Nga Mero Baze
Socialistët e Edi Ramës sot kanë bërë ndarjen e parë të brezave. Ekipi me të cilin Edi Rama mori Partinë Socialiste në opozitë dhe erdhi në pushtet, sot është ndarë në dy breza.
Edi Rama i ka dhënë brezit të parë, ata me të cilët erdhi në pushtet, partinë, dhe vet ka mbajtur Qeverinë. I gjithë fjalimi i tij, në fakt kishte kryefjalë nevojën e krijimit të një brezi të ri të Partisë Socialiste, pa përjashtuar askënd.
Lista e nominuar nga Edi Rama për kryesinë e Partisë Socialiste ishte një listë politikanësh që Edi Rama i gjeti në Partinë Socialiste, apo i solli ata me vete, por që në vite pati përballje me ta.
Vendimi i tij për t’i nominuar të gjithë kritikët e tij, apo dhe qejfmbeturit e tij për në Kryesinë e Partisë Socialiste, është një vendim politik i rëndësishëm, pasi dëshmon se nuk ka ndërmend të lërë jashtë gardhit të tij politik, askënd.
Asnjëherë nuk ka ndodhur që nga 10 burra të nominuar nga vetë kryetari, së paku 8 prej tyre janë nga ata që kanë rezerva për kryetarin dhe mënyrën se si ai bën politikë. Po kështu dhe gratë e listuara prej tij për Kryesinë e Partisë Socialiste.
Ky është një zhvillim që bën kontrast me kundërshtarin e tij, i cili zhduku nga forumet drejtuese dhe rivalët formalë të tij, e jo më ata që dyshon se mund të bëhen kritikë të tij.
Në një farë mënyre kjo është një garanci që Partia të vazhdojë të jetë një vend i sigurtë për karrierë politike dhe për transmetim përvoje, qoftë dhe nga kritikët e tij, çka në fakt është problemi më i madh i klasës politike shqiptare dhe pushtetit të kryetarëve, që kanë mundësinë t’ia ndërpresin karrierën gjithkujt nëse nuk i pëlqen.
Nga ana tjetër kjo tregon dhe një siguri që ndjen një lider politik në mandatin e tij të tretë nga luftërat e brendshme, të cilat më shumë i përdor në favor të tij dhe partisë, se sa në funksion të ndarjes dhe krijimit të poleve kundërshtare, që krijojnë disfatizëm.
Në një farë mënyre sot socialistët e Edi Ramës apo siç kanë qejf shpotitësit ta quajnë “Rilindja”, ka krijuar “veteranët” e saj, të cilëve u ka plasur buza nga Edi Rama, por së paku kanë ku i harxhojnë energjitë, qoftë dhe kundër tij.
Zhvillimi i dytë të cilin shumica e quajnë formal dhe dekor, është përbërja e grave në qeverisje. 12 gra kundrejt 5 burrave, natyrisht që është një shifër e menduar gjatë nga Edi Rama jo vetëm si statistikë.
Shoqëria jonë e mbushur me gjuhë seksiste, ka boll material të bëjë humor denigrues me to, por në fakt çdo fjalë e thëna kundër tyre në bllok është një bumerang për këdo që e thotë.
Ne jemi dëshmitarë se burrat e qeverive shpesh herë janë më kukulla, më të bindur dhe më të padinjitet se gratë, më të lehtë për t’u korruptuar, ashtu sikundër gratë nuk janë gjithmonë të urta e kokulura dhe nuk janë të imunizuara nga korrupsioni dhe harbutëria.
Vlerat politike dhe njerëzore nuk bazohen tek gjinia, raca, feja, apo krahina, ndaj dhe vendimi për të bërë një qeveri me shumicë të cilësuar grash, vlen si gjest emancipues dhe jo si tregues cilësor i qeverisë.
Cilësinë e tyre do ta shikojmë gjatë qeverisjes dhe jo gjatë paradës së veshjeve në ditën e betimit.
Por guximi për t’i bërë gratë shumicë qeverisëse në Shqipëri, në një botë që lajm të parë ka talibanët që i ndajnë gratë nga burrat në shkollë dhe punë, është një imazh i mirë i Shqipërisë në botë dhe një leksion për shoqërinë tonë maskilistë, dhe ata opozitarë që gratë në qeveri i shikojnë si “harem” të Edi Ramës.
Nuk ka gjë që e bën më popullore qeverinë e sotme të Edi Ramës se sa një opozitë e tillë si kjo që kemi, e cila e shikon problemin pse Edi Rama është i rrethuar nga gra në Qeveri, ndërsa ata në fakt ata janë “gratë” (në kuptimin seksist negativ shqiptar) më të bindura të Lulzim Bashës e Sali Berishës, sa nuk guxojnë as të ngrenë zërin para tyre.
Përtej kësaj, ajo që mund të thuhet sot është se Edi Rama partinë u ka lënë bashkëluftëtarëve të tij, dhe pse jo kundërshtarëve që u ka plas buza me të, ndërsa Qeverinë e ka mbajtur për vete si përgjegjësi të tij. Dhe s’ka gjë më të rëndë për “burrat me mustaqe” dhe malësorët e opozitës, kur t’i mundin dhe gratë.
E le thumbin si perhere per ne fund o Mero dhe shume here qellon ne shenje. Qeveria u kthyhe ne qeveri politike dhe u largua nga ekspertet dhe teknicientet. Me pak fjale, me pak te reja, me pak supriza dhe me pak debate per zgjedhjet ne qeveri. Kjo bie ne kundershtim me idene e re te hedhur se do bejme politike ndryshe, nuk kemi kohe te humbasim 4 vjetet e arrdhshme. Te shohim sa te ndryshe do jene te vjetrit…
@(un)fortunately
.
Mero thumbin hodhi
ashtu siç di vetë
s’na the si t’u duk
grerëz apo bletë?
.
Tërë thumbat e tjerë
janë më të hollë
ndaj nuk t’i ka ndjerë
lëkura si shollë.
???
P.S.
Gjithë jetës mes grave
I lumtur kam qen
ndaj 12 me 5
shumë më pëlqen!
Ehh gopist , gopist, te iku jeta duke shkruar kenge e te tjere hedhin vallen… ?
@(un)fortunately
.
S’jam nga ai sua
që të tjerët tallen
siç i shkruaj këngët
e hedh edhe vallen.
.
Këngët që i shkruaj
asnjëherë s’i mbledh
vallen më të dëndur
majë gishtash hedh.
.
Ma thonë Gopist
e nuk jam hunrrens
luaj tango, valse
kërcej dhe brejkdens.
.
I pëlqej të gjitha
e nuk bëj dallime
të bëjn’ ç’a të duan
unë, hedh vallen time.
.
Vargjet që rendis
i them siç i ndjej
me ritmin e Botit
asnjëherë s’kërcej.
…
P.S.
Ruaju nga arrzat
mbaj ultrakorten
se nga thumb’ i tyre
s’dihet ç’a të gjen.
Une i ziu nje gjysem thumbi hodha.. merre o gopist se ne shenje NUK qellova. ?
@(un)fortunately
.
Gjysëm thumbi hodhe
por, ishte i denjë
pak humor na solle
godite në shenjë.
??
Je i pa pam Gopist
Gopisti eshte i zoti po mbetet amator…shih cfare shkruante nje profesionist i fushes per nje rast te ngjashem:
…Se ç’ u-çporr xhumhurieti,
Se ç’u-rahatos mileti,
Se Sulltanin prap’ e gjeti,
Se, që kur e humbi, s’fjeti! …
…Se ç’ na u-gëzua xhani,
Se ç’na preu Ramazani,
Se ç’ na piu Italjani,
Rroftë pra Salep-Sulltani!
Kemi hall se do na revoltohen afganet , se ata pasi i kemi perkedhelur, duhet edhe ata te shprehen si vellezer qe i kemi me urdher nga part. Burrat me fustane dhe poture dhe grate me carcaf nuk do tu pepqejne europiankat tona ne qeveri. Nuk e di si do tu dale perpara padishai dhe tua shpjegoje. Jo per gje po u ia thene qe kemi qene si ju dhe ata nuk po e shohin kerkundi ngjashmerine.
Po jap vetem dy detaje per qeverine:
gjeni emrin e personit influent mbi Belinda Ballukun ( nje i famshem me nofken Daja , te cilir Rama dhe BAsha bashke i kane dhene mbi 30 leje ndertimi ne Tirane )
thuajeni me ze te larte emrin e personit qe qendron mbas asaj bibes qe vjen nga Shkodra, Tom Doshi.
Keto shkrimet jane per delet
Nuk kishin kohe dikur. Po cfare deshen e morren nga ajo kohe. Tani e kane kohennper ndonje shoikje te re
Flas nga eksperienca dhe shyqyr Zotit nuk kam pak eksperinece: genjeshtra me e madhe eshte se grate korruptohen me pak se burrat, eshte genjeshter me bisht. Madje ne shumicen e rasteve jane pikerisht ato qe edhe i shtyjjne burrat drejt korrupsionit pasi grate jane ato qe kane me shume kerkesa.
Dakort o Mero me burrat dhe gratë qä ka zgjedhur Rama në qeveri! Apo ata që ka lënê në kryesi. Por problemi kryesor është: Sa cilësore, sa profesionale, sa me eksperiencë është qeveria e re dhe ministrat apo ministreshat e zgjedhura?! Kjo ështê “thembra e Akilit” për qeverinë e re. Psh kush do ta drejtojë ekonominë, financat, buxhetin, investimet?! Po ashtu cila do jetë strategjia që do ndiqet?! Do vazhdojmë me borxhe dhe investime në infrastrukturë si 4 vjetët e kaluara?! Po shtimin e prodhimit të brendshëm
(PIB) kush do ta bëjë?!
Po drejtësia dhe rendi në duart e kujt janë?! Këto janë problemet që lidhen me formimin e çdo qeverie të re dhe jo lojërat e fjalëve o Mero!
E pe si tha arben ahmetaj dhelpra dinake e PS
U habita nuk e prisja
Puthadori me servil dhe hajduti ortak i gjigandit
Ai i prishi imazhin qeverise 3
Po per “tigrin” cfare do na thoni??? Po per nimfomanen e konfirmuar si ministre? Po per dashnoren e atij personit qe e shpalli USA non grata??? Etc etc…
Te keqen e Tefta Camit edhe Lenka Cukos. U paskemi rene ne qafe kot.
Më zhgënjeva pak Mero…
Në fakt prisja një analizë pak më të thellë dhe sub-koshiente.
Ajo që dua të them është se EDrama jo pa qëllim qëndroi në të njëjtat personazhe se “figura” nuk ju them dot.
Por e vërteta është krejt tjetër.
Duke kuptuar se po i vjen fundi politik.
Po “hap” atë që vetë e ka mbyllur me qëllim që të garantohet vazhdimësia e fortë e PS me bazë të fortë elektorale dhe për të shmangur efektet negativ të prevalence të dobta të “Rilindasve”, Mjaftistave, Soroistave dhe pse jo dhe “Tutti Fruttit”.
Sa për qeverinë i duhen të njëjtët me patjetër sepse me t’a ka bërë ç’do punë dhe pse jo dhe “pisllëqe”.
Kështu që i jep kohe vetes por dhe atyre të mbyllin mirë letrat dhe dosjet mqs edhe vetë ka frikë të erërave të reja. Prandaj qëndron tek i njëjti brumë. Emra të rinj mund t’a ekspozonin dhe ti afronin fundin psh me skandale ose duke hapur ato
EDrama po pregatit ikjen dhe tërheqjen e vetë politike pasi do të përfundojë si Nano dhe jo si Salih-u me Like-n.
Kjo është gjithë paranteza e e-Drama 3.
Thone se shqiptaret nuk jane te afte te organizohen(te bejne shtet)..
Shum i sakte si konstatim…
Si nuk tha qofte edhe nje komentues qe eshte Amerika qe ka dhene OK-in…si per cdo gje edhe per kete ekip qe do drejtoj per 4 vitet ne vijim…
Na mbrojti dikur te mos na coptonin dhe po mundohet te forcohemi si shtet..dhe te mos harrojme se kemi edhe Kosoven dhe kujdesi nuk eshte kurre i tepert..
Keshtu eshte Amerika, e trajnon partnerin ne menyren e vet. Nuk do te dije nese eshte burr i mire ose jo…
Kushdo qofte Edi Rama, burri me i poshter ne dynja, por eshte mendjehapur dhe po ben dicka per brezat…pozitivisht!
Ps: Ky eshte opinion, nuk ka per qellim te kundershtoj asnje..
Mero si gjithmone i mrekullueshem.
Sipas gazetes The Economist – Shqiperia ka deklaruar 300% me pak vdekje nga Covid 19 sa ka patur!
Pra Rrenat Made in Rilindja 3 fish edhe ne te vdekurit!
Dhe jane Rrena te nje bukuroshje te qeverise, Ogertes qe do munde me Rrena burra me a pa mustaqe perfshi edhe vete Mero Bazen.
Shkrim aspak perfaqesues per shkruesin.
Mendoj me mire te mos kishe shkruar c’nuk mendon vertet se te lije keto rradhe zhgenjyese per inteligjencen tende, por edhe te ate te lexuesve..
Kryesine ua ka lene.. po c’thua Mero, sikur nuk e di ti qe Kryetari i partise nuk e konsideron fare hic as edhe nje hallke partie, perfshire edhe kryesine. C’vendim ka marre Kryesia keto vite? Ti vete e di qe as edhe nje. Vendimin e ka marre gjithnje e kurdohere numri 1.
Aq i dhene je treguar per t’i “bere furce” qeverise, per te shpalosur mbeshtetjen e plote per te e per te pare siperfaqesisht nr e grave (te panjohura ose te njohura per paaftesi e grykesi etc etc), sa nuk je kursyer fare t’ia fusesh nje fyerje “per qejf” ne fund per ata “kundershtaret” qe besoj dhe vete e di qe per nga ana e vlerave nuk kane te krahasuar me c’na u ofrua si qeveri e re.
Nejse Mero, pa dashur ta zgjas: ky qe shenim per ty, ( se qeveria eshte thjesht nje shurje shpresash per ndryshime pozitive) per te te inkurajuaj te na japesh ne menyre inteligjente e elegante c’mendon vertet e jo te na hedhesh ne sy ca rradhe qe po i quaj me sh takt, aspak dinjitoze per inteligjence normale..