Takimi i Gjirokastrës tregon, se me kë e ka në kokë betejën Sali Berisha

6 Tetor 2021, 20:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha improvizoi një gënjeshtër në fillim të takimit të Gjirokastrës. Tha se kishte parë titujt e gazetave në mëngjes, që shkruanin: “Rama dhe Basha në Lubjanë, Berisha në Gjirokastër”. Dhe arriti në përfundimin se ishte shumë i lumtur për këtë gjë. Domethënë ishte i lumtur që po i kundërvihej Perëndimit me vizitën në Gjirokastër.

Në fakt, në Lubjanë ishte Edi Rama dhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit, së bashku me udhëheqësit e Bashkimit Evropian, duke diskutuar fatin e vendeve të Ballkanit drejt Bashkimit Evropian. Përpjekja e Sali Berishës për të vënë “foltoren” e Gjirokastrës si kundërpeshë të takimit të Lubjanës, tregon se me kë e ka në kokë betejën Sali Berisha.

AI ka në mendje betejën me Perëndimin. Për këtë dhe Lulzim Bashën e zhvendosi në Lubjanë, të duket dhe ai si tradhtar që e mbështet Perëndimi.

Në mendjen e tij, në mllefin e tij për atë që i ka ndodhur, Sali Berisha e ka thjesht justifikim betejën me Lulzim Bashën. Ai orë  e minutë e ka mendjen tek beteja me Perëndimin dhe parterët e Perëndimit në Shqipëri.

Është kjo arsyeja që në fakt ai po braktiset nga njerëzit me identitet politik të Partisë Demokratike në rrethe dhe i mbushen sallat me delirantë provincial, me probleme të rënda psikike, ose njerëz të margjinalizuar për shkak të problemeve të tyre.

Njerëzit që kanë themeluar Partinë Demokratike, si shpresë për orientimin e Shqipërisë nga Perëndimi, e kanë të vështirë tridhjetë vjet më pas të shkojnë pas dikujt, që e nis fjalimin “Rama dhe Basha kanë shkuar në Lubjanë në takimin e BE, unë jam i lumtur të shkoj në Gjirokastër”.

E kanë të vështirë, pasi vet Gjirokastra nuk është Ndroqi dhe Shijaku i Haxhi Qamilit, por qyteti më i ndriçuar i Shqipërisë, që ka nxjerrë kolosët e identitetit perëndimor të Shqipërisë.

Duke qenë se ai çdo ditë e çdo orë po përpiqet të gjejë argumente kundër Perëndimit, nuk është se tremb Perëndimin, as SHBA, por tremb PD, partinë e parë pro-perëndimore të Shqipërisë, e cila mungesën e demokracisë brenda radhëve të saj nuk e ka provuar për herë të parë nga Basha, por për 20 e ca vite nga Berisha.

Ata e dinë si e ka drejtuar ai PD, si ka përjashtuar gjithë themeluesit nga partia, si ka eliminuar gjatë rrugës bashkëpunëtorët e tij dhe si ka shitur PD për milionat e djalit, vajzës dhe gruas së tij, që tashmë janë të damkosur si hajdutë të parave të shqiptareve nga SHBA.

Për këtë arsye, urrejtja e Berishës ndaj Perëndimit është  legjitime, por përpjekja për ta bërë këtë urrejtje ideologji në PD, do ta turpërojë dhe më shumë atë.

Shenjat e para janë sallat e tij të braktisura nga deputetë të PD dhe themelues të saj, dhe mbushja e tyre me njerëz vulgarë, delirantë me probleme psikike dhe militantë ordinerë.

Berisha po e frikëson PD që do Perëndimin, përmes vulgut të tij të rrugës që ka gjetur dyert e foltoreve hapur dhe përmes ndonjë emigranti të dëshpëruar nga SHBA, që zakonisht qëllon të jetë ose fëmijë komunistësh, shok të Berishës, ose ish- bashkëpunëtorë të tij që i ka pas terrorizuar me dosje sigurimi.

Nuk di sa do t’ia dalë ta trembë atë pjesë të PD që do Perëndimin, por e sigurtë është që nuk ka çfarë t’i bëjë Perëndimit që do një PD pa Sali Berishën. Këtë betejë e ka të humbur.

9 komente në “Takimi i Gjirokastrës tregon, se me kë e ka në kokë betejën Sali Berisha”

  1. Ladi says:

    Ke shume te drejte ne ato qe thua e shkruan dhe as topi nuk e luan, por populli ka nje shprehje te mrekullueshme: hedh nje budalla nje gur ne lume dhe mblidhen 40 te mençur e nuk e nxjerrin dot..

  2. Vranakonti says:

    Plotesisht te humbur.Nuk matet dot Berisha me Ameriken dhe Evropen se do ja bejne gropen.Saliut i ka hyre vetja ne qejf.Bertasin dhe i thurin lavde atij disa rrugeçer,ca njeres psikopat,ca budallenj,ca servila dhe Berisha krekoset si gjeli ne maj te plehut. Uuuu pika qe nuk i bje.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Yes Sir !!

  4. K9 says:

    Jo! Jo!
    Te vetmit qesharake, impotente dhe te humbur jane drejtesia jone inegzistente, vula pedeiste dhe shteti. Saliu eshte gjalle, shendoshe e mire, me femije te pasur, i paprekshem dhe aty ku drejtesia fle dhe ne ham bar, ai vazhdon avazin. Kemi qe nga 97 qe themi ngordhi sot e ngordhi neser, por ai eshte i vetmi qe e di se po qe se te tere derdellisin por te rruajne lesht dhe po nuk levizi askush qe ta ndaloje, fiton po ai, Sali Berisha. Edhe sot e njejta skene; drejtesia fle, ne derdellisim dhe mbi te gjitha asnje kundershtar politik ne opozite qe mund ta zevendesoje! Vetem pengje te tredhur si basha dhe copa muti tribale si gjeka dhe marku. Asnje kulture e re politike ne opozite pervec berishizmit te tij hajvan, te pabese dhe tribal!
    Per Saliun eshte e rendesishme qe kjo te ngele vetem nje inat i Amerikes dhe ne Shqiperi te mos ndodh asgje pervec gam gam-eve. Me mjeshteri dhe me idjotet qe polli politikisht, po mban peng lirine, hapjen dhe idete e reja politike ne PD. Po mban peng drejtesine. Po i heq vules se partise, ndjekesit. Po mban peng debatin deri ne shperthimin e skandaleve dhe vullkaneve politiko shoqerore qe nuk do vonojne te shperthejne si puseta muti. Pastaj kur te jemi me brek neper kembe, askush nuk do merret me me Saliun, kur su mor ne kohen e duhur. Dhe 90 vjec, askush se fut dot me ne burg ne perendim, pasi diskretitohet drejtesia perendimore, qe nuk ka bythe te jape drejtesi, por pergjon si gjaks dhe ha te ngordhurit per te jetuar. Biles, biles nuk do merren dot as me femijet pas vdekjes se tij, po su moren kurre me te, sepse nuk do te ishte drejtesi, po hakmarrje kanunore institucjonesh mesjetare tribale.
    Sali Berisha po loz qe tju djege ne dore te gjitheve “kohen e duhur” per te vepruar kunder tij.

    1. Nuk ka epitet per ty o Sal Ram Berisha........kane shume kohe qe jane mbaruar, por dita po afron... says:

      Shume sakte analiza…….K9
      por Sal Ram Berisha, per mendimin tim, nuk analizohet vetem per shkaqet dhe menyrat qe ju i permendet K9,
      por edhe per sherbimin dhe Detyren e plotesuar Agjentures serbe……per me shume se 40-vjet…nga shkollimi i tij ne France e deri Sot qe flasim…..
      Vllavrasja, ndarja e Shqiperise Veri-Jug…shqipetaret e Kosoves e ata te Shqiperise, analfabetizmi i shqipetareve (shihen sot e gjith diten pasojat), shkaterrimi i cdo gjeje te trasheguar nga Shqiperia e para 90-tes, sidhe Vjedhja drastike e Shtetit Shqipetar duke perdorur Familjen dhe Femijet…………..Te gjitha se bashku jane te kombinuara mese miri nga UDB-ja serbe……..dhe Sal Ram Berisha edhe sot qe flasim kryen Detyren qe i caktuan serbet, me besnikerine me te madhe…………Shqiperia duhet te shkaterrohej Politikisht, Ekonomikisht dhe menderisht…….Duhet te jene krenar per serbin Sali UDB-ja…………

  5. SALIH BERISHA says:

    NJERIU SHTET NE GJUNJE PARA LIDERIT TE PARTISE SHTET TE PARE TE TIJ !

    O Enver cohu nga varri
    Ngrihu se fort me mori malli !
    Korrupsioni me hodh nga Kali !
    Pa pushtet jam i vdekur
    per se gjalli !
    Tunde Enver djali tunde
    Se per se vdekuri ti na munde!

  6. SALIH BERISHA says:

    Vajtim per komandarin tim

    NJERIU SHTET NE GJUNJE PARA LIDERIT TE PARTISE SHTET TE PARE TE TIJ !

    O Enver cohu nga varri
    Ngrihu se fort me mori malli !
    Korrupsioni me hodh nga Kali !
    Pa pushtet jam i vdekur
    per se gjalli !
    Tunde Enver djali tunde
    Se per se vdekuri ti na munde!
    O Enver varrin ta prisha
    Se mua me thone Sali Berisha
    Sa qe gjalle shurren ta pisha!

  7. Gazetarmeqera says:

    Po kot spo i merr leket nga Rama, do aktroj dhe ai.

  8. Velo says:

    Nëpër foltoret dhe podiumet Saliu masturbohet psiqikisht. Nga përbetimet dhe brohoritjet e militantëve ordinerë, ai kalon në orgazmë psiqik e.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje