Si po përdor Berisha alibinë për vdekjen e PD-së, nga vota e demokratëve

12 Tetor 2021, 19:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Atë që Sali Berisha po përpiqet ta maskojë çdo ditë si një lëvizje kundër tradhtisë së Lulzim Bashës, ja lënë zbuluar bashkëpunëtorët e tij, të cilët në të vërtetë po e bëjnë të qartë që është një lëvizje kundër SHBA.

Bujar Nishani pranoi dje në një debat televiziv, se PD është në një konflikt me SHBA nëse zgjedh Berishën kryetar, por këtë do ta zgjidhë anëtarësia.

Pra me pak fjalë, Sali Berisha dhe lëvizja e tij duan të përdorin anëtarësinë e PD, për të justifikuar betejën e Berishës me SHBA.

Ky nuk është fundi i botës, pasi bota është e mbushur me parti anti-amerikane. Problemi është që Berisha ta kërkojë votën kundër SHBA, jo ta maskojë atë si votë kundër Lulzim Bashës.

Kundër Lulzim Bashës një demokrat mund të jetë për qindra arsye, qoftë dhe për faktin që ka qenë i përkëdheluri i Berishës.

Por mashtrimi i tyre dhe keqpërdorimi i tyre si hordhi anti-amerikane, është poshtërimi i fundit që po u bën Sali Berisha.

E gjithë foltorja e Berishës është një përpjekje për të mashtruar demokratët sikur po luftojnë kundër Bashës, por në fakt beteja kundër Bashës ka një date, dhe ajo është data që ai zgjodhi mes Berishës e SHBA.

Ndaj tani Berisha po përpiqet të bëjë gati alibinë e re, pasi ta keqpërdorë PD si repart taliban kundër SHBA, duke ja hedhur përgjegjësinë votës së demokratëve pro tij, kundër SHBA.

Problemi është se pasi të ndodhë dhe t’u dalë rakia e ta kuptojnë çfarë kanë bërë, Berisha do thotë vendosi vota juaj ta pushkatoj PD-në.

Në fakt po vendosin gënjeshtrat e tij për të mbrojtur bythën e tij dhe familjes së tij, duke varrosur PD-në.

11 komente në “Si po përdor Berisha alibinë për vdekjen e PD-së, nga vota e demokratëve”

  1. Cuku says:

    Mero je Fantastik

  2. mirel says:

    Kete here do ti shqyhet suma Salikadavres dhe nuk ka per ta shpetuar dot as Zoti e jo me anetaresia shqupise.

  3. Vleshte JT says:

    Ne Kukes vetem ciftelia mungonte! Se “turru moj moloke shllap e shlub” nuk mungoi gjithe kohes. Valles i printe vete S.B.

  4. Xoni says:

    Po Mero,eshte shume e qarte me ke lufton Berisha por paska patur shume shqiptare idiote qe nuk e kuptojne.

  5. Keli says:

    Analizë e saktë.
    Po jetojmë ne periudhë absurde.
    Në Shkodër, para 90-tes qarkullonte si me ironi një shprehje shumë domethënëse;:”Fukaraja mos leftë(mos lindët), edhe në leftë, mos pastë rrisk (fat), edhe ne pastë rrisk, mos e paste jetën e gjatë”.
    Kjo vlen sot per te gjithë te djathtën shqiptare.
    Çfar fat dreqit patem ne kështu?
    Vuajtem ne kohën e komunizmit, thame se lindi shpresë per ne por shpejt u zhgenjyem dhe ja ku jemi sot.
    Nga ajo parti që ne te djathtet prisnim qe te ishte pararoja e interesave te ne te djathteve, ish te perndjekurve politike, ish pronareve te vertete, sot rezulton se kemi mbeshtetur nje bande kriminelësh te rrezikshem dhe perseri S. Berisha kerkon nga qe te ngrihemi edhe ndaj ShBA-se.
    Kjo nuk ka shans te ndodhe sot te Shqipni.
    Le te behet çfar te behet, por nuk ka zog nane qe te ndeseje te djathtet kuder ShBA qe jane i vetmi garant per kombin shqiptar.
    Pergjegjesine direkte per prurjen e Lulzim Bashes nga hiçi e drejt e tre here minister, kryetar Bashkie e tash 8 vjet kryetar te PD-se e ka direkt S. Berisha e askush tjeter.
    Nuk asht faji i Lulzim Bashes qe nuk fitoi asnjehere PD mbas 2013-tes, por i vete ish drejtuesve te PD me Berishen ne krye qe e katandisen PD ne nje strukture kriminale dhe banditesh.
    Natyrisht ne mos fitoren e PD-se futet edhe paaftësia e Lulzim Bashes por nuk mund ti kerkohet me shume nje njeriu qe nuk i ka thanë kush deri sot #puna e mbare”. Ai asht i pazoti ta udhëheqë PD drejt fitores.
    Edhe kjo asht përgjegjësi e Berishes.
    Perfundimisht ne po përjetojmë fundin fatal dhe te pashmangshëem te PD-se.
    Ne te gjith kete tragjedi, mendoj se S. Berisha po manipulon nje pjese te mbeshtetesve të tij sidomos nga veriu i vendit. Manipulon sepse ky cunam filloi vetem ate moment kur DASH shpalli “Non Grata” Berishen familjarisht.
    Por ne fund te fundit ky është problem vetem personal i familjes Berisha.
    Por po shohim qe duhet te shkatrrohet PD-ja, duhet te çohet vendi ne lufte civile, apo duhet qe nje pjese e shqiptarëve te sulet kunder ShBA-ve per te shpetuar familjen Berisha.
    Kjo eshte e padrejte, e pandershme dhe e pamundur qe ky skenar te ndodhe, sepse jemi ne shekullin e 21-te dhe ka ardhe koha qe ti ndigjojmë keshillat amerikane qe ” te mos hajme bare” siç hangrëm keto 30 vjet.
    Te djathët e vertete, te djathët e pakompromentuem, te pa përlyem ne kete paudhesi tradhtare 30 vjeçare duhet te mbledhin mendët e kokës, te formojme te djathten reale e te punojme per vendosjes se demokracise se vertete ne Shqipëeri. Per kete duhet te shmanget vendosja ne krye te nje partie te djathtë e njeëzve qe kane qenë të lidhur me partinë komuniste dhe me Sigurimin e Shtetit që u a vodhën studentëve te dhjetorit 90 partine qe ata formuen dhe e manipuluen me komunistat e sigurimsat qe e mbajtën PD-në peng per 30 vjet.
    Këtë skenar na e zbuloi se fundmi DASH te cilit duhet ti jemi mirënjohës deri ne fund.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Une si socialist te shoh me keqardhje (politike sigurisht) ku perfunduat qe s’jeni as mish e as peshk si parti. Eduart Selamin e perjashtuat, Majlinda Bregun, Hajdarin dhe ca kokrra te mira qe kishte PD-ja qe mund te zgjidhte para se te zgjidhnin Lulin, Tani i njejti person qe zgjodhi ate (Lulin), nuk mund te zgjedhi tjetrin. Eshte e pallogjikshme.. PD-ja jo vetem ka bere mekate nga shtresa e kundert e popullsise qe voton te majten, por ka arritur deri ne anen e saj duke i perzure. Kjo per fat te keq eshte sepse lejuat Sali Garbixhin qe ne fillim te kishte figure autoritare dhe lejoj kete te riun qe me ligjet brenda partise te hiqej e drejta e votes. Jeni ne nje rreth pa fillim e pa mbarim dhe eshte per te ardhur keq. Saliu me dinakeri si gjithmone perdor shtresen e varfer te pashkolluar dhe ata servilat si kapterri ti vere perpara linjes si kamikaze dhe c’fare ndodh me PD-ne, te behet qameti.. Ata bejne sikur nuk e kuptojne qe do perballen me SHBA-ne dhe SHBA-ja do u ktheje kurrizin dhe me deklarata akoma me te renda.. Eshte nje lufte e pafitueshme sepse vet populli (sidomos e djathta) e di se me ke eshte.. Edhe Bashen nuk e heqin dot sepse nuk do kete kush ti prezantoj. Do kthehet nje parti ilegjitime ku dhuna po troket jo ne popull, por ne nje pjese te saj.. Do rrine aty pastaj kot te shtrengojn godinen e SHQUPIT..

  6. Vranakonti says:

    Bravo.Shkelqyeshem zoti Mero.

  7. Sul Koburja says:

    Levizja e Saliut me kujton levizjen e 67 per prishjen e kishave e xhamive,e me tehu levizjen e Haxhi Qamilit,ai theriste Dum Baben ky therret Dum Partine,ata kendonin:U nisem per xhenet,
    Mbaruam ne xhenhem,
    SHQIPERI MOJ KUCKE,
    NA BERE VEREM.
    Ne 67 u prishen kishat e xhamite.Ne 90 u kthyen lirite fetare.Haxhi Qamili erdhi rrotull ca kohe Duke djeg e vrare.
    Perfundoi I varrur ne litar.
    Po fundi Saliut kush eshte!!!???

  8. Sabirdrejtori says:

    Pra doli me shkrim ky greku , eu bre ky mero sa keq i ka katandisur shqiptaret ! Detyra e tij eshte te shperndaj genjeshtra antikombetare , se per te paguhet !

  9. Kajmakeria e Rilindjes says:

    Kurse ne Partine Socialiste te udhehequr nga Edi Rama ka aq demokraci te brendeshme dhe vote aq sa ate Dritan Lelin Kryetar te Bashkise Vlore sa nuk e shpall Armik Populli e perse? Se nuk ju bind te kandidonte per deputet!

  10. 11 says:

    Replike me “te djathtin e ngordhur” keli

    Zoteri je perpjekur te ndricosh opininin per B’rishen por e ke sterrosur dhe me lejo te them se ate e prune ne pushtet ne 22 marsi 1992 “Dashi” Washingtonit me ju te perndjekurit politike..ish pronaret ish zogista & ballista dhe neofashista pa harruar dhe mergatqyqaret si Bardhaj-Biberaj edhe pse e dinit qe ai ishte Monster si Turbokomunist .
    .
    Sot eshte turp per ju per“Dashin” Washingtonit per ju te perndjekurit politike..ish pronaret ish zogista & ballista dhe neofashista pa harruar dhe mergatqyqaret si Bardhaj-Biberaj Shkrelaj qe akoma fajesoni B’rishen tuaj dhe nuk kerkoni falje…pra krimineli Berishe ka 1% faj dhe ju me siper keni 99% faj per krimberishen tuaj
    .
    Nese do kishte ndonje peshore te mase antiberishizmin ne Shqiperi besoj se do jem ne 100-en e pare por nga menyra si silleni me Berishen pasi ka marre karton te verdhe nga Dashi “pa brire” e meritoni poshtrimin qe po ju ben nje ish pabuks nga familje ekstremisht analfabete dhe tani nga pasuria jo vetm fshin menderen me ju pasaniket e djathte te leshit..por arrine te poshtroje deri ekspertizat e FBI per 21 janarin..NYT leter higjenike dhe se fundi tall koqet me Dashin tuaj…

    se ky I fundit ose eshte I ngordhur
    ..ose po tall lesht.
    .ose vazhdon lojen me ato esnafet e 2 prillit 1991.
    .zgjidh e merr me Meron

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje