Në luftën e hapur ndaj Shteteve të Bashkuara, Sali Berisha ka vendosur të përdorë “kartën” e George Soros duke vetëprodhuar një sërë fabulash.
Edhe pse akuzohet drejtpërdrejt për korrupsion dhe minim të demokracisë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ish kryeministri ka zgjedhur strategjinë e sulmit frontal ndaj kujdo që e sheh të nevojshëm, për të zbehur disi njollën e zezë që mban nga shpallja “non grata”.
Në çdo dalje të tij, Berisha kujdeset që një hapësirë sulmi t’ja dedikojë veçanërisht manjatit George Soros, duke e quajtur si armik të shqiptarëve dhe arkitekt të coptimit të Kosovës.
Por nëse ndalemi në retrospektivë, rezulton se ka qenë po vetë Berisha ai i cili kur ishte president i hapi rrugën George Soros të futej në Shqipëri duke e jetëzuar dhe rrënjosur fondacionin e tij.
Ndërkohë, më tej kur ishte kryeministër e mbështeti me të gjitha mekanizmat shtetëror veprimtarinë duke i dhënë çdo mundësi dhe hapësirë.
Sot, teksa Berisha kërkon me doemos një armik, ka nisur një fushatë të hapur duke vendosur të dalë në krye të altilerisë së tij politike dhe mediatike.
Sakaq le t’i kujtojmë ish presidentit një çast kur i uronte mirë se ardhjen në Shqipëri mikut të djeshëm dhe armikut të sotëm George Soros.
Ne po ja sjellim në kujtesë pikërisht këtë moment në vitin 1994 pranë Galerisë së Arteve ku me siguri edhe në këtë rast Berisha nuk e dinte teorinë e “thikës pas shpine”.
Ish kreu i parë i shtetit në këtë fotografi shfaqet i lumtur dhe krenar krah miliarderit që i hapte të gjitha portat për të ardhur në Shqipëri.
Me aq sa ka treguar koha, Berisha e ka tejet delikate kujtesën kur vjen puna e imazheve pasi ky problem i vjen qysh nga koha kur nuk mbante mend që kishte pozuar krah fëmijëve të Enver Hoxhës duke bërë xhiro me varkë në Drilon dhe u përforcua kur nuk njihte as baxhanakun e vrarë në Gërdec. (TemA)
dhe pastaj??
mik mbetet vetëm budallai kur pala tjetër të vihet kundër!!
miq i kanë mbetur hajvanët sali berishës megjithëse i ka lënë pa punë dhe ju ka shkatërruar jetën!!
Kur eshte bere foto te gjithe te huajt ishin miq per ne….ska lidhje fare…dhe Urban e kishte mik Sorosin…u shkollua prej tij…por shkoni shikoni a ka Sorroisre ne Humgari?
Rusia po te kishte degjuar keshillat e Sorosit do kish mbetur me Jeltsinin me te cilin Rusia do ishte shkrire si shtet.
Putini shpetoj Rusin nga shkaterrimi Sorosian e Euro-Amerikan.
Sa gje e çuditeshme!
Po pse te gjithe “heronjte pozitive” te telenovelave te politikes Shqiptare, kane armik nje plak me nje kembe ne varr qe quhet Soros?
Kush eshte ky plaku qe u ka prishur gjumin “gjigandeve” si Tritan Shehu, Adriatik Llalla, Lulzim Basha, e lloj lloj sorollopi, qe kur e shohin veten ne zgrip te politikes, kerkojne si me magji qe shqiptimi i emrit SOROS, ti nxjer nga sikleti?
Po ky plaku zaberhan i politikes se kurvave, ky kopil i shoqerise sone, ky uturak shetites i politikes, me emrin e qelbur Sali Ram Berisha, ku e ka lexuar qe SOROSI eshte arkitekt i ndarjes se Kosoves, dhe çfar mjetesh politike ka ne dore ky (SOROSI) per te realizuar coptimin e nje shteti sovran siç eshte Kosova?
Kjo eshte politike qe behet me menyra malokerie, ha buken e permbyse kupen, tipike shpellare e denje vetem per te motivuar “intelektualet” te tipit Xhelal Mziu e Flamur (vetem shkopi) Noka, si dhe militantet e “metropolit” me emrin BATHORE.
nese behet fjale per nje vit burg ashtu si Llallen me mire mos ta ngacmojne fare Saliun
E sakte “agim”!Saliu bene sikur eshte zemeruar,Amerika sikur e ka denuar dhe me nje vit ka per ta kaluar.Ne krye te SPAK-ut nuk eshte rastesi qe vihet Arta Marku,Adriatik Dhalla dhe se fundemi nje njeri qe edhe kur leh qeni nuk i bene pershtypje!Ai eshte Adriatiku i klonuar!E keni pare kerkesen e pare te tij :Rritjen e rrogave dhe shtimin e mjeteve.Kesaj i thone :
Ku ti kerkoj rrenjet e tua Sali,
ti shtrihesh si nje nje trap madheshtor.
Ku pas kryeqendres Tirane ,
Ti shkon edhe ne Fier e Vlore!
Thone qe po behet reforme ne drejtesi,
po ti s’pyet se miqt te kane dhuruar cel.Blackberry!
SPAK-u do ta kapi lepurin me qerren e Saliut,
nepermjet veglave te tij Lulit dhe Mediut.
O sa ironi,kur flitet per drejtesi,
kur “perendia” keta i ka bekuar.
Njerin “burre shteti”e me gjak ne duar,
tjetrin “Yll ne ngjitje”urdher zbatuar.