"Kundër-revolucioni" ndaj Albin Kurtit

17 Tetor 2021, 19:33Editorial TEMA
"Kundër-revolucioni" ndaj Albin Kurtit

 

Nga Mero Baze

Rezultatet e para të pritshme të zgjedhjeve në Kosovë sipas exit polleve tregojnë se shoqëria në Kosovë i ka dhënë një goditje revanshit politik të Albin Kurtit, duke humbur shumicën thuajse në gjithë Kosovën.

Pika më e shndritshme e zgjedhjeve është se qytetarët kanë goditur rëndë arrogancën e Albin Kurtit për t’u imponuar qytetareve njerëz të diskredituar, që tentoi t’ua imponojë me autoritetin e vet. Rasti I Agim Bahtirit në Mitrovicë, është më i spikaturi. Një kryetar bashkie në kufijtë e të qenit qesharak, u tentua të imponohet nga Albin Kurti deri dhe si akademik, për t’u treguar se nëse dikush është me Albin Kurtin, mund të quhet akademik dhe kur është injorant. Në fakt qytetarët në këtë rast mbrojtën imazhin e tyre për atë se si duhet të jetë një kandidat dhe imazhin e imponuar nga Kurti.

Ata  e ndëshkuan pa balotazh duke nxjerrë fitues PDK dhe duke e hedhur në kosh të plehrave demagogjinë patriotike të Albin Kurtit me ngjarjet në veri dhe betejën populiste për targat që risolli KFOR në kufij. Të vetmit që nuk e kanë ngrënë këtë gënjeshtër janë banorët e Mitrovicës, aty ku dhe u krye ky spektakël patriotik.

Diferenca mes 14 shkurtit dhe 18 tetorit, është diferenca mes gënjeshtrave të Albin Kurtit dhe keqpërdorimit të listës “Guxo” të ish LDK. Shkrirja e kësaj liste pas futjes në qeveri me Kurtin dhe shkuarjes së Osmanit në presidencë i ka rithyer praktikisht ata në votues të LDK.

Rezultati i pritshëm spektakolar rreth 26 për qind I LDK në Prishtinë nga 13 për qind që ka qenë në zgjedhjet e shkuara, tregon jo vetëm fuqinë e kandidatit Përparim Rama, por dhe energjitë e reja në rritje të LDK.

18 Tetori ka zhveshur Albin Kurtit nga gënjeshtrat, nga arroganca dhe deliri i një “udhëheqësi popullor”. Ajo ka ruajtur prej tij vetëm atë pjesë që përfaqëson atë çfarë ai ka premtuar më 14 shkurt dhe nuk i ka ngrënë gënjeshtrat  e tij.

E njëjta gjë ka ndodhur me Prizrenin, ku Albin Kurti i zëvendësoi kandidatit, fotografinë e tij me portretin e vet, për t’u thënë qytetareve se duhet ta votoni për hir të Albin Kurtit. Qyteti nuk e ka pranuar këtë. PDK ka dalë forcë e parë dhe me mbështetje të opozitareve të tjerë ai i ka gjithë shanset të fitojë Prizrenin.

Ajo që ka ndodhur është një kundër revolucion ndaj  Albin Kurtit, i cili në vetvete është një revolucion politik për t’i treguar atij se askush nuk mund ta poshtërojë Kosovën, duke i diktuar asaj gënjeshtrat si të vërteta, patriotizmin fals, si atdhedashuri, dhe mbi të gjitha arrogancën si urdhër për qytetarët e lirë.

Ashtu si Kosova i dha leksion politikanëve të vjetër më 14 tetor, po ashtu sot i dha një leksion “revolucionarëve” të rinj, se nuk i kanë ngrënë gënjeshtrat e tyre. Të vetmit që kanë monopolin e revolucionit janë qytetarët. Dhe ata e kanë bërë sot.

 

25 komente në ““Kundër-revolucioni” ndaj Albin Kurtit”

  1. Tani says:

    Turp të kesh o mero bazë me atë mllef që ke ndaj Albin Kurtit ndonjë ditë ajo që ke mund të kthehet kundër teje

    1. Larinda says:

      Nuk e ndikon as Mero Baze as ndonje tjeter voten e Kosoves. Arroganca dhe mendjeshkurtesia e Kurtit dhe askurgjeja qe ofron Vjosa si nje papagall i mesuar me fjalet e Albinit na kthyen te gjitheve vite pas kur pritet te ecin perpara dhe larg. Kosova ka nje te mire qe reagon shoejt ne vote duke ua dhene nesazhin te qarte, beni ate qe duhet as ikni

    2. Mondi says:

      Qyshkur realiteti na qenka mllef mor debil .Mllef quhet komenti yt pa lidhje.

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Oj Kosovë
    të priftë e mbara
    tri hapa mrapa
    e nji hap para!

    1. Mondi says:

      ?????O gopist o flori,rrofsh e qofsh qe na heq ket merzi.

  3. Allahu ekber hani buke se u err says:

    Cfare do presesh nga al bin turkoshaku qe kur ka zgjedhje Shqiperia i hipen kerrit dhe vjen voton kunder qeverise shqiptare dhe pretendon bashkim.
    Sot ndoshta ne vendin e tij ,nuk ka shku per votim se ishte ne Shkoder me taku voltanen e me pa basketboll

  4. ESHTE BLLOKUAR POSTA PER TE SJELL KUTIA ME VOTA FALLCO NGA DIASPORDHA

  5. shkumbin says:

    Fatkeqesi e Kosoves jane idjotet Albin Kurti dhe Vjosa Osmani….. Qeveria Hoti ka qene me e mira ne keto vite….

  6. Gri says:

    Ishte fatale ardhja e Kurtit per te votuar me 25 Prill. Kosovaret e quajne Shqiperine NANE.
    Albini e trajtoi si Njerke!
    Figura e ndritshme te Kosoves me ne krye R.Qosen dhe qytetaret kosovar e kane quajtur Shqiperine NANE!
    Kjo i kushtoi rende Kurtit! She do te vijoj…

  7. Visi says:

    Mero në Kosovë nuk mund të bëhet asnjë krahasim mes zgjedhjeve lokale dhe atyre të përgjithshme.
    Në nivel lokal VV së ende i mungojnë kuadro të zot dhe ky rezultat ka qenë i pritshëm bile për mendimini tim VV ja ka korrur rezultate më të mira se që është pritur.
    Në zgjedhjet e përgjthshme votimet kanë pasur atë rezultat për arsye nacionale e kompromiseve që u bënë në bisedime në dëm të Kosovës nga kasta e korruptuar e pasluftës.

  8. roritota says:

    Sepse mu kujtua kur Sala fitoi zgjedhjet në 92-yshin, pas poshtërsive që bëri duke kërcënuar njerëzit, dhe kur u bënë zgjedhjet lokale, i humbi. Se kështu është kur lufton për pushtet e jo për shtet.

  9. Luki says:

    Po sikur te fiton prap Bahtiri ne Mitrovice dhe Vitia ne Prishtine,si do e shkruash artikullin e ardhem i nderuari Baze?

  10. Spinoza says:

    Kurti eshte antiamerikan morri pergjigjen e merituar

    1. Ari says:

      Kjo eshte , por ka dhe te tjera qe, ky lider i ri, energjik, nuk ka visionin e duhur per te bere Kosoven, jo se nuk do, por nuk di.
      Dhe, duke lene pak menjane anti – SHBA e tij (?), mjafton qe miqte te tij ne Shqiperi jane Berisha dhe Meta per te kuptuar se “cfare deli djali eshte”???!!!!Ose, kur erdhi dhe votoi kunder qeverise Rama..Pse, politikan normal eshte ky? Imagjonini te shkonte Rama ne Prishtine dhe te votonte kunder Kryeministrit Kurti??!!!

  11. Cipini says:

    Ky Visi qenka injorant…” i mungojne kuadrot ne nivelin lokal”.. po i paska te mire ne nivelin kombetar!!!!

    1. Visi says:

      Ooo cipirip mos shkruaj për gjëra që nuk i njeh.

  12. Lili says:

    Prit pak o mero Baze i stanit albania! Kosova ka qytetare e jo dele qe blihen, edhe qytetaret votojne per njerin ma te mire per qytetin e tyre e jo si ju qe vdisni per Partine! Kush ka pasur performance te dobet nuk rivohet kur eshte kurve politike po ashtu , e kupton dallimin?!
    Perndryshe demokracia eshte nje shkalle ma nalt ne Kosove : gjithe tepsine vetem nje partije nuk ia japim sado te jemi simpatizant i asaj partije se populli nuk eshte vetem i nje mendimit: nuk ka asnje disfate ketu se nuk jemi armiqte e vellaut tone si ne Shqiperi ku shqiptarin e keni hasme e serbin vella..,
    Ngadal pak o mero baze , se nuk je njeri per t’i ba leksion kosoves!
    Je larg cfo vlere demokratike ti!

  13. Edhe osmanlli edhe vjos says:

    Tju dergojme ca kandidat nga te vv tone se jane me budallenj nga albini.

  14. gjakova kreshnike says:

    Kaq e pati kurt kurva,deshi te rrezoj ramen po rrezon vehten me partin vetevrasje
    ardhja ne pushtet e dyshes kurti osmani kosoves do i kushtoj vite pavarsisht se do bien te dy pernjehere
    turpi kosoves
    dosa osmanj
    albin kurva

  15. Kosova says:

    Kjo eshte Kosova qe voton pa asnje simpati ndaj ndo nje lideri ,te ngrit nese nuk punon te ndeshkon
    Kjo eshte e.mira e ketij populli qe.mendon vetem me.koken e vet ,ta jep mundesin puno ose ndeshkohesh shpejt,

  16. Franz Kafka says:

    Ne perfundim te votimeve Kurti do fitoje njesoj si para 6 muajsh. Eshte e pamundur qe shqipot te kuptojne te keqen per 6 muaj. Njesoj si shqipove ketej iu deshen 30 vjet te njihnin Berishen e Meten aq do i duhen dhe shqipove andej te njohin Kurtin

  17. TDCI says:

    Në Kosovë ende votohet lideri e jo kandidati kjo shifet me nr. e madh që VV dhe kriminalja LDK vrapojnë pas balotazheve

  18. dikush t'ja shpjegoje Rames says:

    Perpos deshirave te Edi Rames me Mero Bazen pas kepuce, Albin Kurti do jete gjate kryeminister i Kosoves!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje