Nga Mero Baze
Takimin e Sali Berishës në Vlorë e dominoi beteja kundër reformës në drejtësi. Ndryshe nga takimet e tjera, ai u përpoq të bënte kalë beteje luftën kundër reformës në drejtësi.
Duke qenë një reformë të cilën SHBA e ka cilësuar dhe interes strategjik të SHBA në Shqipëri, Sali Berisha ishte dy herë i motivuar. E para, se merrte hak ndaj SHBA për atë që i kanë bërë, e dyta, se dje laku i saj u ngushtua rreth djalit të tij të implikuar në një nga ngjarjet më tragjike në Shqipëri, ku u vranë 26 vetë dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.
Beteja kundër reformës në drejtësi nuk është se e dëmton më reformën. Kjo është një betejë e viktimave të saj me të dhe jo betejë e aktorëve politikë që mund ta dëmtojnë atë.
Por Sali Berisha tani po mendon vetëm për një skemë. Ai po përpiqet të dalë si viktimë nga ndëshkimet e radhës që mund t’i vijnë nga drejtësia. Duke parë se çështja e Fatmir Mediut po shkon në Gjykatë të Lartë dhe natyrisht frika se Mediu mund të bëhet “pentito” si Luli, e kanë motivuar atë të hidhet në sulm kundër reformës në drejtësi, që nëse i biri i tij përfundon në burg nga drejtësia, ta paraqesë atë si hakmarrje ndaj Berishës, që sulmoi reformën në drejtësi.
Të gjithë e pamë se si gënjente duke thënë se ka kërkuar që Xhorxh Sorosi të shpallej person non grata në Shqipëri. Ky personalisht as e ka thënë, as e ka bërë ndonjë herë. Intervista e tij e fundit për Xhorxh Sorosin ka qenë më 2013 në forumin e Kras Montanës, ku e vlerësoi si një mik të madh të Shqipërisë.
Gënjeshtrat që thotë sot, në një sallë mbushur me njerëz që më shumë kanë kuriozitet të shikojnë si ka degraduar Saliu, se sa të presin ndonjë gjë prej tij, janë në funksion vetëm të viktimizimit të tij.
I djegur nga Lulzim Basha dhe ajo që ai e quan “thikë pas shpine” për të, ai tani ka në horizont një rrezik të ri, thikën pas shpine nga Fatmir Mediu.
Shpresa se ai nuk do të flasë dhe nuk do ta shesë është ende e madhe, por po aq e madhe është dhe frika në minutën e fundit, si ajo e Lulzim Bashës. Kjo e bën Berishën që të kthejë kalë beteje reformën në drejtësi, i vetmi motiv që e ka detyruar atë në atë moshë, të marrë shkopin e të dalë rrugëve.
Është duke bërë atë që duhet të bëjë. Jo vetëm ai, por të gjithë. Sali Berisha e ka të nevojshme betejën kundër reformës në drejtësi, pasi ajo ishte makthi i gjithë zhvillimeve qe degraduan PD në këtë pikë.
Lulzim Basha ka bërë po ashtu atë që duhet, duke flakur Sali Berishën. Edi Rama po bën atë që duhet duke i ndenjur larg këtij degradimi të PD e duke u marrë me punët e qeverisjes.
I fundit që pritet të bëjë detyrën para drejtësisë është Fatmir Mediu. Deri sa ajo çështje të mbyllet, mos prisni që Berisha të heqë nga goja reformën në drejtësi. Shembulli i Lulit e lë pa gjumë. Nuk është pak ta kesh fatin e djalit në dore të Fatmir Mediut.
Kokoshi kryeminister te na thote perse Saliu eshte ende deputet ne kundershtim me ligjin? Kur shkelet ligji me te dyja kembet ne parlament cfare pret tjeter?
Po presim te besh shtet, iken dhe 100 ditet e afatit per policine dhe ende siguria ne vende eshte dobet. Vetem fati shpetoi bomben pa plas ne kafene sot nga nje i cmendur ne Vlore qe plagosi me arme zjarri nje femer. Aksidentet perseri problem dhe dimri po vjen e perseri do merremi me te njejta gjera e lagu apo se lagu Saliu nderkohe qe permbytjet, ngricat dhe debora do jene problem dhe nuk kemi as emergjenca civile dhe asgje. Meqe jemi ne Vlore alarmi u dha per zjarret kete behar nuk kishin as lopata e as rroba per te veshur zjarrfiksit.
Jo se skuqesh kur genjen por me teper per keta qe te lexojne, ke linkun kur Berisha ka kerkuar shpalljen non grata te Soros
https://youtu.be/kETldQ3L6zg
Hidhi nje sy kesaj fotos. Mbase skuqet Saliu kur ta shohe…
https://www.gazetatema.net/2021/09/23/foto-lajm-kur-berisha-dhe-soros-ishin-miq/
Lenci, kjo deklarate e Berishes eshte ne vitin 2017 tek cadra ne bulevard dhe jo ne vitet 90-te. Ne kete kohe, pra ne 2017 Saliu e kishte ngrene ne bithe okllaiun e amerikaneve, dhe gjeti sorosin si preteksin e justifikimit. Tani, a di te me thuash konkretisht se cfare te keqe i ka bere Sorosi shqipetareve dhe Shqiperise?
Nga cadra e PD.
Vlonjati …. që jeni gomenjër kërë e vërtetoi që pritët Bërishën, po që të jeni dhe analfabet, këtë ma vërtetove ti.
Mirë librat t’i hëngri dhia kur i çoje për të kullotur, po internet ke, pse nuk lexon?
Po ç’ka në dorë Kryeministri me deputetët e partive të tjera? Vetëm çelsat e kashtës ka Kryeministri për deputetët e partive të tjera.
Berishen e trathtojne shume e ne ate liste je dhe ti Mero Baze.
Po ti nuk skuqesh o bajge berishiane qe sjell video nga diareja mendore e cadres se Republikes se re te PDs? Si vajti muhabeti i cadres apo e hengret edhe ate mut per partine?
E para qe ta dish dhe lexoje mire Saliut i eshte hequr viza nga Amerika shume vite me pare dhe para se te behej ky fjalim qe ti solle linkun. A e do linkun e Edi Rames 2 vjet me pare qe ja thote ne parlament? Eshte marre vendimi ne kohen e Trump armikut numer 1 te Sorros. Ne Maj u be shpallja e vendimit qe e kane thene e sterthene amerikanet kane shume vite qe e kane marre. Pyete Saliun ne takimin e radhes kur u bere i njohur per heqjen e vizes te femijeve? Po pate kohe pyte dhe per Lulin.
Si budalla qe je nuk kupton qe Saliu nga cadra e PDs mund te shpall non grada gjithe boten por ne te vertet vetem gruan e tij te korruptuar mund ta shpall non grada. Edhe ta dish o bajge berishiane qe teorite konsperative per Sorrosin behen ne gjithe boten te sponcorizuara nga ekstemi i djathte edhe ca idiote qe mendonin do vinte fundi i botes nga njerezit me lekure zhapiku po te fitonte Biden kunder Trump.. Nuk eshte shpikje e Sali dhiarit kjo gje edhe ti nuk je idioti i vetem qe ha kete mut.
Drejt
Ke te drejte.Dy vjete me pare eshte marre ,se dy vjet me pare Berisha iu kundervu Trampit ,Vucicit dhe Rames per ndarjen e Kosoves.
SA LIRE PO E SHET SHPIRTIN O MARSH ETER I DESHTUAR
Mos u nxeh or vlonjat. Nuk ua ndertuam kot lungomaren, futi nje xhiro dhe kridhu ne det te qetsohesh.
O Mero, nje mender jane ata te cilet ti merresh, mender ai qe ti i sherben, dhe menderja e fundit mbetet ta gjesh ti per vete.
Bravo Mero! Analize e kthjellet.
Aty eshte thembra akilit, te reforma ne drejtesi qe mund te denoje Mediun dhe pas tij Xenin,,,,,,sakte Mero
Me vinte per te qeshur por eshte edhe trishtuese qe po shihja sonte nje “Shtetase Amerikane” qe genjen bazen e PD-se kur thote qe: Une ju premtoj, kur te vijne Rrepublikanet ne pushtet, gjerat per kete parti (PD-ne) do jene ndryshe. Kjo ishte nje genjeshter e madhe sepse ajo eshte nje shtetase private dhe minimumi, ajo nuk prezanton as opoziten amerikane (republikanet) ne c’do nivel qofte ai prezantus per emigrantet shqiptar ne Amerike se c’fare duan, apo prezantuese ne 1 nga 2 dhomat e ligjberjeve lokale apo shteterore. Saliu flet per Sorosin qe e ka marre ne qaf, por Sorosi s’ka folur asnjehere kaq hapur me ke krah politik eshte duke genjyer opinionin publik. Ky merr nje mini-lobinge te genjej bazen e tij. Kjo me shqeteson sepse mini lobingje si puna e kesaj vijne tani ne emer te partise te nje shtetit tjeter dhe Demokratet po genjehen perseri ti besojne nje perralle me fund te shemtuar. Si shqiptaro-amerikan me shume kohe e pervoje ne kete shtet, po i drejtohem Demokrateve Shqiptar qe Evi Kokalari po ju genjen. Po genjen sepse ajo flet ne emer te shqiptaro-amerikaneve se c’fare eshte agjenda jone ne Amerike. Agjenda jone ishte qe Shqiperia te behej me nje Sistem Drejtesor sepse ajo ishte marr peng dhe nuk i nderhyje dot ne asnje hapesire lijgore. Sistemi Ligjor te ben vend Demokratik. Ka plot Canra qe nuk e besojne kete Drejtesi qe nga “fillimi”, por ai qe e formuloj duke vajtur personalisht ne Parlament dhe e vendosur fizikisht librin ne tavoline me tavoline, eshte bere Ndihmes Sekretar i Rrajonit.. Per ne nuk ka rendesi Administrata e kujt eshte. Degjoj shume kazaner mediatik qe flasin ne emer te administratave se me ke jane, por ajo nuk eshte e vertete. Bushi, President Republikan, erdhi ne Shqiperi dhe e takoj Saliun sepse i kishte zene deren e avjonit ne Rinas prandaj e vodhi ate foto me te. Me vjen per te vjelle qe nje shtetase private amerikane (qofte dhe me influence) flet ne emer te nje partie ku ajo mbase i perket por nuk ka asnje influence. Influenca e saj eshte personale, kurse per mua si nje shqiptaro-amerikan per Ameriken eshte gjeopolitike. Ajo do te “shpetoj” nje parti=INTERES. Shqiptaret-Amerikane nuk shohin se ke parti do shpetojne nga zjarri qe i kane krijuar vetes. Ata jane askushi per interesat Amerikane por nuk ishe prezantusi i asajt administrate shteterore. Sa erdha pash ne Shqiperi mjerim.. Ku e di ajo se c’fare ndodh aty duke ndenjur per nje fundjave si turiste. Ne Shqiptaro-Amerikanet, jemi komplet e kunderta se c’fare tha ajo ne emer se c’fare prezantojme ne. Demokrate, mos u genjeni me. Sic genjeheni qe ceshtja e Saliut eshte ne Paris. Nuk ka ceshtje ne Paris dhe as do te kete.. Une dua ti shoh Demokratet ne pushtet sepse rrotacjonet pushtetore jane te shendetshme per nje demokraci funskjonale por jo kur i poshteron me keq akoma duke “sulmuar” lobingun me lobing. Ti e demton me keq akoma ate parti.. Me c’fare pash sonte, konkludova qe Sali Sheqerja do ta marri zvarre ate parti. Qesharak, degjo, javes tjeter ne Parlament kur te te shkosh ne Foltore dhe te flasesh, thuaj qe do kerkosh nje Legjislacjon Territorjal per bashkpunim qe “medemek” mazhoranca po thote qe eshte pro per bashkpunim. Kerko ate te paren dhe shko me program ne Parlament dhe jo me duar ne xhepa dhe i ngrekosur si gjel se si te rregullosh legjislacjone per te miren e PD-se ne te ardhmen per zgjedhje. Javen e dyte Qesharak, kerko nje Legjislacjon per Emigrantet te votojne ne Shqiperi sepse te nxjerrin fitues po votuan ata. Dhe jo me llafe por me vepra. Mos i thuaj Mul Nokes ta formuloj Legjislacjonin se ai uturakun e Saliut eshte caktuar te mbaj por konsultohu me Spartak Ngjelen dhe beji gati ti artikulosh dhe ti propozosh.. Me vone do te them se c’fare duhet te besh ne rruge ligjore ku aty ti shkon por nuk i perdor..
Shikoni mentalitetin e Berishe per drejtesine.Une kam tete vjet qe jam larguar dhe nuk kane te drejte te me akuzojne per korrupsion.Sipas tij kur eshte bere nje krim ai nuk me kalimin e viteve duhet arshivuar e nuk duhet te zbardhet.Mediu nuk u gjykua per afate e imunitet parlamentar. Basha nuk u gjykua per arsye “shenetesore” dhe kalim afati.Kjo eshte “Fryma e drejtesis “berishiane.Ne keto 30-vjet nuk eshte gjykuar asnje krim i kryer nga politikanet ne baze te kesaj fryme.Edhe drejtesia e re nuk po vepron. “Keta politikane qe jane keto 30-vjet eshte haram politika,pa ta se bejme dot ,si te doje Amerika”
Borxhi Publik aktual katastrofe e 30 viteve! Borxhi i Jashtem per 2020 u shtua me 1 Miliard Euro!
Nuk zgjidhet kriza e thelle ekonomiko-financiare ku e ka zhytur Shqiperine hajdutokracia e Rames me Ahmetajn pas kepuce me shpjegime enderrash e makthesh te Berishes.
Reforma ne drejtesi eshte laku ku ngeci kjo bishe e pamposhtur! Te gjithe e kemi pare si ishte bere sistemi drejtesise,” kush paguan me shume ka te drejte” mjafton ti sherbeje familjes Berisha. Sigurisht ka shume per te ndrequr drejtesine por lufta e Berishes eshte vetem per te mbrojtur ate vete dhe familjen e tij .
MatematiKiSht korrekt
Mediu ky bythqire sorrogat dhe mafioz,duhet te perfundoje ne burg bashke me shkerdhenin.