Nga Mero Baze
Sali Berisha po bën përpjekje të jetë sa më i paqartë pas vendimit të Lulzim Bashës, për të mos qenë pjesë e grupit parlamentar të PD. I kapur në befasi dhe “i prerë në besë”, siç mundohet ta paraqesë pozicionin e tij, ai ka premtuar të kundërpërgjigjet “me të gjitha mjetet statutore”, me qëllim që t’i kthejë PD-së sovranitetin e cenuar.
Berisha po bën kujdes të mos ketë asgjë të qartë në veprimet e tij, as në hapat që do të ndjekë, me qëllim që gjithsecili të kuptojë ç’të dojë nga fjalitë evazive të tij.
Atij i leverdis që kush duhet të trembet, le të trembet, kush duhet të frymëzohet, le të frymëzohet, kush duhet të hutohet, le të hutohet.
Por cilat janë mjetet statutore dhe ç’lidhje kanë ato me hakërrimat e tij publike apo ndërsimin e bandave të lavazhit të PD kundër mbështetësve të Bashës, që ai po përdorë “për t’i kthyer PD-së sovranitetin”.
Së pari, përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar nuk është një problem midis tij dhe PD-së, por është një problem midis tij dhe grupit parlamentar.
Berisha gënjen kur akuzon Bashën se ka shkelur statutin e partisë, kur ka vendosur përjashtimin e tij pa konsultë dhe pa vendimmarrje forumesh. Përkatësia në grup parlamentar është çështje e vullnetit të deputetit dhe e vullnetit të grupit parlamentar.
Ajo deklarohet në fillim të legjislaturës dhe mund të modifikohet rrugës, në çeljen e çdo sesioni të Kuvendit. Kjo çështje rregullohet nga Rregullorja e Kuvendit dhe jo nga statuti i partisë.
Për Kuvendin, vullneti i grupit shprehet nga kryetari i grupit parlamentar, ndërkohë që mënyra se si kristalizohet ky vullnet, me konsultë, me mbledhje, me debat, me delegim apo me përfaqësim, është çështje e brendshme e grupit dhe nuk trajtohet nga Rregullorja.
Që Berisha të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së duhet që ai të nënshkruajë deklaratën e përkatësisë, sikurse duhet që Alfred Rushaj t’ia përcjellë sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit këtë deklaratë, në emër të grupit.
Nëse Berisha kërkon të jetë medoemos pjesë e grupit, atëherë ai betejën duhet ta bëjë në grupin parlamentar dhe të mos ushqejë mbështetësit me ëndrrën e “luftës” në Kryesinë e partisë apo në Këshillin Kombëtar.
Beteja në grup parlamentar jo vetëm që është instrumenti legjitim për Berishën, por është potencialisht edhe më rezultative.
Berisha e ka shumicën dërrmuese të deputetëve të grupit ushtarë besnikë të tij, përfshirë Alfred Rushajn, kryetarin e grupit, sikurse ka për vete të gjithë kamikazët e pagojë e të pamend që shquhen gjithmonë rreth tij.
Berisha mund ta fitojë debatin në grup, ose së paku të përçajë grupin, duke marrë me vete pjesën që i duhet për mbijetesë.
Pse Berisha i shmanget kësaj beteje fitimtare?
Për këtë, shpjegimi më i afërt është se atë e tremb rezultati i mundshëm i saj. Berisha nuk e do fitoren, nuk do që të jetë pjesë e grupit parlamentar, nuk do që të rikthehet në qendër të vëmendjes së DASH-it.
Berisha preferon më mirë ta shohin si “hero” të vrarë nga dyshja Basha-Rama, viktimë e pabesisë së “birit” shpirtëror, me Amerikën të qetë e të kënaqur, se sa të dalë ngadhënjimtar mbi “armikun” Basha, ta përzërë këtë të fundit dhe të rimarrë kontrollin e Partisë, me Amerikën që lëshon rrufe mbi të.
Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit, se llogaritë i dalin më mirë kështu.
Në mbështetje të kësaj hipoteze qëndron së paku dëshmia e Bashës, i cili i kumtoi grupit se përjashtimi i Berishës është zgjidhja më e mirë për Berishën dhe familjen e tij.
Por këtë gjë e shpjegon shumë mirë edhe vetë sjellja e Berishës dhe e mbështetësve të tij në grupin parlamentar, të cilët në ditën e debatit nuk kërkuan në asnjë rast rrëzimin e vendimit për përjashtim, por “kritikuan” rëndë vetëm procedurën e tij.
Asnjë nga mbështetësit e tij nuk insistoi në mbrojtje të Berishës, nuk kërkoi mbledhje forumesh, nuk protestoi, nuk bllokoi sallën, nuk kërkoi, as imponoi votimin në grupin parlamentar.
Asnjeri nuk bëri asnjë përpjekje që të rrëzonte vendimin. Vetë Berisha kërkoi vetëm që grupit t’i kumtohej se ai nuk ishte dakord me vendimin. Asgjë më shumë.
Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar i PD-së ishte tronditja më e madhe politike përgjatë lidershipit të Bashës, “vendimi i jetës së tij”, sikurse deklaroi vetë, e cila çuditërisht as frymëzoi, as reflektoi asnjë gjest tek deputetët zhurmëmëdhenj të PD-së.
Ata deputetë që për Lindita Nikollën grisën kolektivisht dhe me mllef të gjitha fletët e votimit, për përjashtimin e Berishës nuk grisën dot as faqet.
Së dyti, Berisha ka dy ditë që paralajmëron lëvizje statutore kundër Bashës, por nuk ka nxjerrë nga goja asnjëherë fjalën mocion shkarkimi për të.
Mocioni i shkarkimit është statutor, por është edhe logjik, nëse besojmë “gjëmimet” e Berishës kundër Bashës.
Fakti që Berisha refuzon ta artikulojë këtë gjë, shpjegimin më të afërt e ka tek pesha e frikës, se mocioni i shkarkimit mund të kthehet në bumerang vrastar për vetë Berishën.
Edhe në mbështetje të kësaj hipoteze qendron përsëri dëshmia e Bashës kur i kumtoi grupit se i dërguari amerikan atij i kishte thënë shumë më tepër nga ç’ishte ai i gatshëm të rrëfente.
Ajo që Basha e Berisha dinë dhe që refuzojnë ta rrëfejnë, me shumë gjasë është ajo që e detyron Berishën të mos i kundërvihet realisht përjashtimit dhe Bashën të mos ketë frikë realisht nga shkarkimi i tij.
Pjesa tjetër është teatri i zakonshëm, me të cilin në Shqipëri janë mësuar të ushqejnë turmat.
Dhe ajo që e detyron Berishën të mos i kundërvihet realisht shkarkimit nga Basha është nevoja të duket një viktimë dhe ndëshkimi ndaj tij të ndalet këtu.
Ajo që di Basha që të mos ketë frikë realisht nga përjashtimi i Berishës, është pikërisht kjo frikë e Berishës dhe mbështetja amerikane që ka për t’ia bërë fytyrën “dhe më zi si këpuca”. Ndaj kanë ndalur këtu e po bëjnë sikur po luftojnë.
Lusim Bashen qe te kursej familjen Barisha. Te ndeshkoj vetem Saliun.
Kurse familjen Berisha ta dergojn ne kampet e internimit, por jo ne Rodon!
Te na rroj i gjati!
Pjese nga filmi serial shqiptar ” Bejme sikur zihemi”
Burdello me aktoret e famshem “shalgjati” dhe “Gjumashi”
Behet fjala per mafie shqiptare, klane , dhe korrupsion ne nivele shume te larta
FundI? Shume larg!
Analize perfekte! Si gjithmone deri ne sadizem. Ja u grise fytyren/masken pa kaluar 24 ore. I pameshirshem je!
Mbeshtetsit e tij nuk protestojne se e dine qe kjo eshte nje loje ,ose nje ndeshje miqesore qe bejne sikur luftojne me njeri tjetrin qe tja hedhin usas…
Lulashi shpeton nga akuzat qe ka se ka pranuar verdiktin e amerikes….
Amerikanet perkohesisht heshtin.
Edi e me PS ju leverdis loja luftash duke nxitur edhe perkrahesit e vampirit komunist sali qe ta marin per te vertete perjashtimin e vampirit…
Vete vampiri e mban luften te hapur me ca cecene kurse drejtesia ben sehir e hesht dhe i kerkon prova amerikaneve sikur keta jetojne ne planetin mars dhe nuk dine se cka bere vampiri
Nuk eshte se “po ja hedhin USA-s. Jane dakord te gjithe me kaq,edhe amerikanet, qe berisha boll qe te spostohet dhe… le te lehe ca, sepse duhet te beje ham-ham per ata qe duan ta degjojne. Mero Baze e ka zberthyer sakte, ne skemi c’te zbulojme.
Kjo pune e Sali Kermes nuk duhet lene ne mes te rruges.Çeshtja e ketij Zorzopi duhet te mbyllet njehere e mire ,duke dhene hesap per te gjithe krimet dhe maskaralleqet Familjarisht.TUNG
Ing . Mero !
Si gjithmone i llogjikshem .
PRANGAT NJE PALE PRANGA NE DURT E BIRISHES NA SHPETOJNE TE GJITH NESH NGA KJO KUFOME POLITIKE.. TE TJERAT JANE BERIHAJ.
Mero, je i madh ! Shkaterrues dhe asgjesues. Ndryshe nga Rama qe “respekton” traumen e kundershtarit, ti , edhe ne emer te gjithe sa kane pritur fundin e Berishes, po i kendon atij ” autodafe-n”, apo ” kuluvallahun”. Pena TOP!
Shkrim inteligjent. Se ngandonjëherë Mero ta shpif duke iu qepur dikujt me gurë nê trastë. Por kësaj rradhe i ka vënë pikat mbi “i”.
E ka spjeguar qartê dhe plotësisht “lojën”.
Ti i njef mire keta horra dhe ja u çjerr masken gjithmone
Ben shume mire qe i demaskon.
Keta jane palaço armiq te popullit shqiptar
Kot thonê se nuk i gjenden kêmbét gjarpérit !
E “kuptoj” shkrimin tuaj. Se ju Mero e parashikuat shume mire c’do ndodhte te premten. Ja fute kot atehere!
Po ja fut kot tani! Po puna eshte se helmimi i mendjes se te gjalleve, sipas teje, ne shqiperi vazhdon.
Puna eshte se Berisha ka si moto: Me mua, pra me Berishen, fitojne te gjithe. Edhe ti je nga te paret, padyshim.
SPAK-u është koha e fundit kur duhet të veproj,e ka për detyrë ligjore spaku që vrasësit e hajnat të cilët i shkatërruan jetën shqiptarëve të i hetoj dhe të i dërgoj para drejtësisë.Le të çjerret ky maskara iritues deri sa të lodhet por SPAK-u nuk ka më çka pret.Janë zërat e gjithë atyre viktimave që i ka shkaktuar ky monstrum ,që e thërrasin SPAK-un të veproj.
Per kete ceshtje Merua me Kreshnik Spahiun jan me afer realitetit,”lufta”midis Saliut me Lulin eshte nje loj miqesore me rezultat te paravendosur,qe te fitojne te dy duke ja hedhur Amerikes dhe shqiptareve,shqiptaret nuk e han kete, po amerikanet? Te shohim!
Ajo qe po ndodh eshte teatri i radhes i kurdisur nga Birisha per te zgjatur agonine e vdekjes politike, ne pritje te ndonje mrekullie hyjnore. Ate qe beri Basha eshte nje skenar i shkruar dhe urdheruar nga Saliu, basha thjesht beri rolin e aktorit, apo zbatoi urdherin e komandantit. Skenari do te vazhdoje me lincimin e lulit nga berishistet, provokimin e zgjedhjeve te reja per kryetar ne PD (mbas dorreheqjes qe do te jape lulushi) dhe perfundimisht do te krijohen 2 parti njera me nje kryetar te ri (jo birisha) dhe tjetra me lulushin, por qe te dyja te kontrolluara nga ulkonja plake! Duket si skenar filmi por keshtu do te jete! Ka shume mundesi qe disa deputete te PD-se dhe ata satelite si Shehu, Idrizi, Dule etj, te krijojne nje grup me vehte parlamentar per te qene sa larg eres se qelbur qe do kundermojne grupimet politike te lulit dhe birishes. Amerika vetem sa do te qeshe dhe nderkohe do ta shpalli non grada edhe lulushin.
No comment!
E gjitha kjo që po ndodh në PD është një flakë kashte. Dalëngadalë Berisha do largohet vetë nga jeta parlamentare. Do shkojë rrallë e më rrallë në sallën e kuvendit, e për rrjedhojë do t’a lërë vehten në harresë. Normalisht, me atë që i bënë, ai nuk mund t’a ngrejë më kurrë kokën. E gjitha kjo sepse ai kurrë nuk pati në konsideratë thënien në ungjill:. ” Mos i bëjë kurrë tjetrit atë që nuk do dëshiroje t’a bënin ty”. Berisha po korr atë çka vetë ka mbjellë.
MERO JAME DAKORTE ME JUVE ,PER NGA KRAHU I GJYKIMIT ,PORE NGA ANA E QEVERISE PERSE NUKE FLETE KY KRYEMINISTERI ,QE MORI KAPAKUN DHE TEPSINE.PERSE E HOQI GRAMOZ RUCIN NGA GRUPI PARLAMENTARE ?????
PERSE NUKE DISTANCOHET NGA KRIMET E BERISHES ,DHE TA SHPALLI SI NJERI JO TE DENJE PER TE DREJTUAR ISTITUCIONET ,APO PER TE BERE PJESE NE ISTITUCIONET PUBLIKE???? PERSE NUKE I DREJTOHET GJYKATES PER TA GJYKUAR ,DHE TE DERGOJE ME VENDIM PARLAMENTI?????
APO PO PRETE SE SI DO PERFUNDOJE LOJA ME RUCIN ,BALLEN ,BRACEN ,SEFGJININ E ELBASANIT ,DHE PASTAJE TE NDREQI PAZARET E TJERA.KY ESHTE I PARI QE DUHET MARRE ZVARRE PER VRASJEN E 21 JANARIT,DHE JO TI SHPALLI DESHMORE SE MORI PUSHTETIN. KRYEMINISTER ME I PABESE SE SA KY NJERI AI POPULL NUKE KA PARE.
Berisha eshte i falimentuar politikisht.
Basha e mori vendimin ka Amerikanet nga mbas.
Basha fitoi nuk ka me kthim mbas.
Amerikanet tani do shpallin ‘non grata’ shume minsitra te Rames si Gjiknuri,Ahmetaj,Beqaj etj.
Berishen do qe ta mbaj te gjalle politikish vetem bastardi kryeminister .
Me ikjen e Berishes e kane radhen tani dy ndyresirat Rame&Meta.
Amerikanet e din sakte ku Rama ka depozituar 1 miliard eurot e vjedhura.
Ashtu si kane informacionet edhe per Meten .
Rama poshtersia mbi toke qendron ne pushtet vetem nga prezenca e Berishes .
Por tani i jane shkurtuar ditet bastardit .
Ka per te perfunduar si Gedafi e te korruptuar te tjer qe mendonin se do mbeteshin te perjetshem.
OTaulant , e mori provimin motra ore ???
Mero djali,kësaj i thonë tërhiq,po mos e këputë.
Në gjuhën e shahut kjo quhet Pat.
Asgjë e re nga beteja e Saligradit.
Kjo gjendje agonie do zgjasi disa kohë,deri sa turmat e irrituara të qetësohen
dhe ta kuptojnë që e gjithë kjo që po ndodh është vetëm një lojë me maska!!!
Askush, e përsëris,askush nuk është i interesuar që Ai të dënohet.
Sepse Ai është me kuptimin e plotë të fjalës, Nyja Gordiane!!?
Po u zgjidh kjo nyje do shpërthejë qelbi keqë?
Edhe vetë dajo Samiu nuk duket se e ka shumë seriozisht.?
Lëmshi i krijuar aty është kokolepsur aq keqë sa as rahmet pastë gjyshja ime,
që shquhej dhe admirohej për qetësinë e sajë nuk e zgjidh dotë?
Kannë ngrënë të gjithë nga ajo çorba e prishur,po jo nga një lugë,
poooor nga një kazan??
Kush shpreson për një Nürnberg të dytë do të zhgënjehet.?
Mero si gjithmone nje skanim i sakte.
E gjithe zamallahija eshte nje bloof berishjan.
Askend te mos e genjeje mendja se partija aktuale demokratike mund te kete nje element te vetëm minimal demokratik.
Te gjithe pa perjashtim jane skllever te bindur te shpellarit Viçidolas.E gjitha nga fillimi deri ne fund eshte nje tragji komedi,eshte nje farse e paramenduar nga mendja diabolike kondraverse vetem e nje njeriu te çmendur me emrin Salih.
Por ne asnje moment te mos harojme se me keto ment ishin dhe Sadami dhe Gadafi.Ju kujtohet si i gjeten dhe prej nga i nxoren,nga vrima e miut . Te dy diktatore te rralle,te dy shtetesh me potencjal te fuqishem ushtarak.Prandaj me dy fjale mund te themi:
Dardha e ka bishtin mbrapa.Salih s’te ben derman njeri.
E tha mire Kreshnik Spahiu. Eshte nje loje me njeri-tjetrin asgje tjeter. Terhiq e mos keput.. Asgje s’ka per te ndodhur. Do rrij pas ne cep te Parlamentit sepse kujton se i duhet stema e deputetit.. Do shkerrmoqet gradualisht. Uroj mos te vdese dhe te shohi stuhine e vertete qe po i vjen.. Me pelqen ajo shprehja qe i pershtatet tani: Ariun une e shoh dhe di c’fare ti bej, por c’ti bej atij krimbit une qe e degjoj qe gerryen gjithe naten dhe te ze tavani nen te.. Mos vdis Sali, rri aty gjalle te shohesh..
Ju bejme me dije se, eshte vene ne skene dhe po shfaqet ne teatrin politik te Tranes SHQUP drama me dy akte “Shembja e Idhujve” Me skenar dhe regji te DASH, ku ne rolet kryesore luajne aktoret me fame boterore, Sali Berisha, ne rolin e Qoftlargut, Lul Basha ne rolin e Eunukut, si dhe shum aktor te tjere te spikatur te galerise se SHQUP-it, nuk mungojne Babalet dhe kakalet. Pas aktit te pare, se shpejti do te cfaqet edhe akti i dyte. Ju bejme me dije se vendet jane te kufizuara, prandaj nxitoni te blini biletat! Cmimi eshte i kushtezuar nga kerkesat e spektatoreve, prandaj nxitoni drejt sportelit per tu pajisur sa me pare me bileta! Ju siguroj se eshte nje cfaqje qe ka per t’ua rritur adrenalinen ne maksimum. Shikim te kendshem!
Eshte vetem nje loje midis Bashes dhe Berishes .Por ata nuk po bejne gje tjeter vetem po poshterojne vehten e tyre.Po i vjen fundi dalngadale . Shtiruni ,shtiruni…………………………………………
po saliu eshte ikenaqur te jete ne parlament.as i duhet g fare grupi parlamentar i pd.por ben sikur ju be pabesi.asgje.ai ben viktimen qe mos te marri denimet e radhes.prandaj rrinte ne parlament si maci i gjitonit.gjysem i ulur dhe gjysem ne parlament.frika e tij eshte perjadhtimi nga parlamenti.tani ai eshte i lumtur dhe i dermuar.
Berisha do beje katarsis ne PD, sic beri dikur Nano ne PS, i cili ne fund rezultoi bllof.
Berisha e ka seriozisht ate ‘levizjen” , nuk genjen!
E rendesishme eshte sa do genjehen mbeshtetesit prej kesaj “levizje” e ti shkojne pas.
Ushqimi i preferuar i BERISHES : Mish njeriu i pa gatuar , per pije , Gjak njeriu i fresket . Deshirat e kenaqesite : Lajme , informacione me vdekje e horror SHQIPETARESH , po same shume te jete e mundur si dhe zhdukja pa gjurme e kundershtareve pwr cdo aresye .Ai ka ne hije dhe shume te ngjashem qe skermitin dhembet ne sherbim te tije , po ne shoqeri e publik shfaqen engjell e popullor .Vigjilence Shqipetar .
I mbetet gazetarise shqiptare- nese existon – me i kerkuar Reekeri cfare ishin keto dokumente e cfare permbajne per Berishen e te na tregoje pse ia tregon Bashes e jo popullit shqiptar apo prokurorise shqiptare!
Edhe per dokumentet per Bashen apo Ramen duhet te presim edhe nja 50 vite tjera nga Amerika, qe na le si popull ne meshire te ketyre grabitcareve?!
Deri kur?!
Te kam zili inteligjencen !
Mbaj nje kokerr hurdher ne xhep …te pelcasi syri i keq!
Ne kete rast ,i ndihmon …se nuk dine se c’bejne .