Memorie.al publikon historinë e panjohur të ngjarjes së bujshme të ndodhur në 26 shtatorin e largët, të vitit 1982. Diku rreth mesditës, në rrugën nacionale Rrogozhinë-Lushnje, pasi kishte marrë me forcën e armëve një auto veturë ‘Taxi’, Xhevdet Mustafa, ndaloi në afërsi të fshatit Zhamë. Pasi u ngjit në një kodrinë, u fut në një nga shtëpitë e familjes Sula, ku dhe do të mbetej i rrethuar nga forcat e Policisë dhe ato të Ushtrisë. Këto forca ishin nën urdhrat e Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Lushnjes dhe nën mbikëqyrjen e ministrit të Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiu, Ministrit të Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, sekretares së Komitetit Qendror të PPSH-së, Lenka Çuko, etj, të cilët mbërritën menjëherë aty. Dëshmitë e rralla të Kurt Sulës, ish-mësuesit dhe agronomit të njohur të asaj zone, i cili tregon historinë e asaj ngjarje, duke filluar që nga momenti kur Xhevdet Mustafa, u fut i armatosur në shtëpinë e vëllait të tij, Mersinit, ku ai me fëmijët e tij dhe të vëllezërve, po ndiqnin një film në TV. Si e vrau Xhevdeti, nënoficerin e Policisë Rrugore, Tomor Zyla dhe Mersin Sulën? Rrethimin e shtëpisë nga ana e forcave të Policisë dhe Ushtrisë, që ishin nën urdhrat e Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të Lushnjes? Ardhjen e ministrave Kadri Hazbiu, Hekuran Isai si dhe të Lenka Çukos, thirrjet e tyre që Xhevdeti, të dorëzohej dhe përgjigjet e tij, futjen e Kurtit në shtëpi ku Xhevdeti? Ai mbante peng gratë dhe fëmijët, bisedat midis tyre, momentin kur Kurti me “Belçikun” e tij, qëlloi dhe e la të vrarë Xhevdetin, futjen e autoblindës së Ushtrisë, që shembi shtëpinë? Marrjen e kufomave dhe varrimin e tyre të nesërmen me ceremoni, ku fjalën e rastit e mbajtën autoritetet më të larta të Komitetit të Partisë dhe atij Ekzekutiv, të rrethit të Lushnjes, Gjergj Velaj e Filip Ndoci. Shpallja “Dëshmor të Atdheut” të tyre në vitin 1986, si dhe takimi i Kurtit me familjarët e Xhevdet Mustafës, në vitin 1993, të cilët nuk i lejoi që të ngrinin aty një lapidar etj.
Nga Dashnor Kaloçi
(Vijon nga dje)
Zoti Kurt, a ju dha njeri armë?
Ndërkohë unë pashë aty afër një nipin tim, Tajar Sulën, i cili kishte një armë me vete. Ajo ishte një “Belçik, “që ai e kishte marrë në ngarkim, si pjesëtar i çetave vullnetare. Ja kërkova atij armën, i cili ma dha menjëherë. Pasi e mora “Belçikun”, ata të Degës Brendshme dhe vetë kryetari nuk donin të më linin që unë të futesha brenda, por unë ju shmanga atyre dhe përsëri me armë në dorë, u nisa drejt shtëpisë, për t’u futur brenda, andej nga ai drejtim që kisha dalë, por qëndrova një çast, se dëgjoja ata të Degës së Punëve të Brendshme, që i bënin thirrje Xhevdetit, për t’u dorëzuar. Nga të katër anët dukeshin njerëzit që kishin zënë pozicione, kishte dhe shumë që rrinin në këmbë me armë në dorë. Aty komandonin ata të Degës së Brendshme dhe oficerët e ushtrisë, të cilët herë pas herë qëllonin në ajër dhe i bënin thirrje Xhevdetit për t’u dorëzuar.
Konkretisht, kush i bënte thirrje Xhevdetit për t’u dorëzuar?
Kryetari i Degës së Brendshme të Lushnjes i thirri në emër Xhevdetit, duke i thënë: “Dil jashtë e dorëzohu, se ta kemi falur jetën”.
A u përgjigj Xhevdeti thirrjeve të tij?
Xhevdeti nga brenda i’u përgjigj: “Or pisa, dilni njëherë këtej t’ju shoh fytyrën, e pastaj flasim”. Ata nuk qëllonin në drejtim të shtëpisë, pasi e dinin se aty ai kishte mbajtur peng gratë e fëmijët.
Është thënë se aty kanë ardhur vetë Kadri Hazbiu me Hekuran Isain, a i keni parë ju ata?
Po, kjo është e vërtetë. Aty rreth orës 14.30, pasi unë kisha dalë jashtë nga shtëpia, nga ana e prapme e shtëpisë, te porta e oborrit, pashë ministrin e Mbrojtjes, Kadri Hazbiun me Hekuran Isain dhe Lenka Çukon.
Vetëm ishin ata, apo me të tjerë?
Ata i shoqëronte kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Lushnjes dhe ishin të rrethuar edhe me disa policë, siç duket për mbrojtje. Ata kishin ardhur nga ana e pasme e shtëpisë, në një rrugë që vinte paralel me hekurudhën.
A mbani mend të ketë komunikuar Kadri Hazbiu me Xhevdet Mustafën?
Po patjetër, gjatë asaj kohe që siç thashë, unë kisha dalë nga shtëpia, e po qëndroja fare afër tyre, Kadri Hazbiu i tha. “Dorëzohu o Xhevdet Mustafa, se nuk të bëjmë gjë”.
A morri përgjigje Kadri Hazbiu pas atyre fjalëve?
Në atë moment nuk më kujtohet t’i jetë përgjigjur Xhevdeti.
Po përveç Kadri Hazbiut, a i bëri njeri tjetër thirrje Xhevdetit për t’u dorëzua?
Pas Kadri Hazbiut, atij foli dhe kryetari i Degës së Lushnjes, ose Hekuran Isai, nuk më kujtohet mirë, duke i thënë që të dorëzohej. Por mbaj mënd fjalët që ata i thane: “Ne i kemi falur jetën Kiço Ngjelës, edhe ty do ta falim”.
Po këtyre, i’u përgjigj Xhevdeti?
Pas këtyre thirrjeve, Xhevdeti u përgjigj: “Dilni t’ju shoh njëherë surratin, pastaj shohim e bëjmë”.
Po për të qëlluar, qëllonte me armë?
Përveç sharjeve që ai u bënte, herë pas here qëllonte dhe me pistoletë nga dritarja.
Po ndaj tij, a qëllohej me armë nga policia apo forcat e tjera që e kishin rrethuar?
Ndaj tij nuk qëllonte njeri, pasi kishin frikë mos vrisnin fëmijët. Gjatë gjithë kohës, forcat që kishin rrethuar shtëpinë qëllonin vetëm në ajër për ta trembur. Po kështu, mbaj mënd se edhe autoblinda qëlloi me topin e saj në ajër.
Çfarë bënë më pas Kadri Hazbiu me Hekuran Isain?
Nuk di të them se çfarë kanë bërë ata tjetër pas thirrjeve që i bënë për t’u dorëzua, sepse unë pak kohë i pashë.
Pse nuk qëndruan ata deri në fund, pra deri kur Xhevdeti mbeti i vrarë?
Kadri Hazbiu, Hekuran Isai dhe Lenka Çuko, mbaj mënd se janë larguar prej aty, rreth orës 17.00, të përcjellë nga kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Lushnjes.
Është thënë, se gjatë asaj periudhe kohe që Xhevdeti mbahej i rrethuar aty në shtëpinë e vëllait tuaj, Kadri Hazbiu me Hekuran Isain, nëpërmjet një automjeti ushtarak të Ndërlidhjes, me një radio marrëse-dhënëse, merrte urdhra e porosi nga Tirana. Ju dini gjë rreth kësaj?
Unë nuk kam parë gjë, por atë ditë, flitej se gjatë asaj kohe që ata erdhën aty, janë lidhur me radio a me telefon me Enver Hoxhën, i cili i kishte porositur që të kihej kujdes mos vritej populli.
Gjatë kësaj kohe, a liroi Xhevdeti ndonjë nga gratë a fëmijët që kishte mbajtur peng?
Po, rreth orës 15.00, Xhevdeti liroi gruan e Mersinit (Shehjen), nënën e shtatë fëmijëve që ishin peng aty brenda. Më pas ai liroi dhe një fëmijë disa muajsh, të cilin e nxorën nga penxherja dhe e mori në dorë nëna e tij, Shehja, që ishte liruar pak më parë.
Ju hytë përsëri në shtëpi?
Patjetër, rreth orës 17.30, pasi kishin ikur prej aty Kadri Hazbiu me Hekuran Isain e Lenka Çukon, unë tentova dhe u futa përsëri në shtëpi. Nuk mund të rrija më jashtë kur dëgjoja të thirrurat e fëmijëve që ishin aty, e sidomos të vajzës sime të vogël, Anitës, që thërriste: babi, babi’. Unë isha i bindur se Xhevdeti nuk donte të na vriste ne njerëzit e shtëpisë. Ai dhe Mersinin e vrau kot, se kujtoi se mos ishte Tomorr Zyla. Ai aty na kishte të gjithëve, po të donte na vriste.
Nuk pate ndonjë pengesë nga ata të Degës së Punëve të Brendshme, për t’u futur në shtëpi…?!
Jo vetëm që nuk më ndaluan, por përkundrazi, ata më nxitën që të hyja përsëri brenda!
Konkretisht, çfarë ju thanë?
Përpara se të futesha në shtëpi, njeri nga ata të Degës më tha: “Futu në shtëpi, se do të mbrojmë ne që nga jashtë”.
Si i’u përgjigjët ju?
Atij unë i thashë se e dija vetë atë gjë. Sapo hyra në shtëpi, u afrova te dhoma ku qëndronin Xhevdeti me njerëzit e shtëpisë. I rashë derës me shqelm dhe u largova mbrapa në korridor, në një kënd që ai nuk mund të më qëllonte. Dera u hap në një kënd afër 45 gradë.
Kush e hapi derën?
Faktikisht, derën e dhomës e ka hapur vajza ime, Anita 11-vjeçare, sepse asaj pas vrasjes Xhevdetit, ne i pamë një plagë plumbi në krah, që duhet të jetë qëlluar nga Xhevdeti, kur ajo ka tentuar të hapë derën. Nga Xhevdeti është plagosur dhe gruaja e Ramadanit, Shefikoja, e cila më pas u lirua nga ai, e doli jashtë shtëpisë. Nga ai kënd që formoi dera e hapur, unë shikoja brenda dhomës fëmijët të strukur në një cep të shtëpisë, ku Xhevdeti qëndronte mes tyre, e kishte vënë një dollap për t’u mbrojtur. Nga aq pamje sa shikoja, në një distancë katër-pesë metra, unë ngrita “Belçikun” dhe qëllova një herë në drejtim të tij, në lartësinë e kokës.
Nga plumbat që qëlluat ju në drejtim të tij, mbeti i vrarë Xhevdeti?
Them se plumbi im e ka kapur o në kokë, o në gjoks, sepse mbas kësaj, ai nuk reagoi të qëllonte më në drejtimin tim, nga i erdhi plumbi.
Çfarë bëre pas kësaj?
Pasi prita disa çaste, ashtu pa lëvizur, dola te dritarja e dhomës tjetër dhe ju thirra atyre qe ishin jashtë: Mos qëlloni, se e vrava.
Sa ishte ora në ato momente, ju kujtohet?
Në atë moment ora duhet të kishte kaluar 18.30. Pas kësaj në drejtim të shtëpisë u fut autoblinda, e cila u afrua nga ana veriore e shtëpisë, për te dhoma ku ishte Xhevdeti me fëmijët, dhe goditi murin, duke rrëzuar atë në një masë afër dy tre metra katrorë. Mbasi unë qëllova mbi Xhevdetin, fëmijët që ishin brenda, bërtitën: “U vra, u vra”. Pas kësaj në drejtim të shtëpisë u afruan shumë ushtarakë të armatosur, dhe një Operativ i Ushtrisë, hyri brenda në korridor, ku isha unë dhe u fut për te dhoma ku Xhevdeti ishte i rrëzuar përdhe.
Në ato momente, kishte shenja jete Xhevdeti?
Nuk mund të them a kishte vdekur apo jo, por Operativi u afrua sipër tij dhe i zbrazi një karikatorë pistolete, të gjithë mbi të, kryesisht në kokë.
Në ato momente që ai Operativi qëllonte mbi Xhevdetin, a kishte njeri tjetër nga familja në atë dhomë?
Në atë kohë që u vra Xhevdeti, brenda ndodheshin gjashtë fëmijë, e midis tyre, dy vajzat e plagosura, Anita me Violetën. Pasi qëlloi Xhevdetin, Operativi nxori dy vajzat e plagosura, të cilat u nisën për në spital. Pas Operativit, aty u fut dhe një person tjetër i quajtur A.I., i cili e goditi kufomën e Xhevdetit me bajonetë pushke, vetëm një here, pasi nuk e lanë.
Kush e ndaloi…?!
Dikush i bërtiti: “Mos ja prish fytyrën”. Në momentin që Xhevdeti është vrarë, ka qenë vetëm me pantallona pa fanellë, dhe trupin e kishte të lyer të gjithë me vaj.
Ç’ndodhi pas vrasjes së Xhevdetit?
Në atë kohë, unë u afrova te kufomat e vëllait tim Mersinit, e Tomorr Zylës, që qëndronin akoma deri në ato çaste aty, pasi nuk i prekte dot njeri, nga frika se mos qëlloheshin prej Xhevdetit, dhe ju hodha nga një çarçaf përsipër. Pas kësaj, së bashku me tre katër të tjerë të Degës së Brendshme, dy nga këmbët e dy nga krahët, kemi kapur kufomën e Xhevdetit dhe e kemi hipur në një makinë ushtarake, që ishte afruar aty pranë shtëpisë. Nuk kam parë njeri më të rëndë, them se ishte mbi 100 kg.
Po me kufomat e vëllait tuaj dhe Tomorr Zylës?
Po kështu, më pas kemi hipur po në një makinë ushtrie dhe kufomat e Mersinit e Tomorr Zylës, të cilat u nisën për në spitalin e Lushnjes. Gjatë kohës që po hipnim kufomën e Xhevdetit në makinë, unë i mora nga qafa e tij një tip hajmalie, të cilën e dorëzova të nesërmen në Degën e Lushnjes. Në ato momente, diku rreth orës 19.00, te shtëpia u mblodhën me qindra vetë. Unë nuk qëndrova aty, por u nisa në drejtim të spitalit në Lushnje, ku ishin kunata e dy fëmijët e plagosur dhe ata të tjerët të traumatizuar nga ajo ngjarje, ku qëndruan rreth shtatë orë peng.
Kur u bë varrimi i Mersinit, kush mori pjesë nga zyrtarët e lartë dhe çfarë u tha aty?
Të nesërmen e asaj dite u bë varrimi i Mersinit. Aty kishin ardhur me qindra vetë, njerëz tanët e bashkëfshatarë. Po ashtu kishin ardhur dhe nga Komiteti i Partisë rrethit dhe nga ai Ekzekutiv, shokët Gjergj Velaj e Filip Boci. Në fjalën që u lexua nga Filipi a nga Gjergji, (nuk më kujtohet mire), në mes të tjerave u tha: “Ishte një akt heroik i Mersin Baftjar Sulës, i lindur më 16 tetor 1944, i cili për të shpëtuar nderin e familjes, dha jetën duke u vrarë nga një agjent i quajtur Xhevdet Mustafa, autor i 700 krimeve në Itali, Amerikë, e vende të tjera. Qëllimi i këtij agjenti ishte që të vriste Sekretarin e Parë të PPSH-së, Enver Hoxhën, por ai këtu në Shqipëri, nga arma e Sigurimit dhe syri vigjilent i popullit, u vra para se të realizonte qëllimet e tija…”!
Si u trajtuat ju si familje nga shteti komunist pas kësaj ngjarjeje?
Nga ana e shtetit nuk patëm ndonjë ndihmë të veçantë. Për shtëpinë që u prish nga ndërhyrja e autoblindës, shteti i sistemoi familjen e Mersinit të vrarë, në një apartament në pallat (500 m. më larg nga aty), kurse Ramadanit, i bënë një shtëpi private tjetër. Kjo ishte e gjithë ndihma materiale.
Po familjen e Tomorr Zylës…?!
Në vitin 1986, unë takova vëllanë e Tomorr Zylës, Fatmirin, që ishte dhe ai ushtarak, i cili më tha të interesohesha se ai e kishte shpallur vëllanë e tij dëshmor. Kështu dhe unë bëra dokumentet dhe u shpallën dëshmor jo vetëm Mersini, por dhe të gjithë ata të tjerët, që u vranë nga Xhevdet Mustafa. Që nga ajo kohë, eshtrat e tyre u dërguan në Varrezat e Dëshmorëve të Lushnjes, ku janë edhe sot.
Po me familjen e Xhevdet Mustafës në Durrës, çfarë marrëdhëniesh keni?
Nuk kemi pasur asnjë problem me ta. Vetëm pas ardhjes së demokracisë, diku nga viti 1992, ata erdhën këtu te ne dhe thanë se do t’i bënin një lapidar, pasi “Xhevdeti ishte një antikomunist dhe kishte dhënë jetën me qëllimin për të vrarë Enver Hoxhën”. Unë nuk i lejova ata, duke i’u thënë se nuk mund të bënin lapidar aty mbi gjakun e vëllait tim. Ata e kuptuan këtë gjë dhe u larguan.
Kaloci me gjithe kete fantazistin duket se jane kuptuar me njeri-tjetrin mbasi kane thithur ndonje vize me te bardhe.
Ne ato vite Muc Xhepa ishte ne Rrogozhine ku drejtonte te gjithe aktivitetin kunder rregjimit ne ilegalitet te plote dhe kjo ishte edhe aresyeja perse Xhevdeti zbriti ne Rrogozhine. Por Muci nuk pati dot mundesi ta takonte Xhevdetin sepse misioni dekonspiroi dhe Muci u shperngul ne Elbasan. Edhe ketu Muci e thelloi akoma edhe me shume aktivitetin e tij kunder rregjimit dhe krijoi te paren celule anti komuniste ku bente pjese edhe Pip Duni. Nder aksionet me te rendesishme ishte hedhja e oxhakut te uzines 12 por Muci ra shume shpejt ne sy te agjenteve te sigurimit qe e njoftuan njehere edhe sekretarin e pare tek shkallet e turizmit “ky eshte Muci, armiku i partise dhe i popullit qe po na tmerron te gjithe”. Cmendim ka LLazi, shoku i Hajros? Keto rrefime jane marre nga kujtimet e luftetarit Mustafa Xhepa.
My Muci, armik I partis, I la i lire dhe I transferue , ne Elbasan… more, a flitni per Shqiperin enveriane app ndonje vend tjeter…
Po ca jane keto rrena Hekri ne ate kohe ishte sekretar i pare i Librazhdit. Punonte me plakun tim.
O Kaloqe mbete tu rrejt o mavri.
Ky fshatar, këtë histori ia ka treguar me qindra herë atyre që nuk e kishin idenë se çfarë kishte ndodhur në atë kohë, dhe së fundi ia tregoi edhe Kaloçit i cili u mallëngjye nga trimëria e tij.
Nuk e di përse nuk e pyeti Kaloçi këtë fshatarin trim përse autoritetet e kohës nuk e nderuan këtë trim për këtë akt të pashembullt të “kryer” prej tij.
Duhet të jesh analfabet funksional që të marrësh të mirëqenë tregimin e tij por Kaloçit nuk i intereson e vërteta, mjafton të përputhet me idetë dhe interesat e tij. Sipas këtij trimit, pasi vrau Xhevdet Mustafën, doli në dritare dhe njoftoi forcat e policisë të mos qëllonin se ai e kishte vrarë kriminelin. Por për çudi, pas këtij veprimi, nuk u muarr fare me pengjet por priti të vinte autoblindi për të shembur mutin e shtëpisë ndonëse pengjet mund të dilnin pa u rrezikuar nga dera e shtëpisë. Këtë kontradiktë mund ta shpjegojë vetëm një gazetar si Kaloçi dhe ata që i besojnë atij.
Sekretari i Pare nuk « punonte » me njeri. Te tjeret punonin per ate, keshtuqe plaku jot eshte hap icik bythesh kur te ka thene qe punonin bashke. Edhe kryetari i Komitetit te rrethit ishte zar para sekretarit te pare.
Gjithsesi Hekri ka qene minister qe ne janar te 1992, pra ne shtator kishte 8 muaj minister.
makso,
pas arrestimit të feçor shehut,që ishte ministër i brëndëshëm deri në 14 janar 1982,në 15 janar 82 vendoset hekri si ministër i brënëshëm!!
e kështu është e pamundur të ketë qënë sekretar partie në librazhd në 27 shtator të vitit 1982,kohë kur ka ndodhur ngjarje!!
ndoshta i ngatërron pak si shumë ngjarjet!
hekri nuk ka qënë më në librazhd që nga 1975 kur u zgjodh antar i BPsë!!
makso,nëse nuk të kujtohen gjërat,pyet atë që i di të gjitha!
hyr në internet dhe ke shumë të dhëna,pothuajse për këdo!!
Erdhi me vra Enverin, vrau gra dhe femijet e Lushnjes. Trim mbi trima
Tru bunkera perse nuk thoni sikur te arrinte vriste kjofte largun bashke me ate legenat e birose ( nese kishte ardhur ta vriste halen ) e te shpetonim si popull nga gjakpiresi Enver , imagjinoni sikur vendi jone te hapej ne ate kohe me perendimin , a nuk do te ishte e jashtezakonsheme edhe per ju e femijet tuaj tru shperlare , por si gjihmone e kerkoni fajin , a problemin te i madhi Kaloći , sigurisht nuk ju pelqejne dokumentat e tij te botuara nga gazeta mendje hapur Tema ….. RESPEKTE …………
O trap,ajo autoblinda nuk kishte top,ishte thjesht nje transportues i blinduar per te transportuar forcat e kembesorise.
Nuk ke faj ti, keto media kemi,mbushin faqet me brrockulla .
hahahahha ka lajthit i ziu dhe tregon endrat si te verteta.
Ka te forta ky mavri Lali ketu hahaha
Po ben nje shtjellim te perpiktë te ngjarjes (krejt genjeshtra fantazira hahah…)
Shkova ketu, hyra atje, u xhindosa dhe shkova brenda me vrap, pastaj dola tek dritarja, pastaj ktheva prap, pastaj ika dhe u mbylla ne nevojtore, pash pantollonat qe i kisha te lagura, femijet qanin kurse ky i xhindosuri vinte verdalle hahaha….a thua se shtepia kshte 1km katror siperfaqe
O mavri po te ishe aq trim ishe futur brenda direkt leri keto fantazira se kur lexoj pershkrimin qe i ben ngjarjes qeshi me te madhe.
Xhevdetit i futet nje bresheri plumbash ne kokë pasi ai ishte vrare…
Kufoma nuk perdhunohet por disa qenie njerzore si komunistet dhe bashkpuntoret e tyre e bejne nje gje te tille.
Xhevdet Mustafa ishte nje trim ndersa ju ishit nje viktima trushshperlare dhe te pafajshem..
Mos fol ma maveri se na hape zorret e barkut.
Nga koka dukesh kaqurrel hahaha
ti me të varura
nuk i beson të gjitha ato që thothë ky bubuleshi,për atë cirkun që ka bërë hy e dil nga dritaret,merr belçik dhe gjuj me kobure,përse beson kur thotë “ka qëlluar në kokë,pas vdekjes me automatik”??
apo thjesht je antikomunist dhe kjo të leverdis!!
nuk kam qënë në ngjarje por një gjë më ka bërë përshtypje!
ka pasur vetëm dy variante të vdekjes së xhevdetit:
1- ka vrarë veten
2 -kanë dalë tre persona që e kanë vrarë
sipas asaj që është thënë,akoma nuk kam parë një raport të ngjarjes,zyrtar(këta e kanë kollaj ta shohin por nuk e bëjnë sepse mbyllen muhabetet dhe nuk kanë çfa të gënjejnjë),në trup xhevdeti ka pasur vetëm një plagë,një plumb!
prandaj shpesh tallenshin me ata të tre trimat,sepse dihej që,nëse nuk kishte vrarë veten!?
vetëm një mund ta kishte vrarë,dy të tjerët ishin gënjshtarë!!
si s shkruajta më sipër,këta të mero merhumit dhe të kaloç kaluçit,tjerrin tërkuzë me lesh dhije!nuk shkojnë e të marrin dokumentet zyrtare dhe të shikojnë,ka boll foto,nëse i kanë gjuajtur me breshëri automatiku në kokë!!
dhe ky lali kaçurrel e pati atë 15 minutshin e lavdisë!!
i mbushi me rrena renacakët profesionist!!
Jo Hekri, kishte disa vite qe kishte zevendsiar Kadri Hazbiun ne detyren e ministrit te brendshem, ndersa ky i fundit ishte minister mbrojtje. Theksoj se kufiri ruhej nga forcat e ministries se brendeshme.Loja me Xhevdetin, ishte sales per te hequr qafe Kadri Hazbiun, dhe per t’i hapur rrugen drejt pushtetit njeriut me te pamerituar Ramiz Alise. Besoj ju kujtohet pacavurja e Enverit kur i kerkonte llogari Kadriut per vitin 1953 ???. Enveri sikur vinte nga Hena!
hekri zëvëndësoi feçorrin dhe jo kadriun!!
feçorr shehu zëvëndësoi asbiun!!
Replik pèr them unè! Plotèsisht dakort me ju ,nuk i shtoj asnjè presje.Kam patur njè njeriun tim qè ishte dèshmitar si funksionar policije dhe fatkeqèsisht ditèn qè zbarkuan banda ai ndodhej nè zyra nè vend tè tè personi tjetèr.Bastardi dhe plehra Enver dhe Nexhmije lèshuan si qènt disa hetues kundèr kuadrove è Degès sè Lushnjes ,duke i kèrcènuar etj etj tè varfèrit nuk kishin asnjè lidhje me ngjarjen por ishte loja e till qè Kadri Hazbiu duhej eleminuar,kèshtu kèta gèrmonin hetuesit duke pyetur shefat se sillej K,Hazbiu kur ishte Ministrèr i Brèndèshèm,tè gjith kishin respekt dhe e admironin K,Hazbiun.Sè fundi shqipèria pèrfundoj nè duart e R,Alisè dhe S,Berishès
Keto nuk jan kujtime por mashtrime , jane fantazi ,jane trillime O Mero Bazja , kot i jep roge Kalocit per kujtesa na shqepi ne rena …….vetem kaq mendoni , ca muabete i mante mend , ca si mbante , ne nje histori si e Xhevdet Mustafes ose i mban mend fije per pe te gjitha , ose ke skleroze dhe skujton asgje ……ca i mban dhe ca i ke haruar seshte shume e ndershme ………me nje fjale pirth ne te qe te cfryesh …..
Kurse per sa i perket ngjarjes …..udheheqja e priste qe dikush do hynte , kish mare informacin nga kundrazbulimi jashte ….qe ne ate kohe ishte ne lartesine e duhur , zbulonte gjithcka , na urdheruan ne si gardiste por dhe batalioni i Ministrise se Mbrojtjes qe mbante emrin e te famshmit Digo Zeqo te shkonim me urgjence dhe keshtu u be rethimi , prej tecilit nuk dilte jo Xhevdeti por as miza ……di qe merte pjese Kadriu , por se cu tha dhe cfare nuk u tha veshtire se e ka degjuar njeri………. te tjerat jane , thashetheme , i than Xhevdetit keshtu dhe ai ua ktheu ashtu …..pune Kalocesh , mer masat Mero , Kaloci eshte rende …..po te pjerdh botimin elektronik te Temes …..
Po Mustafa Xhepa, rrora e karit, atentatori me ballokume Elbasani, impotent seksual, qe donte te hidhte ne ere uzinen 12 ç’fare mendon?
Mustafa Xhepa kryetari i mergates se qyqeve ne Washington intrigant , mitoman, psikopat mos ka qene ne ate periudhe me Xhevdetin , apo ka qene ke breket e pkakes vet?
C’fare bente Muç kari ne ate kohe me Pip Dounin?
Ç’fare mendon Llazi???
Ky leshatori si dele,do vriste enverin!!!!
Kte me kete pamje as te bulevardi se pranonin.
ky ka qënë që ka vra xhotën dhe jo xhot mustafa!!
Xhevdet Mustafa eshte vetevrare i rrethuar!! Ky ka filluar te besoje endrrat e veta!
Ha ha ha sa kara jane kta or taj, hekri vret mustafen?????? boll se na e shpifet me kto pallavra. Hekri maximumi mund te te rruante manallin me pushke
Per cfare e keni futur Kadri Hazbiun dhe Hekuran Isain , ketu ? Pale Lenken…! Vetem per te bere reklame me titujt . Ata kane qene ne pune te vet dhe ne kete rast nuk kane pasur asnje aktivitet ! Duket qe keni deficite nga ajo kohe , se tju kishte zgjedhur juve Enveri , do te benit me keq se Flamuri mbas Sales !!
o kaloç
aman o të keqen,të vërteta të atyre që ka përjetuar ky njeri është varrimi i të vëllait!i mban mënd emrat dhe çfarë është folur,e nuk mban mënd ato që kanë ndodhur në momentet më të vështira??
pra pasi “e ka vrarë”,në vënd që të shkojë e ta kontrollojë!?del përjashta dhe thotë e vrava??
dhe të tjerët e besojnë??
shkoni mor shetymët e mutit!
në intervista ju nuk kërkoni të vërtetën e ngjarjes,ju kërkoni fjalë!!
vetëm se nuk dini si ti nxirrni!!
ne kemi përdorur një teknikë për ti nxjerrë fjalët nga gënjeshtarët shtroheshin gjithnjë dy pyetje njëra pas tjetrës “po ti çfar i the?”,”po ai çfarë të tha?”!!
e kështu mastruesi të tregonte gjithë ditën se çfar kishte pyetur dhe çfar kishte dëgjuar,pavarsisht se për një fraksion sekonde ishte parë me atë që pretendonte se kishte “folur”!
mero e shaktërrove komunizmin deri në themel me gomarllëqe të tilla!!
mero,ata të ditës ta kanë kaluar me një shkrim më fantastik se ky!!
pa emër e pa lidhje me asgjë,duket sikur lexon ndonjë shkrim të veveçkës tapë o format e organizatave bazë
“Histori arkivash të pa thëna për bandën e Xhevdet Mustafës”!
tragjikomedi,sa të vinte për të qeshur aq për të qarë me ato që lexoje!!
1. Ndodhia nuk ishte në Zhamë por në Çermë Biçak, afër rrethrrotullimit që shkon në Divjakë. Kasollja ku u zhvillue ngjarja ishte në mes të vreshtave. Një sipërfaqe mes dy kodrave në krahun e majtë të xhades Rrogozhine-Lushnjë.
2. Sipas tregimit (kodra mbas bregut) pyes treguesin. Intervistuesin dhe botuesin: me qenë se xhvdeti ishte i vrarë pse autoblinda shkaterroi kasollen pasi xhevu kisgte ikur në qiell.
3. Më vjen keq se si shtrëmbërohen të vertetat . keshtu ndodhka me gjithë të shkuarat? Pyes të tre informuesit. Tung
Xha Sulo Seferi
Midis dy kodrave kndon nji qyqe! Kush asht? ?
tek ne thuhet ndryshe shkodrono!!
në mes dy kodrave kënon një qyqe!
si e ka emrin i biri i dules??