Rrugët pa krye, me Berishën në krye

22 Shtator 2021, 18:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Të gjithë kritikët e ashpër të Partisë Demokratike në vite, përfshi dhe mua, kanë pasur vetëm një problem me lidershipin e Lulzim Bashës pas vitit 2013. Problemi ishte se Lulzim Basha konsiderohej gjerësisht si një kukull e Sali Berishës. Dhe ishte i tillë. Ishte i tillë në praktikat e punës si vepronte, në mënyrën si merrte mbështetjen e Sali Berishës për të shkelur rregullat e brendshme në PD, si eliminonte kundërshtarët e tij e gjithçka tjetër.

Ai ishte aq i identifikuar si një i emëruar i Berishës në krye të PD, sa siç e përshkruante kryetari i një partie simotër e PD në PPE, “ai edhe kur vjen në mbledhjet e PPE, ka një buzëqeshje të pafajshme, si ata që vijnë me vonesë në një mbledhje, dhe të kërkojnë ndjesë se ka ardhur në vend të atij tjetrit”.

Dhe kjo ishte arsyeja përse PD nuk arriti të bëhet parti fituese. Nuk arriti pasi shqiptarët nuk e kanë parë kurrë Lulzim Bashën si njeriun të cilin duhet të votonin, por si një të deleguar të Berishës, që t’i dërgoje votën me postë Sali Berishës.

Kjo ka qenë krye-arsyeja përse Lulzim Basha nuk fitoi kurrë. Arsyeja ishte pikërisht identifikimi i tij si kukull e Sali Berishës. Nuk është e sigurtë se sa do të fitonte po të ishte identifikuar si një lider i pavarur i PD, por është e sigurtë se si një i deleguar i Sali Berishës, secili në krye të asaj partie do të humbasë.

Tani që Sali Berisha ka nxjerr shpatën dhe Lulzim Basha mburojën, partia është ndarë mes të dyve, dhe ithtaret e Sali Berishës, të cilët janë më shumë në shtyp se sa në parti, po mbrojnë tezën se Sali Berisha duhet përdorur sa të heqë Lulzim Bashën dhe të vendosë një kryetar tjetër.

Pra teza e tyre është, që meqë Lulzim Basha bëri herezi dhe nuk vazhdoi të jetë më kukull, tani duhet të shkatërrojmë PD, derisa Doktori të gjejë një kukull tjetër që të jetë i qetë.

Kjo tregon se në PD po bëhet betejë për të ruajtur sëmundjen e saj dhe jo për të luftuar që ajo të shërohet. Dhe kjo mund të jetë e vetmja parti politike në botë, që pasi identifikohet problemi, partia ngrihet në këmbë, jo për të zgjidhur problemin, por për ta përsëritur problemin.

Beteja e madhe e berishistëve që të heqin Lulzim Bashën për të vënë një kukull tjetër, meqë ky doli nga rreshti e nuk është më kukull, është beteja më haxhiqamiliste e historisë politike të Shqipërisë, është një “dumbabizëm” i ri i shekullit të 21, i papërfytyrueshëm për çdo mendje normale të një qytetari shqiptar.

Kjo është beteja më regresive që shtypi, intelektualë, dhe veprimtarë politikë janë angazhuar ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Është shumë më dinjitoze të angazhohesh të rikthesh Sali Berishën fizikisht në krye të PD, dhe ai të marrë përgjegjësitë e tij, për humbjet apo fitoret, se sa një kukull të re të tij, e cila merr përgjegjësi jo kur humb në zgjedhje, duke tradhtuar shpresat e elektoratit, por vetëm kur tradhton Sali Berishën.

Ky është një sanksionim i përdorimit të Partisë Demokratike vetëm për hallet e Sali Berishës dhe një barbarizëm intelektual i atyre që pretendojnë se po ndihmojnë Partinë Demokratike të ndryshojë. Kjo është betejë që PD të mos ndryshojë, që këneta e Sali Berishës të ruhet, që PD të përdoret si repart taliban kundër SHBA, dhe mbi të gjitha, që të mos ketë asnjë shans të fitojë ndonjë herë zgjedhjet me një kukull të re të Sali Berishës, tani dhe anti-amerikane.

Në këto raste është më mirë të rikthejnë Sali Berishën, se së paku kanë në krye origjinalin, s’kanë pse prodhojnë një fotokopje të tij, që larg qoftë dhe mund ta tradhtojë prapë dikur, ende pa vdekur.

12 komente në “Rrugët pa krye, me Berishën në krye”

  1. Taulant says:

    Kush ka vulen e partis vendos .
    Keshtu qekur Rama bleu PS-ne edhe Basha ka PD-n.
    Shqiperia ka nje sistem bipolar partish PD-PS.
    Te tjerat jane parti pa anetar jo mete ken zgjedhesa.
    Berisha ka ikur ashtu si Nano.
    Basha ka mbeshtetjen e Amerikaneve.
    Rama i tmerrohet kesaj situate.
    Sepse ai e di qe Amerikanet shume shpejt do shpallin ‘non-grata’ shume ministra apo ish ministra te tij.
    Edhe Rama eshte simbol i korrupsionit.
    Pra Amerika nuk do merret vetem me te vdekurit kur te gjallet po bejn kerdin… po ndertojn 1km rruge me 20 milion euro.

    1. Taulanti kerkon nje moter says:

      Shqiperia hengri dynjane me tre polarin e Monikes dhe Metucit. Ishte ajo parti qe e coj korrupsionin ne majat me te larta. Shqiperise I duhe nje krah I djathte pa Kriminele si Saliu dhe hajdute qurrashe si Basha…

  2. ce says:

    pritet qe dhe kryeperbindeshi i Shqiperise qe terrorizoi Tiranen me tankun e rrembyer tek garda ne grushtin e shtetit te organizuar nga pd ja ne 1998 Sali Lushe kundertanku do te krijoje nje parti te re ku do bejne pjese naziskinet e Mamurrasit me komandant Muli horrin, horrat e Xhelal maniakut te Dibres, dhe shpellaret e Vicidolit

  3. Epo kjo pune says:

    Leri te hane kokat e njeri tjetrit si qente ne kasaphane… lulushja per vete eshte prape e keqja qe duhet te pastrohet nga PD se krahe djathte I Berishes ka qene dhe servilzmin nga SHBA e ka nga halli e jo dashuria… te bjere dominoja e pare se te tjerat bien vete

  4. betixho says:

    Egzakt zoti Mero siç shpreheni Ju:Kejo është beteja më haxhiqamiliste në historinë e Shqiperise.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Keshtu I pafsha kafsherite.. Te shqyejn njeri-tjetrin.. Hiqe Sali me horrat verdalle qe kazani te ket me cfare te mirret..

  6. Mero na thuaj po sinqerisht ama , kur ka fituar Saliu apo PD ja nen udheheqjen e tij , qe t’e fitonte Basha ?!!!
    Basha ka fituar vertet po vetem ne parti dhe “bindeshem” bile , me mbi 80% te votave dhe nen kujdesin ateror te Saliut !

  7. ferma e kafsheve te Kolkondasit says:

    Hyj te ajo kategori shqiptaresh qe nuk me interesojne emra kriminelesh Sali,Lul apo perverse demonkrate si Rama apo Meta qe realisht drejtojne ate vend.
    *
    Problemi eshte se Shqiperia per 30 vjet eshte faktikisht Republike Ambasadoriale dhe Kimja e rruges Elbasanit eshte Governore. Pike !
    *
    Ku ta gjejme qe SHQIPERIA te drejtohet ne kete menyre por Governorja po e drejton vendin ne menyre me te keqe te mundeshme..
    .
    *
    Nese sot Amerika eshte me KRIMINELULIN dhe do te heqe Salisatanain mendoj se ketu nuk ka moral..eshte pune shume e piste SUPER DIRTY JOB
    *
    Sepse krimi 21 janarit..tradhetia e deti jon dhe supervjedhja e rruges kombit kane bashkautore Salin dhe Lulin qe jane vellezer siameze …
    *
    Per kujtese nese ELEZ SERBIBERAJ ishte pashaporta amerikane e Berishes ndryshe eshte me Jorgo Sorristin KRIMINELUL BASHA (kolegun e Rames ) I cili paraqiti nje pashaporte amerikane speciale ne Hollande ku shtypi atehere shprehej keshtu ( me sakte Gery Kokalari)

    ___

    “Linku bashkëngjitur (i përkthyer edhe në anglisht) është i një artikulli në gazetën shqiptare ‘Shekulli’, dhe përmban mes të tjerash një kontratë ku shtetasi shqiptar Lulzim Basha prezantohet para një noteri për blerje shtëpie në Holandë si “mbajtës i një pasaporte amerikane”. Jeni ju në dijeni që Basha të ketë një pasaportë amerikane? Nëse po, si e ka marrë këtë pasaportë? Nëse jo, atëherë ai ka kryer një mashtrim dhe ju keni detyrimin të raportoni këtë mashtrim tek autoritetet kompetente në Holandë, dhe ajo që është më e rëndësishmja, publiku shqiptar duhet të marrë përgjigje për këtë falsifikim, veçanërisht në rrethana të tilla, në vigjilje të zgjedhjeve elektorale ku personi në fjalë kandidon për kryebashkiak në Tiranë. Bashkëngjitur është një kopje e dokumentit të përdorur nga Basha për të kryer një blerje shtëpie. Aty ai është referuar me “”amerikan pasport 0160138” (kuptohet nje pashaporte extra qe dihet kush I perdor..)”
    ____
    .
    Rruga pa krye ne fakt eshte politika e gabuar e disa administrative amerikaneve qe kur katapultuan Saliun nga katakombet e Beogradit ne 1990-1992 dhe vazhdoi ne Lulin e zi Bashserb jo mikun e fazllicin por dhe menaxherin e dosjes se serbeve te shtepise verdhe qe per cudi Kupola e UCK eshte ne burg komplet kurse spiuni I Serbise Lul Bash yll ne qitje I te ziut Arvizu do te udheheqe ate vend se afermi perfundimisht per ne varreza..

    Keqardhje Mero

    Me mire mbylle gazeten se sa te behesh gazep me keto perralla qe as vete nuk I beson..
    .
    Nuk gjeti Amerika ( qe realisht drejton ate vend pas perdeve) nje djale esnaf te dretoje ate vend por na “mbyti” me kuislinget e saj Sal-lul-lil-ed-tos ..

  8. 2 says:

    Hyj te ajo kategori shqiptaresh qe nuk me interesojne emra kriminelesh Sali,Lul apo perverse demonkrate si Rama apo Meta qe realisht drejtojne ate vend.
    *
    Problemi eshte se Shqiperia per 30 vjet eshte faktikisht Republike Ambasadoriale dhe Kimja e rruges Elbasanit eshte Governore. Pike !
    *
    Ku ta gjejme qe SHQIPERIA te drejtohet ne kete menyre por Governorja po e drejton vendin ne menyre me te keqe te mundeshme..
    .
    *
    Nese sot Amerika eshte me KRIMINELULIN dhe do te heqe Salisatanain mendoj se ketu nuk ka moral..eshte pune shume e piste SUPER DIRTY JOB
    *
    Sepse krimi 21 janarit..tradhetia e deti jon dhe supervjedhja e rruges kombit kane bashkautore Salin dhe Lulin qe jane vellezer siameze …
    *
    Per kujtese nese ELEZ SERBIBERAJ ishte pashaporta amerikane e Berishes ndryshe eshte me Jorgo Sorristin KRIMINELUL BASHA (kolegun e Rames ) I cili paraqiti nje pashaporte amerikane special ne Hollande ku shtypi atehere shprehej keshtu

    ___

    “Linku bashkëngjitur (i përkthyer edhe në anglisht) është i një artikulli në gazetën shqiptare ‘Shekulli’, dhe përmban mes të tjerash një kontratë ku shtetasi shqiptar Lulzim Basha prezantohet para një noteri për blerje shtëpie në Holandë si “mbajtës i një pasaporte amerikane”. Jeni ju në dijeni që Basha të ketë një pasaportë amerikane? Nëse po, si e ka marrë këtë pasaportë? Nëse jo, atëherë ai ka kryer një mashtrim dhe ju keni detyrimin të raportoni këtë mashtrim tek autoritetet kompetente në Holandë, dhe ajo që është më e rëndësishmja, publiku shqiptar duhet të marrë përgjigje për këtë falsifikim, veçanërisht në rrethana të tilla, në vigjilje të zgjedhjeve elektorale ku personi në fjalë kandidon për kryebashkiak në Tiranë. Bashkëngjitur është një kopje e dokumentit të përdorur nga Basha për të kryer një blerje shtëpie. Aty ai është referuar me “”amerikan pasport 0160138” (kuptohet nje pashaporte extra qe dihet kush I perdor..)”
    ____
    .
    Rruga pa krye ne fakt eshte politika e gabuar e disa administrative amerikaneve qe kur katapultuan Saliun nga katakombet e Beogradit ne 1990-1992 dhe vazhdoi ne Lulin e zi Bashserb jo mikun e fazllicin por dhe menaxherin e dosjes se serbeve te shtepise verdhe qe per cudi Kupola e UCK eshte ne burg komplet kurse spiuni I Serbise Lul Bash yll ne qitje I te ziut Arvizu do te udheheqe ate vend se afermi perfundimisht per ne varreza..
    Keqardhje Mero
    Me mire mbylle gazeten se sa te behesh gazep me keto perralla qe as vete nuk I beson..
    .
    Nuk gjeti Amerika ( qe realisht drejton ate vend pas perdeve) nje djale esnaf te dretoje ate vend por na “mbyti” me kuislinget e saj Sal-lul-lil-ed-tos

  9. Alban Dega says:

    PASKA SHKUAR PER LESH EDHE NGA TRURI !

    Ne kete Dynja paguhen te gjithe gjynahet e zezonat ….
    Në ate tjetren nuk do e pranoje as Sketerra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje