Krijuesja e vaksinës së AstraZeneca: Koronavirusi do të kthehet në një ftohje të zakonshme

23 Shtator 2021, 09:05Politika TEMA

Krijuesja e vaksinës së Oxford-AstraZeneca, profesoresha Dame Sarah Gilbert deklaroi së fundmi se koronavirusi me shumë mundësi nuk do të pësojë një mutacion më të rëndë dhe me kohën do të kthehet në një ftohje të zakonshme.

Gjatë një seminari në “Royal Society of Medicine”, shkencëtarja u shpreh se viruset kanë tendencën të bëhen më pak virulente gjatë kohës që qarkullojnë në popullatë dhe për këtë arsye nuk ka asnjë arsye që do të ketë një variant më të rëndë të Sars-CoV-2.

59-vjeçarja gjithashtu zbuloi se po bën përpjekje për të siguruar fonde për të marrë masa në parandalimin e pandemive të ardhshme dhe tha se duhen investime urgjente për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të tjera infektive në të gjithë botën.

Komentet e saj vijnë pasi profesori Chris Whitty paralajmëroi një ditë më parë se pothuajse të gjithë fëmijët e pavaksinuar do të infektohen me Covid në një moment në të ardhmen dhe rreth gjysma e të rinjve janë infektuar me virusin.

3 komente në “Krijuesja e vaksinës së AstraZeneca: Koronavirusi do të kthehet në një ftohje të zakonshme”

  1. Genjeni,genjeni se dicka ngelet says:

    Pse tani nuk eshte ftohje e zakonshme me qurre dhe pak temperature apo per momentin eshte ngrohje e jashtezakonshme qe me kalimin e kohes do kthehet ashtu sic e shkruajta ne fillim?Keep lying everyday that’s your job.

    1. anticensurë says:

      o copë mishi a ke sy,apo shkruan në brail??

  2. Driti says:

    Une njoh personalisht 4 persona nga 33 vjeç deri ne 52 vjeç plus mamaja ime qe nuk e kaloi dot (mbi 80vjeç) qe kane pasur nevoje per oksigjen nga infektimi me kete virus. Nga keto njeri me tha qe perfundoi ne rianimazione, nje tjeter nga keto me tha qe desh iku per lesh, ndriçim first fact

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje