Nga Mero Baze
Ka shumë pikëpyetje brenda grupit të vogël që i është bashkangjitur Berishës, por edhe atyre që e vështrojnë nga jashtë, se çfarë plani ka ai për t’u përballur me Lulzim Bashën.
Fillimisht Sali Berisha tha vetë se do të takojë demokratët në gjithë Shqipërinë dhe do të organizojë një referendum për të shkarkuar Lulzim Bashën, pas vendimit të marrë për nxjerrjen e Berishës jashtë grupit parlamentar të PD.
Pastaj u organizua takimi i parë dhe pas takimit Flamur Noka, si deputeti më me përvojë partie që ka shkuar me Berishën, tha se meqë statuti nuk parashikon referendum, dhe çudia ishte që Berisha nuk e dinte, ngaqë se ka lexuar kurrë statutin e partisë së vet, atëherë do mbledhin firma të mbledhin Këshillin Kombëtar dhe të ndryshojnë statutin, duke shtruar të drejtën për referendum.
Në të vërtetë, rruga ligjore për të ankimuar atë që ka ndodhur është t’i drejtohet grupit parlamentar dhe të detyrojë grupin parlamentar ta hedhë në votë a e pranon apo jo atë si pjesë të grupit.
As këtë nuk e bën, se nuk ka dëshirë të përballet me asnjë matje force në forumet e PD.
Qëllimi i vetëm i Sali Berishës këto kohë është të mos jetë i qartë. Ai kërkon vetëm të mbajë njerëzit të karikuar kundër Lulzim Bashës, duke u ofruar opsione të ndryshme, por jo ndonjë datë përballje apo ndonjë rrugë përballje.
Në një farë mënyre ai po kërkon të krijojë një klimë revolucionare kundër Bashës në parti dhe në opinion public, por jo të hakmerret apo të rikthehet diku.
Ai është i qartë se rikthimi i tij vetëm sa i bën keq më shumë atij e pastaj PD-së, ndaj nuk i hyn në punë. Nga ana e tij, Lulzim Basha e ka çuar deri në fund cinizmin e tij, duke deklaruar se pezullimi i Berishës është i përkohshëm, derisa të fitojë gjyqin në Francë, duke u tallur kështu me gënjeshtrën me të cilën Berisha tentoi të mbrohej javën e parë pas shpalljes së tij familjarisht në “Listën e zezë” të SHBA.
Prandaj të gjithë ata që kërkojnë që Berisha t’u tregojë se si do ta heqin Lulin, apo çdo bëjnë me Lulin, çdo bëjnë me referendumin, çdo bëjnë me statutin, çdo bëjnë me Këshillin Kombëtar, çdo bëjnë me Kongresin, thjesht e torturojnë kot.
Berisha tani është në pozitën e Lulzim Bashës të tre muajve të fundit, që gjëja më e rëndë ishte t’i merrje një përgjigje çfarë do te bëhet me Berishën. Këtë hall tani e ka vetë Sali Berisha.
Ai thjesht po mundohet ta lërë sa më të paqartë të ardhmen e lëvizjes së tij të rrugës, për ta lënë atë në rrugë, duke shpresuar se kështu Basha mund të trembet dhe të dorëzohet.
Shansi i vetëm i tij për të mbijetuar është të jetë sa më i paqartë. Pasi i qartë është dënimi i tij nga SHBA dhe PD. Vetëm paqartësia e mban mbi ujë tek budallenjtë.
Po mire more Mero deri dje iu lepije Berishes. Biles edhe ne Amerike sa here shkoje dhe takoje shqiptaret beje propogande pro Berishes. Sot po i lepihesh Edi Rames. Por pasi te iki dhe Edi Rama nga pushteti kujt do ti lepihesh zotrote. E kuptoj qe jeta eshte lufte dhe mbijetese. Por te jeshe kaq servil dhe kaq sahan lepires nuk te shkon sepse humb komplet dinjitetin tend. Nderkohe qe ste ka ngel fije burrerie.
Ti Ardi dhe soji yt jeni mesuar me lepirje dhe nuk e kuptoi ndryshe jeten. Mendoni se gjithkush duhet ti lepihet dikujt.
Llogjike – per ata qe kane mend..
Qarte – per ata qe kane sy ne balle..
Bukur – per ata qe kane veshe te degjojne..
Lepirje – per ata qe tere jeten e tyre vetem kete kane bere.
Ardi, Zeni dhe Argita hane ne nje kazan.
Po ben ate qe ka bere gjithnje…keto 30 vjet nuk ishin tranzicion por Mesjeta e Erret…
Te gjitha perpelitjet e Saliut jane per te qendruar ne vemendjen e njerezve. Çdo shkrim pro apo kundra tij, veçse i sherben atij.
Ai duhet harruar! Le të merret SPAK me të dhe familjen e tij dhe gazetat te shkruajne kalimthi vetem kur te arestohet
Si u bë puna atij gjyqit në Francë, u bë kërkrsëpadia, apo akoma po këshillohen??!!!!
Ka ndonjë gjë të re?
MOSE MORE MERO ,SE PO I DOLI VERTETE KARTELA E SHENDETIT , TE GJITHE KRIMET E BERA PREJE TIJE NUKE MARRIN ASNJE DENIM. BILE PROKURORET TANE NE ATE VENDE TE JAPIN DEKORATE.PORE PYETJA QE VJENE NGA ZALOSHNJA ESHTE ^^^ìììììììA MARRIN ME PJESE NE POLITIKE NJERZIT ME KARTELE SHENDETESORE QE KANE PROBLEME PSIQIKE??????NE QOFTE SE ESHTE PO .ATEHERE TE GJITHE PROKURORET E ATIJE VENDI DUHET TE BEHEN ME KARTELE QE KANE TE META MENDORE.PO QE SE ESHTE JO,ATEHERE TE GJITHE PROKURORET ,SE BASHKU ME BERISHEN TI DREJTOHEN SPITALIT N=5 , NE TIRANE OSE TE SHKOJNE NE SPITALIN E ELBASANIT.