Një shuplakë nga Venecia për Gjykatën tonë Kushtetuese

14 Tetor 2021, 19:24Editorial TEMA

 

Nga Mero Baze

Përgjigja që Komisioni i Venecias i ka kthyer Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë lidhur me interpretimin që ajo kërkon rreth pavlefshmerise të zgjedhjeve lokale më 2019, tregon pasiguritë profesionale, dhe kompromiset politike të Gjykatës sonë Kushtetuese lidhur me këtë çështje.

Komisioni i Venecias e kishte interpretuar një herë çështjen e dekretit të shtyrjes së zgjedhjeve lokale nga Ilir Meta dhe ishte shprehur se Presidenti nuk ka të drejtë të shtyjë zgjedhjet, për shkak te klimës poltike dhe në atë përgjigje ajo jepte përgjigje shteruese dhe për çdo pikëpyetje rreth zgjedhjeve lokale.

Në një përgjigje në Tetor të vitit 2019, Komisioni i Venecias konkludoi se fuqia e Presidentit të Shqipërisë për të caktuar datat e zgjedhjeve duhet të jetë në përputhje me kërkesat e rrepta kushtetuese dhe fuqinë për të caktuar datat e zgjedhjeve i jep Presidentit vetëm një diskrecion të kufizuar, veçanërisht të zgjedhë datat brenda kornizës së periudhave zgjedhore, duke mos i tejkaluar mandatet zgjedhore”, citohet në dokument.

“Një e drejtë e Presidentit për të shtyrë ose madje anuluar zgjedhjet është e diskutueshme dhe nuk mund të themelohet pa një bazë të veçantë ligjore. Është e nevojshme të ekzaminohet nëse një fuqi e tillë mund të rrjedhë në situata emergjente”, thuhet më tej.

 

https://www.gazetatema.net/2019/10/14/komisioni-i-venecias-anulimi-i-zgjedhjeve-cenoi-te-drejten-e-shqiptareve-meta-tejkaloi-kufijte-e-ligjit/

Në këto kushte, Gjykata Kushtetues e Shqipërisë pikësëpari duhet ta kishte refuzuar kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së shtyrjes së zgjedhjeve, pasi siç vëren dhe përgjigja e sotme e Komisionit të Venecias, nuk është kompetencë e saj.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, ka hyrë në këtë spirale për dy arsye. E para për shkak të mungesës së aftësive profesionale për ta vlerësuar kërkesën drejtuar asaj me standardin e një Gjykate Kushtetuese, dhe së dyti për shkak të detyrimeve që disa anëtarë të Gjykatës kanë personalisht ndaj Presidentit Ilir Meta. Duke ju drejtuar për herë të dytë Komisionit të Venecias, Gjykata Kushtetuese përveçse kërkonte të maskonte mungesën e kompetencës së saj profesionale, ka dashur të maskojë dhe preferencat personale të disa anëtareve të saj ndaj Ilir Metës, duke u fshehur pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Në përgjigjen e sotme, Komisioni i Vencias, e rithekson se Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë të shqyrtojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe se e drejta e partive për të marrë pjesë në zgjedhje nuk është detyrim. Bojkoti, sipas saj nuk është i pranueshëm dhe ai nuk mund të jetë një mjet që të cenojë periodicitetin e zgjedhjeve dhe aq më tepër të kthehet në një mekanizëm bllokues për zgjedhjet nga parti të caktuara.

Rekomandimet e sotme të Komisionit të Venecias, janë një leksion i vonuar profesional për Gjykatën tonë Kushtetuese, e cila edhe pse e kishte rekomandimin e mëparshëm të Komisionit të Venecias, ju ridrejtua asaj, për shkak të pasigurisë politike dhe profesionale që ajo ka në raport me Presidentin, i cili është subjekt i këtij precedenti të krijuar në vitin 2019.

Rekomandimet janë një shuplakë për Gjykatën Kushtetuese dhe jo më për Ilir Metën. Ai e ka marrë këtë shuplakë në tetor të vitit 2019, pasi Komisioni i Venecias i ktheu përgjigje Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë rreth dekretit të shtyrjes së zgjedhjeve. Këto rekamandime na kujtuan dhe një herë se sa e brishtë dhe ende e paformuar profesionalisht është Gjykata e re Kushtetuese, e cila dhe një vendim kaq të qartë, përpiqej ta shkruante me dorën e Komisionit të Venecias.

 

20 komente në “Një shuplakë nga Venecia për Gjykatën tonë Kushtetuese”

  1. Sokoli says:

    Fshataret nuk bejne dot gjykate kushtetuese. Jane te afte per gjykate popullore, keshill fshati apo mbledhje lagjeje.

    1. Meri says:

      E ke gabim, dhe ato lloj gjykatash kane ca seriozitet. Ato rojkat e kushtetueses jane te denja vetem per biseda kafeneje. Atje te diskutojne ku i kane blere rrobat sa i kane blere etj etj

  2. John says:

    Taktika…. te humbim sa me shume kohe per te denigruar procesin e reformimit te sistemit te drejtesise.

  3. Sul Koburja says:

    Gjykate e re me targeted te vjetra.Leri te gjitha por masanej flasin edhe per sovranitetin.

  4. Qytetar says:

    ING. MERO !
    VENECIA THA.
    PRESIDENTI IA KA FUTUR KUSHTE TUtES POR……
    ….NUK E KA LENE SHATZANE…

  5. Bureto says:

    Duhej kjo shuplakë edhe për rastin e shkarkimit të Mutës. Do ta kenë më të vështirë tani të përzgjedhurat e Metës dhe ato në kundërshtim me vetë Kushtetutën, të pozicionohen kundër vullnetit të 104 deputetëve që e kanë shkarkuar atë për mbi 20 shkelje kushtetuese, më e rënda prej të cilave, ishte maskarallëku dhe gomarllëku i anullimit të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, që me vendimin e sotëm të Komisioni i Venecias, praktikisht ka vulosur dhe shkarkimin e tij.

  6. Sotiri says:

    Nuk jane te paafte Z. Baze, jo!
    Jane te djallezuar sikurse jane Sali Berisha dhe Ilir Meta. Jane te korruptuar teresisht, ata vete dhe familjet e tyre, sikurse jane Sali Berisha dhe Ilir Meta.
    Po tani cfare do te behet me Ilir Flori Meten? Do i servilosen akoma? Apo kane frike prej tij!

    Shqiptaret presin ate qe ai meriton. Shkarkimi nuk eshte gje fare, ai meriton te jete mbas hekurve, por kush ta beje kete, te mjeret dhe te dhjeret gjyqtare!?

  7. lesh e li says:

    Ne nuk kemi gjyqtare, per pasoje as gjykata e as drejtesi. Ne te ardhmen ndoshta.

  8. Ladi says:

    Keshtu humbet trenin Europian Shqiperia
    Ja keshtu mbetemi ne vend numero. Me keshtu lloj manovrash, nga keta edepseze, sojseze, kopuke, horra dhe maskarenj..

  9. ALBAN DEGA says:

    NUK JANE VETEM TE PAAFTE DHE TE DJALLEZUAR POR EDHE TE KORRUPTUAR SIC KA TE TILLE EDHE NE KPK, KPA, SPAK …

    Ligj e Drejtesi qe te behet Shhqiperi.

  10. Gjakpires te ndyre says:

    Mero, po ne a i kemi plotesuar kushtet per hapjen e negociatsve, a kemi demokraci te plote;;; Kjo ” kurrva ” EVROPE per cfare arsye po na ben te humbasim durimin !!! Padyshim qe ne jemi gati kurdohere ,te shkojme ne krahun negativ te historis , sepse vetem te keqen njofim shume mire!!! Mero, “foshnja u rit e u be burre” por na ka pas ngele “djall budalla”!!! Mero,pensionistet me te varfer ne Evrope,jane ata qe punuan dyzet e pes vjet pa ber gek se i priste tmeri ,ti e di fort mire!!! Mero, ai popull i varfer, ka bere shume miljoner dhe ti e di fort mire!!! Mero, ate popull e perdor cdokush qe eshte ne pozite!!! Qe nga kryetari i nje fshati e hipotekat e rrethit e gjer ne “majat e malit “!!! Apo nuk di nuk kuptoj ,apo jo more Mero xhani!!!! Dhe turpi do kishte turp !!!

  11. Se mos haroj says:

    Nuk me intereson nese mendimet e mia do dalin ne hapesire apo do fshihen!!! Ceshtja eshte se nese mendja juaj do te lejoj hapesiren e vete!!!

  12. Te fala Sandrit says:

    Gjykata Kushtetuese i ben te qellimshe keto devime dhe gabime, merr ne shqyrtim dicka qe nuk e ka ne kopetence.
    Per kete Gjykate e tarafit Meta duhet te ndryshoj Kushtetuta dhe te ngrihet nje tjeter Gjykate Ushatake per te kaluar ne site cdo anetar pervers te saj.

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Qesharak, s’me zhgenjen. Te thac te shkosh i kollarisur dhe floket me kena ne Parlament me program. Nuk te thash te besh batuta dhe te sillesh si karagjoz duke bertitur kot me deputetet pa bereqet. Te thash te flasesh per Reforme Zgjedhore, Territorjale sepse ate s’do Rama te flitet. P’se je kaq i lehte nga mendja ?!?! Ma merr Bylykun ne telefi dhe shty sa me shpejt ne tryeze procesin e Reformes Zgjedhore or hu.. Javes tjeter te ulen te dyja palet dhe te fillojn te negocjojn edhe per Emigrantet te votojne. Boll me fjalime kot sepse nga ana ligjore s’te bejne kryeminister (sic pretendon te behesh). Futi ne presjon te miratojne Reformen ne Drejtesi se s’ka asgje ne dore asnjera pale.. Kujt i vjen fleta per arrestim, procesi fillon per personin dhe s’ka rendesi c’fare ane jane.. Hiqe ate ves se ke do arrestoje SPAKU se nuk je aty te japesh urdhra por te kthesh ne favor ligjor pozicjonin tend partiak.. Nuk pjerdh SPAKU c’fare thua ti.. Bej Reformen Zgjedhore dhe hiq militantet nga numurimi i votave sepse jane merzitur me ty dhe blihen or hu.. Ore, do piqesh ti si politikan apo akoma aguridh do ngelesh..

  14. Lame Maleshova says:

    O Mero djali, vazhdon te perdoresh dhe perfitosh sado pak nga perdorimi.
    Venezia nuk e ka dhene akoma opinionin e saj. Dokumenti qe ti i referohesh eshte i qeverise Shqiptare. Prit edhe pak se do te vije opinioni dhe ti prap do te shkruash si i pelqen Vin Rames.

  15. Apollon says:

    Per fjale te mencura jemi te gjithe ne ketu, pa perjashtim,por nuk kemi zemer te ngrihemi dhe tu tregojme vendin ketyre horrave qe po tallen me ne,me femijet tane,me te ardhmen e tyre!!! Sepse po nuk u ngritem dhe te dalim do te jemi nje jete sklleverit e ketyre pashallareve qe kemi mbi koke!!!!

  16. xhoxhi says:

    Po çfarë gjykate është kjo mor aman.Presidenti është shkarkuar nga parlameneti dhe gjykata në vend që ta shkarkojë menjëherë e zvarit këtë punë derisa ti mbarojë mandati i tij.Nuk ka më turp që një vënd të ketë një president mafios dhe hajdut dhe nuk e heqin dot qafe as me ligj dhe as me forcë.Kjo është Shqipëria që duam.

  17. Franz Kafka says:

    Gjykata Kushtetuese eshte thjesht nje seksion i PD+LSI. Kjo duket shume qarte nga qetesia e Metes keto kohe sepse ka marre garanci nga ajo se nuk do shkarkohet

  18. Bashkimi says:

    Të hapëm mnejëherë procedurat e ndërrimit të tyre dhe të emrohen gjyqtar të ri dhe largohen të korruptuarit e shpirtshitësit e drejtësisë. Me ketë hapet laura Kushtetutës se Drejtësisë dhe hiqen pengesaat e rrugtimit drejt BE për shqiptarët – Shqipërinë. TURP për këta gjyqtar të Kushtetutës qe sa herë binë në provim para popullit të vetë dhe bote.

  19. Ramadan says:

    Shkruaj te verteten per Salen se eshte bollshevik dhe mos e fsheh te verteten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje