Nga Mero Baze
Lulzim Basha i ka kthyer një përgjigje shteruese Sali Berishës dhe mbështetësve të vet, duke e rikthyer debatin në fakt aty ku ka nisur, tek vendimi i SHBA për të futur familjen Berisha në listën e zezë, si minues të demokracisë në Shqipëri, shantazhues të sistemit gjyqësor dhe përfitues të fondeve publike duke përdorur pushtetin.
Për herë të parë kryetari i PD e thekson qarte se Sali Berisha po përpiqet ta kthejë PD në një bunker anti-amerikan. Dhe këtë nuk po e bëjnë burrërisht duke u përballur me vendimin e SHBA, por duke devijuar debatin nga shkaku i cili e ka lindur atë.
Përpjekja e Berishës dhe mbështetësve të tij, për ta larguar debatin nga arsyeja që e lindi dhe për ta maskuar atë si një “luftë për demokraci të brendshme”, dhe aq më tepër si një betejë për rikthimin e Berishës në krye të PD, është një fyerje dyfish për PD dhe SHBA.
Është fyerje dyfish, pasi të shpresosh që Berisha do sjellë demokracinë në PD, është siç patë thënë dikur Genc Ruli, të shpresonin gjermanët që nën Hitlerin mund të bënin dhe denazifikimin e Gjermanisë.
Plagët e demokracisë në PD, por dhe në Shqipëri, kanë ardhur prej berishizmit. Ai është autori i përjashtimeve të mëdha në PD, njeriu që nuk ka përfillur asnjë garë demokratike dhe nuk ka lejuar kurrë të ketë konkurrent në atë parti.
Pavarësisht paturpësisë për të gënjyer, duke u përpjekur të joshë konkurrentin e fundit kundër Bashës, Agron Shehajn, i cili nuk është zgjedhur në Kryesi pas garës, vet Sali Berisha ka shembuj të zinj në këtë drejtim.
Konkurrentet e Berishës për kryetar jo vetëm nuk kanë qenë më në Kryesi, por as në PD. Neritan Ceka u flak nga PD dy muaj pas konkurrimit, Azem Hajdari u përjashtua nga PD, ndërsa konkurrenti i fundit i Sali Berishës, Uran Butka, nuk u lejua të ishte as në administratën e pushtetit të PD pas konkurrimit më 2005.
Ky që thotë se “unë se kam bërë kurrë këtë që ka bërë Basha”, duke mos e futur rivalin në Kryesi, ka të drejtë. Ai e ka bërë më keq se kaq. Nuk i ka lënë më as në parti, dhe pse shumë prej tyre nuk ishin të rrezikshëm për të.
Kjo shmangie e debatit nga arsyeja përse lindi, është dhe një fyerje dyfish për SHBA, pasi Berisha po përpiqet ta injorojë vendimin dhe ta quajë inekzistent, duke shpikur një SHBA tjetër, me shqiptarë qesharakë nga diaspora apo me nostalgji fotosh me krerë të shtetit amerikan, për shkak të detyrave të tij në krye të shtetit.
SHBA i di të gjitha ato. E di që Berisha ka takuar krerë shteti amerikan, e di që ka qenë në pushtet, e di si ka tentuar të përdorë SHBA për të shtypur opozitën dhe për të vjedhur zgjedhjet, e di si ka bërë korrupsion në emër të amerikanëve në Gërdec, dhe ndaj është në listë të zezë. Po të ishte qytetar i thjesht nuk do ishte në atë listë. Është atje pikërisht pse amerikanët e njohin.
Po ashtu, justifikimi se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë për korrupsion nga drejtësia shqiptare, është i vërtetë, por nuk është i drejtë. Është kjo arsyeja që ai është vlerësuar nga SHBA si shantazhues i sistemit të drejtësisë, pasi ka penguar drejtësinë të hetojë atë dhe të afërmit e tij. E ka të shkruar në epitaf këtë arsye.
Kjo është e vërteta e madhe e debatit të Berishës. Nëse ai do ta vazhdojë këtë debat, duhet të përballet pikërisht me këtë problem dhe me këtë sfidë që i kanë hapur amerikanët, si i korruptuar, si minues i demokracisë dhe shanatzhues i drejtësisë.
Ai duhet të bindë PD të bëhet bunker anti-amerikan për ta mbrojtur nga këto akuza, por jo duke devijuar debatin tek probleme që nuk kanë lidhje me këtë çështje.
Debatet e demokracisë së brendshme në PD janë pasoja të berishizmit dhe faktit që tentoi ta diktojë lidershipin e PD duke i imponuar modelin e tij.
Lulzim Basha do gjykohet prej sot e tutje si një njeri i lire, nëse do imitojë Berishën apo do jetë vetvetja. Derisa më sot fatura ka qenë e Sali Berishës. Dhe e ka mbrojtur vetë publikisht, nuk e shfajësojmë dot.
Gijotinë, moj Gijotinë
që na tērbove Salinë
harroi dhe pleqërinë
majti frymën në Çmëndinë.
.
Na foltorja në foltore
mes rroitjes “popullore”
grep qënis, me shtiza dore
buçimë si në nevojtore.
…
U do rri e të shoh funin
na s’fitojëm, po ata humin
mes juristit e toktorit
t’i dalën petët lakrorit.
.
Kjo është Gijotinë e parë
se, që thoni, Kokëpalarë
Amerika po bën letrën
të çkrehë dhe ilir metën.
“Justifikimi se ndaj tij nuk ka asnje akuze per korrupsion nga drejtesia shqiptare, eshte i vertet , por nuk eshte i drejte”.. kjo vlen dhe per Bashen se bashku me Berishen. Ketu eshte edhe problemi i kesaj menxyre, pa aftesia per te zbatuar ligjin dhe nevoja urgjente per drejtesi.
Tentativat per te nxirre njerin dhe zbardhur tjetrin eshte qesharake. Te dy jane pa vize amerikane, te dy kane vrare se bashku dhe vjedhur se bashku. Akuzat publike per korrupsion dhe vrasje nuk jane opinione por fakte – 21 Janari dhe Gerdeci per vrasje pershembull.
Shpresoj qe SHBA ti humbas durimi me pa aftesine e Rames te bej shtet e ta nxjerre edhe kete non grata. Turp, nje plak i marre dhe te birin qe i doli dobic bejne show dhe nje organ drejtesie si SPAK i jane tredhur [email protected]
Gopist, paske qene i papare! ne pak vargje ia paske thene te tera.
Gopist je i madh fare, ja vlen ta lexosh Temen vetem per ty.
Gopist, duku me shoesh ne Tema.
I nderuar Gomist. Pac jet e shendet . Kure ste lexojme , na duket sikur kemi nje boshllek. Poezia tuaj satirike, me permbajtje politike vlen, me shume se nje novele.
Detyra e Bashes eshte ti hape “kartat”.Qe te beje ate,duhet te “lahet e te pastrohet “mire per vete.Qe nga 2005-a e deri me sot ata kane qene si vellezrit siamez dhe cdo gje e kane bere nemarreveshje te plote.Po te mos donte Berisha ,Basha nuk kishte kellqe te digjte mandatet,te mos merrte pjese ne zgjedhjet lokale.Amund te mendohet qe Basha firmosi per detin pa pelqimin e Berishes(Minister i Jashtem),vrau ne bulevard (Minister i Brendshem),”humbi fondet ne Rrugen e Kombit (Minister i Transportit) e shume deme te tjera.Bemat e Berishes gjate sundimit te tij ,te dyte, jane ne ortakeri te plote me Bashen.Qendrimi ne PD-e i Bashes eshte po aq i padrejte sa i Berishes.Ai eshte shume i kompromentuar perpara popullit.
E gjitha eshte nje loje e madhe mes te dyve sepse:
1. Berisha nuk ka ndermend te shkarkoje Bashen por do vetem te anulloj vendimin per pjesetar te grupit parlamentar
2. Basha fiton perkrahjen amerikane mqs gjoja hoqi provizorisht Berishen
3. Te gjithe fraksionet e PD bashkohen nen petkun e kesaj lufte te stisur
Pra ajo qe do ndodhi eshte: rikthimi Berishes ne grupin parlamentar te PD nepermjet referendumit dhe te gjitha palet arrijne cduan: Berisha ne PD, Basha mbetet kryetar, amerikanet bene te tyren sa munden
O injorant hiqe ate nickname Franz Kafka
O Mero tani ti se di akoma ke te shash. Nejse ti prape rrjedh nganje familje qe vazhdimisht ja qijne grae te tjeret.
KUjdes, Kolja, se ti paske ngecur keq ne breket e Saliut dhe do asfiksohesh dhe jo vetem do tu qijne me ç’keni ne shtepi , ne rruge , bile dhe pulat tuaja e te gjitoneve, por do tu hapen dhe gropen thelle e me thelle dhe kur ta shikosh veten brenda do detyrohesh te ulurish, do kerkosh karin e Saliut qe ta zesh e te dalesh nga gropa, por atij i ka humbur lumemadhit dhe do ngelesh brenda. Mund te te ndihmoje Zeni apo ai dhendrri me koke lakuriç, por kujdes se sa te dalesh, ta futen dhe ata se keshtu e ka ai fis. Me detyrove te shkruaj keshtu, sepse ne mes te ujqerve duhet te ulurish si ujk, megjithese ju jeni bajga e fundit qe do hidheni si fekale ne nevojtore dhe jo ujqer. Ju jeni pjesa me e degjeneruar dhe bazale e injorances shqiptare qe shkojne prapa nje krimineli skizofreni, hajduti, tradhetari sepse dikur u ka hedhe ndonje kocke me miza. Mos kujto se mbrojta Mero Bazen qe e shave ti, se as nuk e njohe dhe as e kam pare ndonjehere , bile vetem se kam simpati per qendrimet dhe mendjen e tij kaq te mprehte, por qe eshte dhe ne vijen e logjikes se hekurt e qytetare si asnje gazetar tjeter, megjithese kam shume rezerva per te ne ane tjeter. Dhe ate qe parashikoj une , kujdes: Kur te arrestohet Sali Berisha, shiko se çfare feste do behet ne Shqiperi dhe jashte saj; per jashte , te informoj une, per ne Shqiperi, do me informosh ti me idiotesine tende. Njesoj do behet dhe kur te vdes. Eshte katastrofe e mendimit njerezor qe ti kerkosh dikujt vdekjen, por ja: Sali Berisha ka vdekur gjithe ata shqiptare , bile duke u hedhur dhe trupin ne det, Kolja psikopati! Dhe diçka per shkrimin, meqense erdhi rasti: Mero! ke bere nje analize perfekte dhe te sakte. Pd eshte nje kazan plot me mish te kalbur dhe nje ka zene shtrepa dhe krimba. Nuk e di a do kete njeri ta pastroje apo do e marre ndonje qen ne koke e do iki ne lume bashke me te.
Sahlihin nuk ka gjetur dhe nuk do ta gjej asgje, ka bere dhe do te bej sic desheron sepse ai eshte tarallaku me i zgjuar nder tarallaket shqiptare.