Lulzim Basha urdhër demokratëve për Berishën

22 Shtator 2021, 19:14Politika TEMA

Ditën e sotme kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtuesit e degëve në rretheve duke u kërkuar që të informojnë demokratët lidhur me vendimin që mori për përjashtimin e Sali Berishës.

“Sqaroni degët për vendimin e rëndësishëm që morëm pas komunikimeve me SHBA-në” mësohet se u ka kërkuar lideri i PD-së atyre, raporton gazetari i “ABC”, Juxhin Mustafaraj.

Por lideri historik i PD-së, Sali Berisha dje nga Fieri i kërkoi Lulzim Bashës që të dalë vetë dhe të sqarojë demokratët dhe të argumentojë përpara tyre përjashtimin e tij.

Ish-kryeministri nuk heq dorë nga mbledhja e strukturave, por Lulzim Basha ishte i prerë sot kur tha se nuk do të lejojë që të mblidhet Kuvendi Kombëtar.

“Nuk ka për të pasur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane” deklaroi Basha.

Por, pas Tiranës dhe Fierit, takimi i radhës i ish-kryeministrit Sali Berisha do të jetë në Vlorë ditën e shtunë.

2 komente në “Lulzim Basha urdhër demokratëve për Berishën”

  1. Plaku says:

    Keto te dy janë te gatshem ti vene edhe nje here ti vene zjarrin Shqiperise per te shpetuar gjene e vjedhur….kujdes njerez,mos degjoni propaganden qe po bejne anal_istet e kamikazet PD_iste.

  2. xhoxhi says:

    Berishën e morëm vesh që i ka punët keq me USA-në,por edhe Basha me gjithë ato akuza që ka mbi supe për rrugën e kombit,vrasjet në bulevard,për detin me Greqinë etj etj nuk besoj se do fitojë me atë që e largoi Berishën nga grupi parlamentar.Mundet të vazdojë edhe ca derisa të marë rrugë Berisha për në SPAK dhe pastaj do meren me Bashën.Lufta midis Saliut dhe Bashës do nxjerë të palarat e të dyve siç po i shikojmë edhe tani.Njeri deklaron kundët tjetrit dhe kjo do i çoroditë demokratët e thjeshtë do acarojë ndoshta edhe me grushta deputetët dhe ne këtë rëmujë fiton Rama për të qeverisur pa opozitë.Le të shpresojmë të regullohen shpejt gjërat brënda PD-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje