Berisha do vazhdojë të jetë “ëngjelli” mbrojtës i Bashës

10 Shtator 2021, 19:38Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Të gjithë ata që sot janë në anën e Sali Berishës, disa të keqardhur dhe shumica tjetër mbështetës të tij, janë duke menduar se si do të shkojë fati i betejës së tij me Lulzim Bashën. Për të qenë të qartë për fatin e kësaj beteje, duhet të biem dakord se çfarë tipi udhëheqësi është Lulzim Basha.

Deri më sot ai ka qenë një përfitues i shkollës së Sali Berishës, një udhëheqësi autoritar, që ka përjashtuar në historinë e tij politike 35 deputetë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka shkarkuar kryetarin e partisë, duke mos e lejuar të hyjë as në mbledhje, ndërkohë që ishte kryetar partie formalisht, është rikthyer kryetar partie dhe ka zënë zyrën në shtator 97, ndërkohë që PD kishte ende formalisht një kryetar, dhe më pas ka krijuar një kulturë politike të mos përfilljes së rregullave apo normave demokratike brenda partisë.

Nëse e doni Lulzim Bashën, ithtar të Sali Berishës, duhet të pranoni se ai duhet të aplikojë shkollën e tij politike dhe nëse zbaton parimet e shkollës politike të Sali Berishës, fati i betejës është i qartë. Sali Berisha nuk ka më vend në Partinë Demokratike.

Ai që kërkon rregulla, statute, vendimmarrje dhe kolegjialitet, është duke përsëritur klithmat e dëshpëruara të Neritan Cekës, Gramoz Pashkos, Preç Zogajt, Petrit Kalakulës, Abdi Baletës, Eduard Selamit, Bashkim Koplikut, Alfred Sereqit, ish-Genc Pollos, ish-Genc Rulit, ish-Dashamir Shehit, ish-Arben Imamit, Uran Butkës, Ilir Rusmalit, Spartak Ngjelës, Gilman Bakallit, Sokol Olldashit më 2013, e më pas Jozefina Topallit, Astrit Patozit, Ridvan Bodes, Majlinda Bregut, e deri tek këta të fundit.

Ai i ka përçmuar ata që kërkonin rregulla, statute partie, rregullore dhe të gjithë perjashtoheshin duke nxjerrë tek dera Sali Lushën.

Lulzim Basha mjafton të jetë sa dhjetë përqind e Sali Berishës i padrejtë dhe Sali Berisha e ka të humbur këtë betejë.

Nëse e doni Lulzim Bashën demokrat, që pasi është zgjedhur prej Sali Berishës siç e përshkruam më lart, pasi ka spastruar nën bekimin e Berishës gjithë partinë, pasi e ka mbushur partinë me njerëzit e vet jopolitikë, që as u shkon mendja kush është Sali Berisha, pra nëse e doni që ai të transformohet brenda ditës, siç e duan armiqtë e tij, atëherë ai do të mundet, por mjerisht në PD nuk është se do të vijë demokracia, por do të vijë sërish Berisha.

Ndaj që të mundi Sali Berishën, Lulzim Basha është i dënuar të sillet si Sali Berisha. Është pak a shumë konflikti mes Perëndimit dhe ISIS apo talibanëve, të cilët përdorin demokracinë e Perëndimit për t’i bërë gjëmën atij, ndërsa në vendet e tyre sundojnë me dhunë dhe pa rregulla.

Lulzim Basha nuk ka ndërmend të bëhet demokrat dhe mos ia kërkoni këtë, sidomos në emër të Sali Berishës. Sali Berisha do të jetë ëngjëlli mbrojtës i tij në këtë betejë, me shkollën e tij politike autoritariste, me shembujt e ndyrë që ka dhënë gjithë jetën ndaj kundërshtarëve, dhe mbi të gjitha me investimin që ka bërë për të spastruar gjithë PD-në me duart e Lulzim Bashës.

Nuk ka ndodhur ndonjë dramë e madhe. Thjesht sot i ka ardhur radha vetë atij. Per tete vite ai ka qenë i sigurt duke u treguar demokratëve nje lule artficiale ne krye te PD, te cilën bënte sikur e ujiste. Tani thjesht ajo çeli lule, pasi dhe durimi i luleve artificiale ka kufijë me sa duket. I ka ndodhur pak a shumë siç mund t’i ndodhë djalit të tij biznesmen, që i ka vendosur tokat e vjedhura në bregdet në emër të shokëve të ngushtë, që të duket sikur nuk janë të tijat dhe dikush prej tyre mund t’ia mbajë tokën tani, duke thënë është e imja me letra. Siç po ja bën Luli me partinë. Kështu është dhe historia e Bashës me Berishën.

Basha ka një aleat dhe një shembull se si mbahet zyra dhe çelësat e PD në këto raste. Ai është shembulli dhe shkolla e Sali Berishës. Ai është nxënësi i tij i mirë. Thjesht pas 8 vitesh, ka ardhur dita të fillojë punë si mësues, në shkollën “Sali Berisha”.

12 komente në “Berisha do vazhdojë të jetë “ëngjelli” mbrojtës i Bashës”

  1. Trak Tor says:

    Degjoni Salibanet kur therrasin me urrejtje: Poshte Amerika.

    https://www.youtube.com/watch?v=49wJV5ArRUc&t=1s

    1. Taulant says:

      Kujt i plasi trapi per Ameriken.
      Cfare beri 30 vjet ne Shqiperi ????
      Asgje.
      Mbas 30 vjetesh vendosi te largoj Berishen por Ram 1miliard dollar hajdutin kur do ta largoj?
      Beri ne Afganistan nje vrime ne uje sepse mbeshteste njerez super te korruptuar tamam si ne Shqiperi.

      1. ben says:

        Basha kishte vetem 3 rruge .
        1. Te mos pyeste nga presioni i sorosit dhe kimetes dhe te ecte perpara dhe keshtu do behej lider dhe njeri i forte ,duke maksimalizuar votat ,ne zgjedhjet e radhes e kishte te sigurt fitoren.
        2. Duke mos perballuar presionin sorosian ,duke ngelur 1 burre i forte jepte dorheqjen. Dhe nuk do merej me njeri me bashen as amerikanet as demokratet as njeri.
        3. Te bente kete qe beri. Duke treguar se diku ka ngrene 1 luge corbe te prishur. Me kete akt humbi mbeshtetjen e pothuajse gjithe antaresise se PD, u tregua bythec dhe legen. Edhe sikur ta mbaje dhe pak kohe postin qe ka ai nuk njerez qe ta votojne. Shkurt nuk ka asgje.
        Thjesht zgjedhja e bashes ishte me e keqja e mundshme. Amerikaneve dhe ed rames nuk do ju duhet me sepse nje jeri pa mbeshtetje nuk i duhet kujt, demokratet do e pebuzin dhe do e peshtyjne, opininoni dhe historia do vleresojne si kryetari me legen i historise se partive shqiptare.
        Eshte komplet 1 kopje akoma me legene e lym murizit.
        Me keq se kaq nje njeri nuk mund ta denigroje veten.

  2. Unfortunately says:

    #Bashaik

  3. Prind says:

    Kreshnik Spahiu ka te drejte, po luhet nje teater i madh midis tyre:
    Se pari po ruajne njeri-tjetrin, kjo eshte e vetmja rruge qe te mos ndeshkohet Basha ( per dosjen qe i ka Amerika dhe atij).
    Se dyti , vetem keshtu mund te behet kalimi i partise nga Basha tek Berisha, me gjoja sikur u inatos Berisha do sfidoje Bashen etj, apo duke testuar sensibiletin e elektoratit te djathte me gjoja marrveshjet Basha Rama , me qellim daljen e Bashes nga politika pa u prekur nga rrufete amerikane.
    Zot mbroji shqiptaret nga mafia politike qe i mban peng prej 30 vjetesh.

  4. Astrit says:

    Ne shkrimet e tij Baze vazhdimisht kishte dyshime qe Basha nuk ishte realisht kryetari i PD por Saliu. Sot e shoh qe ka ndryshuar mendje. Basha e ka bindur qe eshte kryetar i partise me te madhe opozitare. Sa te rrojme do mesojme!

  5. RETROSPEKTIVE says:

    Modeli “Berisha” eshte ne te gjithe partite politike shqiptare, pa perjashtim!
    Jane te gjithe parti Autoritariste ku te gjithe kryetaret kane kryer ritin e te shkelmuarit te rivaleve (kujtoj Ben Blushin, si nje per te gjithe)
    A mos valle nuk e shpalli der “Armik populli” Edi Rama ate Kryetarin e Bashkise Vlore Dritan Lelin vetem se nuk ju bind te kandidonte per deputet ??

    1. Taulant says:

      Jam shume dakort me mendimin tuaj.
      Mos harro qe Rama e bleu vendin e kryetarit te PS-se me parate qe beri si kryetar bashkie.
      Partit ne Shqiperi jane organizata kriminale te cilet drejtohen prej oligarkeve .
      Imagjino partin Socialiste qe drejtohet prej krimineleve te tille si Ahmetaj,Gjiknuri,Beqaj ku secili ka vjedhur te pakten 50 milion euro.
      Kryetari i bandes super hajduti Rama qe ka depozituar jashte te pakten 1 miliard euro.
      Spaku ketyre nuk ka cfare t’ju bej por shpresojm qe te zhduken familjarisht nga semundjet te renda mbase i vret perendia thote populli.
      Aq shume vuajte po i sjellin vendit.

  6. dhembeli says:

    Edhe nje here qe Luli u be burre ,…e zune te tijte me gure !
    Saliu e mori tullen ne koke nga Amerika, Luli beri gati shtratin e topit… per t’a percjelle !
    Saliu e do deputetllekun (partine) si cader, per t’u mbrojtur Politikisht) nga shiu e suferina e ” dimerit” qe po vjen ,ndersa Luli i thyen bishtin e cadres..!
    Se ketu nuk merret vesh ! Do te merren me hallin e Saliut dhe do te dalin te kullosin bar anes Lanes,
    apo do te merren me hallin e Partise, qe te kujtohen pas ca vitesh edhe per hallet e Shqiperise !?
    Ka nje fjale te urte qe thote; “Beme baba te te ngjaj”. Zanatin Luli e mesoje nga Babai Sali… se si t’a thyej bishtin e cadres (ombrelles), biles duke i rene pas koke.
    Tani problemi ka mbetur tek “guximi”i Lulit qe, nuk mblodhi shoket qe t’ja thyenin se bashku bishtin cadres …pas koke ! Do te marri lavdine vetem qerratai !
    Tre dite zgjat kjo pune ,…sikurdohere ketu tek ne .

  7. Fitorja says:

    Mero, i sakte, me vizion te qarte. Luli duhet ti kete ne tavoline shkrimet e tua, qe te drejtoje partine, ndryshe, Saliu do ta coje ne rruge.

    1. Taulant says:

      Nuk ka me force Saliu te bej asgje.
      Edhe dhendrrin Saliut Luli ja hoqi nga keshilli kombetar i PD-se.
      Aq sa beri Nano kur e rrezuan nga Partia.

  8. Eniljano says:

    Ca lesh luli thua Merhum,kjo eshte e gjitha loje e berishes,basha thjesht eshte spikeri i lajmeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje