Propzime për (mos)ndryshime kushtetuese

24 Tetor 2021, 20:09Editorial TEMA
Propzime për (mos)ndryshime kushtetuese

Nga Mero Baze

Nisma e Lulzim Bashës për ndryshime kushtetuese, prek tri çështje të rëndësishme, vetingun e politikanëve, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe reformën territoriale. Dy nga këto çështje janë pasoja të bojkotit të Lulzim Bashës ndaj jetës parlamentare dhe kompleksit për të bashkepunuar me qeverinë për Reformën territoriale, duke la lënë “sovranitetin” e opozitës në dorë Shëptim Idrizit.

E treta vetingu i politikanëve, është një temë me shumë interes. Një nga sukseset politike të Bashës në tetë vite mbetet ligji i dekriminalizimit të politikës, që është një lloj vetingu për politikën, në një shkallë të caktuar. Por të gjithë jemi të vetëdijshëm se pavarësisht se ligji vendos boll pengesa për integrimin e krimit të organizuar në politikë, kur ai shkoi në parlament, u modifikua aq shumë që të mos u binte ndesh politikaneve aktualë, sa u bë gati qesharake, që ligji në fund nuk prekte asnjë deputet, por merrej me ata që tentonin të hynin në politikë.

Vetingu i politikës, që është një hap përpara këtij ligji, nuk duhet të pësojë këtë fat. AI duhet të bëhet kalë beteje nga Lulzim Basha, duke e pasur të qartë në kokë idenë se çfarë duhet të realizojë me të. Kur ai u angazhua për ligjin e dekriminalizimit e kishte të qartë problemin, pasi u ndesh me të në parlament dhe në zgjedhje. E vërteta është se shumë figura të inkriminuara po depërtonin në politikë përmes Kuvendit apo bashkive. Ligji e frenoi ndjeshëm këtë fenomen.

Tani nëse dhe për Vetingun, Lulzim Basha do të jetë i qartë se çfarë synon të arrijë, patjetër që do të ketë sukses. Por këmbëngulja tek detaje të tilla që “politikanët t’i hetoje SPAK”, apo shtimi në këtë listë dhe i zyrtareve të tjerë të lartë si Guvernatori i Bankës apo Kryetari i KLSH etj, kanë nevojë për qartësi, nëse do të bëjmë veting për politikanë që zgjidhen, për zyrtarë të lartë, apo për gjithkënd që hyn në administratë të shtetit apo politikë.

Kështu si po bëhen propozimet, duket sikur më shumë bëhen që Basha të detyrojë Berishën dhe Ramën të deklarohen njësoj, se sa që të bëhet ligji. I kompleksuar nga akuzat e Berishës se “Basha është peng i Ramës” ai tani duket më i preokupuar të nxjerrë Berishën bashkëpunëtor me Ramën, se sa të bëjë kalë beteje ligjin për vetingun. Raca e Berishës dhe Ramës si politikanë nuk është se kompleksohen kollaj. Berisha ka bërë pazar dhe kompromis me çdo kryeministër socialist, me Fatos Nanon, me ilir Metën me Pandeli Majkon dhe Edi Ramën. Sa herë i është dashur, është ulur, ka mbyllur pazarin dhe ka vazhduar punë. Askush si ai nuk ka bërë kaq shumë marrëveshje dhe pazare në politikën shqiptare, ndaj me atë lodhesh kot ta akuzosh se bën pazare me Ramën.

Edi Rama po ashtu. Ai nuk ka asnjë kompleks nga të bërit marrëveshje me kundërshtarin. E ka bërë këtë me Berishën e ka bërë më pas dhe me Bashën.

Kjo vjen nga fakti se kur liderët kanë shumë mbështetje në partinë e tyre, as që vrasin mendjen për opinionin publik kur hyjnë në marrëveshje me kundërshtarët, pasi e përballojnë debatin brenda partisë. Ndaj Basha lodhet kot kur keqpërdor një nismë kaq shumë të rëndësishme si Vetingu i politikës për të kompletuar Berishën dhe Ramën si bashkëpunëtorë me njëri-tjetrin. Kjo vetëm sa tregon se ai nuk ka fuqi të përballojë një debat brenda partisë, nëse ulet e negocion me Ramën për reformën kushtetuese që propozon.

Këtë kompleks duhet ta heqë, pasi Berisha e Rama nuk mërziten pse ai i akuzon për bashkëpunim me njëri tjetrin. Ai mund ta thotë përditë që Rama dhe Berisha janë aleatë, bile mund të shtojë aty dhe Doshin e të tjerë siç ka qejf ai. Nga kjo retorikë ata nuk mërziten. Më shumë do të mërziteshin  po të bëhej Vetingu. Ndaj nëse Basha e ka seriozisht duhet të përqendrohet tek Vetigun jo tek shpikja e dyshes Rama Berisha, se ajo tregon më shumë komplekset e tij ndaj bashkëpunimit se sa ndonjë realitet.

14 komente në “Propzime për (mos)ndryshime kushtetuese”

  1. Franz Kafka says:

    Pra sipas Meros (tani i kthyer ne bashist), Basha mund te inicioje, e realizoje vetingun ne politike. Nderkohe qe ky politikan ka nje sere skandalesh e mbyllura me procedure ose e pahetuara kurre. Kujtojme, rruga kombit, vrasjet ne bulevard, 4 vila, lidhjet me kunatin etj etj pafund. Por Mero i ka harruar te gjitha keto dhe shpresen e vetingut e lidh me Lulin, qe eshte njesoj me shpresen se vetingun do e realizonte Ilir Meta. Me pak fjale me kete rruge qe ka nisur kjo gazete nuk do e lexohet me ne te ardhmen. Nuk e di ne fakt… vertet mendon Mero se Basha eshte i ndryshem nga Berisha????

    1. xheJ. eN. Bi. says:

      Franz Kafka…
      Besoj se nga komenti që bën më jep përshtypjen se “partizan” I një krahu dhe jo asnjanës.
      Besoj se M. Baze ka të drejtë për këshillën që i jep.
      Jo se Luli është më i mirë, po me ” armën ” që ka vret Saliun edhe vehten edhe të gjithë pushtetarët e korruptuar.
      Është rruga më e drejtë që bashkë me të të ikë dhe Berisha për mos ardhjen prap në krye të PD- ës se përsëri do ta bëjë Shqipërinë katrahurë.

      1. Franz Kafka says:

        Se kuptoj si i falen Bashes te gjitha krimet qe bere: vjedhja tek rruga Kukesit, vrasjet e 21 janarit, shitja detit, 4 vila ne nje vit, lobimi rus, vegla verber e Berishes per 8 vite, lidhjet e kunatit etj etj pafund. Pra i falen te gjitha keto, dhe zgjohet nje dite papritur dhe behet propozuesi vetingut ne politike. Mgjt nje gje ta dine ata qe e perkrahin kete nisme: nese vetingu ne politike behet nga shqiptare pavarsisht SPAK a cdo tjeter, te gjithe politikanet do dalin te ndershem e te varfer. Vetem nese jane nderkombetaret ne mes hetimi behet i plote. Ndryshe nga veting per politikanet do shnderrohet ne amnisti per politikanet. Keshtu mba parasysh kete kur te shpresosh per rezultatet e vetingut te Bashes

        1. xheJ. eN. Bi. says:

          Franz Kafka…
          As mua më kuptove, unë nuk thash që të falen krrimet e Bashës.
          Unë e shoh nismën e Bashës si topi i parë që formon pastaj ortekun që do t’i fërfshi të gjithë të korruptuarit.
          Edhe SPAK – ku ka mbi kokë OMN- ën të cilët janë Ndërkombëtarët që monitorojnë SPAK- un.

  2. timo says:

    Vetingu i Bashés është 5 pordhë 6 groshë.

  3. Asllani says:

    Cfar ndryshime kerkon Basha kur ky eshte bashkepunetor me Berishen sidomos per 21 Janarin qe vran 4 protestus
    Duart jan telyera me gjak nga te dy
    Mut njeri
    Hale tjetri

  4. Akrepi says:

    Basha si sherbetor I Berishes nenshkroi shitjen e 350 km2 greqise vec krimeve Te tjera qe permenden komentusit e me parshem

  5. ermiri says:

    Mero, sikur po tregohesh i padurueshem per t’i dale ne krah Bashes.
    Basha eshte thjesht nje Sali i vogel.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Qesharak, po te jap nje udhezim per Vettingun e Politikaneve. E para duhet te besh ILKPDI-ne fuqi supreme qe c’thone ata, do te behet. Lidh ILKPD-ne me Gjyqtaret e SPAKUT per kerkese te mosperputhjeve te te ardhurave dhe te marrin vendime te formes se prere pa te drejte apelimi (se fillojn gjerat molepsen). Bej nje Amandament ku te gjithe politikanet qe jane dhe ata qe duan te perfshihen, duhet qe c’do vit te shkojne dhe te rrine gati-tu kur ti therrasin per raportim financiar vjetor ne ate institucjon. C’fare disponojne makina, vila, biznese deri tek kepucet qe veshin, fitimet, humbjet dhe gjithshka tjeter qe ne fund i del llogaria. Po su doli llogaria, ILKPD-ja me fuqi ligjore qe do u jipni ju, i raporton ne SPAK. Po e vendos dhe ti me vetedije qafen ne hanxhar si duket.. Mbaj mend vetem nje person qe e beri por ishte e pamoralshme por e nevojshme si kjo e jotja: Saimir Tahiri.. Tani une se di se sa serjoz je ti me kete, por po ishe kaq serjoz, s’do te quaj me Qesharak..

  7. Nje mergimtar says:

    Shkrimi i Meros kesaj rradhe eshte mjaft i dobet dhe thjeshtkerkon te ricikloj Bashen ne politike.Basha,Berisha dhe Rama (qe ka 20-vite politikan ne drejtim) e kane konsumuar mundesin e tyre.Ata s’kane c’ti japin me drejtimit te vendit.Z. Meroshashka e rradhes per vetingun e politikaneve eshte per tymnaje nga Ai (Basha) qe nuk njeh istitucionet e shtetit.Perse na duhet Istitucioni i deklarimit te pasurive ,kur e beka SPAK-u?Perse duhet opozita kur korrupsionin e zbuloka SPAK-u?
    Se dyti per marreveshjet midis partive e politikaneve.Ne qoftese midis partive politike nuk behen marreveshje ne per probleme te ndryshme ne dobi te vendit atehere s’ka politike.Marreveshje ka pasur dhe do te kete qe te mos ndodhin ngerce qe demtojne vendin.Jam kunder marreveshjeve qe plotesojne tekat e politikaneve,apo qellime te mbrapshta per interesa te ngushta.Deri tani shume nga marreveshjet e bera kane qene jo fitimprurese per popullin.

  8. lobimi rus says:

    Ka moral Basha te kerkoje veting per politiken kur mbi vete kete rendojne pese dosje te hapura nga drejtesia. Per t’u habitur qe Mero i perkedhel koken ketij banditi pa ja permendur gjynahet e veta!

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Perpelitje te Bashes per te pastruar politiken shqiptare,duke menduar se do jete lideri i saj !
    Ligjet qe mendohen te zbatohen per te tjeter ,shume shpejt behen te rrezikshme per vete dhe nuk zbatohen.

  10. Taulant says:

    Basha eshte nje kryetar partie i deshtuar hajdut i korruptuar i shtoi vetes 4 vila ne kohe pandemie.
    Pazari i Rames me Bashen ne 2017 i dhuroi vjerrit te Bashes 17 milion euro nga prishja e pallatit buze detit ne Vlore.
    Basha nuk ka asnje shanc ne partin demokratike.
    Edhe ato 40% vota qe fitoi ne 25% ishin votat tradicionale te pd-se.
    Berisha mund te bej nje gje te mire te largoj ate merhum dhe te rrezoj Ramen me protesta.

  11. Stop qeveri nga dhjet-torristet-90 te Ramiz Alise says:

    Ashtu si Ramen Edi e solli ne pushtet qelbja e qeverise Sali Rama, edhe Lulzim Bashen po e sjell rrenimi e ekonomise nen qeverine e kalbur Edi Rama .
    Keshtu merr fund dhe epoka 30 vjecare e qeverisjeve me mbetjet toksike te dhjetor-90 te Ram Alise !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje