Faleminderit Lulzim!

9 Shtator 2021, 20:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Për të gjithë ne që jemi të përfshirë në një konflikt politik me Sali Berishën në këto 30 vjet, ka vetëm një njeri që ka marrë hak për të gjithë ndaj Sali Berishës. Ai nuk është as kritiku i parë i Sali Berishës më 1991, as kritikët e Sali Berishës më 93, 95, 97, 99, 2005, 2007, e deri më 2021.

Secili prej nesh që është përballur me Berishën i ka dhënë diçka edhe Sali Berishës. Dikur i ka dhënë mbështetje si aleat e më pas i ka dhënë një rol në betejën me të si kundërshtar. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Sali Berisha.

Ai i ka ndihmuar armiqtë e vet të bëhen zëra të rëndësishëm të opinionit publik, të fitojnë respekt në shoqëri dhe ndoshta hera herës të marrin dhe pëlqimin e saj.

Ai vetë është bërë gjithnjë e më shumë idhull i një pakice radikale brenda PD, si qëndrestar ndaj gjithë armiqve të tij brenda e jashtë. Por gjithsesi ka funksionuar një logjikë kalorësiake në këtë betejë 30- vjeçare.

Ky rregull kishte kuptim deri sot në mbrëmje.

Prej nesër të gjithë ne që jemi përballur me Berishën, kemi një të ngjashëm, por jo të njëjtë me ne, që e ka poshtëruar Sali Berishën dhjetëra herë më shumë se ne, pa u bërë armik me të, por vetëm duke i marrë atij gjithçka, partinë, pushtetin, paratë, dhe në fund dhe dinjitetin.

Ai është Lulzim Basha. Ai është mallkimi i Sali Berishës për gjithë çka bërë me çdo kundërshtar në këto 30 vjet. Në fund të fundit tani është vetë ana tjetër e Sali Berishës, ajo që ai ka ëndërruar si duhet t’i kishte partnerët apo bashkëpunëtorët.

Ai është ana e errët e Sali Berishës, ajo që Sali Berisha ëndërron natën se si duhet të delegojë pushtetin diku që të ketë sërish Ai.

Lulzim Basha është modeli që ka në kokë Sali Berisha se si në politikë mund të gënjesh dhe veten, për të gënjyer popullin.

Dhe ja ku është sot.

Sali Berisha ka së paku një javë që përpëlitet, kërcënon, hakërrehet, zbutet, tërhiqet, bërtet përsëri, sulmon dhe të gjitha këto, që të marrë një përgjigje apo një shenjë nga Lulzim Basha, se çfarë do të bëjë me të.

Ai është i pamëshirshëm në ndëshkimin e tij. Nuk flet. I thotë kam “babin” sëmurë, një justifikim që e vret dhjetë herë më shumë atë që ka menduar se është babai shpirtëror i tij.

Të gjithë ne që kemi qene përballë me Berishën, secili i kemi bërë nga diçka për t’u ndjerë keq. Dikush e ka denoncuar si autoritar, dikush si antidemokratik, dikush si primitiv, dikush si hajdut, dikush nepotik apo tribal, por kjo që po i bën Lulzim Basha i tejkalon të gjitha çfarë i kemi bërë ne.

Ky po e poshtëron dhe po e detyron të zvarritet duke dalë ekran më ekran e gazetë më gazette, duke kërcënuar se po e hoqën do të bëjë namin.

Kë kërcënon?

Nëse është kaq i fortë, të shkojë në zyrë të Lulzim Bashës e ta kërcënojë, nuk ka pse telendiset rrugëve. Por me sa duket as atë nuk e bën dot.

Dhe sot ne kemi para syve, një politikan që ka marrë ndëshkimin më të rëndë në historinë e Shqipërisë, duke dalë nga politika me një epitaf të rënd nga SHBA si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit gjyqësor dhe përfitues i milionave duke vjedhur familjarisht lekët e taksapaguesve shqiptarë.

Dhe sikur të mos mjaftonte ky dënim, ka tre muaj që pret dhe dënimin nga Lulzim Basha duke u poshtëruar prej tij, duke e kërcënuar e pastaj duke u lutur, duke ju hakërryer SHBA-së që të dëgjojë Basha, e duke lëshuar mediet e familjes tij ta sulmojnë.

Më zi se kaq askush nga ne nuk do t’ia kishte bërë. Mund ta kishim vrarë, apo mund të na kishte vrarë. Por kështu zvarrë vetëm Lulzim Basha mund ta hiqte, pasi e vrau me dorë të amerikanëve.

Tani ka 3 muaj që Shqipëria pret ndëshkimin e Lulzim Bashes për Berishën. Dhe ai vendosi ta terheqë zvarrë. Faleminderit Luli, o Akili ynë!

29 komente në “Faleminderit Lulzim!”

  1. Cuku says:

    Mero
    Je fantastik

    1. TAFUT DERIRRËZA says:

      Në këto momente, Sali Berisha, mendon natë e ditë, pa gjumë në sy, vetëm për QELINË NUMËR NJI në burgun e Reçit. Nuk pjerdh Sali Berisha, për përjashtimin nga Luli Basha, mbasi vetë Ai (Saliu) ja ka shkruajtur fjalimin Lulish Bashës.
      Ndersa Ilir Meta, më keq akoma edhe se Sali Berisha, mendon për QELINË NUMËR DY, të burgut të Reçit.
      Me këmbë të mbarë SPAK-ut……
      Aferim e Amin….

      1. Lymi says:

        AMIN!
        Tani me rreggulla i bie ta kete rradhen Tosi dhe Like floriri po….ky Timonieri i Madh bashke me Tigrat e Mamicat e tij eshte kthyer ne emergjence…

    2. Lala i Lushnjes says:

      Mero me sa duket po tall koqet me tē dy!
      Hajt të paça!

  2. George says:

    Sali Berisha nuk do t’ia dije as per Lilzim Bashen e as per Mero Bazen:
    po qe puna per keta te dy, Doktor Mortja jeton 1000 vjet.
    Berisha ka 10 vjet qe nuk fle gjume rehat, por ngrihet naten si lugat,
    sepse i fanepsen ne gjume 4 demonstruesit e vrare me urdher te tij!

  3. Miradije Hoti says:

    Eshte nje arrangement midis Berrishes dhe Bashes
    Nese non grata hyne ne parlamente si deputet cfare lidhje ka nese eshte ne grupe me PD apo LSI ai do jete ne linje me PD
    Kjo eshte maskarade per ti hedhur hi syve Amérikes
    Ky duhet ndaluar te hyje ne parlamente dhe te arrestohet , pasuria ti sekuestrohet ky lloje teatri qe bene Basha eshte i peshtire .

  4. Iso says:

    Faleminderit Mero! Je i papare.

    1. afrimi says:

      Me nder qofshte dhe henkshi mutin tuaj. Lexoje komentuesen siper Miradije Hoti te kuptosh. Eshte vetem teater, Koqe

  5. Trak Tor says:

    Njerez qe gezohen qe Berisha nuk do jete ne grupin parlamentar te PD-se. O njerez ky kriminel e ka vendin ne burg. Nqs shoqeria shqiptare nuk e con kete bastard ne burg do te vazhdojme te jemi thjesht nje shtet i deshtuar.

    1. Alpi says:

      Mos shkruaj me Mero Baze!

  6. Tualet Palla says:

    Përsëri Edvin Llapa I bëri qole të gjithë. Me këtë rast I dha edhe Lulit një ” dorë” . Pasi vodhi zgjedhjet e mandatit te trete duhej nje histori qe te mbivendosej mbi skandalin e votave. Njekohesisht I kish premtuar Kimetes qe opozita do kthehej si dele ne parlament. Shpallja non grata e Saliut me ndihmen e Sorrosit ishte “mustaqe” perfekte. U harruan menjehere vjedhja e votave dhe cdo gje u reduktua (nga fake media shqiptare) ne cdo beje PD me SB, do hyje apo jo. Do hyje Berisha apo Luli do kundershtoje USA e me the te thashe gjepura byreku. Pra u harrua masakra e votave. Dhe njekohesisht humbja elektorale e Lulqimit. Dhe skenografia EDrames funksionoi. Te gjithe loqe. Edhe media perfshi Meron dhe Boleinon. Tani o burra çensura e temës ..Ore çfare vendosi PD?? Perjashtoi Berishën !! Mos..Do hyje ne 9.00 apo 8.55 ? Saliu do ulet perpara mbrapa apo lart ne tavan propozoi EDrama. Kjo eshte historia e re per javen qe vjen. Interesante që ja ka marre doren edhe Kimetja ketyre qokave te Edvinit. Dhe ben si platforme naive marketingu. ( tregu I orizit te kuq) çensura o burra ..

    1. Trak Tor says:

      O idiot qe ankohesh per censure tek Tema,cdo idiotesi e jotja dhe shokeve te tu shpellare postohet ketu.Megjithese ke shkruar nje mal me budalliqe pa dhene asnje fakt komenti yt nuk eshte fshire megjithese duhet fshire.

  7. Grida do lexoj esenini me shpellarin says:

    Ky intrigant e servil,e keqja e ketij vendi,ka bere kompromis me djalin e birsuar lulash….
    Ky kriminel do bej cmos qe ti ver zjarrin Shqiperise para vdekjes.

  8. Ladi says:

    Hahahahahahaha na knoqe Mero,?????

  9. Marco says:

    Ka nje muaj e gjysem qe Kreshnik Spahiu ka shkruajtur qe Berisha do perjashtohet dhe do jet deputet i pavarur .Besoj qe eshte loje midis berishes e bashes.

  10. Zotëri Baze po bën diversion edhe pse e din që ato që po i thot nuk janë të vërteta,por nuk ka gjë të keqe në ngase këto diversione janë normale në kurbën e jetës publike.Drejtësia duhet të filloj të veproj me ashpërsinë e ligjit dhe të gjithë vrasësit e hajnat të i dënoj për të gjitha ato vuajtje e shkatërrime që i kanë sjellur shqiptarëve.Ligji duhet të i hapë horizontin e jetës shqiptarëve.

  11. Parruca says:

    Kjo komedi luhet nen drejtimin e regjizor Birishes. Gjeten nje menyre qe edhe Luli te vazhdoje te drejtoje partine edhe Berisha te hyje ne parlament, edhe Kimja mos kete me se c’ti thote Lulit. Nga ana tjeter Edvini ferkon barkun sepse opinioni publik nuk merret me skandalet e tij por me komedine qe luhet ne thiatron e Shqupit.
    Moret vesh gje ju qe Rruga skandaloze Thumane-Kashar do behet, me parate e shqiptareve qe do lindin mbas 30 vitesh sepse e te sotmit paguajme borxhet qe ka marre Berisha. 340 milion euro per 20 kilometra rruge ne fushe!!! Edhe mbi det po ta kishin bere nuk do kushtonte kaq.
    Nderkohe qe shqiptaret largohen nga Shqiperia me nje ritem te krahasueshem vetem me ate te sirianeve dhe afganeve, Timonier i Madh ka shqyer portat e Shqiperise per siriane, bangladeshas etj. Beri ligjin, pershpejtoi dhe proceduat e marrjes se leje qendrimit. thjeshte i nxorri portat e Shqiperise nga menteshat qe te hyje kush te doje. Nuk e di se c’ka ne koke, por gojet e liga thone qe Sorosi Jr. e ka pjese te platformes se tij kete shqyerje. Atyre qe u duken si teori konspirative, le te kerkojne ne profilin Twiter te Alexander Sorosit dhe te shohin me syte e tyre. Dhe nderkohe opozita luan teater, Lulqimi aktron, Berisha ben si i indinjuar, Liken e ka zene halli se ka frike se i gjejne arkat me para Cash ne shtepi, Zeni vazhdon te jetoje diku midis ekuatorit dhe paralelit 30 grade bashke me shitesen e brekeve, Shqiperia lengon, shqiptaret diskutojne akoma buken (ne kuptimin e pare te fjales).

  12. Jamestown says:

    E bastardove Mero me Akilin tend (Arqilene)
    .
    Nese nuk e kupton qe eshte loje e piste e “garanteve nderkombetare te Ramadanit)” ke probleme me intelektin qe e ke nen zero..
    .
    Nese e kupton por shkruan per Horrin Hero Basha hallall benefitet
    .
    Eshte e 10 here qe kalon ne ekstaze dhe te nesermen mbledh gezhojat kur Salihi te hyj ne parlament si i pamvarur se nuk e ndalon as Amerika as Perendia..
    .
    Nese ju beni dallimin si Kimezerirat e Yurit midis kryministrit vrases te 21 janarit me ministrin e tij te brendshem je bere me meshire..
    .
    Ato amerikane qe merren me Shqiperine jane tejet te vonuar me plakushin e tyre Biberishe sepse eshte njelloj si nje zjarrvenes te pyllit ta denosh me perkedhelje kur pylli (shqiperia) eshte djegur komplet dhe me kete qe po behet sot eshte pshurrja e nje vendi te vdekur klinikisht..Me dhimbsesh Mero !

  13. NjeQytetarOptimist says:

    E bukur Mero.. C’ma hoqi Qesharaku..

  14. Sul Koburja says:

    Sali ke 2 zgjidhje: Burgun ose Vetvrasjen.
    Po te jesh burre malsie hiqja vedit,por te mungon burrnia.

  15. vezhguesi says:

    Dje ne mbremje nen regjine e kryekrimit Shqipetar Sali Berisha skuthi Basha mori nje vendim te perbashket me kryekrimin ,por qe e deklaroi ai!Ja si argumenton Basha vendimin:Babai s’ka rruge tjeter deri sa ne pushtet te vije PD e drejtuar prej tij ,ndaj me mire ashte qe ta perjashtoj tani (deklarata e tij vendim personal) dhe pastaj ta reabilitojme te gjithe si nje gabim qe eshte bere nga ana e ime dhe jo e partise!Me shpresen qe ai duhet te marre pushtetin duke e reabilituar kryekrimin Berishe perse jo deri edhe ne çdo demshperblim per cenim te personlitetit te tij!
    Ndaj mos u genjeni se Basha ka dale kunder por se ka bere nje levizje te detyruar per ta reabilituar me vone si figura me e madhe e partise se dallkaukeve.Ata jane nje ne vjedhje ,ne vrasje, ne tradheti e konspiracion,ndaj prisni dhe do shikoni!Sali Berisha eshte intrignti me i madh qe ka sot ky komb fale trajnimit qe “fabrika” i beri per 30 vite me radhe dhe qe kerkon ta flake siç falaku “Osama Bin Ladenin”!Ky ishte Bin Ladeni i Ballkanit.Thone qe skemen ia ka ofrue mendimtari i madh Al Bin Kurti!

  16. herkules says:

    Mero. “Akili” nuk e beri per ju, por per te ruajtur bythen e vet.

  17. Olsi says:

    Mero po te ishte per lulin e vogel , as qe do i shkonte ndermend, por amerika i tha lulit, o me ne lulo, ose e dinte vete luli, dhe luli e di qe nuk e ze me njeri me dore, se ata qe duan ta vrasin e dine mire qe do kene pune me ameriken. Prandaj ushtaret e saliut nuk po bejne asnje veprim se e dine qe ju vete droni te shtepia me poste, bravo luli vogel e nxorre me stil doktorin.

  18. askush nuk e ble dot te kaluaren e tij says:

    “Pet te gjithe Ne qe jemi perfshire ne konflikt me Berishen ne keto 30 vjet”…e hap shkrimin e tij Mero Baze sot me shpresen se te gjithe shqiptaret vuajne nga skleroza dhe nuk kujtojne vite e vite me rradhe se si Ky Mero Baze i thurte lavde dhe ngrinte ne qiell ate Sali berishe !
    Ndaj dhe Mero Baze eshte i fundit, po i fundit fare ama, qe mund te pretendoje luajalitet se paku ne raport me qytetaret e pa parti ne raport me ate Sali Berishe.

  19. labi says:

    O Mero me te vertete e ke marre seriozisht shkarkimin e Berishes nga vulhumburi Basha.kjo eshte nje loje nga ata qe i marrin Shqiptaret si ne vitet 90.Ishte gallate te degjoje analistet e aq me gallate te degjoje Harxhin,Kadilin,e te tjere qe jan larguar nga PD dhe mendojne te gjoret se i ka hequr Basha dhe bejne se nuk kuptojne qe ne PD akoma ligjin e ben doktori,dhe ata jane larguar me miratimin e tij.Ishin vene ne gare duke filluar nga me gomari Noka aq sa hyri ne zyre per te rrahur Bashen,e deri te kryetarja koperatives Topalli qe flisnin dhe me sa pash e besonin se i ka larguar Basha,ne kete loje Basha ka marr pamjen e nje femije qe fle gjume,e doktori si kretar i PD.Cudia ne Shqiperi ngjan 1 dite,jo si ne vende te tjera qe shkon tre dite,te shikojme gallaten e radhes te ish shpia oficerave,qe ka marr pamjen e shpi kapterresh te rendomte qe mendojne se po tallen me Shqiptaret,se Rama dhe Kim e njohin mire kete muzike.Me e keqja kesaj particke eshte se nuk e kuptojne qe Shqiptaret kane kohe qe i mbajne ne maje te hajdarit,Saliu i mendon te gjithe si Mul Noka e kompani e prandaj eshte bere trim e lufton me Ameriken,ndoshta e ndihmon dhe Sali Lusha me te birin.Ne kete rast Berisha nuk ka ci bej gomarit e i bie samarit duke bere se po sulmon Bashen.

  20. Gjergji says:

    Kur te falenderon Imer Baze tregon nivelin ku ka ra Luli

  21. Taulant says:

    N.q.s nuk prishet unaza Berisha-Nano-Meta-Rama nuk zhvillohet Shqiperia.
    Keta shkaterruan Shqiperin. Basha nuk e ka poshtersin e ketyre .

  22. t says:

    e vertete Taulat. Basha nuke e ka poshtersine e ketyre eshte me i keq se te 3 bashke

  23. N.VJOSA says:

    Medet, medet per medien shqiptare!…
    Ziejne gazeta, televizione pa pushim!
    Nje medie ca si zagare
    Per Salin nje kriminel pa diskutim…!
    ***
    Per Salin nje bythko Donkishot
    Lufte i ka shpallur shtetit fuqiplot
    Ky primitiv e bajraktar
    Dhe duart me gjak i ka larë…
    ***
    Medet medet kët’ zhurme se kuptoj dot
    Per Salo Kriminelin ordiner
    Per gjaksorin mashtrus fakte ka plot
    Plaseni ne qeli kete P l e h r ë…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje