Dështimin e "Lëvizjes Berisha", nuk e ndal dot as Sali Berisha

17 Shtator 2021, 20:29Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka filluar të ketë fat pa bërë asgjë. Si në shumicën e karrierës së tij politike. Beteja e rrugës që Sali Berisha ka nisur kundër tij, ka nisur të kristalizojë aleancat e saj të para politike.

Pas dështimit që Berisha pati në Grupin Parlamentar, ku arriti të marrë vetëm tre deputet të pranishëm në takimin e tij të parë, duket se ka kthyer sytë nga aleati i tij politik Ilir Meta. Ky i fundit i ka dalë sot në krah, duke u bërë thirrje demokratëve të bëhen me të.

Ky është një lajm i rëndësishëm politik për opozitën. E mira e kësaj historie, është që Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bashkë në betejën për të marrë kontrollin e Partisë Demokratike kundër SHBA. Njëri në listë të zezë e tjetri kandidat, ata janë në fakt e vetmja vlerë politike që ka beteja e Lulzim Bashës.

Në një betejë zakonisht kur të shtohet një ushtar më shumë, është sukses. Rasti i Ilir Metës me Sali Berishën, është e kundërta. Sa më shumë njerëz si Ilir Meta t’i bashkohen kauzës së Berishës, aq më shumë është i garantuar dështimi i saj.

Kjo, për arsyen se këtu po bashkohen dy politikanë dikur të rëndësishëm të vendit, që secili më vete dhe të dy së bashku, janë në konflikt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duan të bëhen bashkë politikisht për të krijuar një front kundër SHBA.

Kjo e bën më të qartë objektivin e tyre, pasi e diferencon opozitën në një front anti-amerikan dhe në një front tjetër pro-perëndimor.

Në vitin 2001, kur Fatos Nano nisi lëvizjen për katarsis brenda PS dhe kishte në qendër të saj korrupsionin e Ilir Metës, ngjalli një ndenjë shprese në Partinë Socialiste, por dhe mbarë shoqërinë, se korrupsioni mund të ndëshkohej me mjete politike brenda një partie.

Dhe në atë kohë, Preç Zogaj, për të shpjeguar rëndësinë kombëtare që kishte lëvizja e Fatos Nanos, shkruajti se “Lëvizjen Nano, nuk e ndal dot as Fatos Nano”.

Sot me këtë që ka ndodhur, pra me bashkimin e viktimës së katarsis-it të Fatos Nanos, Ilir Metën dhe viktimën e katarsisit të Lulzim Bashës, Sali Berishën, mund të themi qartë se dështimin e “Lëvizjes Berisha, nuk e ndal dot as Sali Berisha”.

Lulzim Basha mund të lodhet kot me oratorinë e tij të drunjtë t’u shpjegojë demokratëve, se ‘nuk kam gjë me Berishën, por e kemi problemin me SHBA’.

Lodhet kot tu shpjegojë, se si ka marrë ultimatum për këtë çështje dhe pse nuk e shmangte dot dënimin e Doktorit.

Lodhet kot të bëjë sikur do të sqarojë popullin me deputet e tij, që akoma kanë frikë t’i zënë emrin në gojë Berishës.

Por si njeri i lindur me fat për të fituar pa bërë asgjë, atij i del në ndihmë Ilir Meta. Shkon ai i del në krah Berishës në këto ditë të vështira për të, dhe populli opozitar qartësohet menjëherë si ata nxënësit e fillores që dhe kur nuk kuptojnë tekstin, kuptojnë figurat në fletore.

Dhe portreti i Ilir Metës në krah të Berishës nuk ka më nevojë për shpjegime se çfarë po ndodh. Të ndëshkuarit e SHBA në politikën shqiptare janë bërë bashkë të mundin SHBA, por si dikur në zboret e komunizmit për tabelë qitje që përfaqëson SHBA, kanë fytyrën e Lulzim Bashës. Natyrisht të buzëqeshur, siç i takon të jetë pas kësaj.

7 komente në “Dështimin e “Lëvizjes Berisha”, nuk e ndal dot as Sali Berisha”

  1. 1 says:

    Ilir Meta sot ne Korce ka dhene nje pergjigje idiote sic eshte dhe vet

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Thonë se Tenxherja
      gjeti Kapakun
      Po kjo është: Muti
      gjeti Uturakun!

      U bënë bashkë
      jashtqitjet e shqiptarëve
      krijuan grupin
      Bashkimi i Malokarëve.


  2. Bulqiza. says:

    Spectacular z Mero, faleminderit!

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Thonë se Tenxherja
    gjeti Kapakun
    Po kjo është: Muti
    gjeti Uturakun!

  4. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Thonë se Tenxherja
    gjeti Kapakun
    Po kjo është: Muti
    gjeti Uturakun!

    U bënë bashkë
    jashtqitjet e shqiptarëve
    krijuan grupin
    Bashkimi i Malokarëve.

  5. flisni! says:

    Mero, duhet te kuptoj; pse na lene ne e merremi me kete pune kur kjo eshte puna e SPAK- dhe drejtesise? Perse provokon akoma kete poppull Spak? Perse u be reforma ne drejtesi per te mbledhur kokainen e Durresit qe vjen me banane dhe hashashin e plakave? Prandaj lufta nuk duhet bere me me Sali Berishen apo Ilir Meten. Lufta duhet bere me SPAK, Byrone Kombtare te Hetimit dhe Gjykatat se marrin rroge nga taksat e shqiptareve sa shqyhen ne bythe. Dhe po nuk u fitua ajo lufte , Shqiperia ka humbur , pastaj duhet vene ne krye ILir Meta qe me sfurqe dhe hanxhare te shqyeje dyerte e prokurorive apo gjykatave.

  6. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,kjo nuk është luftë,kjo është lojë luftash!!!
    Fakt është që asgjë nuk ka ndodhur në raport midis dy kufomave të atij grupimi amorf me emrin PD.
    Duhet të jesh shum naiv për të besuar në një luftë midis këtyre dy figurave komike.
    Kjo është më tepër një show i tipit Wrestling dhe fëmijët e vegjël ulërijnë të eksituar mbyte, mbyte!!!
    Në fakt ata nuk e mbysin,poooor i bëjnë njëri tjetrit frymëmarje artificiale.
    Në një luftë reale midis Lules së Bashajve dhe Atij,emrin e të cilit edhe kur e përmend shkakton dhimbje
    do kishim pa filluar lufta akoma arkivolin e parë dhe Lulja do kishte ngritur patkonjtë nga dielli!!!
    Ai,udhëheqësi lexhndar,po qëllon me fishek manovër dhe jo me Artilerie të rëndë , megjithëse ka pafundësisht material
    kompromentues kundër Lules!!
    Ai ,gjëmëmadhi dhe çeta tribale mesjetare me emrin PD janë të lidhur pazgjidhshmërisht deri në vdekje!!!
    Nuk kemi akoma asnjë prononcim real dhe preciz kundër ATIJ nga ana e asnjë qoftë anëtari të thjeshtë të PD!
    Loja po bëhet pikërisht për të mbajtur PD në lojë dhe në këtë rast e humbur do të dilte Shqipëria!!!
    Vetëm mohimi dhe zhdukja e berishizmit mund të quhet fillim i mbarë!!!
    Përndryshe ku ishe, asgjëkundi,
    çfarë bëre,asgjë!!!
    Të shofim sa i interesuar është dajo Samiu të lozi rrolin e spektatorit në këtë komedi me shumë akte.?
    Sepse një gjë e themë me bindje,dajua,për Samiun e kam fjalën i di të gjitha!!!?
    Problemi qëndron thjeshtë në faktin çfarë skenari ka dajua në kokë?!!!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje