E vetmja akuzë që vlen për Bashën, është akuza si "ushtar" i SHBA!

15 Shtator 2021, 19:24Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të fshehë “kryengritjen” e tij kundër SHBA si një lëvizje kundër Lulzim Bashës. E gjithë lëvizja e paralajmëruar prej tij, përveçse është e pabazuar në asnjë statut të PD, madje as të kohës së Berishës, është e gjitha një përpjekje për të maskuar qëndrimin kundër SHBA, si qëndrim kundër Lulzim Bashës.

Lulzim Basha nuk ka bërë ndonjë akt politik që përjashton Berishën nga Partia Demokratike. Sali Berisha është anëtar i Këshillit Kombëtar dhe i Partisë Demokratike. Lulzim Basha thjesht po refuzon kërkesën e deputetit Sali Berisha për t’iu bashkëngjitur grupit parlamentar të PD, duke zbatuar kështu kërkesën e panegociueshme të Departamentit Amerikan të Shtetit, që ai të mos jetë pjesë e PD në Parlament.

Beteja e vërtetë e Sali Berishës, do të ishte beteja për t’u futur në grup parlamentar dhe beteja për të diskredituar Lulzim Bashën si “ushtar” i SHBA.

Ai nuk po bën asnjë prej këtyre betejave. Përkundrazi, ai po përpiqet të krijojë një gjendje të gënjeshtër të konfliktit të tij me Lulzim Bashën, duke e akuzuar atë se ka shkelur statutin që e ka përjashtuar nga grupi parlamentarë i PD.

Lulzim Basha ka mbështetur në emër të Partisë Demokratike, qëndrimin e SHBA kundër Sali Berishës. Luzlim Basha e ka si kryetar të drejtën e përfaqësimit të Partisë Demokratike për të marrë qëndrime të rëndësishme politike, siç është qëndrimi pro apo kundër SHBA.

Ai nuk mund të fusë PD-në në referendum pro apo kundër SHBA. Në Ballkan këtë e ka bërë vetëm Sllobodan Milosheviçi, kur SHBA i kërkonte të ndërpriste ofensivën ushtarake në Kosovë, përndryshe SHBA do të ndërhynte ushtarakisht. Ai bëri referendum dhe e “fitoi” 93 për qind, por pas disa muajsh dorëzoi Kosovën dhe pas një viti shkoi e vdiq në Hagë.

Në këtë pikë Lulzim Basha nuk ka bërë ndonjë lëvizje që ka lidhje me statutin. Aleati më i madh strategjik i Shqiperise, por dhe i PD-së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë kërkuar që për të ruajtur aleancën e tyre me PD, duhet të mos kishte pjesë të grupit parlamentar Sali Berishën, dhe ai ka përfaqësuar PD-në në atë vendim që ka marrë.

Politikisht, për turp të vet, Basha nuk ka bërë asgjë kundër Berishës, madje as ka guxuar t’i thotë qartë që do zgjedhë SHBA-në në vend të tij, por këto janë veset e tij. Akti i tij politik për të mbajtur PD-në në anën e SHBA, është një akt historik, i paqortueshëm dhe që do t’i vlejë PD-së në të ardhmen, më shumë se sa i vlen vetë Lulzim Basha.

Tani Lulzim Basha nuk duhet t’i shmanget këtij debati. As ai, as mbështetësit e tij. Ata duhet t’ia thonë hapur Sali Berishës, se nëse vendimi i tij, në mbështetje të qëndrimit amerikan ndaj Berishës, i duket antistatutor, atëherë Sali Berisha duhet të kërkojë shkarkimin e Lulzim Bashës si një njeri që e ka keqpërfaqësuar PD-në, duke marrë anën e SHBA e jo anën e Sali Berishës.

Por kjo duhet bërë sipas rregullave të statutit dhe procedurave që parashikon statuti, dhe jo të shpikë lëvizje dhe procedura antistatutore, pasi këto dëmtojnë partinë dhe rrezikojnë opozitarizmin si institucion.

Statuti i PD nuk përmban dispozita për referendumet. Për të korrigjuar shkeljen e procedurës nga Basha, Sali Berisha po shpik një shkelje tjetër procedurale. Pse nuk e shtron çështjen e ti në grup parlamentar? Pse nuk kërkon vendim nga grupi? Me sa duket tek grupi parlamentar nuk ka besim, se dyshon se ia “kap” SHBA, siç ja kapi tek reforma për drejtësi.

Me referendumin Berisha nuk synon të vërë turmën kundër Lulit, pasi Luli as nuk e njeh fare si lëvizje, por po tenton të lëshojë turmën kundër SHBA, si një Haxhi Qamil i shekullit 21, për të përsëritur historinë e tij tashmë në mënyrë komike.

Përpjekja e tij për ta maskuar lëvizjen kundër SHBA si lëvizje kundër Lulzim Bashës, është banale dhe nuk e ha askush, pasi të gjithë e dinë arsyen përse ai është sot në këtë hall. Mbi të gjitha nuk ia hedh dot SHBA-së.

Akuza e vetme që vlen për Lulzim Bashën është se deri me 9 shtator ka qene ushtar i Berishes e pas 9 shtatorit ka vepruar si ushtar i SHBA. Për këtë dhe mund ta ndëshkosh apo dhe vrasësh, siç e ka zakon, por nuk do të thotë se do të bësh politikë më në Shqipëri. Dhe siç do të thoshte vetë Sali Berisha në këtë rast: “Mos i shërbe deri ne ketë pike Edi Ramës”. Se as ai nuk e do të shkrirë fare PD-në.

9 komente në “E vetmja akuzë që vlen për Bashën, është akuza si “ushtar” i SHBA!”

  1. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Po te ishte per lulashin,sali krimineli do ishte akoma kryetar i pd dhe i lulit e gjekmarkajt e grides…
    Kete e kupton edhe nje femij…
    Vetem fjalimi i lulezimes ne deshperim ose duke qare,e ngrinte kriminelin ne qiell dhe ne fund pas gjithe atyre te ‘mirave’qe kishte ky kriminel lulashi nuk kishte cti bente amerikes dhe kishte edhe dy deshmitare….
    Sali krimineli nuk ka cti beje amerikes dhe i cfryhet lulashit qe do te shpetoj bythen e vet perpara sali hund patates.
    Si i themi ne nuk ka cti bej gomarit dhe i bije samarit…
    Dhe servilet e tij e kuptojne kete,por ju ka ardhur zigu te dora dhe duan ta heqin lulashin dhe te perfitojne nga krimineli sali qe i ka bere milioner si mul brek grisuri apo zhelali e co

  2. M says:

    Nuk po ju kuptojë,përse Moreno me një flluskë sapuni….me të cilën vetëm kalamajtë mund të argëtohen
    Akti i Bashës më ktheu kujtesën e kohës së tollonave dhe racioneve ushqimore ,ku detironte familjet të bënin ndarje në gjendje civile, për të vetminë arsye të kishin të drejtën ,për të përfituar një racion më tepër ,kur jetonin bashkë,hanin në një tenxhere ,të njëjtin zjar e të njëjtën nevojtore .
    Kur është antar ,është në kryesinë e partisë ,është deputet dhe ” kryetari” e” përjashton “nga antar të grupit parlamentar ,kjo është një flluskë sapuni JO për të qen “ushtar” por për të lozur kalamajt dhe SHBA_ja të krekoset medemek është e zonja që me kallam arriti të krijojë këtë flluskë sapuni që argëtohen kalamajt.
    Kur të marrë dënimin në formë të prerë për të tre akuzat që solli ” non grada”atëherë do duket roli i “sapunit”dhe rëndësia e detyruar në ndarjen familjare.

  3. Jo ushtar i SHBA. Është thjesht një gënjeshtar i korruptuar i kapur me dosje dhe e mbajnë peng, kështu Amerika do e përdorë derisa mos t’iu duhet më, e pastaj do e flakin tutje!

  4. PD nuk eshte parti says:

    Saliut nuk i plas fare per PD dhe as per Lulin por per bythen e vet e te kalamaqeve. E ka kuptuar qe i kerkojne koken ne tepsi dhe deshtimi me bazen do te jet tulla e fundit qe do ti hiqet.. pasi te zhvishet politikisht dhe pasi nuk do ket me interes politik do behet kurban per negociatat me BE. Ka ngelur vetem te shohim si do Saliu hakmerret ndaj te pabeseve. Historia la treguar mese njeher qe hakmarrja eshte me e eger ndaj atyre qe te kane besuar dhe ndjekur me shume. Fundi i nje sekti!

  5. redaktori says:

    E ndersa Mero merret non-stop me opoziten…
    Raporti i KE i ketyre diteve – Shqiperia vendi me numrin e vdekjeve me te larte nga Covid per fryme ne Europe ne 2020!
    Ky Raport vjen fill pas lajmit ne gazeten ‘The Economist” qe Shqiperia ka fshehur numrin real te vdekjeve me Covid

    1. Taulant says:

      Po cfare pret nga Shqiperia.
      Kete vite 10 mije nxenes me pak sesa vjet.
      48% me pak sesa ne vitin 2021.
      Shqiperia po shpopullohej por nuk pritej kaq shpejt.
      Ne 2023 Rama ploteson amanetin e Karagjergjoviceve per Shqiperin pa Shqiptar.
      Ky bastard polemizon edhe me Albinin.
      Albini po pranoj idet anti Shqiptare te ketij do shkaterroj Kosoven.
      Por atje i ka zen sharra ne goxhde Ramutit nuk e pjerdh njeri kete mut Vlleh.

  6. A mundesh ta pergenjeshtroshe? says:

    Mero, ndoshta e ke ndjekur seancen e kuvendit sot dhe fjalen e kryeministrit, por mua me beri pershtypje se kur kryetarja e parlamentit mbylli seancen dhe njoftoi rifillimin ne oren13.00, ngrihet dr profesor akademik palaço Tritan Shehu dhe propozon nje minute heshtje per viktimat e covidit ! Te lutem, me sinqeritetin me te madh dhe me padurimin me per keta njerez, a mund ta pyesesh Tritan Shehun se sa dite e veshi perparsen e bardhe per tu sherbyer ketyre njerzeve si gjithe mjeket ne gjithe boten? Se Tritan Shehu nuk eshte me as njeri, as politikan nuk ka asnje moral dhe autoritet por eshte nje funderrine e atij vendi ku pa te drejte e shtyp duke marre taksat e mia dhe shokeve te mi. Mundohu te komunikosh me te, se une s’kam ku ta gjej ta peshtyje ne ate fytyren e qelbur, por po me erdhi rasti do ta provoje ai dhe ndonje tjeter: bastrde njerez qe s’e lane rehat ate popull ! Nuk kam se kujt ti drejtohem.

  7. RETROSPEKTIVE says:

    Edi Rama zotohet se pas 4 vitesh do te rrise rrogat 40% !
    Eshte po i njejti Edi Rame qe para 8 vitesh zotohej per Shendetesi Falas, 300000 vende pune, taksa te ulura etj, etj…

  8. Indrit says:

    Aty ku Baze thote nje fjale te mire per PD ,pyet :Ku eshte hilja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje