Pse Berisha po nxit mosbindje të të shkarkuarve nga Basha?

21 Tetor 2021, 19:41Editorial TEMA
Pse Berisha po nxit mosbindje të të shkarkuarve nga Basha?

 

Nga Mero Baze

Një kryetar lokal i Partisë Demokratike në Fier, ka kundërshtuar publikisht vendimin e Lulzim Bashës për shkarkimin e tij dhe zëvendësimin me një kryetar të ri të komanduar. Luan Baçi eshtë përballur me vendimin për shkarkim pas pjesëmarrjes së tij në foltoren e Sali Berishës dhe mbështetjen e hapur të lëvizjes së Berishës kundër kryetarit të PD Lulzim Basha.

Refuzimi i tij për të pranuar shkarkimin dhe komandimin e dikujt tjetër në krye të partisë, në fakt është rasti i parë i mos njohjes legale të një vendimi të kryetarit të PD, në emër të Berishës.

Vetë Berisha e ka pranuar verdiktin e Lulzim Bashës për përjashtim nga grupi parlamentar, por po e lufton atë në rrugë. Edhe Flamur Noka e ka pranuar shkarkimin nga detyra e zëvendëskryetarit të Komisionit të Sigurisë, por po ankohet publikisht për të.

Deklarata e ish-kryetarit të PD së Fierit se nuk e pranon shkarkimin, është shenja e parë e rezistencës organizative të Berishës brenda PD.

Kjo nuk është se ka ndonjë rëndësi për Bashën, pasi ai është në rregull me të drejtën e tij si kryetar. Por kjo është një shenjë e rëndësishme e nisjes së shthurjes së PD dhe relativizimit të autoritetit juridik brenda saj.

E gjithë kjo bëhet nga Sali Berisha për t’i dalë përpara mos përfilljes nga ana e Lulzim Bashës. të një vendimi të pritshëm të Berishës dhe strukturave paralele të tij kundër Bashës.

Siç e ka nisur Berisha, duke parë mungesën e mbështetjes së strukturave të PD për të, do të organizojë një Kuvend paralel me njerëz të tij, në shkelje të statutit dhe organizimit të PD, dhe do të deklarojë shkarkimin e Bashës dhe hapjen e garës për dikë tjetër.

Vendimi normalisht nuk do të njihet nga Basha dhe do të konsiderohet një kuvend ilegal që nuk e përfill askush.

Pikërisht duke e parandjerë këtë fund, Berisha po përpiqet të organizojë rezistencë kundër autoritetit të tij, duke bërë deklarata si kjo e Baçit që nuk njohin vendimin e Bashës për shkarkim. E gjitha bëhet që në fund, kur Basha të injorojë vendimin e strukturave paralele të Berishës, të krahasohet me gjeste si ky i Baçit, që nuk njeh vendimet e Bashës. Ndryshimi është se Bashës do t’i ngelet PD, kurse Berishës do t’i ngelet Baçi.

 

8 komente në “Pse Berisha po nxit mosbindje të të shkarkuarve nga Basha?”

  1. Drini says:

    Je i madh Mero, bashes do ti ngelet PD dhe Sal gomarit Baci dhe disa Bacer qe e kane grire PD me vjedhje. Tani SPAK te trokase pak tek pronat e Bacit dhe lidhjet e tij e djalit te tij me mafioze te fierit. Fieri dhe demokratet e Fierit e njohin mire bacin. Te erdhi dita te japesh llogari Baci – kulaci.

  2. Draper dhe Cekan says:

    Ndersa popullit te mjere do ti ngelet edhe baci edhe saliu me lulin edhe rama me ahmeten edhe merua me fahriun.
    Po ndryshoje cik muziken se edhe bythlepirsit me te dalluar te gazetes kan humbur
    Te tjeret vjedhin te tjeret sulmon ti
    A te ka ngel nonje cik cipe ne faqe apo te eshte bere lekura si e shrekut

    1. sali tkom zemer says:

      meroja e di shume mire (me mire se kushdo tjeter) dhe e parandjen se si do hiqet zvarre lulzim basha nga pd, dhe sdo ta mbroje dot as rama e as amerika.

  3. PD says:

    Jane filma!
    Basha dhe Berisha vazhdojne te jene dakort dhe te intrigojne se bashku, pavaresisht se aktrojne si gjoja si kundershtare te eger. E kuptuan qe te dy qe ishin te pafuqishem te kundershtonin ultimatumit amerikan dhe ne kushtet qe u krijuan vendosen te vazhdojne lojen politike te ndare, per te mbrojtur interesin e perbashket. Te dy po perpiqen te destabilizojne PDne dhe rrjedhshmerisht opoziten, duke vene politikat amerikane ne veshtersi, si demokracia qe asgjeson fizikisht opozitat. Basha dhe Berisha vecse po vazhdojne me mjete te tjera dhe ne rrethana te tjera, asgjesimin e PDse dhe opozites per te mbrojtur veten. E nisen me molotov, vazhduan duke e nxjerre opoziten nga cdo institucjon dhe nuk e futen as ne zgjedhje, per te ardhur deri sot ku vazhdojne e perdorin mbytjen e PDse me duart e tyre, si shantazh ndaj Amerikes.
    Sali Berisha si politikani me i paskrupullt i historise, i ka kompromentuar rende per ti mbajtur peng gjithe jeten, bashkepuntoret e tij te afert. Keshtu qe ka aq fakte, dokumente dhe video qe ta fuse Bashen e tij ne dhe per se gjalli. Ne fakt ben sikur e lufton, per te marre nga poshte pjesen tjeter te partise qe i jep Basha me doren tjeter. Aty ku Basha nuk e mbronte dot me publikisht, e mbron duke i dhuruar pjese te partise, qe gjithmone kane qene prone e tyre e shkembyeshme. PDja shkon drejt asgjesimit, por automatikisht rritet forca individuale e perfaqsimit opozitar vetem nga keta dy individe qe e mbajne peng, sepse nuk ka asgje tjeter ne horizont djathtas. Njeri vulen, tjetrit bazen e militantve. Keshtu qe karrigia dhe vula e Bashes, varet gjithmone nga leja qe ju jep Berisha berishiste e per ta njohur dhe mbajtur Bashen si kryetar. Pra vula e vendimeve qe Amerika i kerkon Bashes, do vazhdoje te varet nga vullneti i Sali Berishes.
    Mendoj se ultimatumi i rradhes ka per te qene; ose Basha ta shpalle armik dhe te luftoje dhunshem cdo qelize berishizmi ose e ka mbyllur karrjeren e tij hipokrite si kukull berishiste dhe duhet te shporret dhe te behet gati per burg. Se me sperdrridhjet e tij prej pederasti, Amerikes i kane ardhur zorret ne gryke.

    1. Taulant says:

      Plotesisht dakort. Luli thjesht po ben lojen e kurdisur nga birisha; eshte ushtar i tij dhe zbaton urdherat.

  4. Matrapiku says:

    Mero ti bej sa te duash propogande per Lul Bashen po te gjithe e dim qe ai ka aq perkrahje ne bazen e PD sa nuk guxon as te vej ti takoj se e shqyejne ne dysh.

  5. Vranakonti says:

    Luan Baçi,njihet nga te gjithe Fieraket se eshte nje familje kriminelesh dhe mafiazesh. Hajdut dhe injorant.Ku e gjeti Lul Basha kete Tosun Baçin qe e beri deputet? Ai nuk bene edhe per te ruajtur derrat.

  6. Motra tjeter says:

    Pasi keni bere 1996 dhe shume krime te tjera te paimagjinueshme tani kerkoni ” Komision Parlamentar” per 25 Prill! Zoti ju beri aq vite sa jeni Saliu u morri trute dhe trupin! Turpi i Botes jeni te gjithe! Qe nga foltorja e Saliut dhe Republika e Bashes jen shume poshte! Jeni budallenj apo beni sikur! Po perpiqeni te shpetoni Lulen? Ju e dini mire po ne se nuk e dini ,vendos vota dhe ju jeni te vegjel shume te vegjel prandaj ju injoron Rama! Ndryshoni Strategji dhe taktike,qe duket se nuk keni aftesi dhe mundesi! Njerezit duan nje plan nje strategji te degjojne nga ju dhe jo kete cic-micet tuaja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje