Nga Mero Baze
Ilir Meta është përpjekur dje të prodhojë një procedurë të re “verifikimi” për listën e kandidatëve për ministra që Edi Rama ka bërë të njohur publikisht. Përmes një shkrese, ai i ka kërkuar Prokurorisë ta informojë nëse ka për ndonjë prej tyre informacione apo kërkesa për të iniciuar hetime ndaj tyre.
Jemi të qartë për dëshirën e tij për të legjitimuar aktet e mëparshme antikushtetuese ku ka deformuar vullnetin politik të fituesit, duke i refuzuar shkarkime ministrash dhe emërime ministrash të rinj.
Gjykata Kushtetuese u shpreh qartë pas kësaj, duke e detyruar presidentin të shprehet me dekret dhe jo me deklarata për shtyp rreth performancës së një kandidati për ministër.
Pra nëse ai mendon se dikush nuk e meriton, shprehet me dekret. Pastaj shumica e trajton dekretin e tij në Parlament si çdo dekret tjetër, duke respektuar vullnetin e saj.
I qartë për këtë fund pa lavdi që kanë përpjekjet e tij presidenciale për të diktuar vullnetin e shumicës, me këtë shkresë ai po përpiqet të tregojë se dhe procedurat e tij të mëparshme ishin normale.
Prokuroria ka zgjedhur t’i përgjigjet presidentit për kërkesën e tij, por në fakt nuk është e detyruar me ndonjë ligj t’i japë atij informacione për persona të zgjedhur, për shkak se po marrin një detyrë që ua garanton ligji.
Prokuroria dhe institucionet e tjera të vendit, e kanë gjithë të drejtën ta lënë pa përgjigje shkresën e Ilir Metës, siç pat lënë ai pa përgjigje kërkesën për dekretim të shkarkimit të Ditmit Bushatit apo emërimin e Gent Cakaj dhe Sandër Lleshajt.
E drejta kushtetuese për informim rregullohet me ligj të veçantë dhe ai mund të përdorë atë ligj.
Nga ana tjetër është e paqartë nëse institucioneve që u drejtohet presidenti janë të afta të gjykojnë se cilat janë kushtet që duhet të plotësojë një qytetar që të bëhet ministër apo që të mos bëhet.
Ne nuk kemi kritere specifike për një post të tillë që t’u referohesh nga pikëpamja ligjore, përveç kushteve që duhet të plotësojë çdo qytetar mbi 18 vjeç, që ka të drejtë të zgjidhet dhe të zgjedh.
Mosha është lehtësisht e verifikueshme, kurse për çdo cilësi tjetër ka institucione përkatëse që të japin informacion për dekriminalizimin, gjendjen gjyqësore, shkollimin etj.
Pra kërkesa të tilla janë spekulim propagandistik dhe tërësisht të pambështetura në ligj, por thjesht për të krijuar konflikt politik.
E vetmja gjë e re është se ndërsa më 2019 arroganca me të cilën i bënte këto gjëra ishte frymëzuese për djegie mandatesh dhe bojkot zgjedhjesh, tani është flakë kashte për t’u dukur se nuk ka ikur akoma nga Presidenca.
Është pak a shumë si diferenca mes Sali Berishës para dy vitesh, që me një të lëvizur të dorës nxirrte grupin parlamentarë të PD nga Kuvendi pa e pyetur Lulzim Bashën, dhe Sali Berishën e sotëm, që duket si plak i vetmuar rrugëve, që gjuan me gurë makinën e Lulzim Bashës.
arsyeja pse po rri urte Meta eshte garancia qe ka marre nga Gjykata Kushtetuese si dege e PD-LSI, qe nuk do shkarkohet si president dhe se do perseriten zgjedhjet lokale ne tetor 2021. Prandaj eshte qetesuar
Mire kete e kuptuam.
Ajo qe sna the : A eshte legjitime qeveria e re e dekretuar nga 1 preisdent i shkarkuar?????
Apo po firmosi per ramen eshte president, kur nuk do rama nuk eshte president.
Sa vend kargjoz qe jemi.
Nuk jemi vend karagjoz , por ti je karagjoz qe s’harin te kuptosh propozimin per shkarkim me shkarkimin ……jane dy gjera krejt te ndryshme , po se kuptove kot qe te vazhdosh te diskutosh …..u propozua , ” u hodh topi teGjykata kushtetuese ” ata nuk e kane mare vendimin per nje arsye ose tjetren , zhvillimet dhe jeta politike vazhdojne sic jane , me te njejtin President ti ke mbetur mbrapa …….kaq nuk e kupton ??????? Vere te punoje trurin e vogel …….
Fshatari medioker injorant, duhet shkarkuar urgjentisht dhe ti hetohet pasuria sepse është hajdut i korruptuar dhe degjeneruar.
Nuk ka asgje jo ligjore informacioni i kerkuar nga Presidenti.Vendimi i marre nga Kuvendi per shkarkimin e tij nuk ka pengese per ti kryer punet e presidentit.Me gjithe vendimin per shkarkim ,Ai vazhdon te jete ne detyre,prezumimi i pafajsise,i jep te drejte te kryej detyrat qe i takon.
Kërkesa për informacion e presidentit është jo ligjore për faktin se institucioni i prokurorisë speciale nuk është në varësi të tij që ti japi atij informacion. Me këtë duket sikur presidenti është akoma kryetar i KLD, e cila nuk ekziston më. Prokuroria speciale raporton gjetkë, jo tek presidenti. Por Likja nuk heq dot dorë nga futja e hundës në çdo vrimë.
Parlamenti e vendose ,dhe e shkarkon presidentin.Pnuke e dini ,pyteni Berishen si si i skarkoi Topin ,dhe prokuroren.Simbase jushe i bie qe parlamenti eshte vetem per te dekretuar presidentin ,dhe jo per ta shkarkuar.Po e pate shkarkuar parlamenti ,ai duhej te ishte zhdukur nga zyra e presidences.Jemi republike parlamentare ,te zevendesuar me ato te bananave te Afrikes.
Tamam si kryetaret ekooperativave qe duheshin informuar edhe kur do te behej nderzimi artificial i lopeve. Tip i nje bekfashiu fanatik mesjetar. President per te turperuar seline dhe simbolin e shtetit se vete nuk ka turp. Klloun.
Mero Baze bash Bolet ti i hangsh Ilir Metës.