Lulzim Basha ka një shans të rifutet në politikë

5 Shtator 2021, 21:21Editorial TEMA
Lulzim Basha ka një shans të rifutet në politikë

Nga Mero Baze

Tani është vonë të zbojë Sali Berishën nga Grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Është vonë t’i thotë tani se kjo është parti e Lulzim Bashës dhe jo e tij. Është vonë po ashtu të vazhdojë të gënjejë dhe SHBA, edhe Berishën duke i thënë secilit atë që dëshiron.

Më 10 Shtator, Berisha do të hyjë në parlament, do të ulet në krye të rreshtit të PD dhe do të dominojë imazhin e PD në parlament me atë stil që e njohim të gjithë. Një nga arsyet pse Basha dogji mandatet ishte dhe kjo.

Është vonë që Lulzim Basha t’i tregojë atij se është zgjedhur kryetar i PD për herë të tretë, se në fakt nuk është e vërtetë. Të tri herët është emëruar prej tij.

Por Lulzim Basha ka një rrugë që të shpëtojë veten dhe PD, dhe të rihyjë në politikë.

Më 10 Shtator në vend të Sali Berishës ai të deklarojë dorëheqjen e tij si kryetar i PD, për të mos futur PD në konflikt me SHBA dhe t’i bëjë thirrje PD, të zgjedhin një kryetar të ri, i cili duhet ta ketë opsion qëndrimin ndaj Berishës. Është ajo që i kërkuam Lulzim Bashës dhe rivalëve të tij, ta bënin gjatë zgjedhjeve të fundit.

Personalisht kam shkruar se rivali për kryetar në PD, ende nuk ka kandiduar, pasi ende nuk kishte dal një kryetar që ta kishte opsion të qartë qëndrimin ndaj Sali Berishës.

Fshehja si struci e Lulzim Bashës dhe iluzioni i kritikëve të tij se sulmi ndaj Berishës u hiqte votat, e bëri atë garë, një emërim të ri të Sali Berishës.

Më 10 Shtator Lulzim Basha ka shansin të rifutet në politikë me këmbë të veta. Dorëheqja nga posti i kryetarit të PD dhe rihapja e garës për ta ndarë PD, pro apo kundër Berishës, është e vetmja zgjidhje politike, që e shpëton nga sikleti i të komunikuarit me Berishën dhe SHBA.

Ai po të dojë, le të kandidojë prapë si mbështetës i Berishës, apo si kundërshtar i tij. Mjafton të jetë i qartë. Ai dhe të tjerët në garë do të përballen një ditë me këtë problem dhe ai që do të guxojë të përballet me qartësi, do të mbetet në politikë.

Sali Berisha mund të diktojë kryetarin e ri, atë që do të jetë me Sali Berishën, por ai e ka të ardhmen aq sa e ka Sali Berisha. Pas kësaj, edhe SHBA e di më mirë se çfarë duhet të bëjë me partinë e Berishës dhe çfarë duhet të bëjë me kundërshtarët e tij. E vetmja gjë që nuk funksionon, është kjo sjellja sikur nuk ka ndodhur gjë e Lulzim Bashës, e cila merr më qafë dhe PD dhe Bashën, por natyrisht dhe Berishën. Epitafit të tij si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe vjedhës familjarisht, i pareve me korrupsion prej pushtetit, mund t’i shtohet dhe ndonjë fjali tjetër, që mund ta avancojë në lista dhe më të rënda nga ato që publikon Departamenti i Thesarit. Dhe atëherë për Lulzim Bashën do të jetë edhe më vonë, pasi do t’i duhet t’ia paguajë në “cash” zyrën, në qendrën e biznesit, pasi quhet financim i një aktiviteti kriminal.

21 komente në “Lulzim Basha ka një shans të rifutet në politikë”

  1. Jeta says:

    E lexova, sh mire ja keni thene Mero, po kam bindjen se Basha nuk ka kellqe ta beje ate per keto dite, kur ra squke deri tani. Mgjt nje opsion…

    1. Zeni biri Qenit says:

      Ha ha Basha dhe Berisha po presin procesin e nisur nga avokati francez kunder qeverise amerikane.Po presin gjithashtu qe kriminelit Berisha ti mbushet mendja top qe eshte kriminel.
      Pas kesaj pritet qe Basha te dale me nje deklarate zyrtare ku te shprehet se krimet e Saliut i ka nxitur dhe frymezuar Rama. Per kete arsye Saliu duhet te vdese si deputet dhe mundesisht ne foltoren e parlamentit duke mare neper goje si plakat e liga ministret socialiste.

  2. Lloji says:

    Basha mezi po pret sa te vdes nga natyra Berisha se ndryshe nuk jua mban asnjeriu ne qenefin e PD

  3. Jimi says:

    Mero ! Sa e thjeshte, Basha te japi doreheqje!? Po ti kujton se Basha nuk e ka menduar e tentuar nje gje te tille? Po ti e di ate barcaleten !
    Baba kam zen nje hajdut.
    Sille larte !
    Nuk vjen.
    Leshoje !
    Nuk me leshon.
    Berisha o iken me gjithe Bashen e PD-n, ose nuk iken fare. PD nuk eshte parti politike, por eshte nje klan mafioz qe drejtohet nga Don Berisha !

  4. fcb says:

    Merro, ti prape nuk kupton , je shume i trashe , ta kam thene dhe here tjeter , pamvaresisht se ti i lexon por nuk i publikon postimet e mija ajo qe dua te te them eshte, si mund te jape doreheqjen nje Kryetar Partie kur akoma nuk e di qe eshte Kryetar, ai do e marre vesh qe ka qene Kryetar kur ti marrim Makinen , pra Merro ziu , edhe sikur ta dije qe eshte Kryetar ska mendere te dorehiqet pa urdherin Tone!
    SB

  5. Taulant says:

    Edhe po e beri kete qe thua ti Mero, do ta beje nese e urdheron Berisha! hahahahahahah Gelltit nje luge corbe te prishur dhe vjelle tere jeten. Ky eshte luli o Mero, skllav per jete i berishes edhe mbas vdekjes nese vdes me pare se lulushi.

  6. gjeramadhi says:

    pd, jashte ligjit, parti terroriste

  7. Luli I vocerr nuk rritet says:

    Mendim i persosur per kedo qe don dhe din te beje politike por kujt ja thua Mero,,
    Ky debil prandaj eshte zgjedhur nga pushti berishe sepse loz me te si macja me miun para ngrenjes,,,

  8. Doni says:

    O Mero nuk e kuptoj se si thua bashuqi te kete shans. Nje injorant, vrases hajdut, tradhetar ……..ky monster nuk duhet te jete fatevi ne politike Por ne burgggggg. Vetem nje tufe maskarenj , frikacake pa shtylla kurrizore I lepihen e qendrojne me te . Po te ishte burre nuk I merte ere berishacic ne ………

  9. Mero ti mire ben qe meresh dhe me Lulin , dhe per te miren e tij i thua t’e ike , per te tjerat mos e lodh lapsin kot , Luli eshte hija e Berishes , keshtu qe po iku ai , Luli nuk ekziston me politikisht , TRASHEGIMTARE (pasues) jane te tjere .

  10. xhoxhi says:

    Tani në partinë demokratike ka mbetur llumi i llumit d.mth njerzit më ta papërshtaçëm për të drejtuar këtë parti.Kjo duket qartë se Basha megjithse ka humbur kaq herë ai përsëri qëndron atje si kryetar d.mth reth tij janë njerzit e Berishës dhe njerzit e tij dhe kështu të tjerët ose kanë ikur vetë ose janë larguar nga Basha me urëdhërin e Berishës.Kështu për mua ska zgjidhje tjetër përveç krijimit të një partie me të vërtetë të djathtë dhe miqtë e Berishës e Bashës do mbeten me gisht në gojë dhe do shuhen vetë sepse nuk do ti votojë askush…

  11. Balle per Balle (pa Taulant Balle ne mes) says:

    Me 5 shtator stadiumi Elbasan Arena shijoi fitoren ne ndeshjen me Hungarine…dhe gallaten ne Dronin “Taulant Ballen e do Elbasani”!
    Dron i sponsorizuar nga Gjergj Luca, administratori i Fish City ne pronesi te Edi Rames.
    Ne Fish City Balla kishte Shtabin Elektoral ku strehoheshin gjithe elementet ne kerkim nga policia, pjese e stafit tij.
    Me leket e Gjergj Luces u blene 21 mije vota per Ballen, gje qe nuk i pelqeu aspak Timonierit Rama.
    Dron per nje mediokerr si Balla, per ate sere qe Timonieri i ka quajtur “Rilindas” !

    1. Balla Balliu dhe Ballisti says:

      Behet fjale per Berishen ketu ke ndonje mendja apo tja fusim kot?

  12. Ard says:

    Basha e ka vendin ne burg e ti na thua te rifutet ne politik.

  13. jaku says:

    Si mund te vazhdoi ne politike…..??
    Vjedhja e 250 mil. Euro dhe 4 te vraret ne bulevard u harruan….!!!

  14. qytetar says:

    Lere Mero….
    E menderose !
    Nostalgji per PeDen…..
    Lulka eshte Fatkeqesi kombetare.
    Nje kamarier tipik Aertpotesh.

  15. saliu says:

    Mero. Mendimi juaj eshte mese i drejte. Madje Basha duhej ta kishte dhene doreheqjen qyr kur humbi zgjedhjet ne 2017 se tani me 2021 po e po. Por ky eshte burracak dhe frikacak. Nuk eshte nga ata burra qe e ben kete levizje. Eshte pa shtylle kurrizore.

  16. specialisti says:

    Te shohim cfare do te ndodhe me 10 shtator.
    Berisha mandatin e deputetit e ka ne xhep.
    Per vete faktin qe vendimin e SHBA, e ka kontestuar ne gjykate, nuk mund te ndodhe qe ai te dorezoje mandatin.
    Kur te krijohet grupi parlamentar i PD, do te shikohet qendrimi i Bashes dhe Berishes.
    Deri atehere cdo gje eshte enigme e ne dore te Berishes.
    Flas ligjerisht .

  17. Gri says:

    Z.Mero!
    Edhe nese Basha e bene doreheqje N, por edhe tani, Bashes i ka mbetur vetem nje rruge, te sqaroni te kaluaren e tij, qe nga 2005. Pra rruga e vetme e tij eshte vetem drejte SPAKUT.

  18. qeveria e zhytur ne llumin e deshtimit says:

    Borxhi Publik aktualisht me i larti i 30 viteve.
    Borxhi i Jashtem per 2020 u shtua me 1 Miliard Euro.
    Vazhdimi i dacibaove akoma me Berishe eshte perpjekje struci qe fsheh koken por bythen e ka zbuluar.

  19. Patrioti cam i M...Bazes says:

    Or Mero Baze or analist anti opozitar i perjetshem! Nga sot nisi dhe rritja e cmimit te bukes i vetmi qe kish mbetur pa rritur.. Rritje rrogash e pensionesh as jane pare as kane nderment te shihen ne horizontin Rilindja!
    Zotrote ke ndonje gje per keto apo ta kane sharruar gjuhen e te kane rrasur ne goje nje kasete “Fajin e ka Saliu” te kendosh si papagall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje