Nga Mero Baze
Sali Berisha po bën gjithë përpjekjet tu mbush mendjen mbështetësve të vet se do të bëhet vetë kryetar i Partisë Demokratike. Së paku në dy takimet e fundit, ai e thotë deri afër fundit fjalinë, që do të rikthehem, “po e mendoj rikthimin”, “nuk ka kush që më ndalë të rikthehem në krye të PD”,.. etj. E vërteta është se shumë demokratë e duan në krye të PD, edhe pse ai e di fundin e vërtetë të kësaj historie.
Por ai po këmbëngul që do të rikthehet.
E vërteta është se atë nuk e ndalon njeri të kthehet në krye të PD, nëse dëshiron të kthehet. Me shumë gjasa shumë kandidatë përballë tij mund të humbasin nëse ai vendos të hyjë qoftë dhe në një garë të ndershme, që nuk e ka zakon.
Por ai realisht nuk do të bëhet kryetar I PD, por do të mbajë gjallë pushtetin mbi PD, duke ndëshkuar Lulzim Bashën, për të dhënë një shembull, që askush tjetër të mos guxojë ta tradhtojë më pas kësaj.
Por këtu qëndron dhe problemi që ai ka me rikthimin në krye të PD.
Fakti që Berisha thotë do të rikthehem, vjen nga fakti që ai nuk ka një plan dhe nuk ka një kandidatë për kreun e PD.
Ai e ka nisur këtë lëvizje ‘”haxhiqamiliste”, nën parullën “na ktheni Babën”, për të ndëshkuar me mendjen e tij Lulzim Bashën. Por që ta ndëshkojë atë deri në fund, ai duhet të shpalosë një plan dhe një kandidat. Nuk ka ndonjë plan por mbi të gjitha nuk ka një kandidat. Deri tani ai është në nivel shantazhuesi.
Arsyeja pse Berisha nuk nxjerr një kandidat përballë Bashës, është pikërisht se në momentin që ai e nxjerr, mbështetësit e tij përçahen, shumë nga të dëshpëruarit që i shkojnë pas bëhen dhe më të dëshpëruar, dhe rivali I tij bëhet automatikisht më i dobët se Basha.
Skema e tij është të zboj një herë Bashën nga PD, pastaj të gjejë një pasardhës, gjë që nuk ka si të ndodhë as teorikisht.
Është kjo arsyeja që ai bën sikur do të bëhet vetë kryetar i PD, pasi vetëm kështu e mban të bashkuar vulgun e PD pas vetes dhe bën si i fortë.
Në momentin që ai nxjerr një emër, ai është i vdekur dhe i mundshëm edhe nga Lulzim Basha, pasi tani nga një njeri që i ka zhgënjyer demokratët që u ka imponuar Bashën për tetë vite, do të kthehet në një njeri që po i fton të besojnë një tjetër, si ai.
Edhe sikur dy jetë t’i japësh Sali Berishës, ai nuk i bën dot më një kandidati të dytë aq shumë shërbime sa i ka bërë Lulzim Bashës dhe më në fund po e sulmon si “Juda” që nuk duhet të kishte lindur mbi tokë.
Kjo pabesueshmëri e lartë që ai ka krijuar me këtë rast, e pengon atë të nxjerrë një emër tjetër. Është kjo arsyeja që bën sikur do të bëhet vetë kryetar, me shpresë që të trembë Bashën dhe ai të largohet për t’i hapur rrugë një beniamini të ri të tij. Do ta kishte me të lehtë të propozonte djalin apo vajzën e tij, por ata kane perjetesisht te njëjtin hall si i Ati, janë të damkosur si hajdut që kane vjedhur paret e shqiptarëve dhe kanë shantazhuar drejtësinë, nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Dhe ata do të jetojnë me gjatë se Berisha me këtë damkë. Kjo e bën Berishën një haxhiqamilist pa plan për të ardhmen e PD, përveç shkatërrimit të asaj pjese të PD që ka mbetur. Bërja e tij kryetar është fund i sigurtë i PD, ndërsa shantazhi për t’u bërë kryetar, është përpjekje për ta gjunjëzuar PD. Në të dy rastet ai mbetet aktualisht armiku më i madh i PD.
Nje gabim Mero kur shprehesh se “e vertetaa eshte se shume demokrate e duan ne krye”! Saliun nuk e do asnje demokrat por anetare te partise demografike ,qe ju kerkoni “pa dashje” ti etiketoni demokrate duke u bere dhe qejfin !Nese jane “demokrate “anetaret e Partise se dallkaukeve mos ardhte kurre kjo demokraci!Ndaj theksoe Mero se ndoshta si te pa arsimuar qe jane (baza poshte) kur u thua “demokrate” mendojne se gjithça kane ne dore.
E ka gati Meten per kryetar.
Nishanit ja ka vene nishanin per kryetar kesaj radhe….se i duket qeni me besnik ne stanin e deleve te tij…
Nuk e luan as topi ato çfare Mero shkruan.
E njef mire kete ujk te vjeter qime kuq.
Po,është e vërtet që Berisha është armiku më i madhë i PD.
Ne radhe te pare PD-ja eshte nje parti enveriste ,nga veprimtaria deri sot.Keshtu e gatoj dhe e drejtoj Z.Berisha sa ishte kryetar ligjor i saj dhe Z.Lulezim per aq kohe sa e “drejtoi” ate parti.Sa kohe qe berishizmi si menyre veprimi (si pasardhese besnike e PP-s) ,ajo nuk mund te behet kure demokratike.A mendon Z.Mero se Z.Berisha (cilindo te vendos ne krye) do te jete i lire te veproj kunder mendimit e veprimit te Amerikes?
Kjo eshte ndertuar keshtu:a-Do te ringreme PD-n Ishalla. b-Do ta bejme ate demokratike Marshalla.Do ta bejme Z.Berisha perseri kryetar te PD-s MEAZALLAH.
Mero, po ta them perseri, se heren e pare qe e thashe nuk ma botuat!
Berisha eshte shume i madh! Eshte aq i madh, i pakrahasueshem me asnje tjeter, saqe, pervec gjerave te tjera, po ta mban hapur ty nje gazete dhe nje tv.
Eshte hera e pare qe kryeministri Rama po flet seriozisht dhe pi fillon te mbrohet per ato qe tha ne lidhje me krizen qe po ardhka.
Edhe me shume te mira do kene shqiptaret po te jete gjalle Berisha ne jete dhe ne politike. Se Luli eshte as mish as peshk.
Edhe dicka tjeter. Une qe po e shkruaj kete e adhurioj Ameriken dhe amerikanet. Zoti i bekofte U.S.A!
O z. Mero ! Pse humget kohen dhe bojen per kte katrahur PD-je pa taban ,pa ideale,antishqiptaresh deri ne palc ,alabaker ,injorant burgaxhij,hajdut ,kriminel e psikopat , tip ushtaresh Haxhi Qamilit ! Kjo monster shpelle ish komunist i flakt ,tani “demokrat” i flakt han dhe krijesat e saj kur nuk ndjekin interesat e tij ,kur nuk sakrifikohen per te , sic po ben me “pjellen “e tij sot ! Kjo monster e pathyshme. qe mer energji nga urrejtja qe ka per shqiptaret ,i sfidon dhe poshteron shqiptaret tu tregoj Botes dhe Amerikaneve se cdo gje qe ka ber e ka me aprovim e tyre e askund ska shkelur deshiren e tyre ,e kte e perforcon edhe kryehajduti ne fuqi , presidenti ! I tregon Botes, me mercenaret ne sallat e qyteteve te Shqiperis ,se kta jan shqiptaret ,shifihni e mos me ngacmoni kot e mos u cudit kur edhe te dal ne krye te PD perseri me fishekzjar e festa te medha ! Nuk i intereson ktij gjakatari cfar mendon ajo pjes e paster shqiptaresh e as voten qe nuk i japin ,, Ai e di cka ber , ai e di qe kunder ktyre shqiptareve ka borxh gjaku ,krimi e tradhtie deri ne gryk ,e me kta mercenar te paguar ,perseri do ju a hedh ! Zaten ci hyjn ne xhep shqiptaret e ndershem ,te ooshteruar e te dhunuar ,kur me pushtetin qe kerkon di ti bej zap me ate “demokracin” qe predikon !
I Dashur Mero dhe ju shqiptar te paster ,nese ksaj Monstre nuk i vihen hekurat si dhe presidentit ne fuqi e te vjellin ci kan ber ktij vendi ,ky popull nuk do gjej rehat …….
Më thuaj me kë rri ,të të them se kush je.
PD duhet të qartësohet ose me Shqipërinë dhe SHBA_në ,ose del jashtë ligjit si parti ekstreme e djathtë( radikale)
Vërtet PD_ja pati mbështetje nga Amerika që në krijimin e sajë vetem si qëllim për të rrëzuar regjimin 45 vjeçar me diktaturën e proletariatit,por asnjëherë nuk u mbështet për radikalizmin,korrupsionin,krimet,vjedhjet,vrasjet që këta bën gjatë matjes së pushtetit gjithmon të manipuluar e të marrë me forcë ,këtë e tregon DASH me shpalljen e kryeradikalit me non grada.
Sot është koha kuPD_ja gjëndet para një procese të pa sh’mangëshëm si gjëndja e ujit të burimit që pasi e trazon pret të llagariset e të veçohen papastërtitë .
Rëndësia është uji të dal i pastër ,si uji i kulluar .