Nga Mero Baze
Zhbllokimi i pengesave procedurale për të rihapur gjyqin ndaj Fatmir Mediut, vlen për dy arsye. E para, vlen për të forcuar klimën e fundit të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë që kanë mundur të shpëtojnë nga proceset gjyqësore duke përdorur imunitetin dhe lidhjet politike. Dhe kjo ka shumë rendësi për të rritur besimin tek drejtësia e re.
E dyta, që është dhe më e rëndësishme për rastin konkret, vlen për të hetuar dhe gjykuar lidhjet politike të krimit në Gërdec.
Ajo që ndodhi nga pikëpamja kriminale në Gërdec, ku u vranë 26 vetë dhe mbi 300 të tjerë u plagosën, duke hedhur në erë një fshatë të tërë, është gjykuar deri më sot si ngjarje aksidentale, apo siç e ka thënë Berisha, ‘aksident teknologjik’.
Kryeministri i asaj kohe, i cili ishte familjarisht përgjegjës për krimin, e dha pretencën në publik dhe Prokuroria ju bind atij, duke mos guxuar të kaloj shiritat që Sali Berisha vendosi në skenën e krimit. Ata gjykuan vetëm administratorët legalë të biznesit, të cilët ishin përgjegjës për shpërthimin.
Por historia e Gërdecit nuk vlen si histori aksidenti. Të tilla ka pasur dhe do të ketë në këtë vend dhe gjithë botën.
Historia e Gërdecit vlen si një histori ku pushteti politik tenton të bëjë miliona me pasuritë e shtetit, duke përdorur si maskë një kompani biznesi private. Djali i ish-kryeministrit qëndron pas gjithë këtij biznesi. Për këtë ka fakte pafund, të provueshme nga Prokuroria në provat që ka gjetur dhe të mundshme për t’u hetuar nga Gjykata nëse përdoren dhe dëshmi të personave që janë të lirë të flasin për këtë histori.
Fatmir Mediu është ndoshta politikani me më pak faj në këtë histori, por më shumë se kushdo tjetër përgjegjës, për shkak se ai është personi kyç që mban të bllokuar historinë e hetimit, duke mbrojtur djalin e ish-kryeministrit.
Edhe pse zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes praktikisht ishin në funksion të Shkëlzen Berishës, edhe pse ai ka biseda të qarta komprometuese 30 minuta pas shpërthimit me Delijorgjin dhe gjithë rrethin e njerëzve që merreshin me hetimin, edhe pse ai ka 40 vizita në zyrën e Fatmir Mediut dhe dëshmi nga sekretaret e ministrit të Drejtësisë për lobimin për kontratën, edhe pse rrethi i ngushtë i shokëve të tij, përfshi dhe burrin e tezes, ishin njerëzit që drejtonin operacionin në terren, ai ka thyer gjithë rekordet e drejtësisë botërore, duke mos u thirrur as për t’u pyetur në këtë histori.
Ai ka deklaruar se nuk ka folur kurrë me Delijorgjin dhe kur kanë dalë tabulatet, ka heshtur. Ai ka deklaruar se faksi drejtuar atij në një nga zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes është manipulim, por ka heshtur kur Prokuroria e ka administruar në dosjen e hetimit.
Ai ka thënë se shoku I tij i afërt, nuk ka asnjë lidhje me Gërdecin, por ka prova që është përfaqësuesi legal i partnerëve fals amerikan në këtë biznes.
Rihapja e këtij gjyqi në Gjykatën e Lartë vlen për të hetuar pikërisht korrupsionin politik të kësaj historie. Gabimet njerëzore dhe dëmi në terren është gjykuar teknikisht.
Fatmir Mediu është zyrtari i parë i lartë që e çon hetimin tek pista politike e korrupsionit, ku familja Berisha ka vrarë për të vjedhur.
Unë e kam denoncuar publikisht në nëntor të vitit 2007 këtë histori, gjashtë muaj para se të shpërthente, në një intervistë televizive në “TV Alsat”, ku kam theksuar se kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi nëse djali i tij që merret me histori fishekësh në Vorë, mund të ketë probleme. Pas kësaj ai mblodhi Grupin Parlamentar të PD, dhe ua bëri të qartë se unë isha një armik i madh i demokracisë dhe po shpifja për Qeverinë e tij.
Kjo është një provë akoma më e fortë politike, që Sali Berisha ishte rojtari i atij biznesi dhe nuk e ndali djalin e tij, edhe pse e paralajmërova publikisht.
Tani kjo çështje duhet të hetohet për të gjetur rrënjët politike të korrupsionit, për të çuar para drejtësisë Shkëlzen Berishën dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së kupolës së lartë politike të përfshirë në krime në Shqipëri.
Gjykata amerikane ka hedhur poshtë përpjekjet e Shkëlzen Berishës për t’u konsideruar i pafajshëm në këtë histori, duke kërcënuar me gjyq gazetarët amerikanë. Gjykatat shqiptare duhet t’i japin atij dhe bashkëpunëtorëve të tij të lartë politikë, dënimin që meritojnë, në mos për të qetësuar shqiptarët, për të qetësuar shpirtrat e 26 viktimave, të cilëve u shkon përditë serbes buzë varreve në një biznes tjetër të ngritur me gjakun e tyre. Ngjitur me ata. Po ia falim karshillëkun ndaj ne te gjallëve, por te paktën të mos u bëjë karshillëk të vdekurve, se ata janë nëntokë e nuk flasin dot.
Kete afere korruptive e zberthenin vetem hetusit e soc si RUSTEM GJATA dhjerokrat i saliut dhe i jati budallait clirim.
Keta te sotmit frikacak,te korruptuar qe i sherbejne politikes nuk mund te bejne asgje,duke ju lutur sypeshkaqenit e fate gerdecit.
Jam kurioz se si do gjykohej ceshtja qe pervec baxhanakut qe se njihte saliu,te ishte vrare edhe sypeshkaqeni pa qime i saliut!!!!!
Jipi prezencen 35-40 vjet burgim dhe shife si bilbilos ai si kanerine..
Gjysma e shkrimit eshte rrene ndersa gjysma tjeter eshte mllef. Ato mund te vlejne per editoriale ndoshta dhe per ndonje gjykate popullore por jo per nje proces ligjor.
Kur ti hedhin pranga sales cdo thuash?
Pranga te birit, dhe ju qe i doni hapni shoqaten e vullnetareve te saliut.
Po mor Cimi Po!
Bushi , e mori provimin motra ore ??
Eh sa e vertete eshte thenia se ne kete bote lahen te gjitha gjynahet. U denuan e burgosen ushtarake te pafajshem per te mbuluar fajtoret e hienat me pushtet. ZOTI VONON POR NUK HARON. Te shpresojme te denohen ata qe vrane e u pasuruan.
Kur te gjykohen keta kriminele nga drejtesia e re (USA) do te dergoj adresen e ketij “Bushi” jo ta peshtyni por tja futni koken ne hale deri sa te ngopet……..per shpirtrat e te vrareve nag keta plehra te kombit dhe zagareve te tyre.
Sot:
Ne Vlore njerzit qe prisnin tek kadastra thane se nuk u jepeshin as certifikartat e pronesise te shtepive.
Madje njeri tha se burokracia ka arritur ne kulm me qeverrisien rama.
(shume lajm i mire hapja e dosjes mejdiu por fasule dite per dite nuk haet)
Eshtë koha kur kjo lukuni hienash grabitqare të japin llogari para drejtësisë për 26 jetët e shuara në Gërdec dhe për hajnin e përgjakshme që e kanë realizuar aty.Rrespekte pêr vendimin e gjykatës.
Lexojeni komentin e BUSHI dhe hiqni dore nga mendesia Enveriane dhe budallalleku provincial me te cilin ju ushqen Propaganda.
Ne demokraci denohesh me FAKTE dhe jo me opinione.
Gerdeci i para 13 viteve sillet si meny para shqiptareve ne nje kohe kur –
Cmimet e te gjithe produkteve ushqimore e jo vetem po pesojne rritje galopante te pa ndalshme. Po ashtu pa ndalshem po avancon kriza ekonomiko-financiare.
Pra nuk mjafton per ti mbushur tryezat e varferuara te shqiptareve, as per ti mbajtur ketu te rinjte shqiptare qe po ikin nga syte kembet nga nje vend i varferuar dhe i keq qeverisur.