Eksperimenti social i Lulit me sekretaren Godole

31 Gusht 2021, 17:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Është shumë argëtuese ta shikosh emërimin e Jonila Godolos sekretare në Partinë Demokratike. Ta them që në fillim se Jonila është një gazetare e cila ka përparuar në karrierën e saj si pedagoge e studiuese dhe është mbi nivelin mesatar të Kryesisë së PD. Nuk po e fus Bashën në garë krahasuese, se ai nuk lexon libra. Kam frikë se as të vetin se ka lexuar.

Por nuk po merrem me vlerat e Jonilës, pasi ajo e mbron vetë punën e saj. Po merrem me eksperimentin social që ka bërë Lulzim Basha, duke e emëruar sekretare për të përndjekurit në PD.

Kjo është fantastike, nëse e ka bërë me vetëdije të plotë.

Është fantastike, pasi është një provokim interesant mbi shtresën konservatore të PD, dhe sidomos pjesën e lidhur shpirtërisht me Sali Berishën.

Jonila që në deklaratën e saj të parë publike, ka thënë atë që duhet të thoshte Lulzim Basha para 4 muajsh. Ka kërkuar distancimin e PD nga Berisha.

Ky është lajmi i parë. Dhe ky është i vërtetë.

Lajmi i dytë është se deklaratën e ka botuar RD, një blog stalinist, sa i përket idolatrisë së Berishës.

Për lajmin e parë është meritë e Jonilës. Kushdo që e njeh, e di që ajo ka një formim anti-Berishë në gjithë hapat e saj në jetë, si gazetarja më agresive e gazetës “Koha Jonë” deri më 1997, e persekutuar nga Berisha, dhe më pas në rrugëtimin e saj si pedagoge e studiuese, por mbi të gjitha si mendje e lirë.

Nuk ka asnjë sforcim dhe as që mendohet dy herë t’i thotë Berishës “ik p…” edhe në sy.

Lajmet e tjera pastaj duhen parë nëse janë të rastësishme, aksidentale apo të menduara mirë nga Basha si provokim.

Fillimisht duhet parë nëse botimi në blogun e RD, ka qenë si provokim për të testuar reaksionin që ngjall kërkesa për largimin e Berishës, apo nuk e kanë lexuar fare.

Komentet poshtë lajmit janë tërësisht agresive dhe linçuese për të. Madje njëra nga komentueset, në përpjekje për të treguar sa e rëndë ishte ajo që kishte shkruar, i kujtonte një Godole “tjetër” të vitit 97 kundër Berishës dhe e krahasonte me të. Ajo është zonjë, ajo, dhe është shumë e mirë.

Më tej duhet parë sa e menduar është zgjedhja e Lulit, si e ka organizuar si provokim, apo si alibi për të mos e sulmuar më Berishën.

Dhe të gjitha këto aludime më venë dëm e ngjaj si idiot, kur mendoj që Lulzim Basha ndoshta se ka njohur fare kush është Jonila, por ka menduar meqë është tek Instituti i Studimit të Krimeve të Komunizmit, me siguri është antikomuniste dhe e persekutuar. Ndoshta as që e di që e ka propozuar PS aty.

Kjo pastaj i tejkalon gjithë hamendjet tona që lodhemi kot të kuptojmë skemat e Lulit. Ai më 97 ka qenë emigrant dhe jetonte me gruan dhe kunatin nga një familje enveristësh, dhe as ka idenë pse turfullojnë ato gratë e shkreta të mitingjeve për Berishën.

Por dhe nëse është kështu, pra dhe nëse stërhollimet e mija për Jonilën si eksperiment social kundër Berishës, janë kot, pasi Luli as e ka ditur fare këtë, përsëri tregon se Luli vlen si kryetar në PD.

Vlen edhe si idiot. Këtë eksperiment për shembull, rrallë guxojnë ta bëjnë nga ata që duken si më të mençur e më trima.

16 komente në “Eksperimenti social i Lulit me sekretaren Godole”

  1. Nesipi says:

    Mero djali. Te lumte pena. Te urojme shendet e si gjithmone mendjefresket. Nje fjale nuk mund t’i heqesh shkrimit.

    1. afrimi says:

      Shume mire o Nesipi. Shume bukur i thua, por si nuk i thua qe po per Kete Rame Madheshtine, Mbretin e shqiptareve, Pronarin e shqiperise, Don Kishotin a ka ndonjehere ndonje kritike ky Mero Zgjebaraku?

    2. Këlyshët e Komunistit Sali që po mbysin PD says:

      Nesip, është e vërtetë.
      Mero Baze eshte pena me e mprehte e gazetsrise shqipetare.

    3. k says:

      Flini rehat se maloku nuk largohet me dëshirë dhe dipllomaci.
      Ka shumë prona të vjedhura nga familja e korruptuar” non grata” për të mbrojtur.

    4. Tasipi says:

      Me lot kam qeshur Mero. Te njejtat mund te shkruhen dhe per Ramen qe nuk eshte idiot po eshte aq pa kocka sa vepron si Luli.

  2. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Luli nuk ka aq tru sa e thua ti Mero….
    Rd e ka botuar qe ti bej gropen godoleshes qe lulashi e caktoi pa e ditur qe ajo do mbante kete qendrim….
    Lulashi me kete ka bere karakiri dhe do i shkoj berishes me brek te lagura ti kerkoj falje

  3. Bato says:

    Sben vaki se do perdoret nga Luli si manekin.Godole shpejt do ja dhj..s Lulit e kryesise. Besoj se do ndahen pa mbushur vitin. Eshte natural e saj, integriteti qe zotron e pavarsia. Ka qene e mbetet grua e lire, e njoh mire se kam punuar dikur me zonjen.

  4. Valbona says:

    Nuk jam plotesisht dakord me ty Mero,Godolja kerkon falje per krimet e komunizmit,aludon per PS, -en,por nuk thot asnje fjale qe ato krime i vazhdoj Saliu dhe pd ne mender demokracine e pas 90!

  5. Lanabreges says:

    Kjo Godolja nuk ka shume ndryshim nga llapaqeni Fitim Zekthi,dhe ne shume raste i afrohet kryellapaqenit Gjek Gjonmarkagjonit.

  6. Sali Trimi says:

    Mero, eshte hera e pare qe gabon.
    Ata qe bejne eksperimente zakonishta jane shkencetare apo njerez te zgjuar. Basha nuk eshte shkencetar, por debil ne shkence . Debilat ne shkence nuk merren me eksperimente ne shkence por jane zgjuar ne dobiclleqe. Pra te lutem prano se Basha nuk po ben nje eksperiment me Jonilen. Ai thjeshte po ben nje dobicllek te zgjuar.
    Kjo levizje e Bashes, thjeshte pershkruan gjendjen e mjeruar te tij. Thjeshte dhe shkoqur, Basha praktikisht ndodhet ne kete situate: Mut te bashkohet me Saliun kunder Amerikes, bajge te bashkohet me Ameriken per tu distancuar nga Saliu.
    Cfardo qe te beje Basha ai luan me humbjen. Po u distancua me Saliun, fundi i tij i ‘tmerrshem” eshte sot. Saliu ka aq shume te dhena per Bashen sa do e varrosi te gjalle ne dhe. Ai edhe ne praktike ka fuqi “ekzekutive” ndaj Bashes. Me njerzit e tij dhe me zgjedhjet e fundit ai e shkarkon Bashen ne mbledhjen e pare. Pra Basha eshte i mbaruar po doli kunder Saliut. Cdo gje qe ai ben e ka te kordinuar me Saliun…
    Po u bashkua me Ameriken fundi I tij do jete me I ngadalshem. Ai do ‘vdese” bashke me reputacionin e PD, por kjo duket si “vdekje” me e embel per te, sepse shtyn kohen e fundit te tij…
    Me nje fjale Basha eshte bashkuar me Saliun per te ruajtur “bythen e vet” dhe jo se eshte kunder Amerikes. Ai do deshironte qe Amerika te “varroste” Saliun dhe Basha te mbahej mik i saj. Ne gjuhen e filmit kjo do quhej “Mision i pamundur”, sepse amerika ka axhenden dhe menyren e vet dhe nuk varet nga deshirat e Bashes qe thjeshte jane endra me sy hapur.
    I ndodhur ne kete situate te veshtire per te, Basha si prototip qe “te genjen edhe per oren”, mendon se duke zgjedhur kete Jonilen ne nje vend te dukshem, do genjeje Ameriken se Basha eshte me Ameriken. Ai eshte kunder komunizmit dhe pro me te perndjekurit politike. Ai ne bisedime me Ambasadoren Amerikane, me siguri kritikon Berishen dhe mbeshtetesit e tij, por i shton asaj se ai nuk ka mundesi qe te distancohet nga Saliu, sepse ai ka mbeshtetje te madhe ne PD.
    Qe te mos zgjatem shume, mendoj se Basha bllofon. Ai e lka prere bileten pro Saliut sepse Saliu “ja pret koken ne moment” dhe bllofon me Jonilen qe ta perdori emrin e saj kunder Saliut, para Amerikes…Me kete zgjidhje Basha ka zgjedhur interesin e tij para atij te PD dhe Shqiperise.
    Ne kete mesele, e vetja dicidure per mua eshte se si eshte e mundur qe kjo Jonila e ka pranuar kete oferte. Me sa duket Basha “fshiu bythen” me Bujar Nishanin qe donte te rrezonte Bashen si “mbrojtes” i Sali Berishes dhe e zevendesoi ate me Jonilen qe do te rrezoje Saliun duke perdorur Bashen. Si Nishani ashtu dhe Jonila gabojne. Fati i Saliut dhe Bashes eshte cimentuar ne momentin qe Saliu e zgjodhi ate si trashegimtarin e vet. Kjo eshte teme tjeter por historia fillon nga UMNIKU….

  7. Draper dhe Cekan says:

    U bera dhe une i persekututuar politike qe kur shava dullen dhe gazetaret e lepirjes
    Q robte eshte ngjall enveri

  8. NjeQytetarOptimist says:

    E beri per sy e faqe Mero. Ti tregoj Ambasadores qe une ne parim jam qe ta heqim, por s’kam c’fare ti bej.. Eshte i pafuqishem Mero. Eshte kukull e tij. Luajne lojen e njeri-tjetrit derisa ketij vete ti rrezikohet pozicjoni i karriges vetem nga ndonje kercenim Spakor apo Ambasador. E ka ne dore dhe Saliu ligjerisht duke e mpleksur me familjen e tij. Ky do vendos te mbaj Saliun sepse i dalin te palarat qe s’dine njerzit se sa ato qe jane publike. Sigurisht ka frike te humbase 10-12% gomenjte e verber te elektoratit te Saliut. Ajo 10-12% jane gangstera qe edhe vet Basha ja ka friken. Ajo parti ka akoma nje perqindje te vogel banditeske por shume te rrezikshme. Eshte frikacak nuk ben per lider ai.. Nuk eshte parti e c’liruar. Nuk flet njeri dhe me veprimin e djeshem, ngushtoj lakun e fjales. TEMA E RENDESISHME: I bej thirrje qeverrise ta marri shume seriozisht versjonin Delta. Jam i vaksniuar me J&J dhe u infektova. Eshte shume ngjites dhe merr masa per maska plako jo me ahengi e dasma. Eshte versjon virusi i fuqishem dhe megjithese une i vaksinuar (tek 40-tat), pata nje kohe te veshtire per ta kaluar.. Ka dhe side effects akoma mbas kalimit te saj. VAKSINIM I DETYRUESHEM SEPSE PERFUNDON NE SPITAL.. Ky versjon eshte serjoz dhe po s’morre masa, te shkon situata jashte kontrollit..

  9. Flutoro gamori says:

    Kontributi me i madh i Godoles ne gazetarine shqiptare ka qene ai artikulli andej nga viti 1997 ku shkruante e pershkruante si qepeshin vajzat ne maternitet per t’u dukur serish te virgjera.
    Mesa duket edhe ne Pd e kane ftuar t i retushoje serish virgjerine politike kesaj partie te shpartalluar.

  10. Kozmo says:

    SI MUNDET VALLE TE EMEROHET NJE GODOLE NGA BASHA, PA MIRATIMIN E BERISHES????!!!
    GODOLE, ESHTE ME SHUME SOCIALISTET E RAMES, SE SA DEMOKRATET E LULIT TE VOCERR. KA DICKA QE NUK SHKON. ?‍♀️?

  11. nishani says:

    Aty rri mero, tek fjalet e fundit. Luli eshte idiot, byth mut dhe frikacak. Po te ishte serioz ja thote vete Berishes ate qe tha Godole, por eshte pa bythe dhe shtylle kurrizore.

  12. Jeta says:

    Valbona I agree with you.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje