“Pushteti i Berishës është poshtë, ndaj dhe ai ka zbritur në bazë”.
Kështu u shpreh në emisionin “Arnautistan” gazetari Ylli Rakipi teksa fliste për krizën në PD.
Rakipi u shpreh se politika e këtyre kohëve ka qenë aksidentale, ndërkohë që theksoi se Berisha nuk është larguar nga pushteti në 2013-ën.
Sipas tij, Berisha përmes emërimit të Bashës në PD ruante pushtetin e vet brenda partisë.
“Nuk e prisja vendimin e përjashtimit të Berishës sepse Basha nuk shquhet për asnjë vendim. Është një kohë konfuze.
Më shumë se përse e mori vendimin Basha duhet të flasim por politikën e këtyre kohëve që kanë qenë aksidente.
Shqipëria kalon në kaos dhe aksidentet zgjidhin problemin, vijnë njerëz të çuditshëm në pushtet. Për problemin në PD.
Nëse amerikanët nuk do kishin marrë atë vendim Berisha nuk do ishte përjashtuar. Berisha nuk është larguar në 2013, ai bëri një emërim që është Basha dhe ruante pushtetin e vet brenda partisë.
Në shoqëritë e hapura nuk ekziston kjo gjë, madje as në vendet me demokraci të brishtë dhe me fare pak demokraci nuk duhet të ndodhë.
Ti mund ta zgjidhësh pasuesin tënd nëpërmjetë të tuve, por duhet të hapësh një garë. Demokracia ka kohë që është vënë në dyshim.
Tek ne nuk ka zgjedhje dhe ky është problem. Basha ka bërë një deklaratë dhe thotë që nuk mund të dilet kundër SHBA, por DASH ka marrë vendim mos shkojë në Amerikë, jo të largohet nga PD.
Berisha nuk mund të deklarojë sot që i ka kërkuar Bashës të japë dorëheqjen, kjo duhej thënë. Kjo mini-telenovelë ka ndodhur me Nanon në KPK-në e famshme. Pushteti i Berishës është poshtë, ndaj dhe ai ka zbritur aty”, tha Rakipi.
Mos u merrni me keta kriminele sepse Ylli Rakipi eshte pjese integrale e krimit 30 vjeçar, nuk e di, e di SPAK kete apo e ka lene ta theme une. Ylli Rakipi, veç gazetes formale Albania , si spiun qe ishte i Sali Berishes, eshte pjese e ngjarjes se vrasjes se kriminelit tjeter Azem Hajdari: shiko videon ne spitale tek bodigardi plagosur i Azem Hajdarit qe sot nuk dihet ku eshte se bashku me ate qe hodhi ne det trupin e Remzi Hoxhes dhe me çip anglez ne kembe u zhduk! Eh, sa MAFJE ka ne Shqiperi, Adriatik Llalla arratiset me valixhe ne Rome dhe e mbron ne gjykate apo emisione Sokol Azizaj (!) ish kryeprokurorin e Shqiperise Berishjane e Yllirakipjane. Ne Shqiperi problemin e zgjidh vetem shqiptaria, jo ata qe kryqezojne duarte se bejne shqiponjen qe e kane lidhur me zinxhira per interesat e tyre. Shiko si rri ne foto!!!!
Ylli gjithmone ne fundin
e gotes
gjen fundin e mendjes,
por jo fundin
e Berishes.
Ne pushtet e ne 100 partite ka njerez te cuditshem,por me gomer e budallenj ka neper tv qe bejne analuzat.
Cfare do presesh nga ty,e ljubovici e sonila e klani kapo i bllokut qe na japin direktiva si te behet dhjerokracia