Opozita, që Bashës "nuk ia quajnë"

7 Tetor 2021, 18:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një përpjekje të Lulzim Bashës të shfaqet si opozitar formalisht i ashpër në Parlament. Të bëjë gjeste force, të shajë, të prodhoj debat apo gjëra të tilla. Nuk është ndonjë shpikje e re, se o kanë bërë të gjitha opozitat, por mbi të gjitha, vetë PD. Vetë Basha si lider i opozitës në Shqipëri ka bërë gjeste dhe më të forta se kaq.

Kur të shkruhet historia e tij politike, ai do të ketë rekordet më radikale në historinë e pluralizmit në Shqipëri, pasi ka bojkotuar një proces zgjedhor dhe ka djegur mandatet e një legjislature, çka në 30 vjet nuk e ka bërë askush.

Edhe socialistët që i kanë braktisur një herë zgjedhjet, nuk i kanë bojkotuar, por janë larguar në mesditë dhe prapë i morën 10 deputetë.

Lulzim Basha i ka bërë të gjitha formalitetet për të qenë lider radikal në Shqipëri, por nuk ia ka quajtur njeri. Ia kanë quajtur si gjeste të nxitura nga Berisha. Atë nuk e kanë marrë seriozisht si kryetar të PD, derisa ishte një beniamin i Berishës.

Kështu gjithçka radikale që ka ndodhur në mendjen e njerëzve lidhet me Berishën, edhe pse formalisht i ka bërë Basha.

Tani që ai është ndarë nga Berisha dhe ky i fundit ka marrë rrugët dhe po e mallkon si plakat e liga, Basha ka kompleksin që të eklipsojë akuzat e Berishës që e akuzon “si bashkëpunëtor të Ramës”.

Për Bashën është një rrugë e re të drejtojë PD-në pa Berishën dhe natyrisht duhet pak kohë të formojë profilin e tij real, nëse mund ta formojë, si lider opozite. Le ta formojë atë si të ketë dëshirë, në do radikal, nëse do normal, nëse do kritik apo denoncues. Kë ka më të natyrshmen.

Të vetmen gjë që nuk duhet të bëjë, është të bëjë kot, të shtiret dhe të impostohet, pasi problemin më të madh që ka si politikan, është që njerëzit e konsiderojnë fals. Opozita e tij e re pa Berishën ka nevojë për identitet real dhe jo kopjim të Berishës.

Nga ana tjetër, ndaj akuzave të Berishës, ai duhet t’i përgjigjet  Berishës dhe jo Ramës. Kur Berisha gënjen në çdo foltore, kur Berisha thotë që i kam kërkuar dorëheqje, kur Berisha thotë që e kam kritikuar se ka spastruar partinë nga individë me vlerë apo gënjeshtra të tjera, ai duhet t’i përgjigjet si qëndron e vërteta, që gënjeshtrat e tij të mos kthehen në ushqime për turma pa tru.

Basha duhet t’i japë përgjigjen e tij Ramës për qeverisjen e keqe dhe Berishës për gënjeshtrat e tij, dhe jo nga kompleksi që ka nga ndarja me Berishën, të bëjë kot si i fortë, që t’i mbyllë gojën Berishës.

Berisha nuk ia quan Bashës opozitën e tij, dhe sikur ta vrasë fizikisht Ramën, pasi do të thotë ishte me marrëveshje, ndaj lodhet kot të bëjë opozitë duke mbajtur kokën nga Berisha. Ai duhet t’i bëjë opozitë Ramës, ashtu si di të bëjë dhe po aq opozitë Berishës, për ato që thotë.

Vetëm kjo do ta bëjë një politikan që mund të merret seriozisht. Kjo sjellja “Bjeri Ramës, që t’i mbyllë gojën Berishës”, nuk i bën dëm as Ramës, as Berishës. Vetëm atij që bën sikur.

7 komente në “Opozita, që Bashës “nuk ia quajnë””

  1. Luli 4 vjec lexonte tolstoin says:

    Bytheci buratin bashe do me i mbush mendjen babait te tij kriminel berishovic se edhe ai eshte i forte si muli…
    Mirpo nuk e dime se cqendrim mban berishovici,a i perkrah keto veprime apo eshte kunder.
    Saliu mbahesh me mulin ,basha me majmun gaz bardhin e grida dumen…
    Me je bere si lenka cuko,kur kete e akuzojne(sic e ka pranuar edhe vete) per nipin e enverit.
    O lul ik andej nga ke ardhur se nuk je per kete pune,je ngatrru kot me shpellaret.
    Ik o cun i bukur te dritat e kuqe dhe thith ndonje gje

  2. Polici says:

    O Mero kane marre funde si parti, nuk ka cfare ben as Luli dhe as Berisha… te tjerat jane pordhe, shtyje ta shtyjme.

    Me deshperuse eshte fakti qe edhe ata qe jane te rinj nga surrati jane te vjeter nga mendja. Te rinj qe nuk bejne vaksinen per te vajt ne shkolle dhe bejne protesta me buke me vete ne gjithe Evropen vetem ne Shqiperi i gjen.

  3. Draper dhe Cekan says:

    Qe lulja mos te kete frike nga saliu , qe ka nje liber me shume faqe vrasje zhdukje rrembime aksidente etj mua me duket shume e habitshme per ta besuar

    Kjo eshte loja me e bukur e saliut per te anashkaluar USA dhe per te mos lejuar nje hapje debati per heqjen e mandatit
    A nuk ka qene motoja e politikaneve ” Bejme sikur zihemi” dhe hane ngjala ne lalez?
    Ndersa gazetaria e pavarur bejne tym ne kohe krizash!

  4. Astrit says:

    Si rradhe here jam ne nje mendje me Bazen. Lulzim Basha duhet te rritet politikisht, te tregoje karakter udheheqesi, e mbi te gjithe pavaresine e tij ndaj berishizmit. Me duket e drejte strategjia e tij per te mos u marre publikisht me Sali Berishen. Me kohe Berisha i plagosur do vdese poilitikisht.

  5. PRoShi says:

    Mos u lodhni kot me Berisha-Basha.
    Sepse po ju krrihet qimja me zor.
    Meruni me figurat e tjera , të papërrlyera në PD dhe ngrini në piedestal. Pra thirrini nëpër portale e intervista të thonë platformat e tyre. Një nga këta dhe Kadilli . Serioz dhe i përkushtuar për elektoratin e PD-së. Jepni kohë këtij. Që edhe baza e PD-së të ndrojë rrugën e vjetër.
    Bojkotonin lul’sali dhe jeni në rregull në opozitarizëm

  6. Qytetari says:

    C’Kadill more tutkun, po nuk doli ndonje qe ti kundervihet berishes e bashes me ze e figure, te tjerat jane pordhe me rigone ne PD. Me thuaj nje figure te pa perlyer qe ti kritikoje te dy, njerin e shajne tjetrin e mburrin.

  7. Realpolitika says:

    SI GJITHEMONE SHKRIM, ANALIZE FANTASTIKE.!
    BRAVO, Z.MERO !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje