuk e di me se do të të merreshin sikur në Qeveri të ishin 12 burra dhe 4 gra, apo 18 burra dhe një grua, siç e ka pas Berisha. Por është e sigurtë që nuk do dukeshin kaq primitivë, çfarëdo që të shoshnin.

38 komente në “Si Edi Rama “turpëron” kundërshtarët dhe shoqërinë shqiptare”

  1. art says:

    Ai po provokon kurse ti po mundohesh te gjeshe justifikimin e çdo veprimi te tij. Pse? Sepse ky vend nuk ka opozite prandaj.

    1. Trak Tor says:

      Te lumte Einstein qe zbulove qe ky vend nuk ka opozite. Tani mundohu te zbulosh arsyen pse nuk ka opozite. Te lutem jo justifikime.

    2. ??????shkrimi i jote ka shume ???? Pytje në disa pika says:

      Jame shume dakorte në disa pika me shkrimin tend se pse ne
      Jemi nje shoqrie primitive maskiliste për shkate te fes islame myslimane dhe për shkakte mentalitet Otomane Turke… ketu nuke perjashtoje as Katoliket as Ortodokset… kushe ështe besimtare myslimane nuk ka si mose të jete maskilist… Por Rama kët dredhi po e perdore me shume mjeshtri për tē mbuluare keq qeverisjen dhe korrupsjoni golopante . Rama në qeverisje dhe në sjellje me popullin e thjeshte eshte por i nje me mentalitet tone primitive Turke Otomane menemadhe i pa pame i pelçen vetja shume jame i sigurte se Rames njerzit rreth e rrotulle ti a po njerzit e thjeshte i duke si bubrreca Millington ose krimba dhe vet shqiponja… si keshtu ne disa pika shrimi.jote ka shume pypytje???? Rama fitone se pse perballe ha disa vrase si Sali Berisha Lulzim Basha dhe ilir hajduti… Jo se eshte njeri i mire a po me vlera Evropjane..????????

      1. Genci says:

        Ne primitive kshu mo Mero e?!?!
        Po ai azapi piktor bashke me taborrin e tij atehere cfare i bie keshtu?!?!

  2. Këlyshët e Komunistit Sali që po mbysin PD says:

    O Mero, çfarë thua?
    Po ku ka më burra në PD? I vetmi burre, i poshtër dhe maskara, është Saliu.
    Të tjerët Jane eunukër ndyraqë dhe të pështirë, të cilëve ua ka tredhur bolet Saliu, dhe ua mban në sirtar, e ua tund si lodër, “nuk t’i Jap më po bëre vickëla”.

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Kristaç Edvin Rama
    Bacën ka kopjue
    kur me Flamut Noken
    na ka provokue.
    Ministër Mut Noka
    Magjar i stazhionue
    dhe në 1900
    kish me pas stonue.
    .
    P.S.
    Ramës 3 me shoçet
    mos ja kjani hallin
    kqyrnit Budallicën
    Zhelefin Topallin.

  4. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Kemi qene cecene dhe u beme saliban=taliban.

  5. Drini says:

    Nuk eshte ore zero per Mirela Kumbaron qe dha leje per qebaptore ne Butrint qe e shkarkoi po Rama dhe mbas nje mandati u kujtua serish ta marre se na u dashka nje debile ne qeveri.
    Nuk eshte ore zero per Belinda Ballukun …

  6. Visi says:

    Gazeta Tema është shndërruar në Zërin e Popullit ,ditë e natë vetëm lavde thur për “Udhëheqësin e madh dhe të lavdishëm ” Edi Rama.

    1. Meti says:

      O Visi, po cte beje Merua? Sikur ka krahu tjeter ndonje te hajrit. C’ti kendoj Lulit, trimerine apo burrerine? Kur te kete radhen Luli per te zgjdhur qeverine, do analizoje prape Merua. Por sic duken bathet, do presim akoma sa te rritet e te piqet Luli

      1. Vlora1912 says:

        Viso,

        Nuk e di se sa vjeç jeni, por degjo diçka nga një më i moshuar:

        Zeri i Popllit, para viteve 90′, dhe deri von nga 2013, Asnjehere nuk arriti nivel te tilll servilosje deri ne perdhosje

        A e di pse?

        Sepse Enver Hoxha, edhe pse ishte diktator nga me te keqinjet, kishte Klas, ishte i fisem.
        Ishte Shqiptar Safi nga Gjirokastra.
        I
        Enver Hoxha, edhe pse Lugat qe hengri shoket e luftes, KURR nuk do te lejonte qe ne ZP apo ndonje gazet tjetr te Kohes ti thureshin lavde te tilla si ketij gjysem Asgjese qe e therrasi Skenderbe apo qe Mjekeroset sipas stilit te I Qemalit.
        !
        E Hoxha, lugati diktator, nuk kishte nevoj per lavde te tilla, se ishte plot, k8shte Objektiva perr vendin…

        Ndersa ky palo Skendo beu eshte bosh.

        Ky nuk ka asnje objektiv kombetar ped te realizuar…se nuk ja ndjen per Shqiperin
        Ky ka vetem objektiva peronal: Sa i bukur do duket ne Histori:

        Dhe si i tille,
        Ky individ se bashku me Salih Bastard Berishen/Meten Lylin(dhe tufen e ndyre te militanteve hajdut qe i mbeshtesin) e kan te garantuar vendin qe Histria e Shqiptarve Ju ka Garantuar;
        ..Ne Kazanin apo Gjirizin sFekaleve te Kombit.

        Te jeni te sigurt per kete.
        Dhe per ironi, tufa e ndyre e militanteve Patronazhist qe i pasojne keta Bandit politik, dhe bandat e tyre te quajtura parti, do te jen te paret qe do ti shtyjne e Gjirizin e Historise se Shqiptarve.

        Sa pef Mero Bazen

        Gjithshka qr mund i thuash eshte:

        Ti Mero Baze ishe opozita Vertet ne vitin 2005-2013, i vetmi qe u perballe me Salih banditin.
        Dhe duhesh fanderuar per ate qe bere.
        Ndersa per editorialin e sotem, dhe te tjera, ne legjitimimin e korrupsionit aktual:

        Tju Vij turp(ne se turpi dhe nderi kan kuptim ende per ty).
        Je ne nje nivel me llumin mediatik si Kapter peza, tos llmbonja, Qylli Pata, kaltin ketri, Nafije Ukt Kazani, Froçk Kapuçi, farih balliu etj….etj..etj

    2. Plani 5te pesevjecar says:

      Kam nji pyetje. A ekziston me gazeta “Zeri I Popullit” apo eshte njesh tani me RDne…? Mos ma vini re po rralle I lexoje keto lajmet nga Tropoja jone….

  7. Përveçse provokim politik, ky është edhe eksperiment për të testuar emancipimin e shoqërisë tonë- thotë Mero, që s’diskutohet që është avokati mediatik i broçkullave të Ramës, kuptohet me pagesë, se “avokatët” nuk punojnë falas. O Mero, ça e di Shqipërinë ti? Laborator eksperimental të Ramës? Po kush është Rama që testojë shqiptarët? Askushi! Shqiptarët nuk janë kavie të Edvinit. Besoj u ka mjaftuar 45 vite eksperiment komunist për të krijuar njeriun e ri të partisë. Rama gratë i do thjesht si harem, të duket si sulltan. Rama ka ndryshuar shumë gra, por është sjellë si palaço me to, përveç Lindës me të cilën ka mardhënie biznesi dhe asgjë tjetër. Rama është një idiot me pushtet absolut në dorë. Në mendësi nuk ka asgjë perëndimore. Janë fasada që ju “avokatët” i shisni për emancipim. Broçkulla!

    1. Parruca says:

      Po kur ben si ithtar i te drejtave te grave ti bie zorret tek fyti. Rudina Magjistarin e rrihte si kafshe njelloj si ata llumbashet qe rrahin e vrasin grate dhe i lexojme cdo dite ne kroniken e zeze. Tani ky njeri me probleme psikotike te theksuara na ka nderruar lekuren me demek dhe perpiqet te na hedhe hi syve me keto maskarada. Ne kete moment keqqeverisja e Rames eshte rrote me rrote me ate te Berishes ne 2013 para se ta thyente qafen, e njejta arrogance packa se ne forma te ndryshme.

    2. Taulant says:

      Mo u merzit se ne mandatin e 4-tert i gjithe kabineti do te jete me zonja dhe zonjusha, dhe vetem me nje mashkull. Atehere po ke te drejt ti thuash sulltan. Por Sulltan i mire ama!

  8. Përveçse provokim politik, ky është edhe eksperiment për të testuar emancipimin e shoqërisë tonë- thotë Mero, që s’diskutohet që është avokati mediatik i broçkullave të Ramës, kuptohet me pagesë, se “avokatët” nuk punojnë falas. O Mero, ça e di Shqipërinë ti? Laborator eksperimental të Ramës? Po kush është Rama që testojë shqiptarët? Askushi! Shqiptarët nuk janë kavie të Edvinit. Besoj u ka mjaftuar 45 vite eksperiment komunist për të krijuar njeriun e ri të partisë. Rama gratë i do thjesht si harem, të duket si sulltan. Rama ka ndryshuar shumë gra, por është sjellë si palaço me to, përveç Lindës me të cilën ka mardhënie biznesi dhe asgjë tjetër. Rama është një idiot me pushtet absolut në dorë. Në mendësi nuk ka asgjë perëndimore. Janë fasada që ju “avokatët” i shisni për emancipim. Broçkulla! Në fakt ti Mero turpëron gazetarinë me bythëlëpirjet e tua ndaj Ramës!

    1. uhahahaaaaaa says:

      Pordha e Dijes, ti je nje nga ata qe je provokuar! A nuk e kupton qe je krejtesisht Koqe Kandari o debil i provokuar?

  9. Rorirota says:

    Analizë brilante, si gjithnjë Mero respekt për objektivitetin.

  10. Mero Baze elozhet ndaj qeverisë janë të dëmshme për kredon e një gazetari.

    1. K says:

      Ore i dashur Xhevat Salihu! Nga je o Xhevat!

  11. Artibr says:

    O mero nuk eshte ceshtje seksi qeveria por ceshtje shume serioze aty duhet te ulen ata qe meritojne jo plagjator njeres pa shkolle dhe me diplloma fallcco se e ka bere qeverin si eskorda e kedafit qe i kishte te gjitha vemra nuk ka qeveria pse je prifte apo haxh duhet te behesh minister por behesh minister se je me shkoll jo perse je femer cfar jan keto qe thua rama provokn dhe ju mereni me qeverin dhe ai ju rrjep chepat dhe ti thua sexsistat seshte porno shop qeveria por pergjesi perkushtim vizion po more rrugen e gedafit me eskorda dhe me na nje liber ne dor e di vet ti ku perfundon .

  12. Vranakonti says:

    Bravo zoti Mero,ke noten 10 me yll per kete shkrim brilant.

  13. albi says:

    Shkrim i bukur, pas disa ditesh shkrime te merzitshme per Salen Bashen e PD me teza qe jane thene e sterthene po ketu nga ai.

  14. Korcari says:

    Ediii! E cuditi gjithe Europen.Tani do te cudite edhe Ameriken Latine se me te veriut nuk kruhet se nuk ja mban …. Kurizi.kurizi.

  15. Ermal Berati says:

    I nderuar gazetar, Ne kete situat te renduar te ketuyre 30 viteve mjafte me experimente dhe injorance qe e kane cust Shqiperine ne vitet 1925. Ne qeveri duhen specialista te fushave kryesore te ekonomise ( ekonomist. Inxhiner, te Agrokultures, Energjise, Juriste, specialiste te shkolluar te policise, mjekesise etj dhebjo raporte femra/meshkuj sikur keni para nje mbremje vallzimi. Kjo qeveri rshte nje deshtim sepse nuk ka njeres spevialiste.

  16. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, kjo eshte qeverri e mire dhe e bute qe i duhet Shqiperise qe te advancoj me projektligjet e saj per kohen e humbur 30 vjecare te harbuterise.. Ky mandat duhet te jete E RRITJES SE PAGAVE qe ekonomia te kaloj ne nje nivel tjeter. Po pagove shume, njerzit do clirohen nga koha “Kovidjane” dhe do shpenzojne me shume.. Pagat mesatare der nga mesi i ketij mandati duhet te jete 500-600 euro. Insfruktura po rregullohet pak nga pak dhe i ka ardhur koha qe pagesa per qytetaret te jete fokusi i ketij mandati..

  17. Asd says:

    Rama eshte qeveria. Me kot merremi me aspektin e provokimit nderkohe duhet te mendohemi se si kemi arritur ne kete pike kur roli i deputeteve dhe ministrave ka kaluar ne doren e nje njeriu te vetem. Per te kursyer disa para mund edhe te largohen te gjithe… pervec Rames.

  18. K9 says:

    Shet imazh, por nuk ka permbajtje, akoma dhe me keq qeverisjes se tij, si shumices se qeverive ne keto 30 vjet, i mungon kompetenca.
    Sa per poshterimin, ashtu sic e ushtron me lehtesine qe i jep fuqia e pushtetit, ashtu edhe e ka shijuar qe nga druja e rrugaceve te Sali kermes, peshtyrjet e shokeve te tij te ngushte paneliste dhe oreve te gjata prapa deres ku e linte te priste Fatos Nano, pasi e dinte qe per pak pushtet, delfini i tij hipokrit poshterohej lehtesisht.
    U poshterua si “burre shteti” edhe kur poshte kembeve te Luse dhe Vlahudinit qe zgerdhiheshin, votonte bashke me jashteqitjen e Vicidolit, reformen.
    Poshterohet perdite kur qellim te pare te qeverisjes te tij, ka humorin e ambasades amerikane.
    Poshterohet cdo dite si kryetar i nje shteti halabak, me greket qe vazhdojne te jene padrone te qiellit shqiptar dhe italjanet te detit.
    Skamja, mjerimi, emoragjia e emigrimit, korrupsjoni, koma e ekonomise, borxhet qe thellohen i sodomizojne perdite pushtetin arrogant dhe impotencen.
    Apo edhe Kolibja e qenit, jashte mureve te BEse ku e kane lene te prese pa orar. Pastaj tallen kur duan te argetohen, sapo japin fershellimes ne Paris, Berlin apo Bruksel, shkon turravrap duke tundur bishtin.
    Dhe bashke me kete klase politike infantile, harbute, fodulle, tribale, te korruptuar, poshterohet dhe Shqiperia.

  19. askush nuk e ble dot te kaluaren e tij says:

    Edi Rama ka turperuar (pa thonjza fare), mbare shoqerine shqiptare qe kur ne gjygjin e tij te divorcit atesine e Grigorit ja faturoi bab Kristaqit!
    Ka turperuar serish me pas duke dale bythjashte ne plazh publik, ashtu si tani duke qeverisur bythjashte nje qeveri deshtimi.

  20. Entoni says:

    Si ministrat si ministreshat jane nje “vrime ne uje”. Njerezit merren me grate e promovuara edhe harrojne te shtrojne pyetje te rendesishme per vitet ne tushtet te Rilindjes.

    1) sa eshte tkurrja demografike?
    2) sa eshte gropa e sistemit te pensioneve?
    3) sa eshte vdekshmeria foshnjore
    4) sa jane te ardhurat per fryme?
    5) pse po rriten cmimet e shportes ushqimore?
    6) pse po rriten ne menyre fiktive cmimet e apartamenteve?
    7) sa eshte niveli i korrupsionit? Perfshirja e grave ne qeveri e ka ngritur apo e ka ulur? Apo nuk ka ndikuar fare?

    Si konkluzion, kur ministri eshte i paafte. Nuk ka rendesi nese eshte mashkull apo femer. Te dy kthehen ne servilin edhe Uriah Hipin e radhes.

  21. Nje mergimtar says:

    Nuk mendoj se Z Rama ka perfshire kaq shume zonja ne qeveri per te provokuar shoqerin tone primitive e maskiliste.Kudo ka mendime te kunderta per numrin e femrave ne qeverit e ndryshme.Mendoj se kete perzgjedhje e ka bere tek pasiguria qe ka ne pastertin koruptive te meshkujve.Shikoni numrin e te pa pasterve kryebashkiake te dale nga zgjedhjet e 2019-tes.Sa bashki kane mbetur pa kryebashkiak te zgjedhur. Ai e di mire se shume politikane jane te perzier ne afera koruptive,”qofshin dhe nga ata qe na hiqen si te virgjer”Ai me shume kerkon ti shpetoj me lenije ne hije ata se sa ti nxierr ne prite ,ne goje te atyre qe edhe qimen e bejne tra.Gjuha antifemer sido qe te jete eshte me e bute se ajo kunder meshkujve.Le te presim e te shohim.

  22. Patrik says:

    Mero, mu neverite komplet me kete analiza lepirese.
    Sipas take I bie qe brekushja eshte gjeni I madh dhe cdo gje vertetitet rreth tij. Nese eshte keshtu sikurse thua ti, atehere shqiptaret do duheshin te jetonin me mire dhe shkelqimi i brekushesh do na kishte ndricuar te gjitheve.
    Fakt eshte qe brekushja eshte komplet i marre dhe ka kaluar ne delir dhe eshte bere njesoj si babai I tij politik, shoku Satrapi. Cfare fatkeqesie kombetare! Puna e nje Kryeministri nuk eshte per shkaktuar polemika apo per te qendruar gjithe diten ne Facebook dhe komentoje njerezit me ironi. Puna e kryeministrit eshte te beje punen per te cilen eshte votuar dhe asgje me shume.

  23. Lili says:

    Vete komenti i ketij tregon se sa vete Rama e Mero jane ende ne pozitin kur mendojne se me ´promovimin’ e femerave po thyen tabu! Presidentet ne kosove dy here i patem gra! Vajzat na sollen arin , nena tereze na zbardhi ftyren ! Ne shumicen e universiteteve ke ma shume vajza se djem shqiptare neper bote!’qe moti jeten e njerezeve e kemi ne dore o Mero zeza! pra ky debat eshte i tejkaluar qe moti ne boten shqiptare pos tek Rama e Mero!

  24. Erdogan rocks says:

    https://www.axios.com/europe-afghan-refugee-resettlement-migrants-88e92254-74d2-4978-999a-cca65bc1aada.html

    Refugjatet afgan ti gezoni. U be Shqiperia kosh plenash. Soros eshte burimi I te gjithe te keqijave. I ka blere gazetat dhe sundon Shqiperine. Rama Mero jane vetem veglat e Sorosit.

    1. u dhime duke qesh says:

      Po ti vegel e kujt je o RROT CARI?

  25. Pokeristi says:

    Z.Baze !
    Nje shkrim me vlerë ngacmon te gjitha qeniet e spektrit njerëzor e intelektual duke filluar nga me budallenjtë e injorantët deri tek më të kulturuarit e ata me nje barë mëndsh.
    Them se shkrimi tënd e ka aritur qëllimin.
    Edi ka një difekt mjaft të madh që jo të gjithë ja dallojnë.Tek ata që ja dallojne,lindin perceptime dhe impresjone nga më të ndryshmet nga më kontradiktoret te mbarsura me urejtje e dashuri me ego e xhelozi,mirësi e ligësi,kulturë e injorance,inat e perulje.
    Edi ka një diference te theksuar kulture,vizjoni dhe intelekti karshi nje perqindjeje jo te vogel te garumbullit politik 30-të vjeçar.
    Edin e shohin dhe e gjykojnë jo vetëm shqipëtarët.Edin e shohin,gjykojnë dhe vleresojnë,mjaft lidera e prsonalitete të vëndeve të ndryshme perendimore.Edi deri tash mbi të gjitha po korigjon dhe ploteson me doren e artistit figurën e Shqipërisë në Evropë e më gjërë.
    Kjo eshte jo pak.Le të mburemi me vlerat tona ,te harojmë inatet,mëritë,egot,xhelozite ,urejtjet,vobegësitë dhe të përqafojmë mirënjohjen ,zemergjerësinë,të bukurën,dashurinë.

  26. iksi says:

    O Mero , po a te kujtohet edhe ne dy mandatet tjera sa ka emnu minìstrat , pa fillu punen qeveria jan turr duke share kot se koti , duke etiketu si qeveri e pa afte , qeveri e korruptuar etj . Ja po te besh nje prove e te vendosesh Merkel kryeministre por me emrin Mira , zv kryeminister Makronin me emrin Mark , Draghin me emrin Dalip te shikosh si i etiketojne , kriminele drogaxhi , mafjoza , te korruptuar , njerez te shitur etj . Ja kjo eshte opoxita jone . Ose e kunderta , po te vendosesh nje me 4 klas shkoll e krejt te paafte por mjaftin qe ne vend te emrave shqiptar vendosju emra si , Adam , Majkell , Silvjo , Zhak etj atehere asnjeri nuk ben ze se mjafton te jen te huaj se per te huaj i marrin sipas emrave . Po pse ore te mjere beheni kozmopolit kot se koti pra duke mbivlersu te huajin dhe nenvleftesu tendin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje