Për gjithë ata që mendonin se "po përdornin Berishën, kundër Bashës"

8 Tetor 2021, 20:43Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Deri më sot shumica e demokratëve që shikoj në takimet e Berishës, përveç atyre që kanë probleme mendore, kanë si arsyetim që duhet përdorur Sali Berisha që të heqim Lulzim Bashën. E kanë këtë si arsyetim dembelësh, si qejfmbetje me Bashën, si njerëz të pakënaqur nga pozita që kanë në PD etj.

Sot Sali Berisha shpalli ambicien e tij për të udhëhequr opozitën, praktikisht për të marrë kreun e saj. Ai tha se ‘që ditën që SHBA më futi në listë të zezë mendova rikthimin’.

Nga pikëpamja formale, ky është një zhvillim pozitiv, pasi problemi real i kësaj opozite është që Berisha e jep me qira PD, dhe pastaj ankohet për qiraxhiun që nuk i ka dhënë aq lekë sa priste.

Tani problem është me ata që mendonin se po përdorin Berishën kundër Bashës. Ata tani janë pjesa më e përdorur e PD nga Berisha, jo për të hequr Bashën, por për të bërë Berishën kryetar.

Nuk jam i sigurtë nëse Berisha do të bëhet kryetar i PD, apo një partie të re, por e rëndësishme është që ai do të bëhet kryetar i një partie anti-amerikane, e cila do të jetë e dënuar që të mos ngrejë kurrë kokë.

Partia e Berishës, cilado qoftë sigla e saj, përfshi dhe siglën e vjetër të PD, është një furrë druri që djeg secilin që hyn brenda. SHBA e ka shënjestrën tek Sali Berisha dhe kjo nuk ndryshon. Kudo që të shkojë, do ndëshkohet.

Çdo figurë publike që aspiron karrierë politike në Shqipëri, që shfaqet në krah të Berishës, tanimë që ai ka dhe ambicien të bëhet kryetar, është një figurë e djegur politike.

Sali Berisha prej sot nuk e ka më betejën “për demokratizimin e PD”, por betejën e tij reale, për të kapur peng një parti, që të luftojë me SHBA.

Të gjithë ata që mendonin se po përdornin Berishën, tani duhet ta dinë se Berisha jo vetëm i përdori, por dhe po i keqpërdor për t’u mbyllur të ardhmen politike.

Dhe kjo duket edhe nga konfuzioni për betejën ligjore që kërkon të bëjë me Bashën. Në fillim foli për referendum për ta hequr Bashën. Pastaj foli për mbledhje Kuvendi Kombëtar. Tani flet për ndryshim statuti që të lejohet referendum.

Në fakt dita- ditës më ngjan me një kryetar partie në vitet ‘90, që kishte punuar në “Kinostudio” por i duheshin firma për një parti. Shkoi tek dera e “Kinostudios” dhe u thoshte të gjithëve “Firmosni se do të rrisim rrogat”. Dhe pasi firmosën, përfunduan të gjithë themelues të partisë së tij, por pa punë dhe pa rroga, se ai iku.

Dhe Berisha kështu po i gënjen ata që mendojnë se po përdorin Berishën për të hequr Lulin. Po i fut ne një listë kamikazësh që të vdesin për hallin e tij.

12 komente në “Për gjithë ata që mendonin se “po përdornin Berishën, kundër Bashës””

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Perlë vertet. Nuk besoj se ka penë me sarkastike se sa Mero Baze ne gazetarine shqipetare.
      Gazetarë te mire dhe te ndershëm Jane disa, per shembull Ilir Yzeiri, Skender Minxhozi, Adriatik Doçi, Frrok Çupi, etj.
      Por si Mero Baze një, dhe Frrok Çupi dy, nuk ka.
      Te tjeret ose janë të ndershëm deri në merzi, ose te ngrejnë nervat me pordhacërine e tyre te squllur si Ben Andoni.

      1. ben. says:

        Fiks perle.
        Deri para pak kohesh ,perfaqsues i fbi, cia etj etj qe fliste ne emer te amerikaneve per shqiperine, ishte spartak ngjela.
        Nga sot taku duhet te mbaje rradhen.
        PS: ore ky lideri global, qe parashikoi katastrofen e rradhes me energjine, sot ne bursa u ul cmimi i gazit, di njeri ca ka ndermend te beje ???? Se i iken ca leke nga duart me duket, duhet te gjeje ndonje shaka tjeter.

      2. Loni pe Kolkondasi says:

        Ne keshillat e tij gjeniale qe Don Kishoti i dergonte Sanco Pances, kur ky i fundit u prokllamua Gubernator i Xhabaries, ne njeren prej tyre, i ndrituri Don Kishot, dmth, Servantesi vinte ne dukje, se “asnjehere, bir Sanco, nuk duhet te besh krahasime midis njerzve, sepse vertete do i besh qejfin atij per te cilin thur levdata, por ama do te fitosh urrejtjen e atyre qe me fjale te pahijshme ju ve ne dukje anet negative.”
        Nisur nga ky fak, ty, i nderuari zoteri, nuk eshte se te “mbyten idiotet e Sali Komunistit’, mjerisht ti po mbytesh ne paditurine tende.

  1. Taku says:

    Edhe ti Mero nuk duhet te jesh mire nga mendja sepse ke 25 vjet qe shkruan cdo dite pet Berishen.Fle dhd ngrihesh me Berishen.Zoti te dhente jete pa mendja pune e madhe.

    1. ILYRIA says:

      Taku,
      nuk thua Bravo te qofte o Zoteri……….pa shkuar/kuruar Plaga qe ka 30- Vjet qe qelbet, Sal Ram Berisha, nuk i behet derman atij Vendi……..Mbase ndonjeri mendon se Sala ka 8 Vjet qe ska asgje ne Dore ???????? Nuk eshte per te qeshur , por per te qare me Naivitetin e disa Njerezve…….
      Aty fillon e Hapet Kutia e Pandores………..Ai / Sal Ram Berisha / perfiton nga Fakti i trishtueshem, qe ne shqipetaret jemi te ndare ( po keq te ndare ► deri ne Vdekje◄) kur vjen puna e inateve , mosmarrveshjeve, gabimeve , trillimeve, vjedhjeve, vrasjeve etj, etj…….Shumica e shqipetareve e dine shume mire se kush eshte Fajtori, Vrasesi, Mashtruesi, manipuluesi, Tradhetari, Bashkpunetori i UDB, por vetem se ai eshte ish- udheheqesi i anes sone Politike, do jene e mbrojne deri ne Cmenduri krahun e tij…..ne fatkeqesisht nuk i themi derrit – derr e dajes – daj….e kemi ne Gen qe maskarallekun mos ta denoncojme e kritikojme sepse behemi “Spiune” ,”Kundershtare” te anes tjeter Politike………e kjo ndodh ne shume Fenomene te Shoqerise sone……..Negativja eshte shume me interesante dhe debatuese per kete “Publik” sesa ajo qe bejne shumica derrmuese e Perendimoreve…….Serioziteti i vleresimit/ demaskimit/ denoncimit te Maskarallekut, Vjedhjes, Vrasjes per Pushtet, Pabesise….pa patur parasysh se nga cili krah Politik vjen…….Kur do vij dita ti themi ne Shqipot Derrit Derr e Dajes Daj…..

  2. Realpolitika says:

    BRAV, Z . MERO.
    ANALIZE E KONKLUZIONE PERFEKTE.
    SHKRIMET E TUA, KONTRIBUT I VYER PER DEMOKRATIZIMIN E SHQIPERISE FATKEQE QE NUK E LE SALI BERISHA TE NGREK KOKE .
    FALEMINDERIT MERO !

  3. Ramalluku i Surrelit says:

    Bashke me ate Krizen e Pandemise,
    do shpall sot edhe Krizen e Energjise,
    vetem me loje-Krizash mund ta shtyj kete pushtet,
    si shtyu PPSH me “Krizen e kapitalizmit” per 47 vjet!

    1. Ne venat e tua nuk ka pik gjak Shqiptari Sali says:

      Or TI ” Ramalluku i Burrelit”…
      Po pse or taj, nuk ke antene ke Tarraca e shpais me pa taljoni ???????
      Po shih or taj, shih….or lum miku…….po nai refugjat or taj nuk e ke n`pernim ????
      Po pyt or taj , pyt…….ka kriz or taj apo nuk ka kriz……..
      Ju ka terheq Sala 30 vjet ka Koqet ene akoma po e bo kodoshi……
      Jau ka gjet kasketen or taj…….ene pak or taj, ene pak ……po vje Sahati….
      Po masanaj kujt do i faleni or taj ???????

      1. Ramalluku i Surrelit says:

        Or “taj” me venat me gjak patriot,
        mos e demostro veten ti kaq idiot,
        e pra mos kerce perpjete mor hajvan,
        une fola per vehte e nuk te shava maman!

  4. Lol says:

    MeruA edhe po te gjeje gruan ne shtrat me komshiun do thote: Edhe kete ma bere o Sali Berisha?!

  5. Veshgues says:

    Per Berishen and familjen e tij duhet nje hetim dhe prokurori e zgjuar.
    Kjo pasi zberthimi i tij familjar eshte Bata me Hapjen e Kutise se Pandores Shqiptare.
    Politikan neper kafene kane filluar te perhapin iden se ” se marrja e Berishs nga SPAK etj.” demton klasen politike, per shkak te infos qe so zotron per shume politikan. Mund te ndodh keshtu. Por… Shqiperia do te mbetet nje vend “kanceroz”. USA go head, pavaresisht cmimit! Shqiptaret do to gjejne udheqesit! Na shpetoni nga non klase polika dhe turmat populists gjakepirese 30 vjecare te Berishs.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje