Nga Mero Baze
Sali Berisha po përpiqet t’u mbushë mendjen mbështetësve të vet, se ai mund të fitojë edhe kundër vullnetit të SHBA, pushtetin. Për ta ilustruar këtë, dje në foltoren e Beratit shpiku një gënjeshtër. Në fakt, është një gënjeshtër e shpikur një herë më 1999, dhe Berisha e di që është gënjeshtër, por e rimerr për të fyer presidentin Klinton dhe për t’u hequr frikën demokratëve, se me SHBA kundër, nuk vijnë dot në pushtet.
Ai risolli para mbështetësve të Foltores në Berat, një bisedë të trilluar mes presidentit Klinton dhe Ibrahim Rugovës. Rugova dhe Klintoni janë takuar në maj të vitit 1998 dhe në librarinë e presidentit Klinton mund të lexohet e plotë biseda, ku Sali Berisha nuk është zënë në gojë në asnjë rrethanë. Madje as Shqipëria.
Në bisedë ku kanë marrë pjesë Rugova, Agani, Bukoshi dhe Surroi është folur për 20 minuta vetëm për rolin që SHBA duhet të luante, që Kosova të mos kthehej në një Bosnjë të dytë. Dhe presidenti Klinton ua ka premtuar.
Berisha shpiku dje sikur Rugova i ka thënë Klintonit se “ne kemi raporte të mira në Shqipëri me Berishën” dhe sikur presidenti Klinton i ka thënë “epo tani lumi nuk kalon dy herë në të njëjtin gurë.” D.m.th që nuk mund të vijë më në pushtet.
Ironi e fatit është se takimi Rugova- Klinton është bërë në maj të vitit 1998, një vit pasi Berisha kishte ikur nga pushteti me trazira dhe për shkak të prishjes me SHBA dhe që vet SHBA kërkoi dhe dorëheqjen e tij, ndërsa presidenti Rugova dhe Berisha nuk komunikonin më, pas përpjekjeve të Berishës për ta përdorur atë për të eksportuar konfliktin e Shqipërisë në Kosovë, me qëllim që të shpëtonte Shqipëria nga vëmendja amerikane për shkatërrimin e zgjedhjeve të vitit 1996. Pas injorimit nga ana e Rugovës, Berisha tentoi ta zëvendësojë atë me Demaçin, por pa sukses.
Trillimi i Berishës ka vetëm një qëllim. Ai po përpiqet t’u mbushë mendjen demokratëve të frikësuar se nuk është e domosdoshme mbështetja e SHBA për të ardhur në pushtet. Dhe me atë trillim donte të tregonte se ai në vitin 2005 erdhi në pushtet kundër vullnetit të SHBA.
Tani po përsërit të njëjtën fabul.
Ngërçi në të cilin ka hyrë Foltorja, degradimi i ligjërimit publik në gënjeshtra dhe njerëz të çmendur që i mbushin sallat, dhe mbi të gjitha hezitimi që kanë demokratët të mbështesin një lidership të ri të PD me Berishën në krye, si anti-amerikan, kanë mobilizuar Berishën t’u mbushë mendjen të vetëve, se fitohet dhe me SHBA kundër.
Dalja e sotme e Lulzim Bashës dhe përsëritja e tij e premtimit se PD nuk ka ndërmend të mbledhë Kuvend anti-amerikan, pasi PD pa SHBA shkrihet, e ka xhindosur dhe më shumë për të këmbëngulur se fitohet dhe pa SHBA.
Në këto kushte, Berisha ka nevojë ta ilustrojë me një fakt triumfin anti-amerikan të tij. Dhe meqë nuk ka të tillë, ka shpikur një gënjeshtër, qe e quan fakt. Me këtë rast nxjerr dhe inatin me presidentin Klinton, si presidenti që e ka rrëzuar nga pushteti.
A mund ti mbushesh mendjen debilave qe i shkojne mbrapa ketij krimineli….
Cfare llogjike mund te kete ai qe pinte raki ne berat dhe pret qe te vij sali shkatrrusi ne pushtet..
A i keni pare ata qe mblidhen rreth ketij krimineli qe nga tigri i tepelenes,ujku i cerrikut dhe hajdutet noka qoka tritan preshi….
Keta jane llumi qe presin tju jap saliu kallashet e te vrasin si saliu dhe per saliun
Ashtu si hitleri u premtonte trushplareve prona e e nje jete me te mire edhe keta kujtojne se do vjedhin ato qe nuk arriten ti vjedhin me saliun e azemin.
Por keta plehra nuk shikojne ku jeton saliu,si jeton familja e tij dhe si jeton ai me faqore rakije
Nuk e rrëzoi Presidenti Klinton nga pushteti Berishën, nuk ka për mision asnjë president amerikan të heq dhe vendos kryetarët e shteteve të tjerë. Berishën e rrëzuan nga pushteti marrëzitë e tij të paimagjinueshme politike, si dhe revolta popullore ndaj ushtrimit të papërgjegjshëm dhe brutal të pushtetit nga ana e tij. Natyrisht, forma e regjimit dhe mënyra se si ushtrohet pushteti, në botën e sotme përbën shqetësim për cdo vënd, edhe për SHBA, por kjo nuk do të thotë se janë ata që heqin dhe vënë udhëheqsit e vendeve. Është tjetër gjë pastaj, se, si në çdo vënd të pastabilizuar politikisht siç kemi qënë dhe vazhdojmë të jemi ne, kujdesi për formën demokratike të ardhjes dhe ushtrimit të pushtetit mbetet prioritet si për SHBA dhe Europën. Kjo duket, në formë, si ndërhyrje, kur në fakt është thjesht ndihmë që jepet. Ata e dinë mirë se pa këtë kujdes këtu këtu do të sundonte brrutaliteti dhe anarkia, si dy nga shprehjet më të qarta se si e ushtrojnë pushtetin komunistët e vetëquajtur demokratë ose socialistë.
Gomaret jane gomar,bejne si gomar dhe pllasin si gomar. (Me vjen keq qe ofendoj gomaret se jane kafshe te mira pune),por ata qe shoqerojn Berishen,kete gomar plak,neper foltore jane me keq se gomaret dhe pllasin me keq se gomaret.Nuk kane mesuar akoma te pllasin mire si kryetari tyre Saliu.
Fragment i shkëputur nga biografija e De Gaulle (Sharl de Golit) Në një debat midis Çërçillit dhe De Golit i pari thotë: “E pra, dijeni,- ia kthen Çërçilli,- se sa herë do të na duhet të zgjedhim midis Evropës dhe përtej saj, (Amerikës) ne gjithnjë do të zgjedhim përtej saj (Amerikën). Sa herë do më duhet të zgjedh midis jush dhe Rusvletit, unë do të zgjedh Rusveltin
Ne qeverisim, bota na ndihmon që ju rëntë
në kokë Amerika, juve të Saliut. Ju dhjefsha rracën përfundimisht!
Sepse Berisha me foltoren e Tij,po intimidon Drejtesine,Gazetarinë dhe Policinë,duke ndrysuar objektivin e goditjes Amerikane që është vetë ky,Sali Berisha,drejt Edi Rames jashtë Partisë dhe Lulezim Bashes brenda Partise.Ai kerkon te tjere tradhetare te Shqiperise dhe tradhetare te Partise Demokratike, i cili po i karikon ndjekesit e Tij per ballafaqim ekstrem me keta te dy,mbi moralin e Tij te shprehur se “Pas meje u beftë kiameti”.
Berisha e ka çvendosur debatin te te gjitha të keqijat, tek qeverisja e Mazhorances, dhe shkeljen nga Basha, e parimeve demokratike,statutit ,dhe pluralizmit brenda Partise Demokratike,mbas Kongresit te fundit te Pd-se,dhe nuk zë në gojë asgjë nga periudha 30 vjeçare e udheheqjes së Tij dhe bashkepuntoreve te tij,per te cilat flet deklarata e “NON GRATA” te D.A.SH. e 19 Majit 2021.Ai e neglizhon deklaraten,nuk e perfill permbajtjen e saj ashtu siç ka neglizhuar dhe shperfillur çdo krim,vjedhje,mashtrim dhe minim te demokracise dhe pluralizmit Shqiptar,duke sunduar si nje autokrat me dore te hekurt,nderkohe që pasqyren e ketij zhgenjimi te madh të Shqiptareve tek aspirata e tyre ” E duam Shqiperine si gjithë Europa”,perpiqet t’ja u kalojë dhe ta projektoje te Rama-Basha,ndaj te cileve kerkon hakmarrje që mbas realizimit të kesaj hakmarrje te kthehet te Demokracia kur ky në delir drejtonte “Kohen e Artë” që sipas Tij kerkojnë sot Shqiptaret.Ky nuk është Don Kishoti per te qeshur por nje Don Kishot i Ri që kerkon ta beje TYM E FLAKË Shqiperine dhe AI,të ngrohë duart e Tij të pergjakura.
Tani, apo Artan Hoxha, ish spiun, ish president i Saliut,Bejtja dhe disa te tjere po u bienkambanave se edhe Amerika mund te gaboje dhe ne duhet t;ja themi! Por jo Amerika nuk gabon per Saliun bile eshte ne vonese,por ne nuk e dime se sa here e kane paralajmeruar malesorin e beses te Ramizit, Sali! Por jo se Luli eshte me i mire! Thone Italianet “nen hijen e Lisit te madh nuk mbin peme e madhe, ka vetem varre! Vertet e admirojne Saliun apo mbrohen me berishizmin…
Per Ideal i forte fare je or Mero Baze!
Edhe sot shpjegon gjithcka ka ne mend Saliu njelloj si dukur kur i rrije ne preher!