Përse Basha nuk e mund dot Berishën, me berishizëm?

25 Tetor 2021, 18:45Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka hyrë në spiralen e një lideri të kompleksuar nga Berisha për të ashtuquajturin “bashkëpunim me Edi Ramën” dhe po përpiqet t’i mbushë mendjen Berishës dhe të vetëve, se është më “berishist” se Berisha.

Sot ai ka komentuar në Twitter-in e drejtoreshës së zyres së Borrellit, e cila kishte publikuar  artikullin e Edi Ramës në “Politico.eu”, me disa grafikë të ndërtuar sipas teknologjisë së Berishës, ku tregonte se Shqipëria në disa parametra të stilit të Berishës, ishte mes Kazakistanit, Afganistanit, Egjiptit Zambias, Marokut etj.

Problemi që ka berishizmi në Shqipëri, të cilin po e vuan dhe vet Lulzim Basha, është shpikja e fakteve dhe pastaj ndërtimi i një realiteti të rremë me faktet e krijuara vet. Kjo jo vetëm që ka çuar PD-në nga disfata në disfatë, pasi e bën të besojë një realitet që e shpik dhe jo atë realitet me të cilin përballet, por ka futur në krizë ekzistenciale dhe vet PD-në, e cila po përballon një debat të rremë kundër Lulzim Bashës.

Debati i sotëm në PD, është në të vërtetë ndëshkimi amerikan për Sali Berishën dhe familjen e tij, si familje hajdutësh, minues të demokracisë dhe shantazhues të drejtësisë, ndërsa Berisha duke shpikur një realitet tjetër, po ndërton një fabul pabesie të Lulzim Bashës kundër tij dhe demokracisë në PD, që në fakt, nuk është e vërtetë.

Gjithë atë fabul e ka mbështetur mbi akuzën që Lulzim Basha është peng i Edi Ramës.

Tani Lulzim Basha në përpjekje për t’i shpëtuar Berishës, me sa duket kërkon të hiqet si profesor, në një klasë ku ka qenë nxënës, dhe kërkon të tregojë se di të jetë dhe më “Berishë” se Berisha, po të jetë për nxirje realiteti dhe fakte të rreme, dhe i tregon një gazete perëndimore dhe zyrës së kryekomisionerit të BE, se Shqipëria nuk është ashtu siç e shikojnë ata me pozitivitet, por është shumë më keq se vendet afrikane apo të Azisë së largët.

Nuk jam kundër këtij profili politik, nëse Basha kërkon ta ketë identitet të tij, por nuk është i tij origjinal. Është profili i Berishës dhe shkollë e Berishës. Kjo shkollë ka dështuar në Shqipëri, duke e groposur PD-në dhe vet atë si lider. Për të mundur Berishën, ai duhet të çmontojë gënjeshtrat e Berishës dhe jo të tregojë se di të gënjejë më shumë se ai, apo të nxijë më shumë se ai. E di që ky eshte hall i brendshëm i PD, por hallet e brendshme te PD zgjidhen duke mundur Berishen, jo duke konkurruar atë ne marrëzitë e veta.

Shqipërisë nuk i vjen ndonjë e keqe se ka një politikan më shumë që thotë gjëra të tilla. Edi Ramës akoma më pak. Ai ku ta gjejë të tregojë kë ka përballë në këto raste. Por PD nuk ka për t’u bërë kurrë një parti e besueshme nëse nuk vret berishizmin si shkollë politike që bazohet mbi një realitet të krijuar nga gënjeshtra, e cila dështon pastaj kur përballet me realitetin.

Lulzim Basha vërtet është në krizë përballë gënjeshtrave të Berishës, por ai nuk e mund dot Berishën duke thënë gënjeshtra dhe më të mëdha se ai. Ai e mund duke qenë i kundërti i tij, duke qenë i vërtetë, kurajoz dhe njeri normal. Për të çmendur, gënjeshtar dhe burracak kemi Sali Berishën. Ai e ka fituar këtë garë me veten, pasi askush nuk ka guxuar të shkojë aq larg sa ai në këto vese.

16 komente në “Përse Basha nuk e mund dot Berishën, me berishizëm?”

  1. Taulant says:

    O Mero e ke shume gabim kur thua qe Basha shpif fakte ato jane te verteta.
    Faktet e korrupsionit jane por Basha behet i pabesueshem per te denoncuar ato fakte sepse eshte vete i korruptuar.
    Basha gjate pandemis u pasurua me 4 vila.
    Rama i dhuroi 17milion euro vjerrit te Bashes per prishjen e pallatit ne Vlore.
    Plus miliona te tjera euro per mareveshjen politike qe Beri Rama me Bashen ne 2017.
    Prandaj populli Demokrat per pak dite do ta nxjerre me shqelma kete te korruptuar nga Partia.
    Me mire vone se kurre thote populli.

    1. Une says:

      Edhe une jame dakorte me Merone.. Se pse Lulzim Basha nuk ka as nje lloje nevoje ti zmalloje gjërat ose të thote genjeshtra të pa verteta… Se pse Shqiprija sote eshte në nje dite shume të veshtire per sa i perket krimit dhe korrupsjoni ndoshta edhe më keqe se në 2013… Se pse ne i shohimi të gjitha keto krime të tmerrshme që po ndodhin ne shqiprie si vrasje grabitje marrje penge e biznesmenve në shtepite e tyre dhe korrupsjoni golopante qe e ka mberrthyer Shqiprine nga të 4 anet .. Por prap une nuke besoje që të jemi nje si lloje si Afghanistan.. Prandaje une jame dakorte me Merone se kure thua gjysem te verteta e gjith besushmerija të bije poshte… e si do mose e then nga Lulzim Basha ku ne te gjith e dime se Edi Rama Sali Berisha ilir Meta dhe Lulzim Bashen Jane nje ??? i ndame ne 4 pjese….

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Je ne hall Tao.. Kur je ne hall, flet budalliqe.. Si muti kaka, si Nani Saka keni perfunduar. As mish e as peshk.. Do ta hiqni do ta hiqni. Sala I kerrysur me bastun do vij mbrapa dhe do vendosi “Taon” me fal Tocin e rradhes dhe do beni rrevolucjonin e rradhes.. Te shkretet ju qe keni perfunduar ne klithmat e nje plaku te rrjedhur..

  2. leci says:

    Prandaj kjo parti e gatuar nga berishizmi do të shpërbëhet dhe do zhduket duke përfunduar në qenefin e historisë.

  3. Skenderbegasi says:

    Te mencurit dhe te marret nuk bejne kurre dem,
    demin e bejne gjysmaket, ata te cilet, nuk jan as te
    marre, as te mencur.
    Goethe
    Nuk mjafton te jesh idiote te shash Shqiperine neper Europe, duhet te jesh gjysmak.

  4. TAFUT DERIRRËZA says:

    U ngritën këmbët
    Lulit t’Aurelës
    I bien kokës,
    Salës s’Lirisë,
    Se Kush tja fus shokut
    Deri n’kërthizë
    Hajdut baba
    Ma shum
    I biri

  5. Ladi says:

    Nuk ka shprese me Lulin lider i opozites.
    Nuk te ardhme per PD me rikthim te Berishes.
    Shqiperia rrezikon te ardhmen e saj Europiane me nje PD te ketille.

  6. vezhguesi says:

    Mero edhe nje here :Lul Basha nuk ka hyre ne loje te rrezoje berishizmin por te rezoje Ramen dhe te reabilitoje Berishen!Po s’keni kuptuake kete thelb kurr mos e kuptofshi!BD-ja eshte e njejta vrime me dy faqe qe ne i themi “bythe”!Asgje me shume!Ndaj mos ndertoni kot alibi sepse objektivi i tyre ka tjeter shenjester!Ndaj dhe luften ne aperance e kane te ndertuar me skema berishiste sepse idea eshte padyshim e Berishes ,ndaj edhe ai po e luan si pjese e tij.

  7. Franz Kafka says:

    Cuditem si mund te mendohet se Basha qenka i ndryshem nga Berisha. Se papritur Basha u be shume i mire e Berisha shume i keq. Se gjoja nuk jane te dy e njejta gje. Se gjoja njeri me Ameriken e tjetri jo. Jane aq te ndryshem si ne fushaten e Tiranes kur jepej ideja se Berisha nuk ishte aty e Basha qe fryma e re. Por sapo fitoi zgjedhjet berishizmi i Bashes u shfaq i plote. Megjithate Basha se ka keq. Ne shquhemi si popull qe biem shpejt ne te tilla kurthe idiote

  8. Llaf Dibre says:

    Me shume se kritike, shoh nje thirrje qe Basha te gjeje individualitetin e tij, vetveten. Por edhe faj nuk ka aq.. Nobelisti Konrad Lorenc, i cili sjelljet njerzore i ka studjuar e interpretuar nepermjet sjelljeve te kafsheve, na jep nje pergjigje te tille: Kafshet shtepijake, macja, qeni etj. , te cilet parqafojne njeriun, e puthin, qe ecin me di kembet e pasme, pra qe manifestojne gati gjeste njerzore, i quan vulgarizim i kashes. Basha ka 15 vite qe e sheh Berishen ne sy, qe ia lexon edhe gjestet per ti bere te tijat. Rezultati i ketij “adomestikimi: Nuk eshte me ai Basha i 10-15 viteve me ate buzeqeshjen non stop elegante gati joshese. Pra u “vulgarizua”, do te thoshte K. Lorenc. Kjo nuk do te thote qe PS eshte e imunizuar nga dukuri te tilla djellje. Por deri tani kemi nje rast perjashtues. Braçe, psh, ka po kaq vite nen nje “çati” me Ramen, por iç nuk eshte zgjate….

  9. TT says:

    Z. Taulant. Jam dakort sa thua per Bashen, por nuk jam dakort qe sflet per Saliun.
    PD eshte nje parti e ujqerve dhe cakejve. Erdhi koha qe ata te shqyejne njeri tjetrin. PD nuk eshte parti demokratike, por nje lukuni. Ideollogjia e saj eshte “Toka e Xanum” dhe prandaj je gabim kur flet per popullin demokrat qe do shqelmoje Bashen. Ata thjeshte i perkasin hajduteve dhe krimineleve dhe nuk kane lidhje me demokracine apo me popullin. Sidomos kur je kunder Amerikes….

  10. Loni pe Kolkondasi says:

    Njëanshmëria juaj është vërtetë ulëritëse, zoti Baze. Ju keni disa kohë që me artikujt tuaj sulmoni Berishën, i cili me nevojtoren e tij, domethënë foltoren, bënë gjithçka që të lërë në harresë shkakun e vërtetë të hallit që e ka zënë, shpalljen non grata nga Departamenti i Shtetit të SHBA dhe merret me Lulzim Bashën, kur në fakt duhej të merrej me Amerikën. Çuditërisht, të njëjtin qëndrim mbani dhe ju në këtë editorial, kërkoni të devijoni luftën politike të Lulëzim Bashës kundër Edi Ramës dhe mazhorancës që ai drejton e t’a drejtoni atë vetëm në drejtimin që juve ju intereson, atë të luftës politike brënda opozitës dhe Sali Berishës si përfaqësuesi më rregresiv i saj. Sikur të pickon gjarpëri, or i uruar, po të shanë sadopak Edi Ramën. Po t’a krahasosh me Berishën ti ke të drejtë që e mbron, por Edi Rama po e shfrytëzon djallëzisht dhe për keq ndihmën e pakursyer të përkrahësve të tij. Mbaj mënd, Mero, nuk është dhe aq burrë i mirë Rama, sa të mbrohet pa kushte. Më të mirë se Berisha janë tre milion shqiptar, nuk është kushedi se çfarë të jesh më i mirë se Berisha. Ndaj Edi Rama nuk ka pse përkrahet më vetëm pse na qënka më i mirë se Berisha. Ka ardhur koha që kjo të marrë fund dhe atij t’i kërkohet llogari për mënyrën edhe efiçencën qeverisëse.

  11. Epirioti says:

    Z. Mero,
    E di se edhe ti nuk gënjehesh dot nga pseudo përplasja Basha-Berisha, por, le të themi se kështu duhet folur për interesin e Shqipërisë tani. Nuk ka asnjë luftë mes atyre të dyve. Ata thjesht po zbatojnë skenarin që kanë kulisur vet, me të vetmen arsye për të mbajtur vemendjen e të djathtëve vetëm mes dy figurave, pavarësisht se me kë bënë populli tifozllëk. Frika që i mban bashkë këta dy aktorë siamez është se mos demokratët i shkelmojnë të dy jashtë politikës dhe ngelem pa mbrojtjen politike para drejtësisë. Berisha nuk do postin e kryetarit dhe as Basha…, ata e duan atë post ose të dy bashkë, ose të dy në burg. Kaq e thjeshtë është. Keqardhje për të djathtën që nuk po ngrihet me dinjitet nga konservator të vërtetë.
    Dhe Rama është figurant në këtë “dyluftim”, edhe pse bashkëautor në skenar.
    Respekte

  12. © KENDVESHTRIM ® says:

    Genjeshtrat e Bashes vazhdojnë me “masakren” zgjedhore !
    Është duke “orjentuar” studiusit me grafiket e ekonomise.
    Këtë metodë e ka përvetësuar ne shkollën berishjane,kishte notë kaluese.
    Nuk krijon dot profil tjetër,tani është vonë, është rrethuar nga berishjane fanatik.
    “Eronjët e Vigut” rreth Bashes kanë pak municion.
    Basha e mund Berishën vetem po te hap dosjen e 21 janarit.

  13. pyetje nga publiku says:

    Nderkohe qeveria Rama dergon Buxhetin ne Kuvend –
    Pyetje-test : Ate gjoben 120 milion Euro te Bekettit e ka
    A)- Ne Buxhet apo B)- Ne Surrel ? Kujdes, mos kopjoni!

  14. Ka halle te tjera vec Berishes me nje kembe ne varr says:

    Jane helmuar qindra qytetare.Bej ndonje shkrim per papergjegjshmerin e institucioneve qe dhe pse uji turbullohet nuk e analizojne dhe nuk u kerkojne qytetareve te mos e pijne por i lene ne doren e zotit!
    Beje detyren tende qytetar meqe ke ze qe degjohet nga shume te tjere!. S’ eshte vetem Berisha ne kete bote ,mos e bej qendren e botes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje