A mund të "nacionalizohet" prodhimi i energjisë?

4 Tetor 2021, 19:22Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një nga debatet e para rreth  masave që duhet të marrë Qeveria për përballimin e krizës së energjisë, është sa shanse ka “nacionalizimi” i prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri. Duke qenë një treg i hapur energjia, disa nga operatorët më të rëndësishëm të prodhimit të energjisë në Shqipëri nga HEC-et e mëdha, janë privatë. I tillë është “Statkraft”-i, nga Devolli në Banjë, dy HEC-et e Bistricës dhe dy të Matit që i ka privatizuar “Kurum” në muajt e fundit të qeverisjes “Berisha”, si dhe hidrocentrali i Ashtës.

Këta janë operatorë të mëdhenj që kanë të drejta të dalin në tregun ndërkombëtar të energjisë dhe e bëjnë këtë.

A mund të detyrohen këta prodhues shqiptarë ta shesin prodhimin tek OSHEE?

Kjo mund të bëhet nëse Qeveria shpall një lloj gjendje të jashtëzakonshme lidhur me energjinë elektrike. Një gjendje e tillë e jashtëzakonshme, ka dhe detyrime të Qeverisë për këta operatorë dhe furnizuesit që përfitojnë prej tyre, që mund të detajohen në planin e Qeverisë.

Nga pikëpamja financiare atyre u duhet blerë energjia me çmimin e tregut, pa i cenuar në interesat e tyre financiare, por problem që mund të krijojë është marrëdhënia kontraktuale e tyre me klientët që kanë bërë kontrata furnizimi jashtë Shqipërisë.

Te tjerë sjellin si shembull të nacionalizimit në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme vendimin e presidentit Trump për të mos lejuar eksportin e vaksinave Pfizer nga SHBA, para se SHBA të plotësonte nevojat  e veta, apo bllokadën që vendet europiane bënë rreth produkteve të tyre mjekësore, përfshi dhe maskat, gjatë fazës së parë të pandemisë.

Shqipëria ka një diferencë të vogël mes prodhimit të brendshëm dhe nevojave të saj, duke pasur teorikisht pak nevoja për import.

Por pavarësisht se diferenca nuk është shumë e madhe, në fakt ky bilanc nuk është real, pasi ne blejmë shumë herë më tepër nga jashtë dhe eksportojmë energjinë tonë. Duke qenë treg i hapur, shumë operatorë tanë e shesin energjinë jashtë Shqipërisë dhe OSHEE blen energji nga operatorë të huaj.

Ne vitin me te keq Shqiperia ka pas diferencen mes prodhimit dhe nevojave minus 30 per qind. Por ky eshte njëri bilanc. Bilanci tjeter eshte ai i çmimeve. Ne detyrohemi te shesim lire dhe te blejme shtrenjt, duke qene se ata qe shesin jane prodhuesit dhe ata qe blejne jane OSHEE qe blen kur ka nevoje ne krize. Kjo ben qe bilanci me negativ te jete bilanci i kostove se sa bilanci i prodhimit.

Është pak a shumë ajo që ndodhi në tregun e naftës, ku Bankers e shet naftën krudo në Itali, ndërsa rafineria e Ballshit falimenton se s’ka lëndë të parë. Por asnjeri nuk ka faj.

Tani që tregjet janë bërë të pasigurta, së paku të vuajmë çmimin, por jo dhe mungesën e energjisë. Për çmimin natyrisht që do të ketë një pako kompensimesh nga Qeveria, por problemi më i madh që ai do të shkaktojë nuk është vetëm pamundësia e pagesës së tij, por ndikimi tek shumë fusha të tjera të prodhimit dhe shtrenjtim në tërësi të kostos së jetesës.

Kështu që ka më shumë shanse të kemi inflacion dhe pasoja prej tij, se sa pasoja të mospërballimit të çmimit.

Prandaj shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme energjetike, është një debat real, pasi mbi të gjitha vë mbi shpatullat e shtetit jo vetëm kompensimin e çmimit, por dhe një paketë më të gjerë financiare që mund të vijë nga efektet e kësaj rritje çmimi në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Mes dy problemeve te medha qe kemi, rritjes se çmimit dhe mungeses ne treg, permes proteksionizmit duhet te heqim njerin problem, mungesen ne treg. Tjetrin duhet ta vuajme si gjithe bota.

22 komente në “A mund të “nacionalizohet” prodhimi i energjisë?”

  1. Polici says:

    Keto jane debate te thella o Mero por nacionalizimi i energjise me ket palo shtet qe kemi megjithese kokoshi fryhet neper studio dhe Facebook nuk behet. Perkundrazi do ishte katastrofe. Ky shtet nuk disiplinon dot telat e korentit e te internetit neper lagje, nuk pastron apo miremban dot rruget e lagjeve, nuk garanton dot as gjerat me bazike te jeteses ne komunitet e jo me te mendoj per projekte qe jane teper komplekse dhe kerkojne fuqi te madhe njerezore . Mbi te gjitha do njerez me integritet dhe te duan vendin e tyre. Ne shqiperi nuk ka njerez te tille. Na trego nje nderrmarje shtetore te sukseshme keto 30 vjet ne Shqiperi, vetem 1.

  2. Posi says:

    “Nga pikëpamja financiare atyre u duhet blerë energjia me çmimin e tregut, pa i cenuar në interesat e tyre financiare”, dmth ku eshte perfitimi shoqeror ketu?
    Shtetezim dmth: qeveria vendos 1) detyrimin per tia shitur asaj 2) me cmimin qe do qeveria. Kjo qe thua ti Mero eshte spekullim financiar, si kriza aktuale. Ekonomia nuk eshte si politika qe luhet me nenkuptime. Ideja nuk eshte e keqe, por shteti duhet te percaktoje çmimin ndersa privati duhet te pranoje te fitoje me pak. Nese privati nuk heq dore nga cmimi dhe tregu, shteti duhet t’u shtoje taksen dhe te vendose cmim tavan. E ka autoritetin ligjor dhe moral. E njejta gje vlen per hidrokarburet etj. etj.

    1. Politikanet Shqiptare hajduta me dy fetyra dy standarte kure Amerika ju thone ndertoni shtetin ligjore dhe mose fusni ne palament dhe ne politike kriminela keta ju thone Jo says:

      Siqe e tregone edhe ky shkrime dhe siqe ne të gjith e dime korrupsjoni golopante i Fatose Nanones Sali Berishes ilir Metes dhe i Edi Rames … Shqiptaret po vuane çdo dite dhe do ta vuane edhe per shume vite te tjera ne jemi neder vendet me te pasura te Evropes per burime dhe minerals natyrore qe prodhone energji por korrupsjoni i ketyre horrave nuk na ka len te shohim dite dhe nuk do na len edhe per shume kohe.. poshte korrupsjoni poshte mentalitet Turk Otomane Talibane komunist.. Prandaje keta horra si Edi Rama lidhen veq me Turqe e njerze te korruptume ….

  3. Çani me mama greke says:

    Mundet farë mirë të detyrohen prodhuesit të shesin të kesh-i. Po frika se mos nacionalizmi na del pozitiv ,e bën ymerin tu thotë shqiptarëve blini shtrenjt nga serbia se ska gjë.
    Proteksuonozmin e zbatojnë ata që që mbrojnë së pari interesat kombëtare. Lolot që na qeverisin nuk e njohin interesat kombëtare sepse u mungon identiteti shqiptar. Kështu që shqiptarët duhet të paguajnë më shumë sepse kanë një udhëheqje demode ndërkombëtaristë që interesat kombëtare i konsideron të pavlefshme për tu mbrojtur.

  4. Tur says:

    Pse budall ishte enveri …

  5. Koli says:

    Thuhet se gjatë verës është shitur energjia e hidrocentraleve me 20-25 euro për mwh kur çmimi i tregut ishte 50 euro. Dhe sot po blihet me 200 euro kur çmimi i tregut ndërkombëtar është 100 euro.
    Është e vërtetë kjo?
    Nëse nuk do ndodhte kjo vjedhje gjigande mafioze, nuk ka përse të ketë krizë energjetike Shqipëria sepse siç shkruhet në editorial aq energji sa konsumohet prodhohet e gjitha nga uji e jo nga nafta e gazi.

  6. Draper dhe Cekan says:

    Eshte shume vone te japesh mend
    Ca bere 8 vjet. Servilin!
    Epo duhet ta dish se servili shfrytezohet per interesat e korrupsionit per dy pare
    Pastaj i hedh politika ne plehra si fahriun me shoke
    Shiteni ne serbi me 25 euro dhe blijeni 200 euro mbrapsht
    Sdo mend liderat serbi shqiperi kane rene ne dashuri te plote
    Eshte duke bere miliardat rilindja dhe shoket e tij

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Shpall gjendje te jashtzakonshme, kush kompani nuk bindet per cmimin, ngre tavanin e takses ne nje cmim qe sja vlen te eksportohet.. Malli eshte shqiptar, ligjin e bejne shqiptaret..

    1. pjerer says:

      E Pastaj? Do jeni ne gjendje ta paguajm 10 fish ?sepse i humbim ne arbritrazh ,sepse ne kemi bere kontrata qe ja fusim vetes,perndryshe asnje nuk investonte gjithe ate kapital ne ate sektor.
      Gjendjen e jashtezakoneshme e ben Amerika,apo Gjermania,api Franca,ku pesha e tyre ndryshon vendimet ne shkalle boterire,jo ne,ne jemi te pa perfillshem ne qofte se bejme aksione te tilla,ne mund ta bejme,po te fillojne ta bejne te tjeret qe permenda me lart, d ne tu vihemi pas,per ndryshe,nuk kemi shume shanc ta zgjidhim kete problem pa nje çmim te larte.
      Dominon ne Shqioeri akoma mentaliteti qe ç” do problem e zgjidh qeverria,ose me sakte,”porta e larte”, por ja qe gjera te tilla nuk varen me nga Saliu,Rama e te tjere.

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Kur shpall gjendje te jashtezakonshme, puthu me Milon ne gjykata..

  8. Taulant says:

    Energjia i shitet firmave Serbe per 25-30 euro KW dhe blihet prej tyre per 200-300 euro KW.
    Jane te gjitha operacione ne dem te Shqiperis por ne fitim te bamdes se kryeministrit.
    Pronaret jane Ahmetaj-Gjiknuri-Rama.
    Keta jane kriminelet me te medhenj te Shqiperise sot.
    Bastardi kryeminister largoi ekspertin e ekonomise Shkelqim Cani dhe vendosi mesuesin e anglishtes sekserin Ahmetaj ne ministrin e ekonomis.
    Gjendja eshte e pashprese.
    Me pagesen 120 milion euro qe buxheti po i ben Bechetit dhe humbjet e tjera ne arbitrazh Shqiperia falimenton brenda dhjetorit.
    Sipas bankes se Shqiperise 20% e Shqiptareve i marrin ushqimet me liste.

  9. Jevi says:

    Kriza energjitike,duam apo sduam do te preke Shqiperine.Problemi eshte si ta zbusim ate ne njerezit qe kane te ardhura te pakta.A mund te thote insituti statistikave se:Sa energji elektrike prodhohej para 1990-tes dhe sa prodhohet sot? Sa ishte prodhimi i naftes para dhe perpunimi i saj para 1990-tes dhe sa jane sot?Sa eshte e ardhura financiare qe i futet buxhetit te shtetit nga keta sektore te rendesishem ekonomik? Nga alarmi i Kryeministrit duket qe mundesit jane shume te vogla,pa pare perpjekien e tij se do ta perballojme me sukses.Qe ne qeverine e pare Berisha kemi degjuar se do te behemi “Fuqi energjitike”,ku jemi?E degjojme edhe sot nga Kryeministri,po ku jemi? Edhe medja eshte ne kuader te thashe e themeve pa deklaruar ndonjehere shifra reale.
    Kane mbaruar brohoritjet per zgjedhjet,/Dimri po afron?Shtepite jane pa ngrohje? Dhe njerezit pa”kepuce”. A do ta hedhin dot shqiptaret e varfer kete situate?

  10. Energjia si Gjethja e Fikut per te mbuluar deshtimin e nje qeverisje says:

    Ty Mero tok me 99 te mencur te tjere mediatike si ti ju bie per detyre misioni i pamundur te nxirrni nga pellgu gurin qe hidhet atje prej Budallai ne pushtet!

  11. drejtohu says:

    Dmth del nevoja qe te prodhojme dhe konsumojme energji elektrike me “forcat tona” dhe mundesite jane te plota, por paska nje probleme te madh: privati eshte i interesuar per parate dhe jo per shqiptaret; kjo kontradikte duhet zgjidhur dhe si: ashtu si çproneson per te ndertuar nje rruge apo autostrade per nevoja te shoqerise, ashtu qeveria duhet te çpronesoje privatin e energjise per nevoja te shoqerise ne qoftese nuk i bindet perballimit te ketyre nevojave dhe del domosdoshmeri qe shteti duhet te jete pronar ne sektoret kryesore te jetes se qytetareve te tij dhe jo çdo gje privati. Ekuilibri dhe balancimi shtet-privat duhet te ruhet; eshte filozofia e ruajtjes se mases. Privatizimi total i ekonomise, shpie ne kapitalizem qe te ha te gjalle si po ndodh ne kushte te caktuara dhe si e shikojme.

    1. no one says:

      Jeni ne terezi me ato the nxirrni nga goja o njereeeez. Pasi i bete te investojne qindra milione tani doni me ja shtetezu dhe nuk shikoni hajdutlliqet??? Cfare tmerri qe vetem i coni neper mend….

  12. Edi Rama says:

    Mirmengjes dhe me kete foto te ketij avioni te rene per qellime “humanitare” ju uroj nje dite te mbare

  13. ilir says:

    O Mero po si nuk the nje fjale se si duhet te uljen humbjet e kesaj OSHE je?!!
    Ne kete cmim te kripur qe kemi paguar dhe ne cmimin shellir qe po pregatiten te na vendosin, nje pjes shum e madhe, rreth 45% eshte mbulimi i humbjeve te OSSHE qe jan vjedhje dhe pun e dobet e vet ndermarjes.Mos investime ne kohe per rjetin etj.
    shtetzim eshte nje fjale ne ere por qe ti shtetzosh keto objekte prodhuese , nuk behet me si ne 45 en.Duhet ti blesh e ti ribleshe me cmimin e tregut sot.Mir qe per nevoja çasti po i shtetzon duke i blere, qe ne fakt mungojn mjetet monetare per ti blere, po a e mendon se nuk ke me investitor strategjik ne keto sektor? A ka investitor me mend qe te hedhi parat ne nje investim qe kur i do bytha e shtetzon Edi, Saliu o Kryeministri rradhes?!!!

    1. no one says:

      Ke te drejte se keta partizanet e shtetezimit kane roitur…seriozisht nuk jane mire…

  14. Velo says:

    Me çmim të shtrenjtë dhe nuk do gjejmë treg për të blerë energji elektrike. Prandaj të paktën të përdorim për vehten tonë energjinë që prodhohet këtu, sigurisht duke paguar prodhuesve me çmimin e tregut.

    1. Soza says:

      Komisioni Europian i ka vënë detyrë shtëpie qeverisë së Shqipërisë diversifikimin e burimeve të energjisë, të shpërndarjes dhe shitjes. E kotë të theksojmë që është e parealizuar.

  15. pyetje nga publiku says:

    Leri keto, Nacionalizmat, o Mero po na sqaro nje cike – Ate Velon Drejtor te pergjithshem te Policise e shkarkuan, e detyruan te zbythej apo iku vete sa pa u mbushur deri ne fyt?

  16. Loja per SKAVICEN!!! says:

    KJO ESHTE LOJE E NANOS DHE RAMES PER TE BERE ME CDO CMIM SKAVICEN DUKE I DETYRUAR DIBRANET TI SHESIN TOKAT E TYRE PER 5 leke dhe mafia e qeverise dhe soros te fitojne miliarda dhe te jene aksionere te perjetshem ne hidrocentralin e Skavices!!! Dhe dibraneve u thote eshte gjendje e jashtezakonshme,apokaliptike dhe ndaj qeveria do te percaktoje cmimin qe do ju bleje token!!! Nuk ka cmim tregu dhe nuk pjerdhim Gjykate Strasburgu se dhe ate e ka George Hitler Soros!!!!! Kaq!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje