Nga Mero Baze
Sali Berisha po përpiqet t’i dalë përpara një ndëshkim të ri të mundshëm nga presidenti i SHBA, Joe Biden, i cili ka zgjeruar kompetencat e tij duke futur në listën e zezë politikanë që përfshihen në konspiracion ndaj paqes në rajonin e Ballkanit, duke shpresuar që militantët e PD ta mëshirojne ate si një njeri qe SHBA e ka sakrifikuar si “patriot” qe ka shpëtuar Kosovën nga SHBA.
Në takimin e sotëm në Fier, Sali Berisha, i cili nuk i jep shumë rëndësi faktit sa herë gënjen, i paraqiti bisedimet Serbi- Kosovë në vitin 2018, nën mbikëqyrjen e SHBA dhe këshilltarit Bolton, si bisedime nën udhëheqjen e Xhorxh Sorosit, armikut më të madh të presidentit Trump dhe ekipit të tij.
Pra Berisha e ka shumë të thjeshtë për të gënjyer një turmë pa tru. Ai shpik sikur në vitin 2018 Soros ka qenë president i SHBA, dhe jo Trumpi, armiku i tij. Pastaj pasi thotë një gënjeshtër kaq të madhe, gënjeshtrat e tjera që vijojnë duken më të lehta për t’u pranuar.
E gjithë shpikja e kësaj gënjeshtre bëhet vetëm që ai të justifikojë një tjetër shpikje të tij, “përpjekjen e Sorosit për ta ndëshkuar për konspiracion ndaj paqes në rajon”. Në fakt, Sorosi dhe Berisha kanë qenë miq deri më 2013 dhe Sorosi ndoshta as nuk ka idenë që Berishën e ka armik, se nuk janë grindur sa herë janë takuar, por janë përqafuar, por problemi i Berishës me sa duket është makthi se ndëshkimi ndaj tij mund të avancojë duke hyrë në listën e zezë të presidentit të SHBA, pikërisht për atë që ai pretendon se ka bërë më 2018, por që në fakt, siç ka gënjyer atëhere, po gënjen dhe tani.
Fjalimi i tij në mënyrë të pazakontë është i mbushur me lajme të rreme mbi Kosovën dhe Serbin dhe raportet mes tyre, duke shpikur gjëra të cilat ai shpreson t’i përdorë si arsyetim më vonë, nëse ndëshkimet ndaj tij avancojnë.
Fakti që sot në Fier ai harxhoi gjysmë ore të shpjegonte se si Sorosi ka drejtuar politikën amerikane nën udhëheqjen e Trumpit dhe se si Berisha ka kundërshtuar Minishengenin që ka firmosur Hoti në zyrën e Trumpit, por që ai e quan të Sorosit, tregon se Berisha po i druhet një ndëshkim të ri dhe kërkon që kur ai të vijë, ky të justifikohet për shkak të “retorikës nacionaliste” që po përdor në këto takime.
Në të vërtetë, SHBA e di të vërtetën e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës, di dhe qëndrimet e Berishës ndaj Kosovës, se i ka në dosjen e saj dhe mund të tmerrojnë çdo shqiptar kur t’i lexojë.
Ky është njeriu që në zyrën e Bill Klintonit i ka kërkuar presidentit të SHBA që Kosovës t’i japin vetëm një autonomi, “pavarësisht se çfarë kërkojnë ata” dhe këtë e ka bërë pa ja kërkuar Bill Klintoni, por që ky i fundit të mos i zinte në gojë arrestimin e Fatos Nanos dhe pesë minoritarëve grekë, si dhe problemat me drejtësinë.
Sali Berisha e ka shitur Kosovën për çdo hall të tij të vogël, deri dhe për lekët e Shkëlzneit në një tender interkonjeksioni. Përpjekja e tij për t’u dukur si viktimë e një projekti të tij kombëtar është makthi i një njeriu që e di që e pret më e keqja, por do të marrë me vete dhe budallenjtë e tij nga pas.
Në fakt më e keqja për të mund të vijë, por nuk do t’i vijë si hero që mbron Kosovën, por si një hajdut që për të vjedhur vet dhe familjarët e vet, ka shitur dhe Kosovën, si një politikan që ka tentuar me vepra të devijojë kursin perëndimor të Shqipërisë, për një aleancë me botën e terrorizmit islamik, kur u zbua nga pushteti pas prishjes me amerikanët më 1996 dhe akoma më keq, si një familje kriminale, që kanë thyer rekordin më të zi në historinë e Shqipërisë, por dhe vendeve afrikane, pasi kanë vrarë për të vjedhur.
Kot e ka që pret te ndeshkohet si njeri që po sakrifikon për kombin. Do të vdesë si një njeri që tentoi të sakrifikojë kombin për të vjedhur. Bashke me atë pjesë të familjes që do lërë pas.
Nese ka nje peshore te mase anti-naziberishizmin per shqipfolesit ne bote besoj se do jem ne 100-shen e pare…Por…
.
Duke e trajtuar duelin Washington-Viqidol si nje ndeshje sportive Berisha lufton per fitore se barazimin e ka ne xhep..
.
Pse ??
Per 30 vjet ai I di aferat dhe punet e pista te dipllomateve dhe ambasadoreve euro-atllantikas e deri te kryetare shtetesh qe nese hap gojen ai Julian Assange do duket mikroskopik..
.
Euro-amerikanet e vune Berishen ne 1991-2 si kryekanibal ne ngrenien e kockave te babait te tij Enver dhe sot me kete kapitullim pa kushte te amerikaneve para kelyshit te tyre te terbuar e ben Enverin perendine e shqiptareve jo per merite te tij
qofsha i gabuar…
Si vlen gjë nëse din për aferat e politikanëve e ambasadorëve sepse KADIE TË PADIT,KADIU TË GJYKON.!Sali ziu kësaj radhe e ka hëngër me KRYP SPECI!
z.Baze!
Te kriikosh krimin eshte nje ane e problemit.Do kurajo do vendosmeri.Te kritikosh autoret e krimit do trimeri,do vetmohim.
Ty zoti t’i paska dhene te katerta.
Mr Pokeristi!
Mendoj se Mero ka treguar gjate dekadave se eshte njeri, mbi te gjitha, qe udhehiqet nga vlerat. E dyta, eshte, sic thoni ju, i guximshem dhe, kjo trimeri eshte shume e larte, pasi lidhet ngushte me inteligjencen e tij. Mua, personalisht, me terheq te Mero edhe nje lloj qetesie e qartesie e papare ne gjykim te shprehura ne shkrimet e tij, qe ndoshta do te duhet te jene nje PAMFLET i rrugetimit poltik te Shqiperise ne te gjithe periudhen e tranzicionit.
Keta, si Mero, jane heronjte e vertet pa pushtet konkret, por me pushtetin e penes qe rrok mendjet e qyteterave te vertet te ketij vendi.
Te falenderoj sinqerisht Mero!
Respekte për qartësinë unike në shtjellimin e çështjeve që kërkojnë si mençurinë ashtu dhe trimërinë.
Pena juaj jep një kontribut të paçmuar në qartësimin e opinionit publik shqiptar.
Z.Baze nje sqarim per lexuesit e editorialit.Trump dhe Soros nuk jane armiq. Soros financoi ndertimin e Trump Tower ne Chicago. Pra kane bere biznes bashke.Ky eshte fakt publik.
Neqoftese keshilltaret a Biden duan te kuptojne veprimet e Berishes duhet te lexojne artikujt e Mero Bazes.
Faleminderit Mero qe ja cjerr masken Berishes.
Mjero bytha
Edhe nga varri do te te ndjekë hija e doktorit
edhe Mero e di qe ka bere gabim (krim) ne kohen e Sali Salepit pare por nuk eshte rrezik sot nga Mero ..ngjalja Berishorrit
sepse jeni ju kamikazet e tij qe jeni bere me keq se talibanet ..megjithate nje pershendetje e meriton:
.
” Amanet moj Sllobodane
Me ma ba nji vorr te gjane
Afer vorrit due me m’lane
Nje shirit e nje pal gershan
Me me sjell dhe nji foltore
10 her n’dite me leh si Gore
Ka me leh prap ky soj horrit
Ka me i cue t’vdekunit prej vorrit
Ka me i tremb,kan me marr vrapin
-Kush na e solli ketu zullapin
Edhe n’vorr me na ca Trapin
Amanet prape Sllobodanes
Mblidh maloket e Tiranes
Mbas 6 muajsh kur te vdes
T’ma ruejn vorrin me kujdes
Me ta thane pa ti ra anes
Me ma ruejt prej Edvin Rames
Po kam frike se ai Pinjoll
Ma con vorrin ne Vicidoll
Nuk e din ai soj vandalit
Sa kam vuejt me ardh prej malit…
Sali spiuni jo vetem qe mundohet te fshehi gjurmet e tij, por guxon te marri meriten qe Thaci nuk arriti te shiste Kosoven. Sipas tij, sepse ishte Saliu qe e mbrojti Kosoven.
Ai flet sikur ne nuk kemi jetuar ne ate kohe. Ai flet sikur ne qe kemi mbeshtetur “shkembimin e territoreve”, kemi qene ata qe donim te shisnim Kosoven.
Kjo eshte nje histori qe Saliu mundohet tua shesi atyre qe nuk kane kujtese. Shkembimi i territoreve qe diskutohej nga Thaci do ishte zgjidhja me e mire, per ate dhe per gjithe koherat. Kosova nuk ka nevoje per kembe serbi ne Kosove dhe nuk eshte mire qe qofte edhe nje shqiptar i vetem te jete brenda Serbise…
Shkembimi I territoreve do ishte realizuar, por dy arsye madhore e penguan:
E para ishte Evropa, me ne krye Merkelin qe nuk e donin kete zgjidhje, sepse do hapej “Kutia e Pandores”…
Arsyeja e dyte ishte Vuciqi. Ai fillimisht e pranoi kete version, por kur pa qe populli serb nuk e donte kete zgjidhje, u terhoq. Nga hulumtimet ne popull dilte se ne referendum populli serb do votonte 85 perqint kunder “shkembimit te territoreve” . Vuciqi ndjeu rrezikun e shkaterrimit te tij dhe jo vetem qe ndryshoi mendje, por hartoi planin e tij ugurzi. Ai nepermjet agjentures se tij ne Kosove dhe Shqiperi, realizoi jo vetem deshtimin e kesaj ideje, por na baltosi ne qe nuk donim te bisedonim….
Historia eshte e gjate, por per te qene brenda temes, vetem po theksoj se ishte Sali Berisha qe i “futi ne koke” Haradinit idene qe per te sabotuar Thacin ai te vinte taksen 100 perqint. Saliu e shpalli Haradinin ne ate kohe Mic Sokol dhe Thacin tradhetar. Ai “shkembimin e trretirove” (Veriun e Mitrovices kundrejt Presheves dhe Bujanovcit) e transformoi ne “coptim te Kosoves”…
E verteta eshte se spiuni ishte Saliu dhe gomari ishte Haradini. Te dy bashke i sherbyen Vuciqit te dilte nga bisedimet. Taksa ishte nje ide aq idjote sa vet Merkel, qe ishte kunder “shkembimit te territoreve”, urdheroi qe ajo te hiqej….
Saliu vazhdon te genjej si idjot edhe sot dhe thote se pasurite do i jepeshin Serbit. Ne thelb per Trepcen dhe Unjamin diskutohej qe ti jepeshin kompanive amerikane me koncesion 100 vjecar. Valle kete e quan ai vjedhje qe do bente serbi, kur kompanite amerikane do kujdeseshin qe te ardhurat te ndaheshin propocianalisht????
Qe te mos zgjatem shume, vetem po theksoj se sa me vend do ishte zgjidhja me shkembim popullsie apo territoresh, kur shikon se sa eshte koplikuar situata sot. Kosova dhe Serbia jane gati ne “gjendje lufte”…Serbi ka plan ose ta ketheje Kosoven ne nje Bosnje te dyte, per ta aneksuar neser, ose ta coje problemin ne Keshillin e Sigurimit te OKB dhe me ndihmen e Rusit dhe Kines ta rimarre perseri sot nepermjet votave…
Pra Sali Berisha ne vend te spjegoje se kush ja dha idene qe instruktoi Haradinin te vinte taksen, per te justifikuar Vuciqin te dilte nga bisedimet, na shet ne punen e tij agjenturore si patriotizem…Eshte nje skenar qe perseritet edhe sot, neper qarqet tona, ku spiunet akuzojne te ndershmit si spiune. E keqja eshte qe nje pjese e madhe e jona kane kujtesen e peshkut….
U perpoqa ta thoja kete qe ke shkruar ti kohe me pare kur kujtova se Vucici ishte dakort dhe kujtova se e hengren, por nuk ndodhi. Pastaj injorantet provincjal politik e kthyen ne marionete politike per katundin e tyre.. Cfare zgjidhje fantastike do ishte por kemi gomenj dhe driteshkurter. Me shume toke dhe me shume shqiptare ne kufirin tone kombetar..
Si tha si tha: Dosje ka, por ato jane shpifje.. E shikoni pra, krisma nuk ka pasur.. Sali, ike Sali.. Edhe ate qe ishe kumbar i tij, te hodhi ne kosh te plerave pa asnje “prove”. Sdurohet Sali.. Tall strufen ai me ty duke thene qe sa te mbarosh gjyqin do te marrim prape mbrapa.. Behu gati Sali, se po te vijne prangat. Dhe kur te vijne prangat Sali, te gjithe ata qe te vijne ne tubimet e gjysme te paguara, fshihen si miu dhe bejne sikur nuk te njohin. S’ka shaka me ligjin Sali. Ti e dije mire kur ishe komunist por vure Xhin Xhonrat e tu dhe tani po te djersitet edhe prapanica me degdisjen e tyre.. E di ti shume mire kur funksjonojne prokurori e gjykata dhe kur ato zbatojne ligjin. Ke qene deshmitar kur sistemi drejtesise funksjononte njere e dikur motit. Dukesh i stresuar Sali.. S’te ve faj. Eshte pune dreqi kur te shohesh djalin dhe vajzen te perfundoj mbrapa hekurave dhe te vije mbesa me hunde te shpuar dhe me rrobat Channel te te vizitoj ne biruce.. Do na ngeli dhe ajo tjetra pa shitur breke ne treg nga marazi.. Ahhh qen plerash qen plerash.. Uje te zi i ke nxjerre ketij populli ti..
Bolton eshte ai qe kundershtoi bombardin e Serbise nga Nato ne luften e Kosoves. Mero genjeshtari! Berisha eshte shume i qarte ne ate cfare thote dhe ka te drejte ne cdo fjale.
Kosovar se paske njoh Sali spiunin,sa keq.
Nga nje ndeshkim Extra Amerikan (pervec non grata) , me fort se Saliu eshte ne ankth Edi Rama!
Edi Rama erdhi ne pushtet ne 2013 me devizen “Fajin e ka Saliu”!
Me ate Sali ne goje Edi Rama ka bere fushate ne keto 8 vite “Po ika une do vije Saliu”
Prej atij Sali mund te ankohet vetem Lulzim Basha qe ju be shkaku qe e mbajti ne opozite
Sa per Edi Ramen, Saliu eshte Gjethja Fikut qe po te bjere, i ben te duket bytha zbuluar njelloj si atehere ne plazh publik!
PRESIDENTI AMERIKAN JOE BIDEN NUK E UL VETEN AQ POSHTE SA TE MERRET ME GJITHKAND O MERO!
Akti i tij kushtetues Urdheri Ekzekutiv qe e permend me emer per zi Shqiperine, per shkak te korrupsionit, acik nga cdo shtet tjeter i Ballkanit, fill pas shpalljes si nongrata te Sali Berishes dhe familjes se tij nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken eshte shume domethenes dhe flet vet.
Tashme ceshtja Berisha eshte ceshtje ligjore me teper se politike…cka ai e pranoi edhe ai vete, qe kur zgjodhi bashke me keshilltaret e miqte e tij mbrapshtana, sic eshte edhe vete, avokatin francez per tu mbrojtur para ligjit dhe drejtesise në France, qe nuk ka asnje juridikson as kompetence kombetare dhe as nderkombetare, per ceshtje te tilla, jashte territorit te saj per shkak te extraterritorialitetit.
Fjalen e ka ligji dhe drejtesia shqiptare.
Eshte prova e pare e zjarrit te madh te pare per te në luften kunder korrupsionit masiv dhe krimit te organizuar dhe sponsorizuar nga politika e mbrapsht shqiptare.
S.b kurrë ska dashtë që Kosova të ndahej nga Serbia prandaj e furnizoi me naftë dhe benzinë ushtrin e Milosheviçit.
Kur paska qene Shqiperia nen pushtet te Berishes Arabi Saudite eksportuese nafte se nuk e paskemi ditur!
Me ate kontrabande benzine qe kryenin shkodranet ne Malin e Zi as motorcikletat e Podgorices nuk furnizoheshin.
TIRONSI
Per ty KOSOVAR
Me vjen keq qe po replikoj me ty qe mer persiper te perfaqesosh kosovaret POOOOR shpresoje se si ty te jene sa me pak ne Kosove qe ende nuk ke kane kuptuar vertete se kush eshte Berisha(vellai i Karaxhicit nga baba) dhe se sa dem i ka bere popullit te kosoves .Me shume mendoje une duhet ti besoni Dervishit te Luzhes qe ka thene se :Sa te jete gjalle Saliu Shqiperia dhe kombi shqipetar nuk do te shohin dite te bardhe”
Une kam bindjen se Saliu jo vetem qe eshte dhender dhe agjent i Serbise por dhe armiku me keq i Kosoves. Saliu eshte funderina e Malesise se Gjakoves dhe JO perfaqesuesi i saj Fatkeqesi per ju qe e shikoni si simbolin tuaj vetem per faktin se eshte nga veriu. Same shpejt ta braktisni per bemat e tij aq me mire per popullin e Kosoves Kam bindjen se koha do me jap te dejte.
Shpreh dhembshuri dhe meshire per sektin turbo-amerikan Mero Baze-Spartak Ngjela-Artan Hoxha & company qe per te mbi 50-en here nga 2013 qajne hallin e Berishales se paska rene ne makth nga nje ndeshkim I ri..me bombone apo bollokume tip non grata=gallata
_
Foli dje “lala gjoni” nga Washingtoni (yuri kim) dhe tha se do kete NON GRATA te tjera qe nenkupton se ndeshja me Berishen e PD ka mbaruar dhe tani do filloje invazioni KIMARIKAN me PS qe do ti nxjerre uje te zi atyre qe ti hape rruge USALI SERBERISHES per ardhjen per here te trete te Salihit ne pushtet qe do te thote RIP ALBANIA.
_
Pse sekti KOMIK & TOKSIK “I te ngopurve me luge bosh” Mero-Taku-Tani nuk duhet te besojne me tek
Mashtrimi kozmik I Kimit dhe Fuck-spakun e saj>
_
Nese strateget & dipllomatet qe merren REALISHT ne Amerike me Shqiperine ( qe jane po ai staf I 2 prillit 1991) do kene vetem 1 % ndershmeri..do jete gjeja me e lehte ne bote te hedhin “tuc” ne tapet Salihin ( e tyre)..
_
Do jap dy shembuj pambarimisht te thjeshte te argumentoj se Amerika jone demokratike nuk do te ndeshkoje Saliun e saj por vazhdon hipokrizine me Kimen e rradhes
–
Shembulli NR-1
Qe te jepet goditja ne balle Saliqenit duhet goditur Sypeshkaqeni I tij per te cilin Izet Haxhia jep me fakte konkrete se makina e presidences ne vitin 1996 eshte perdorur per transport droge…biles Izeti jep emra njerzish..sasine e lekeve dhe ku jane investuar..PRA PSE FUCKSPAKU I KIMASHTRUESES nuk fillon me kete fakt ulurites
.
Shembulli NR-2
Eshte e pabesueshme qe ne arkivat e ambasades amerikane gjendet nje material shkresor ku thuhet:Kryegjenerali Luan Hoxha ne mire besim kerkoi ne ambasaden amerikane shpetim jete nga Terroristi Xen Berisha I cili e kishte kecenuar qe te mbylle gojen qe te mos e hante si Kosta Trebicka.
.
Fakti qe ambasada amerikane nuk denoncoi kete rast bizarre biles u be pale me Xen Terroristin e Sales duke I dhene strehim “porno-politik k/gjeneralit” na jep te drejten te besojme se Kimashtruesja Yuri me FuckSpakun e saj dhe ata qe e komandojne ne Amerike po e trajtojne Shqiperine si Ferme Kafshes te Orwellit..
,
Ne vend te mbylljes:
.
Kerkoj falje zoti Mero nese ju beheni bashkmashtrues me komedine e zonjes nga qyteti Washingtonit per te siguruar buken e gojes ( statukuone)..
Dhe nese kjo nuk eshte e vertete per buken e gojes ju lutem mos poshtroni lexuesit apo komentuesit e Temes per Makthet e Makbethit Viqidolit kur ai ne fakt sot eshte me I forte se kurre qofte nga hipokrizia apo frika e Kimarikaneve qofte dhe nga ju shtypesit e shtypit shqiptar qe jeni bere pale me subjektet me siper..
Keqardhje !
Perëndi, sa i “mënçëm”!! Stalini dhe shoku i lavdishëm Enver janë krenar që kanë lënë pas marksist-leninist të këtij klasi. Sidomos një armik kaq konseguent ndaj Amerikës si ju shoku ” ferma e kafshëve”. Udhëheqësit e t’u shpirtëror ishin armiq të hatashëm të së ligës, ata shfarosë me zjarr dhe hekur çdo ligësi në gjirin e shoqërisë dhe rezultatet, si në atdheun e komunizmit edhe në këtë mejhanen tonë ishin vërtetë mbreslënëse.
A pika në bythë, thuaj, kur ju nuk doni t’a kuptoni se nuk është në dorë të njeriut të rregullojë njeriun dhe se çdo mjet shtërngues mekanik që shoqëria vazhdon të ushtroj kundër së ligës, vetëm sa e rrit dhe lulëzon atë. Ka vetëm një rrugë për të shkuar drejt së mirës shoqërore, o njeri, dhe kjo është dashuria për njëri tjetrin, jo urrejtja e verbër kundër çdo ligësie. Urrejtja nuk të çon gjëkundi, vetëm thellon shkatërrimin e konstruktit shpirtëror të njeriut, të ngritur me aq mund gjatë historisë njerëzore.
O Mero Baze. Kam bere 2 komente tek shkrimi per parashikimet e Edit Harxhit dhe nuk marrin driten e botimit!
Deri aty keni mberritur or djale sa edhe ate Harxhin e mbroni me censure??