Nga Mero Baze
Sali Berisha po tenton të krijojë një imazh të rremë për Lazaratin, duke e paraqitur atë si një ushtri besnike të tij kundër SHBA. Në hyrjen e tij “triumfaliste” në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ai kishte zgjedhur të shoqërohej nga ish-kryetari legjendar i Komunës së Lazaratit kur ishte “Republikë e Drogës” dhe nga deputeti aktual i Lazaratit, Tritan Shehu.
Përzgjedhja e dy shoqërueseve të tij nuk duket aq rastësore, po të kemi parasysh zhurmën që Berisha bëri disa ditë më parë kur Lazarati u shfaq në listën e vendeve të rrezikshme në Shqipëri, në njoftimet rutinë që SHBA bën për qytetarët e saj në Shqipëri.
Njoftimi i Departamentit të Shtetit për vendet ku nuk këshillohet të shkohet për arsye sigurie, është një listë teknike, që bazohet në parametrat e sigurisë së një vendi dhe nuk ka lidhje me politikën.
Me politikën ka lidhje vetëm nëse një vend ka tendencë të fortë anti-amerikane dhe sulmon qytetarët amerikanë që gjenden aty.
Lazarati nuk është si një pikë anti-amerikane në Shqipëri. Eshtë si një vend i pasigurtë.
Berisha me gjestin e sotëm po tenton të manipulojë Lazaratin, duke u përpjekur t’i paraqesë ata si një vend i vizatuar si anti-amerikan, për t’i bërë aleatë të tij në betejën kundër SHBA.
Kjo është e gjithë domethënia e shoqërimit të tij nga Dashnor Aliko dhe Tritan Shehu, dy përfaqësuesit politikë të Lazaratit sot në politikën shqiptare.
Dhe nuk e ka se i duhen ushtarë nga Lazarati. E do t’i tregojë Lulzim Bashës, se PD duhet te marrë shembull nga Dashua i Lazaratit dhe te mos i vijë turp të vdesë për Berishën.
Duke tentuar të tërheqë Lazaratin në një betejë fillimisht politike e më pas fizike përmes trazirave që planifikon në shtator, Berisha është duke u investuar ta paraqesë atë si një viktimë e politikës së sotme amerikane, e cila sipas tij, “ndikohet nga Rama dhe Sorosi”.
Është duke u thënë se “mua Sali Berishën” dhe “ju lazaratasit”, Amerika e sotme po na ndëshkon padrejtësisht.
Nuk di sa vetë në Lazarat kanë lajthitur që të luftojnë javën e dytë të shtatorit për t’i shpëtuar nderin Sali Berishës, por është e sigurtë se dy vetë i ka që tani, Dashon dhe Tritanin. Por ata nuk e nderojnë dot, as në Lazarat.
Hahahaha. Lazarati na qenka cilësuar i rrezikshëm për arsye teknike dhe jo politike. Hahahaha. Se vendet e tjera , ose më saktë e gjithë Shqipëria ku është mbjellë kanabis nuk paskan qenë të rrezikshme, por vetëm Lazarati që ka 8 vjet pa kanabis qenka ‘teknikisht’ i rrezikshëm. Po ik o Nero Baze se le nam, ik ha bar. Lazarati është ‘i rrezikshëm’ pikërisht për arsyen që the ti por që do t’a manipulosh. SHBA ka frikë se lazaratasit si demokrate të flaktë janë kthyer tani në antiamerikane dhe kane frikë mos ndodh ndonjë atentat pikërisht kundrejt atyre. Sepse shtrohet pyetja pse qenka Lazarati i rrezikshëm vetëm për amerikanët dhe jo vendet e tjera ?? Këtë informacion ja kane dhënë SHBA-se shërbimet informative të të Gjatit i cili është vegla e SHBAse e bashkëpunon me t’a për interesat e ndersjellte: ai të mbajë pushtetin edhe sikur t’a vjedhë dhe ata t’a mbështesin ne çdo rast , nga ana tjetër ai bën çfarë i thonë ata si zari i tyre . U mbush Shqipëria me sirianë, muxhahedinë e tashmë afgane. E kushedi çfarë do presim në të ardhmen. E tregoi ai gadishmërinë ndaj tyre që me armët kimike. Ik ha bar o Mero Baze se e di popullin budallla e të manipulueshem ti.
Ska nevoje te raportoje gje i gjati or gomar se nuk e ka te veshtire njeri te pergjoje 5-vakteshat e zenit qe betohen per imam se do bejne nje mut ne shtator. Berisha mendon se mund te beje presion me rremuja (dhe vetem lazarati i ka mbetur se laçjanet jane haperdare) per te shpetuar kelyshet e tij te babezitur po kot lodhet. Amerikanet i dhane pergjigje qe nuk negociojne me njoftimin per lazaratin. Gjithsesi mbetet politikan – kendej mbush me shprese boshe hajvanet si ti e andej fahehurazi lutet qe ta lene te shkoje ne parlament vetem nje here ne gjashte muaj si kurvat…
I vetmi minister I brendshem ne europe I denuar si trafikant droge eshte , ministri me I suksesshem I rilindjes, saje qorri qe po te dilje 10 km jashte tirane vinte era hashash gjithe shqiperia.
Ky trafikant ne krah te liderit global e cuan sorosi me shoke dhe ne amerike dhe doli foto me presidentin e USA barak Obama, njelloj si trafikantet afgane.
Ajo qe me ben mua pershtypje eshte se pse lideri global nuk po shpall qeverine e re sorosiane, apo ndoshta po pret ndonje sorosian nga afganistani ta beje minister????? Sepse duhen per eksperience si tia shker….. deri ne palce vendit tend si proamerikan.
E ke fjalen per sorosin “mikun e madh te shqiptareve” sipas berishes??
Ik ore bej ndonje pune per vete se keta zihen ne mengjes e pajtohen ne darke. Berisha e ka shitur me kohe te rama, rames i duhet berisha per gogol, ndersa luli mer rrogen. Loqet rrijne e bejne tifozin..
E ke qare komentin o Republika e Kanabisit!Kisha dite qe isha zene kaps dhe rastesisht komentin tend po e lexoja ne vw kur do ti e pernjehere u lirova!Lazarati qenkerka fshat me demokrate me te flaket te gjethes jeshille!Ha ha ha ha ha ,qe me siguri qe demokraci per ju eshte kallashi dhe lenia e parcelave te mbjella me Hashash.
Ndaj lere Meron se flet kot o Republika e Hashashit!Ju dhe Berisha qe kerkon t’ju perori per top ne fakt jeni emblema e dhjemokracise ne kete vend qe dy gjera mbine ne kohen e shpellarit:Kallashi dhe Hahashi.Po te ishit te zgjuar ju te “hashashit” i kishit kerkuar qeverise qe tere afganet qe erdhen ti strehonit ne shtepite boshe ne Lazo se ata jane mjeshtra me e medhenj ne mbjelljen e bimes qe ju beri Republike.Ha ha ha ha demokrate te flaket Lazua.
E njef mire kete lugat ti Mero, e njef shume mire.
Ashtu nxirrja bojen dhe çirrja masken, ketij antishqiptari te terbuar, çdo dite e çdo minute.
Vazhdon ky mo ta kruaj me Ameriken?
Mos! I paskan ik gjithe pellumbat! Kafaze bosh!
O quq po nuk me vetem Ti non grata.
Je familjarishte!
Ne qoftese banoret e Lazaratit i ka lene mendja te ndjekin akoma gomarlleqet e sali berishes, le te vazhdojne, ne dem te tyre do te jete. Jam me se i sigurte se ata jane ndergjegjesuar, se nuk vazhdohet me ajo rruge, kane ndryshuar konjukturat nuk jemi ne vitet ..90, prandaj Lazaratasit ti therrasin mendjes.
Cudi si nuk u bashkua me Dash drogen dhe Tritan prasin dhe ish presidenti i Republikes se Lazaratit , kryevagabondi i pd se Muli horri qe erdhi me breke te grisura ne Tirane nga shishtaveci dhe u be milioner nga Republika e Lazaratit qe e krijoi vete per tu pasuruar ne menyre marramendese. 2 vila, nje ne Lalez, 3 apartamente ne Tirane, 2 apart. ne Sarande makine 100 mije euro dhe do pushtet perseri vagabondi.
Ty Mero te kujtohen brisqet “Astra”Blej ca ti kesh qe t’ja rrujsh Sales sic ke bo per vite me rradhe
Lazarati Heroik i Heroines e detyroi Komisionin Qendror te Zgjdhjeve ta heqe rrethin e kuq nga emri i Sali Talibanit.
Ku ka bythe Sali shpellari te organizoje protesta? Edhe kete te beje ai dhe ta marrim ta plasin ne burg.
Ha ha ha,seriozinsht e ke Mero qe Berisha me halabaket e Lazaratit do bej lufte me Ameriken?
Zotrij të temës, përse e hoqët shkrimin për z, haradinjushë. Ju urdhëroi krokodili haradinaj. Lëreni të komentojnë njerëzit, se fjala e tyre godet aty ku ju dhëmb, këta bëhen pis vetë dhe akuzojnë se po i bëjnë pis të tjerët. Pastaj ishte lajmi madh se, z. Hajredinushë do drejtonte njl emision në top channel, kur s’ka në shqipri vajza e djem, por është ajo që thuhet se nl top xhannel fillon punë po qe Krahinor ose Dashnorë.
Lundertaret e Karibeve me duket se po perdorin harta te vjetra per lundrim dhe kapiteni jep urdher : Mos kaloni nga Trekendeshi i Bremundes , me falni , nga ishulli i Lazaratit se mund te perplaseni me shkembinj ashashi .Keshtu duhet te jet cuna , kaq mer vesh xhaj katnari