Nga Mero Baze
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vizitoi sot Kosovën me një grup ministrash të tij, pas një periudhe të gjatë acarimi me kryeministrin e atjeshëm Albin Kurti, i cili prej gati dy vjetësh e ka ndërtuar fabulën e tij politike në Prishtinë, duke shpikur rrezikun nga Shqipëria si një nga objektivat e sundimit të tij politik.
Dhe për të realizuar këtë objektivë ai ka lëvizur çdo gurë. Është angazhuar publikisht kundër Qeverisë së zgjedhur të Shqipërisë duke ndërhyrë në politikën e brendshme në Tiranë, ka formuar aleanca politike në Shqipëri, në përpjekje për të rakorduar një lëvizje politike, ka marrë pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë dhe ka ardhur jashtë çdo kodi etik dhe ka votuar personalisht kundër kryeministrit të Shqipërisë, i ka fryrë një populizmi bajat duke ushqyer konspiracionin e bashkëpunimit të Tiranës me Beogradin kundër Kosovës, dhe ka ushqyer deri dhe idenë se Qeveria e Tiranës në bashkëpunim me SHBA e kanë rrëzuar atë nga pushteti pasi kanë dashur të ndajnë Kosovën, por për fat e ka shpëtuar Sali Berisha me Ditmir Bushatin.
Kjo adoleshencë politike e Albin Kurtit te shpresojmë se sot mori fund.
Leksioni i parë i hidhur për të është se kryeministri i Shqipërisë dhe ministrat e tij e vizituan Kosovën dy javë para zgjedhjeve në Kosovë, jo për të rrëzuar Albin Kurtin, jo për të bërë politikë në favor të kundërshtarëve të tij në Kosovë, por brenda gjithë etikës dhe solemnitetit që i takon Qeverisë së Shqipërisë për Kosovën, duke shmangur dhe paternalizmin dhe partitizmin.
Ndryshe nga Albin Kurti që marshonte nga Lezha në Gjirokastër dy javë para zgjedhjeve në Shqipëri, Edi Rama dhe ministrat e tij, për fat, shumë pa lidhje me Kosovën, shkuan si njerëz normalë në Prishtinë, takuan gjithë përfaqësuesit politikë dhe u kthyen në mbrëmje në shtëpi të tyre.
Ky është një kod etik i sjelljes së çdo politikani shqiptar për Kosovën dhe çdo politikani të Kosovës për Shqipërinë, që e kanë respektuar të gjithë në këto tridhjetë vjet, përveç Sali Berishës dhe Albin Kurtit.
Leksioni i dytë i hidhur ishte mbështetja politike e Tiranës për vendimin e reciprocitetit për targat, që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë me te drejtë kundrejt Serbisë.
Ajo që Albin Kurti ka predikuar për dy vite si bashkëpunim i Edi Ramës me Beogradin kundër tij, sot jo vetëm që e vë në siklet dhe atë vetë, por provon se Shqipëria parimin e Ballkanit të Hapur, nuk e ka për t’i bërë qejfin Beogradit, por në rastin konkret, për ta detyruar Beogradin të respektojë Kosovën.
Edi Rama nuk e shkel këtë parim duke mbështetur Kosovën kundrejt populizmit të tanishëm të Beogradit, përkundrazi, përmes atij parimi, ai e vesh populizmin e Albin Kurtit me kostum perëndimor, dhe e bën të besueshëm aktin e tij, edhe pse dimensioni elektoral i tij duket që larg.
Por duke qenë një akt i drejtë, ai nuk tradhtohet nga kauza e bashkëpunimit rajonal, përkundrazi merr më shumë kuptim. Ata që kanë tradhtuar në këtë rast bashkëpunimin rajonal janë serbët.
Dhe ky është rasti që Albin Kurti duhet të mendohet dy herë kur flet për konspiracionin Tiranë- Beograd kundër “Mesisë” shqiptare, që po qeveris në Prishtinë.
Leksioni i tretë, është qasja “sovraniste” e Albin Kurtit ndaj SHBA dhe Perëndimit për interesa të vogla të tij dhe përballimi i situatave si kjo e tanishme. Albin Kurti mund të thërrasë për konsultime gjithë liderët e Kosovës apo gjithë hapësirës shqiptare për të përballuar konfliktin me Serbinë, por kjo është thjesht një muhabet odash shqiptare.
Sovranitetin e Kosovës dhe integritetin e saj si shtet e mbron NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hordhitë trushpëlara të Albin Kurtit, që shajnë e fyejnë çdo ditë SHBA, që mallkojnë Perëndimin dhe ankohen se po i bien më qafë liderit të tyre, sot kanë rastin të shikojnë dhe kuptojnë se pa Perëndimin, Albin Kurti është një tigër prej letre, që e lag pika e parë e furtunës në kufi.
Ndaj është mirë të kuptojë se ai nuk bën dot përpara në politikë, duke shpikur si armik Shqipërinë, nuk bën dot përpara si udhëheqës i Kosovës, duke krijuar armiqësi me rajonin dhe akoma më shumë, nuk bën dot asgjë për të ardhmen e Kosovës nëse shpall si rrezik potencial “humbjen” e sovranitetit nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.
Takimi i sotëm në Prishtinë ishte një rast i mirë për t’i kuptuar këto tri gjëra të rëndësishme për një udhëheqës të Kosovës, që për hir të së vërtetës, Ibrahim Rugova por dhe Hashim Thaçi më pas, kanë ditur t’u qëndrojnë besnikë.
Të shpresojmë që Albin Kurti e ka kaluar adoleshencën e tij politike dhe tani para se të bindë veten që ka lindur të qeverisë shqiptarët në gjithë rajonin, është mirë të kuptojë se vendi ku ai është bërë kryeministër nuk ka lindur nga armiqësia me Shqipërinë, SHBA dhe Europën, por nga dashuria e tyre për atë vend.
Ne momentin qe Salen filluan ta kafshojnë nga bytha per krimet qe ka kryer, pse hap Albini i gazit me era mut front lufte me Serbine? A nuk jane putrat e Sales mbrapa veprimeve te Albinit? E para, Albini ka ego te frikshme dhe, e dyta, nje intrigant plak si Sala nuk e ka problem fare te ndezi zjarre nga te gjitha anet me tipa te tille kur e ndjen se po rrezikohet ne Tirane.
Bravo Mero… shpresojme qe Albini te kete mesuar dicka! Edhe nje here… Bravo ???
Ne qofte se e ke fjalen per ego duhet te dish se ego njerezore per pushtet eshte kusht elementar i karrieres se cdo poolitikani.
Ajo ego eshte motori shpirteror i politikanit.
Vetëm kjo është!! Njësoj si Berisha tash 31 vjet, sa herë që i’a kërkonte Beogradi ja lëshonte tymin nga Shqipëria…
Bravo Mero Baze je njesh
Albin Kurti gjithe kete turli e gatuajti perseri kundera Edi Rames, e kishte planifikuar kohe me pare kete skenar
pastaj t ftonte edi ramen ne prishtin dhe ti trgonte se ky eshte ballkani i hapur, nje njeri i djallzuar si albini qe din ti kurdis keto probleme
Por Edi Rama nuk bie kollaj ne kurthen e albinit,por i trgoj ne mes prishtines se me kete politike po izolon kosoven dhe e vetmja menyre eshte ballkani i hapur
Edi Rama si rralle politikan shqipetare. ne keto 30 vite i ka dhene nje dimension ndryshe qeshtjes shqipetare
Nese Albin Kurti vazhdon perqarjen mes dy vendeve alternativa e vetme e tij eshte ta bashkoj kosoven me serbin dhe kesaj here me lufte
Mero dhe nje here bravo
Rexhep Qosja i tha Rames ne Kosove qe Albini ka memorie sa nje biblioteke ndaj ato leksionert e tua o ti Merua i gjith-pushteteve jepja Rames kur te vije e te jape honorarin.
Po c`hyn Memoria ketu ???
Memorie te mire ka edhe Lepuri ( meqe ha shume karrota)……
Ore “Dashamires”…..tjeter probleme ka Kosova e ti flet per Memorien….ore Zoteri po “gangsterlleku i Albinit kundrejt SHBA dhe Europes eshte nje Mision qe as duhet ti kishte shkuar ne mend jo me ta shqiperonte……..Jetesia e shqipetareve ne Ballkanin perendimor eshte e lidhur drejtperdrejt me SHBA…..nuk ka alternative te dyte…….basta…….Kush kerkon te sabotoje apo te jete kunder kesaj Lidhje ( me ” Argumenta ” ) eshte kunder shqiptarizmit….kaq e thjeshte eshte Ceshtja………edhe sikur ne Momente te caktuara SHBA te mos mendoje e reagoje ashtu sic duhet dhe te duket hapur se eshte Gabim ne shqipetaret duhet te jemi gjithmone ne krahun e saj……na e do Interesi dhe atyre sigurisht jau do Interesi…..
ILY, jane fjalet e Rexhep Qoses qe i drejtohet Edi Rames ato per memorien e Albin Kurtit. Sa per Albin Kurtin ai eshte zgjedhur nga kosovaret per te patur burrerine ti thote qe ne takimin e pare atij Vucic “Kur do ta njihni Kosoven?” e mos qendroje si lolo ne ato tryeza koti me te (Ku Rama rri si pule e lagur).
Tung!
O Mero, suppozojme per nje moment qe je kaq i mençur qe i jep leksione kryeministrit Kurti, atehere pse nuk merresh me politike aktive dhe kandido per kryeminister ne Shqiperi.
Z. Lame! duhet kuptuar mire nje gje: Keshillat, idete, po te duash edhe teori, i japin njerez te caktuar qe kane kete aftesi, por nuk kane aftesi administrative, drejtuese apo menaxhuese. Ata, qe quhen politikane, jane per te zbatuar planet, programet, po te duash, edhe teorite dhe idete apo keshillat , pasi NUK kane aftesi teori-berese, por drejtuese dhe menaxhuese.
Kaq e theshte eshte kjo pune, sepse i bei qe nje njeri psh mjek i shquar PSE nuk eshte deputet? etj.
Secili ka aftesite e veta ne nje sektor te dhene qe ben nje gje shume mire, por nuk ben te tjerat, ose mund ti bej, por te cunguara.
Per rastin, Mero eshte gazetar, analist, keshillues etj, dhe nuk ka kuptim te marr persiper nje gje qe nuk eshte e tija, nuk e ben dot.
Je i madherishem ne pene Baze.Al Bnin e ka djallezine ne ball ,ndaj edhe Edi ua ritheksoi poshtersine studenteve ne takim ne momentin e fundit me ironin qe perdori!Ai (Alnini) eshte si ai mashkulli killer qe fytyra e tradheton per krimin qe pergatit ku te dhuron nje trendafil me njeren dore e ku doren e dyte e fsheh nga mbrapa duke mbajtur nje thike,per te pritur çastin e duhur te ta ngule.
Albinit i mungon permasa e kryeministrit. Pjesmarrja ne votime ne shqiperi tregojne vogelsine dhe djallzine e tija. Nuk ka arsye qe kryeministri nje vendi te beje fushate ne nje vend tjeter. Eshte miopi dhe ligesi, njeheresh.
Kjo qe thote komentusi nr. 1 eshte mese e vertete ! Dhe kete
fakt nuk e permend z. Mero ! Eshte Dora e Zeze e Saliut ajo
qe per te shpetuar prapanicen e tij gjen naive politikane si
Albin Kurti qe pikerisht tani te krijoje incidente te tilla ! Megji-
thate Plakut Mere Se shpejti do t’i kendojme “Requiem Eternum”
Dhe kete Monstra e Vicidolit e ndjen Se po i digjet tona nen kembe !
Albin mos i beso Judes Shqiptare , meso historine e kesaj Monstre
30 vjecare……! Kaq kisha per sot …….!!!
Rama sot né prishtiné duhet té ishte distancuar nga nisma “ballkan i hapur” ! Duhet té pranonte se ai gaboi dhe e mendoj si njê lojé “naçosh” ballkanas pér ty dukur si lojtar evropian ! Rama sot duhej ta sikteriste “ballkan e hapur”dhe ta demaskonte vuçiçin si njè zjarrvènês té ballkanit dhe si shèrbétor té interesave ruse dhe pér kété mjaftojné djegja e zyrave, vedosja e tankeve né kufi dhe thirrjet i vuçiç pér lufté ! Rama sot duhej ti bênte naftén nismés edhe pér arsyen se nuk duhet té lejojè qé nisma e vdekur qysh né lindje “ballkan i hapur” té pérdoret djallézisht nga kufoma e ngordhur e sali berishés ! Mjaftè me budalliqe dhe egoizma qé mbajné me oksigjen kufomén e berishizmit !.
Analizë perfekte…të lumtë pena, si gjithnjë.
Albini është njeriu që më shumë se gjithê të tjerêt e do bashkimin dhe të mirën e kombit shqiptar. Ndryshe nga Rama që nuk jeton dot pa oligarkë, Albini nuk i duron dot dhe as i afron ata. Prandaj edhe e quajnê marksist. NJeri i pakorruptueshëm. Jo si qeveritarët e Tiranës. Nuk ështê fare e vërtetê qê Albini apo Vjosa i kanë prishur marrëdhêniet me amerikanët. Shpifje e ulët. Albini veçse sillet si kryeministër i vendit dhe jo si shërbêtor i ambasadorëve.
Pêrsa i takon Ballkanit të Hapur ai mbajti qëndrimin e duhur. Procesi i Berlinit me 14 miliardë eurot e tij del e tepron për Ballkanin dhe nuk ka nevojë për pjella dështake si ky Ballkani. As Mali i Zi apo Bosnja nuk e kanë njohur këtê Ballkan të hapur. Këtë e pranoi shpejt e shpejt vetëm adoleshenti 55 vjeçar nga Tirana, që ështê ende i mrekulluar nga Jugosllavia e kohës së Titos. Nga Nedjelnja popodna qê ndiqte kur ishte i ri. Prandaj edhe i dërgon deri edhe letra urimi një ish futbollisti serb tê viteve ’80 të shekullit të kaluar.
Nëqoftëse ka 3 leksione për të dhënê dhe mësuar ato duhen drejtuar ndaj kryeministrit shqiptar: 1) Tê heqê dorê nga nostalgjia për ish -Jugosllavinë. 2) Tê mos pranojë asnjë nismë serbe, pa u konsultuar më parë me Prishtinën. Dhe 3: Tê mësojë nga Albini se si luftohet korrupsioni dhe si drejtohet ekonomia.
RRNOFTE AJATOLLAH MULLAH ALBINLADENOVICI BOTOKSI DOSA OSMANOVICI ABDIXHIKOVICI ABAZVICIN SALIBANI ILIRMUTOVICI DHE BASHOVIC ME GERDALLEN DHE RADONIQIN DREJT SERBISE SE MADHE
Kjo analize esjte ajo cka mendon realisht Rama andaj ljo vizite eshte e detyruar nga Rama per ta vere se po nuk bentr as kete dilte keq para te Zotit! Keto jane tezat e Rames qe con gelbaues aic eshte bere me gjithe ata qeni ka lepire sumen historikisht peshtanaku!
Pavaresisht, se nuk eshte momenti te themi te verteten. Une nuk po duroj dot.
Albini nuk eshte nje amator ne politike por nje djall kunder shqiptarizmes. Nuk po zgjatem me tej, por eshte fatkeqesi kombetare qe politika e tij e kundervenies ndaj politikes se Amerikes dhe Evropes, ka qene sherbimi me i mire qe I ka bere Vuciqit ne politiken e tij te riabilitimit serb.
Kjo sherbese arriti deri aty sa Vuciqi ka guximin te kercenoje me arme dhe per kete te fajesoje Albinin.
Por dhe kjo eshte nje por e madhe, ketu nuk eshte fjala me per Albinin por per Kosoven.
Ky veprim I Rames eshte thjeshte nje levizje patriotike e tij, per te frenuar shkallezimin e metejshem dhe nuk ka te beje me ndryshimin a Albinit…albini nuk ka fuqi te ndryshoje.
Ne kete kontekst me kujtohet mesazhi I Hashimit nga burgu per Ramen. Ai tekstualisht tha qe Rama mos te bjere viktime e provokimeve te Albinit, por te mbroje Kosoven. Kete po mundohet te beje Rama.
Albini nuk ka se cte mesoje ketu, z. Mero. Ai eshte pus I thelle…
KERRIC GOMARI
Albin Kurti e ka vleresimin nga votuesit dhe i madhi Rexhep Qosja
Politika e z Kurti eshte ne sherbim te plote te vendit te tij. Te gjithe e pranojme se venia ne jete e reciproritetit,eshte mese i drejte
Te tjerat jane mbrrockullitje ne interesa politikanesh
Djallezia e Albin Kurtit nuk te con as ne mes te rruges , mencuria e Edi Rames vazhon perpara pa ndalim
Akbini djallezi?!Ik or k…ik se do i them gruas te te rraje.
Kush ngutet, permutet – thone shkodranet!
Dhe ti Mero shpesh nga zelli madh per ti sherbyer kryeministrit rradhes ngutesh dhe shan e mallkon ate qe ai nuk e do1 Si ne rastin e Albin Kurtit p.sh. Por pastaj kur kryeministri i rradhes merr kthesen papritur ti e soji yt nga inercia rrezoheni dhe beheni qesharake.
Tani pas atyre sharjeve per Albinin leri keto leksionet se do besh prap bllof para Edi Rames e do marresh ndonje ‘non grata’ prej tij.
Njeriu nuk eshte vetem pozitiv apo vetem negativ. Albini mund te jete pozitiv por vrejtjet e gazetarit jane me vend. Ato duhen te vlersohen dhe respektohen ne maksimum nga Albini.Njeriu sa do i ditur te jete ka edhe mangesi. Gjykimi dhe korrrigjimi pozitiv eshte vlere.
Analize javore e perçarjes kombetare e vazhduar me vite,analize me e ulet qe mund te beje nje gjoja gazetar,i paguar ndoshta edhe nga Serbet.
Nuk mund te lexohet me ky njeri qe pasi i lepiu menderen Saliut,tani e ka me Ramen,TURP.
Përshëndetje Mero.Po nuk hapi degë oartie Edi Rama do të jetë një burrë tjetër që do të hap deg të partisë në Prishtinë e Gjakovë dhe askush nuk mund të ndalë këtë veprim as në Tiranë as në Prishtë
Sa pa edukate ky Izvori. Duhet te jete renduar shume menderisht nga gjendja ku ka katandisur S.Berisha.
Ne qofte se e ke fjalen per ego duhet te dish se ego njerezore per pushtet eshte kusht elementar i karrieres se cdo poolitikani.
Ajo ego eshte motori shpirteror i politikanit.
Keta anal-istet e sotem mundohen te kamuflojne realitetin keshtu edhe Mero mavria mundohet ti japi mend Albinit si te veproje,thua keta plehra e ndriten ne shqiperi keto 30 vjet .Dhe cfare udheheqesish kemi nxjerr ne si popull se jena te “zgjut”,udheheqes qe mbas 20 viteve ne pushtet pa problem fare shet detin,dhe i thote popullit rrini te qete se e di une.Keshtu edhe rahmut demagogu tall leshte me nje popull te tere duke u hedhur trute e gomarit dhe u flet per ballkanin e hapur dhe insiston qe kosova duhet te futet sepse une e di.Cfare jane keto idiotizma qe rahmuti mundohet ti shese thua ne kosove hane bar.Nuk ka ballkan te hapur me kriminelin vucic ,te jane veshur syte o rahmut ,perse serbia ka probleme me malin e zi me bosnjen dhe me kosoven duke futur kriminele serbe te rrezojne qeverite e ketyre vendeve.krimineli mundohet ta kete mire me kriminelin.Iku koha o rahmut dhe ti zagar Mero qe ne kosove udhehiqte tradhtari Hashim Thaqi dhe banda kriminale pronto.Kosova eshte shume perpara se udheheqja kriminale e tiranes duke e hedhur ne koshin e plehrave kasten e vjeter te korruptuar hashim isa mustafa e kadri.Prandaj edhe tirana zyrtare e udhequr nga timonieri rahmut kerkon me cdo kusht qe ne kosove te jete nje udheqje e dobet qe rahmuti te na dale burre shteti.Lereni Albinin te udheheq ate e ka zgjedhur populli i kosoves ,i mire i keq ai eshte,nuk eshte i korruptuar si rahmuti se ka 8 vite ne pushtet dhe akoma merret me sali pordhen
Atyre që shpërdorojnē energjinë elektr.pa kufi Albin agai u pagoi 10 mil.€ dhe po të njejtit jo se i bllokuan rrugët por i futen në senviç Sepicialen
Qosja dhe Kurti të dy Cërnagoroviqët fare nuk e përmenden UÇK që solli lirin dhe pavarësinë dhe i dërgaun në Hag dhe kundërshtarët krahut të luftës – miqtë e Salihut, Kurtit dhe Qosjes. Medalja për Qosjen ishte gabimi i vetëm i kryeministrit shqiptar Z. Rama kurse për të tjerat po shihet se ku jemi. Politikanët e Kosovës pas Salihut duan ta shpartallojnë çështjen shqiptare /nëse munden dhe i lejojmë/ sepse Serbia gjithëherë i luftoji shqiptarët me tradhtar megjithatë në një shekull i humbi 5 luftat sidomos ketë të fundit Salo me këta gjakprishtit po bëjnë çmos ta shëmtojnë kombin dhe shtetin e duke ndihmuar krahun gjenocidal sebofiloçërnagor.
Jepi ca leke goje corapes ose ndo nje vile ne Dardani se i mumgon ne koleksionon, nga ato qe i ka dhen Ramu dhe i ke te zgjidhura te te trija.