Të premten nuk do të ndodhë asgjë e re

8 Shtator 2021, 19:32Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëritën sot paralajmërimet për një Parlament ku nuk mund të jenë pjesë persona që gjenden në “Listën e zezë” të Qeverisë amerikane, duke nënkuptuar “qëndrestarin” e fundit të kësaj liste, Sali Berisha, i cili refuzon presionin amerikan.

Në qendër të debatit publik janë vendosur sjelljet e çuditshme te Lulzim Bashës, heshtja e tij ndaj këtij debati, “sëmundja” e babait apo vjehrrit për të mos marrë pjesë në mbledhje, dhe mbi të gjitha faktet e bëra publike se ai ka shkelur një pakt me diplomatët amerikanë në Tiranë, rreth kësaj çështje.

Në të vërtetë, shumica e debatit është e përqendruar tek fakti perse hesht Basha dhe jo pse po reziston Sali Berisha. Për këtë arsye të gjithë mendojnë se meqë e premtja do të vijë, ai do të ketë një ditë që nuk ka nga t’ia mbajë.

E vërteta është se të premten nuk do të ndodhë asgjë e re. Lulzim Basha dhe Sali Berisha do të jenë të dy në Parlament, ambasadorja e SHBA në shenjë proteste do të mungojë në llozhën e Parlamentit, ndoshta të njëjtën gjë do të bëjë dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luljeta Bozo do të hap Parlamentin, Edi Rama do të marrë mandatin e kryeministrit, dhe mezi do të presë ngritjen e Berishës në podium që ta akuzojë…

Natyrisht që do të ketë një reagim të fortë të SHBA pas kësaj, do të ketë një izolim të Partisë Demokratike, do të ketë deklarata të zbehta të disa njerëzve brenda PD që do të vrasin mendjen si të shpëtojnë nga Berisha pa u lagur, por në PD nuk do të ndodhë asgjë.

Lulzim Basha do të vazhdojë të jetë kryetari i saj, Sali Berisha do të vazhdojë të jetë tutori i saj, SHBA do të vazhdojnë të jenë kritikët e mëdhenj të saj, Edi Rama do të vazhdojë të jetë përfituesi i madh i saj dhe jeta do të vazhdojë.

Të gjithë ata që mendojnë se Lulzim Basha do ta pësojë në fund prej kësaj, gabojnë. Në fund Lulzim Basha do humbasë zgjedhjet e radhës dhe do t’u thotë të gjithëve natyrisht me zë të ulët, që e humbëm dhe këtë prej Doktorit. Por meqë atë nuk e heqin, tani demokratët duhet të mësohen të durojnë dhimbjet e humbjeve prej tij.

Kështu në finale të gjithë ata që mendojnë se Lulzim Basha do të gjejë ndonjë arsye se si të zbojë Berishën që të fitojë, gabojnë.

Ai e ka Berishën një arsye përse mund të rrijë kryetar, edhe pse nuk fiton dot.

23 komente në “Të premten nuk do të ndodhë asgjë e re”

  1. Sunitet nuk bejne shtet, lloji i kafshes..... says:

    Sepse ne asnje vend arab nuk funxionon DHIMOKRATIA,kshq…. gezuar ramazonin!

    1. Grek i mire vetem nje grek i vdekur says:

      Shko mer ti merr janullen se po te shkerdhehet te semafori.
      Moterqire grek.

    2. Realisti says:

      Debil i frustruar. Grekëqir

  2. FCB says:

    Do te ndodhe qe cke me te Merro, do te ndodhe ajo qe Sali Berisha nuk e rruan trapin per asnje, do te ndodhe ajo qe Ambasadorja e SHBA nuk merr pjese ne hapjen e punimeve te Kuvendit sepse kshu do Sali Berisha , do te ndoodhe ajo ajo qe Edi Rama nuk e bllokon dot me gjithe votat qe ka pjesemarrjen e Sali Berishes ne Parlament se nuk ja mban bytha , pra Merro Sali Berisha na doli me ter mend sich tha Ambasadori Amerikan, Burre Shteti.

    1. Ja pafshi hajrin "burrit të shtetit" says:

      Pikerisht, fale atij burrit të shtetit do rrini në opozite edhe 4 vite të tjera ju të PDhit. Ta gezoni ?

  3. altin says:

    Mos prania e ambasadores te USA e ambasadorit te BE do te interpretohet nga te dy krahet politike:
    – e majta: nuk erdhen per shkak te Berishes “non grata”;
    – te djathtet: nuk erdhen se nuk njohin Parlamentin e dal me votat e vjedhura.
    Kush e zgjidh kete enigme??????
    Ne Shqiperi ka me shume analiste se popullesi e nodshta do ta zgjidhin enigmen.

    1. Rrumpalla says:

      Shumë thjesht, shumica parlamentare nuk duhet ta votoi në komisionin e mandateve dhe sali haleja ha mutin e vet. Por nl rastin konkret duket se Edi Rama e do sali hakenë aty që të qëndroi vetë sa më gjatë në pushtet.

    2. Mondi says:

      Parlamentin e njohen ata Po ti do e kesh patur koken tek bytha vicidolsit dhe nuk e ke ndjekur declaraten e ambasades amerikane .

    3. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

      Kete enigme e zgjidhin vetem analistet e bllokut dhe te familjes si ljubovici,bushati gjyshit e cim shpellar peka.
      Sa me fat je mor edi rama qe ke saliun qe tall trapin me ne dhe ti e ndersen per te fituar pike dhe te mos meret njeri me ty

  4. Enkelejdi Juaj says:

    Merhum, do te ndodh ajo qe ti druan me shume, Berisha do dale dhe do te te tregoje shifrat e sakta te parave publike qe mori djali jot daun per “studime” ne Londer, por qe e vetmja gje qe beri eshte punesimi ne televizionin tend.

    1. Mesila palma me enkelin says:

      O enkelejd cami (e di qe nuk je gruaja e mesiles) po mesila doden mos ta ka mbyll lulashi te kalaja dodes se nuk po ndihet edhe nuk u zgjodh ne ndonje forum te partise dhjerokrate

  5. Tersi says:

    U rroftê “burrshteti” dhe vazhdoni ti hani kakardhilet ramés duke bêrê upuzitê !.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Qesharak, ma prit Saliun gati-tu tek shkallet e Parlamentit. Madje ndihmoje qe te nxjerri trupin e tij te kerrysur si krrabe nga Benzi. Floket me kena, kollarisu si dhender dhe hajdeni te luftoni korrupsjonin huh xhan..

  7. Ladi says:

    Grande Mero – fantastik komentusi Altin.
    ???????

  8. Unfortunately says:

    Drejtesia eshte vullnet politik! Kokoshi nuk ka bythe te marre pergjegjsi dhe te marre vendime, nuk ben dot shtet. Per kete arsyhe te gjithe fshihen pas fustanit te ambasadores.

    Fjales turp i ka humb kuptimi ne shqip, nuk di cfare ti themi tjeter kesaj. Partia qe fitoi mandatin e trete me shumice votash, kryeministri i trete i kesaj partie lejon hapur qe ligji te shkelet me te dyja kembet ne kuvendin e Shqiperise dhe askush nuk flet. Te gjithe merren me nje plak te cmendur nga mende e kokes do hyj apo nuk do hyj, do i nxjerr provat apo jo ambasadoria.. askush nuk merret me ligjin!

    What the f.ck o kokosh !!!

  9. dyli says:

    Mero je gjigand…. ???

  10. orwell says:

    Jane bere me se bajate artikujt e Meros i cili per mbi te dhjeten here ka ndezur fishekzjarret se Berishi e hengri nga Amerika dhe per cudi ai ka dale me i forte se “tigri prej letre”
    .
    Ka vetem dy opsione:

    1-Salihi meriton nje permendore me te madh se Enveri apo Zogu se po sfidon Ameriken dhe i vetem trim ne lufte..

    .2- Ose te mendojme qe kjo komedia e fundit e ‘NON GRATA” apo ‘KRIMI i ndryshimit te ditelindjes jane nje skenar si ekpertizat e FBI me te cilen segmente bbiberishiste ne Washington ( qe menaxhojne politiken me klasen drejtuese ne ate vend) i servirin per Dirty Job.
    .
    Mendoj qe biberishistet ne Amerika qe jane “power-full” deri te Kimja apo Spaku (pse jo te Rama Meta & Basha) i bejne keto komedi kriminale jo vetem per te eklipsuar krimet Berishorrit por dhe per ti ngritur moralin PD qe eshte drejt shperberjes..pra duke e bere Biberishen si Trim I jutbines qe mposhti Ameriken me deshire te saj.
    .
    Nese administrata amerikane iku nga Talebanet e Kabulit pas 20 vitesh lufte me to ..ndryshe po ndodh me Talebanin e Vicidulit i cili mbrohet hapur per 30 vite nga segmentet qe thame me lart qofte dhe duke e sulmuar me Non Grata apo ndryshim ditelindje per te harruar superkrimet e tij.
    .
    Keqardhje per Meron ( dhe shume vuvuzele te shtypit) qe akoma mendon se Berishalja eshte problem i Shqiperise..Te pakten nga Gerdeci dhe me shume pas 21 janarit 2011 Salihi eshte problem i Amerikes jo vetem se e prune nga Beogradi ne 1991 me Rajersonelezet e tyre por se p e mbrojne me cdo kusht edhe duke perdhosur nje komb te tere qe euro-atllantiket i pritem si Krishti ne vitet 90 dhe sot e shohim veten te varur ne Salitar dhe te infektuar nga Virusaliu qe doli me i zi se Murtaja e Korones…qe vetem Spakimeroja nuk e sheh..

  11. Dr Berisha do hyje si TRIUMFATOR ne salle , KUVENDARET , do e presin me duartrokitje e ovacione , Luli do i paraqite forcen ( po qe se eshte me raport , Gazi ) , Paloka , Strazmiri , Gjekmarkaj , do vrojtojne kush nuk duartroket , dhe me kulmorja ,Tritani do e prese me nje tufe lule LUSHNJE !

  12. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    Unë personalisht,Mero djali, nuk do merem me supozime se çfarë ka për të ndodhur,por çfarë duhet të ndodhi.
    Asgjë tjetër përveç arresimit të personit emrin e të cilit vetëm kur e përmend shkakton dhimbje!
    Dhe kjo duhet të ndodhi para derës së Parlamentit,në mënyrë demostrative,në mënyrë që mesazhi të kuptohet qartë,
    ligji qëndron mbi të gjithë.
    Kjo do të ishte zgjidhja ideale.
    Mer një grup kommandosh të përgatitur dhe të maskuar,që Kulish Agroni, të mos ketë mundësi të mari hakë, duke i dërguar për gjah si Kosta Trebicka,apo si Olldelja,që AI i niste me helikopter në Itali dhe fatkeqsisht helikopteri rrëzohej dhe hidhi hekurat!
    Boll më me ktë teatër majmunësh, e lagu, se lagu
    Shumë është shumë!
    Boll me këtë kërmë që qelbi dynjanë.
    Tumori duhet shkulur me rrënjë.

  13. Nje mergimtar says:

    Basha nuk mund te veproj kunder Berishes pasi eshte shume i perlyer me bemat e tij.Kryeminister Saliu,minister teritori Basha,prishet mbikalimi tek Zogu i Zi,humbasin parate ne ndertimin e Rruges se Kombit, neneshkruhet marreveshja per faljen e detit nga Basha,minister i jashtem Basha,behet vrasja ne bulevard, mister i brendeshem Basha,behet tjetersimi i votave per kryebashkiak hapur e shume te tjera.Prania dhe protagonizmi i Bashes eshte pjese e gjithe bemave.Ne qoftese Basha do te bej levizjen me te vogel ,Ai do te akuzohet si fajtori kryesor i te gjithave. Ata jane si vellezrit siamez qe nuk mund te ndahen.Kjo eshte evidente edhe me disa persona te tjere qe kane qene bashkepunetor te afert te Berishes.

  14. kraja says:

    Mero. Edhe mund te ndodhe ashtu sic thoni ju, sepse ky njeri (Saliu) nuk ka as turp dhe as nuk skuqet dhe as nuk nxihet. Por, mendoni se SHBA nuk do ta zbardhe dosjen e tij dhe drejtesia shqiptare ta coje ne Rec. Ju mund te thoni dhe se kreu i SPAK-ut eshte komshi me ate ne Gjirin e Lalezit, kane ngrene e kane pire bashke dhe nuk mund ta arrestoje, por SHBA do ta lere te livadhise.

  15. Velo says:

    Saliu arrestohet të premten përpara derës së kuvendit. SPAK e ka prerë fletarrestin dhe sot në mbrëmje e dërgon në polici për t’u ekzekutuar nesër në orën 09.50.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje