Nga Mero Baze
Sali Berisha ka tri siklete të mëdha në sqarimet që ka nisur brenda PD.
E para, kur bën sikur nuk e di motivin përse SHBA e kanë damkosur atë. Në epitafin që sekretari i Shtetit Blinken bëri publik për të, ai cilësohet si minues i demokracisë në Shqipëri, hajdut i fondeve publike së bashku me familjen e tij, dhe shantazhues i sistemit gjyqësor. Pra SHBA nuk e ka lënë pa shpjeguar përse është damkosur Sali Berisha.
I ka thënë tri arsyet përse ai është në listë të zezë. Është se ka minuar demokracinë për tridhjet vite, duke vjedhur zgjedhje, duke destabilizuar procese zgjedhore, duke bërë kryengritje, duke destabilizuar Shqipërinë dhe duke shkatërruar demokracinë në vetë Partinë Demokratike.
Motivi i dytë është se ai dhe familjarët e tij, duke filluar nga gruaja, vajza dhe djali, janë thjesht hajdutë. Hajdutë të certifikuar nga SHBA. E treat, që ata po ashtu e kanë të provuar, është se Sali Berisha për tridhjet vjet ka shantazhuar sistemin e drejtësisë për të kërkuar favore për vete dhe bashkëpunëtorët e tij, siç e ka thënë vendimi.
Dhe ne të gjithë e mbajmë mend darkën tek shtëpia e Ilir Metës për ta shpëtuar nga burgu, refuzimin e tij për të dorëzuar gardistët më 21 janar, sulmet ndaj kryeprokurores Ina Rama, sulmet ndaj presidentit Topi, që e akuzonte se po nxiste drejtësinë kundër tij, përdorimin e drejtësisë për të eliminuar kundërshtarë politikë, siç ishte rasti i Fatos Nanos, avokatia për Fatmir Mediun, që i mban peng lirinë e djalit, e dhjetëra raste të tjera.
Pra Sali Berisha nuk është damkosur për ndonjë motiv që nuk e dimë as ne, as ai. Përkundazi është nga të paktët njerëz në listë të zezë që i është thënë arsyeja përse është në listë të zezë.
Ky është sikleti i parë i madh i tij, pra fakti që janë kanë thënë pse është në listë të zezë, dhe jo fakti që nuk ia kanë thënë.
Sikleti i tij i dytë, është përpjekja për të shpikur një arsye patriotike, që është në këtë listë. Këtë përpjekje e ka bërë dhe në vitin 1997, kur destabilizoi Shqipërinë. Edhe atëhere hapi fjalë që po e rrëzonin se donte shumë Kosovën, por nuk fliste me gojë me Ibrahim Rugovën.
Siç e keni pare, ai po bën përpjekje të sforcuara të shpikë teori konspiracioni se e kanë futur në listë të zezë se ka kundërshtuar projektin e Hashim Thaçit e Vuçiqit me ndërmjetësi amerikane, për ndarje të Kosovës. Qesharakja është se ai këtu akuzon Xhorxh Sorosin, armikun më të madh mbi tokë të presidentit Trump, që udhëhiqte këto bisedime.
D.m.th sipas Berishës, Trumpi ka përdorur armikun e tij më të madh, Sorosin, që të ndëshkojë Sali Berishën, pse ky i fundit i ka dalë ndesh Trumpit. Këtu deliri kalon përtej çdo caku, pasi as për Trumpin e as për Sorosin, Berisha nuk është kurrë objekt bisede.
Berisha është objekt pune i agjencive të Sigurisë në SHBA, dosjet e të cilave janë mbushur plot me fakte kriminale që nga viti 1993, bashkëpunimi me Al Kaedën, shtetësitë për terroristët që hodhën në erë kullat në SHBA, kontrabandën e naftës me Serbinë, vitin 1997 kur u detyrua t;ia dorëzojë sovranitetin e Shqipërisë misionit “Alba”.
Berisha është dosje kriminale dhe jo dosje politike në SHBA. Ai eshte objekt i agjencive të sigurisë dhe jo objekt bisede i njerëzve të rëndësishëm të Amerikës. Ata mendojnë vetëm një minutë për të kur firmosin ndonjë letër, siç është rasti i sekretarit Blinken.
Ndaj këtë shpikjen që po sakrifikohet se po mbronte kufijtë e Kosovës nga SHBA, duhet t’ia kursejë Kosovës së paku, se bëhet xheloz dhe Ditmir Bushati, pasi ai pretendon që ka humbur dhe postin e ministrit për këtë punë, por ama raportet me SHBA i ka të shkëlqyera. Berisha s’ka humbur gjë, veç këtij dënimit te Lulit.
Sikleti i tret i Berishës në këtë histori banale që ka nisur, është shpjegimi që nuk e dinte se ka mbështetur Lulzim Bashën këto tetë vite dhe po ashtu, që nga viti 2005. Ky në fakt është një moment i rëndësishëm në jetën e një partie, që dëshmon nivelin banal të ndërgjegjes së saj politike.
Nuk po flas për drejtuesit e PD, se ata nuk mund t’i gënjesh dhe për këtë gjë, por nëse mund të manipulojë një grumbull frymorësh me këto gënjeshtra, atëherë ai grumbullim frymorësh nuk i duhet askujt, pasi është regresiv për shoqërinë. Është një tufë debilësh.
Sali Berisha nuk ka bërë ndonjë krim që ka marrë rekomandimin e vajzës së tij për të sjellë Lulzim Bashën në PD më 2005 dhe për ta projektuar atë si pasardhës. Çdo lider bën gjëra të tilla kudo në botë.
Problemi që ka Sali Berisha, është se për t’i hapur rrugën Lulzim Bashës ka prerë shumë koka në PD, një herë me dorë të tij për hir të Lulzim Bashës, e pastaj me dorë të Lulzim Bashës për hir të tij.
Tani në fund Lulzim Basha i preu kokën Sali Berishës. Është pak e dhimbshme si histori, por sërish tregon se Sali Berisha nuk di të udhëheqë qoftë dhe për faktin se nuk di të zgjedhë. Ka mijëra demokratë që mund të tregojnë mijëra histori personale për mënyrën se si ai ka shkatërruar PD-në për t’i hapur rrugë Lulzim Bashës. Tani po kërkon të përdorë PD si repart taliban kundër vendimit të SHBA, që ju bind Lulzim Basha.
Lulzim Basha dhe mund të dorëzohet, apo të rezistojë, por SHBA nuk dorëzohet. Ai betejën e ka me SHBA dhe jo me Lulzim Bashen. Dhe sikleti i tij është se e di ketë gjë. Ai SHBA do ta ketë përballë deri në varr. Dhe pas vdekjes dënimin e saj si epitaf mbi pllakë të varrit. Është dënim i përjetshëm. Bashkë me gruan, vajzën dhe djalin.
Mero je nje sarkazem Sala do vrasi veten tani .je lap i qut .
Basha duhet te rrefehet per gjithe ndikimin e Berishes mbi te ne keto 8 vjer opozite…..nese ka ndonjecik nerv , kuptohet.
O Mero, i ke thene dhe sterthene keto. Tani na thuaj cfare sikleti ka PS dhe Rama pas mandatit te trete qe nuk kane vullnet ta dergojne para gjyqit Saliun te njihet me provat? Po te kujtoj qe Saliu eshte fut ne kuvend si deputet ne menyre flagrante kunder ligjit. Askush nuk mund te marre mandatin e deputetit nese eshte ne listen e zeze dhe per turpi e kokoshit dhe qeverise se mandatit te trete ende sot lexojme per nje plak te luajtur mendsh.
Drejtesia eshte vullnet politik, uroj qe kokoshi yne ta mesoj mire kur te shkoj te takoj presidentin Biden. Mbasi presidentin i tregon se cfare beri me Trump dhe zagaret e tij pasi erdhi ne pushtet. Edhe nga mediat sociale dhe interneti e debuan ndersa ne Shqiperi degjojme dhe shohim ne cdo ekran diarrene mendore te Saliut dhe te marreve te tij.
Cfare pyetje ben pse Rama dhe PS-ja nuk e con Sali Berishen ne gjyq?
Rama dhe PS-ja jane nje band kriminelesh hajdutesh me te medhenj sesa Berisha.
Berisha ka te gjitha dosjet e Rames ne betonizimin e Tiranes.
Ne vitin 2012 OSBE deklaronte qe Rama ka bere mbi 200 milion euro pasuri nga shitja e lejeve te ndertimit.
Po 8 vjet ne pushtet ku Rama e nderton 1km rruge me 20 milion euro.
Rames, Berishes,Ahmetajt,Gjiknurit & CO nuk u ben gje burgu.
Keta duhet te zhduken nga ndonje semundje e rende prej perendise por me gjithe familje si thote populli.
Te mos mbetet nga fara e ketyre as kuc e mac.
Aq shume mjerim e vuajtje po i sjellin popullit.
Ne vend qe te zhduken nga ndonje semundje kryeministri dhe ministrat , sic deshiron ti Tau cari , nuk do te ishte me e thjeshte te zhdukeshe nga kjo bote ti , familja jote dhe gjithe soji e sorollopi yt i felliqur ?
Nuk i kam bere keq vendit qe te zhdukem.
Por me debila si puna jote keta derra sundojn.
Shko ha fasule se aq e ke horizontin.
Bravo Z. Baze,
Ky eshte shkrim BRILANT! Kjo eshte e verteta e hidhur, per ate Plakun Mere.
Keto ka bere ai legen ne 30 vjet. Edhe tani qe po shkon 80 vjec, nuk i le paudhesite e tij te ndyra.
Amerikanet ja treguan njehere vendin atij ne 1997, kur e hoqen si Legen nga zyra.
Ne vend qe te jepte doreheqjen qe kur u shpall Non Grata, por vazhdon me shpifje & trillime te kota.
Saliu ka qene Komunist i Partise se Punes para 1990, dhe ka akoma ate parimin si:
Shoku Enver vetem qe e mori vdekja, so donte te vazhdonte ne pushtet perjetesisht. Nuk terhiqej.
NJerez idiote dhe koke trashe. Uroj qe SPAK ta arrestoje sa me shpejt ate legen, sidomos per krimin e Gerdecit.
Pershendetje nga Nju Jork
pas 50 vitesh karriere, trashegimia e Nordikut:
– Hajduteria (e trashe)
– Burgu
– Hasmeria
LOL
shume e goditur rreshtat e fundit
???
Deshmia e Izet Haxhise se Saliu e ka urdheruar ti hidhte bombe ambasades Amerikane paska qene i vertete. Dmth Saliu ka dashur te preke teritorin Amerikan…..Nje plehre nga Vucidoli do te prekte teritorin Amerikan….Nje komedi e vertete .Shikoni si po e lene te perpelitet ne pleqeri, nuk kane meshire per kete plak zgjebanjos…dhe tallen. Ja kane vrare qetesine ,gjumin, femijet…te gjitha i vertiten ne ender si lady Makbeth, hahaha
Eshte fare e qarte.Ata qe deshen e realizuan.SOT SHQIPERIA ESHTE PA OPOZITE.Jemi kethyer 30 vjet pas.Gezohuni ju qe e deshironi kete.Nuk eshte problemi Sala apo Luli.Situata e krijuar eshte mjerim per 30 vjet te tjera.Nuk mund te kuptohet ngazellimi i disave.
z.Mero!
Nje anallize e sakte,objektive e pranushme dhe e thjeshte.
Ajo qe vlen te theksohet,jo sot por prej kohesh,ai eshte nje i çmendur i pashpallur. Duhej prej kohesh me hir a pa hir ,nje vendim qeverije , t’a impononte kete antishqipetar te betuar,ne dispozicjon te nje kimisjoni psiko/ligjor.
Prej atij komisjoni ai padyshim shpallej i çmëndur i çertifikuar.Dhe s’do humbej kaq shume kohe per te mbyllur ne çmendinë, nje doktor çnjerezor.te veshur me simboliken e nje idhulli te rralle “demokrat”.
Tash duhet pritur gjithçka prej nje te çmenduri te pakallur i rrethuar nga nje numur jo i vogel debilesh enthuziaste.
Dhe pa shkuar shume larg ne kohe kemi shembullin e ish presidentit Trump, nje psikoman kompleks qe do e shpinte globin ne katastrofe per hir te egomanise per pushtet,sikur te mos ishin nje perqindje njerzish meintegritet me kurajo civile qe ne menyre te bute e te maskuar eleminuan katastrofen.
Te lumte????
Vetëm arkivoli ka për t’a drejtuar gungaçin Berisha!!
Bazo srbijansko!!!!!!! po pse spo shkruan per kokainin e Rames
qe do qarkulloj lirishem nga Tirona drejt Beogradit, dhe sa % je tuj mar ti????
Ne vend qe te zhduken nga ndonje semundje kryeministri dhe ministrat , sic deshiron ti Tau cari , nuk do te ishte me e thjeshte te zhdukeshe nga kjo bote ti , familja jote dhe gjithe soji e sorollopi yt i felliqur ?
Ja ke nda’ frymen fare!
E KATERTA ESHTE zoti MERO SE SALI KRIJOI KANUNIN E TIJE ,ATE TE FUTJES SE PERCARJES SE POPULLIT MIDISE TYRE PER TE SUNDUAR DHE DHE VEPRUAR SI TE DONTE. TE GJITHE VRASJET JANE BERE POLITIKE ,APO MOTIVE TE PRISHJES SE INTERESAVE EKONOMIKE FAMILJARE TE BOSEVE TE MAFIES SHQIPTARE.NJE NGA KETA FAMILJE ISHTE EDHE FAMILJA BERISHA ME MIC E MACE ,KU KOMANDONIN SHQIPERINE NGA JUGU NE VERI.
HALLET ME SHPEJTE I ZGJIDHTE E BIJA E TIJE SE SA TANI I SOTEM I HIPOTEKAVE.SHKONI E PYSNI BOSET E TOKAVE SE SI I MOREN TOKAT E TYRE DUKE TELEFONUAR TE BIJEN E SALIUT,DHE MBRENDA 24 OREVE TE VINTE TAPIA E TOKES TEKE SHTEPIJA.NUKE KISHTE PRONARE TOKE QE TE MOSE KISHTE NUMRIN E TELEFONIT TE SE BIJES SE BERISHES.
DHE E PESTA ESHTE SE SALIU NUKE LA REHATE QE TE PREHEN NE PAQE ,EDHE TE VDEKURIT E ATIJE VENDI .SI JE KRIMINEL QE ISHTE ISHTE BETUAR E TA SHKATERRONTE E DIGJTE TE GJITHE SHQIPERINE ME PRETENDIMIN SE DO TA NDERTOJM NGA E PARA.PRA NE FILLIM DO TA VIDHTE C’DO GJE QE DONTE ,DHE ASHTU BERI ,PASTAJE DO TA NDERTONTE ME BORXHE EKONOMIKE DUKE NGRITUR EDHE PIRAMIDAT . NUKE LA GJE PA I MARRE ATIJE POPULLI. EDHE GJAKUN JA THITHI SI SHUSHUNJAT E LUSHNJES NE KOHEN E BEJLEREVE .
Grumbull frymoresh???
“Grandiloquence” ! dmth “dengla” pa kripe. Ai tha kete e ate. Ajo shantazhoi njerin apo tjetrin. Jo po motivi apo sikleti. Pordhe me rigon.
Te gjithe i ditkan cfare ka bere Saliu dhe familja e tij. Shume bukur. Cfare i pengon atehere institucioneve perkatese tja dorezojne evidencat e korrupsionit: keqperdorimet, vjedhjet, shantazhet etj etj… drejtesise? Nqs ka nje sistem drejtesie funksionale ne kete vend, mjaft me keto dengla dhe le ti drejtohemi drejtesise qe te beje punen e saj. Nqs nuk ka nje interes te perbashket per te bere drejtesi qofte nga shteti apo partite ne qeverisje apo opozite, atehere perse nuk ndermeret asnje hap ligjor? Por duket qe asnje nuk e do kete, se e dine qe do qelbin dynjane.
Shkruhet “skelet” o Mero brilanti….
Mero mban mend kur shkruaje pro Berishes???
Mero mban mend kur vije verdalle godines se PDse se mos te hidhnin ndonje kocke dhe ti si qen dridhje bishtin?
U deshen disa duartrokitje qe Berishes ti vij goja. Jane eleminuar nga Holldashi,Broka,Topalli e shume te tjere ,por kur u shpall non grata ,Basha qenka cdo gje dhe asgje.
Si gjithmon I duhet nje torollak per cdo aventur,por dhe ish ministri brendshem Ndoka,nuk po luan rolin e pastruesit te karigetve.
Berisha eshte po aq fajtor sa Basha,dikush thote dhe me shume,per cdo gabim ne PD !
Kryqezatat e Berishes,si I derguari Zotit ose si taleban nuk do jene mbrojtja me e mire per te.