Nga Mero Baze
Debati kryesor brenda Partisë Demokratike, nuk është a do ta mundë Sali Berisha, Lulzim Bashën, apo e kundërta, por çfarë do të bëjë ai që do të fitojë, me fitoren. Kjo pyetje në të vërtetë tregon se Partia Demokratike është sot një parti pa plan për të ardhmen e saj.
Në këtë pike, mbështetësit e Berishës dhe ata që i bashkëngjiten atij në takime, kanë si plan të tyre kryesor, përdorimin e Sali Berishës si një mjet për të hequr nga kryetar Lulzim Bashën. Së paku ky është i vetmi argument që ata të japin, kur i pyet se çfarë do të bëni me Sali Berishën, nëse ai e fiton këtë betejë.
Argumenti se Berisha na duhet për të hequr Lulzim Bashën, në të vërtetë është radiografia reale e gjendjes së sotme në PD dhe tregon nivelin e dëshpërimit të saj.
Një parti që ka ngulitur në kulturën e saj mungesën e demokracisë së brendshme dhe respektimin e votës së lirë brenda partisë, nga Sali Berisha, tani po përdor fajtorin e saj kryesor, të vrasë një krijesë të tij, duke mos pasur asnjë plan pas kësaj.
Mjafton kjo për të dëshmuar se gjithë mbështetësit e Sali Berishës janë njerëz pa personalitet politik, anonimë, ose të degraduar mendërisht, si ata që rrëmbejnë mikrofonat nëpër salla dhe në të vërtetë po dëshmojnë më shumë çoroditjen e parties, se sa një plan të saj për t’u reformuar.
Të pafuqishëm për t’u përballur me Lulzim Bashën dhe problemet që ai ka prodhuar në PD, ata po përdorin zemërimin e Sali Berishës, si ata njerëzit e dobët që shkojnë tek i forti i lagjes dhe i ankohen se dikush u ka rënë më qafë.
Ata po e përdorin Sali Berishën, siç shumë njerëz të dobët dhe pa mbështetje kanë pas përdor Nehat Kullën apo Zani Çaushin për të marrë hak ndaj atyre që nuk kishin fuqi të përballeshin.
Por e ardhmja e PD, dhe sidomos e ardhmja e opozitës në tërësi, nuk është një pirg mërish ndaj Lulzim Bashës apo një shpresë tek hakmarrja e Sali Berishës ndaj tij. E ardhmja e PD është një parti pa Sali Berishën dhe pa ndonjë të emëruar të ri të tij në krye të saj.
Fakti që askush nuk përgjigjet dot se çdo bëhet me fitoren e mundshme të Berishës dhe ngurojnë të thonë se do të jemi një parti e Sali Berishës, tregon se në përballjen Basha- Berisha, ka thuajse zero mbështetës realë që guxojnë të thonë se e ardhmja jonë do të jetë Sali Berisha në krye të PD, po qe se biem dakord që Balliu nuk mund të merret seriozisht.
Në dallim nga mbështetësit e Berishës që thonë se Berisha na duhet vetëm sa të heqim Lulzim Bashën, mbështetësit e Bashës së paku thonë që Basha na duhet në krye të PD. Është e sigurtë se ata nuk janë një shumicë brenda PD, por të paktën janë një shumicë e qartë, pasi e dinë kë duan kryetar.
Mbështetësit e Berishës janë në fazën që kanë gjetur një të fortë të vrasë armikun e tyre, por druajnë të thonë se këtë të fortin e duan pastaj për kryetar.
Sali Berisha po përdoret si një dordolec për të trembur Lulzim Bashën, por jo si një figurë që dikush mund t’i besojë të ardhmen e PD. Dhe kjo e bën betejën e tij jo vetëm pa perspektivë, por dhe një betejë primitive, hakmarrëse, linçuese, dhe mbi të gjitha shkatërruese për Partinë Demokratike.
E vërteta është se PD reale do të ringrihet në këmbë kur të mos jetë opsion, ose Berisha, ose Basha, por në këto kushte si po zhvillohet beteja, ne kemi një grup që e di kë do kryetar dhe një grup tjetër që nuk e di kë do kryetar, por di kush duhet vrarë.
Të gjithë e duan Berishën t’u vrasë Lulin, por jo që t’i udhëheqë më tej. Berisha është sot një njeri pa plan, pa kandidat dhe pa shpresë. Ai ka pas vetes ata që njësoj si ai, mendojnë që “pas Berishes, qameti”.
Është diferenca mes atyre që duan që PD ta marrë me vete Berisha dhe të tjerëve që duan ta shpëtojnë nga emri i tij, edhe pse kalin e betejës e kanë të lodhur.
Mero, mos gabo se ke mendje te qarte: Asnje nga ata qe jane pas Lulezimit apo Saliut nuk mbajne dot parti demokratike; aaaa ndonje parti OJQ, po. Me thuaj Marku, Gjekmarka, Alibeu, Koqepalari nga Ameriqia, Harxhi… apo Paloqe e me loqe? Me thuaj, aman nje njeri ne pd politikan qe i sherben Shqiperise?! Po me gjete, une e le Europen dhe vij aty e behem antar i partise demokratike. Ajo parti ka mbaruar dhe sot eshte nje organizate terroriste dhe hajdute me njerez bastarde. SE mos me thuash per ish krietarin Tritan Preshi, apo Aldo….. Kur pashe ca njerez qe i njihja ne takimin e Saliut ne Vlore, mu kujtua Ilir Meta ne zgjedhjett e prillit qe bridhte fshatrave apo zgeqeve te Vlores naten me dekorata neper duar dhe me erdhi per te vjelle. Si, ore kane rene kaq poshte keta njerez dhe jane kthyer vetem ne absorbus buke dhe kane ngele maqineri mekanike per pese leke! Dhe ishin ca femra dardane qe e heqin veten per çoç. Qe ne Vlore e perpjete; na dole ca gra pa breke; jo mor jo, s’eshte e vertete, me tha çeçua me lezet. Shih si rrine, rende rende, luajne bythen, del nje fende, Saliut ja bejne me dore dhe leshojne nga nje pordhe. Ai qan edhe qeshe, me dy gjishtat u a ngjeshe dhe atyre u vjen mire , fillojne buzet e lepijne. Po saliu s’ka takat; as per burrat e as per grate, ndaj dhe ka vene merak, se permjerr ne uturak. Kur te vini krietarin , flisni ca grave ne Vlore, jo ta puthin e perqafojne; por te ja mbajne ne dore. KJo eshte partia demokratike dhe turp po ato gra shalehapta vlonjate qe vene pas Saliut. Ku vane trimat vlonjate qe i turperuan grate, hodhet ne det Italine, por e ndritet me Saline.
PD po lëngon nga”sida” se nuk ka ditur të përdorë”prezervativin.
Me çaparkën e prishur nuk bëhet prokopi.
Sali Berisha esht simboli i turpit te madh te ktij populli mjeran pa byth e kok !Esht ftyea e atyre qe cirren dhe kerkojn te kthehet bunkeri i aq i lakmuar i asaj pjese aq te dhier ,aq te koruptuar antiatdhetare,hajnesh ,te degjeneruar injorantesh kapadaij ,te pabesesh te zhytur ne krim e dhunim ndaj atyre qe i zgjedhin e te paguar cirren per te sjell perseri ato dit te errta qe i ktheu 30 vjet mbrapa ,ato dit kur Shqiperia desh hiku per lesh , nen sundimin e ktij krimineli te lindur e te shitur tek armiku me i eger i ktij Kombi ! Cfar popull esht ky !!!! A nuk shef kte ndeshje hienash e krokodilash ne kte muzeum plehrash , qe nuk din cfar duan e klithmat e tyre na perzjejn stomakun ! A ka turp e neveri me te madhe !!! Jo jo ,nuk kan faj ma ftyrat e neveriteshme , sepse dihet perse duan akoma pushtet , por kjo pjes jo e vogel qe i ndjek ata ! Nuk dua te shkruj ma se komentusi me lart bukur shprehet ,por ky popull or mik nuk di te “drejtohet “se ky popull or mik , ka zgjedh rugen e hikjes dhe poshterimit e le pas vrasesit e dhunusit e tij