Për të gjithë "kriptoberishistët" dhe soroistët

26 Tetor 2021, 18:10Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një paradoks me gjithë mbështetësit e Sali Berishës në raport me Lulzim Bashën, lidhur me përgjegjësitë e Bashës dhe Berishës në këto tetë vite. Në shumicë të gjithë kanë qenë mbështetës fanatikë të Lulzim Bashës në këto tetë vite, këshillues dhe nxitës të veprimeve radikale të tij, mbështetës të djegies së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve, dhe gjithë marrëzive që ka bërë opozita këto tetë vite.

Asnjëherë nuk kanë qenë qoftë dhe për një minutë dyshues të spastrimeve të PD dhe mungesës së demokracisë, asnjëherë nuk kanë qenë në anën e atyre që janë përjashtuar nga PD, gjithmonë kanë qenë mbështetës të akuzave se çdo kritik i Bashës është shërbëtor i Edi Ramës etj.

Kjo në të vërtetë është fryma e Berishës në politikën shqiptare, por që ata e përcillnin si mbështetës të Bashës.

Për tetë vite mes Bashës dhe Berishës ka pasur vetëm ujëra të qeta dhe po këta mbështetës publik të Berishës sot, mbronin tezën se Basha ishte i pavarur nga Berisha dhe PD kishte një kryetar që i merrte vetë vendimet.

Tani fare papritur, kur një ditë shtatori Lulzim Basha duhet të zgjidhte mes Berishës dhe SHBA , dhe zgjodhi SHBA, të gjithë mbështetësit e Bashës u bën me Berishën dhe e akuzojnë atë për gjera që e kane këshilluar publikisht t’i bëjë dhe për shëmtira te demokracisë brenda PD, për te cilat nuk kane ngritur kurrë zërin..

Dhe nuk mjafton kjo, që u bënë me Berishën, por na akuzojnë ne që nuk kemi qenë as me Bashën, as me Berishën, se tani jemi me Bashën.

Pra këtyre nuk u mjafton që duan të ndajnë PD mes Bashës dhe Berishës, por duan të ndajnë gjithë shoqërinë mes Bashës e Berishës, a thua se po ha meraku pjesën tjetër të shoqërisë se kush do të fitojë prej tyre. Kjo është ana komike e tyre, pasi mendojnë që gjithë shoqëria shqiptare duhet të jetojë me hallet e Sali Berishës.

Por i gjithë ky debat dhe sidomos të gjithë këta që na janë shitur si mbështetës të Bashës, si mbështetës të një kryetari të pavarur  të PD, si legjitimues të veprimeve radikale që shkatërruan PD dhe opozitën, si frymëzues të revolucionit të molotovit dhe djegies së mandateve, në momentin që Basha bëri divorc me Berishën shkuan të gjithë me Berishën.

Kjo tregon se këta paskan qenë të gjithë me Berishën, dhe më shumë se kushdo të tjetër e kanë trajtuar Lulzim Bashën si kukull që duhet t’i shërbente Berishës, këta janë më të pasinqertë me demokratët, pasi këta kanë tentuar të shesin aktet e Berishës si vepra të Bashës.

Këta “kriptoberishistë”, siç do t’i quante vetë Berisha, e paskan trajtuar për 8 vite si kukull Lulzim Bashën dhe sapo ai bëri divorc me Berishën, ata u bën me Berishën.

Pra çdo akuzë e të tjerëve që kanë qenë kritik me PD dhe kanë pas krye-akuzë që “PD e drejton Berisha dhe Basha ishte kukull”, rezulton që është e drejtë, pasi vetë mbështetësit më të mëdhenj të Berishës, sot pranojnë që Berisha është kryetari i partisë dhe Basha nuk mund ta shiste atë se ai ka qenë i emëruar i Berishës.

Pra mënyra se si mbështetësit e Berishës e mbrojnë atë sot përballë Bashes, tregon se ata kanë qenë gjithmonë me Berishën. Me Bashën paskan qene vetëm se ai ishte me Berishën.

Kjo është dhe  e vetmja pikë që ne biem dakord, por së pari duhet të kërkojnë falje që na kane gënjyer tetë vite duke u hequr sikur ishin me Bashën, duke pasur parasysh Berishen, çka ne ua kemi thënë, por nuk e kanë pranuar.

Se dyti, meqë të gjithë qenkan me Berishën dhe të gjithë e kanë konsideruar Berishën kryetar, atëherë pse i bien më qafë Lulzim Bashës për çfarë ka ndodhur, se ato vetë i kanë bërë. Dhe se treti, meqë i kane bërë të gjitha vetë, bashkë me Berishën, dhe meqë shumica e mbështetësve publik të Berishës janë njerëz të paguar nga Sorosi në këtë vend, pse nuk e akuzojnë Sorosin që ka futur në qorrsokak Berishën, por e akuzojnë se ka futur Bashën?

Mendo që dhe Fatos Lubonja që të nxirrte sytë për Bashën dy muaj më parë, tani thotë që Berisha është i ndershëm dhe kjo është punë e Sorosit. Të njëjtën gjë thotë dhe Bejtja, Meço, Krasta etj. Fatos Lubonja që nga viti 1991, çdo para që ka marrë si gazetar, përveç honorarëve nga oligarkët, i ka marrë nga Sorosi. Shumica e gazetarëve të familjes Berisha kanë qenë për vite të tëra në  borderonë e Sorosit në Tiranë.

Unë ndoshta jam i vetmi gazetar në Shqipëri për tridhjetë vjet që nuk kam marre ndonjë donacion prej Sorosit, qoftë dhe biletë udhëtimi, pasi nuk kam aplikuar, i vetëdijshëm që nuk më japin ndihmë, se nuk isha i majtë.

Të gjithë njerëzit e Sorosit sot janë me Berishën, përveç Lulzim Bashës. Dhe kjo është e vetmja gjë që më bën të besoj se këtë trazirë në PD e ka bërë Sorosi. Por duke mbështetur Berishën.

17 komente në “Për të gjithë “kriptoberishistët” dhe soroistët”

  1. t qin says:

    Mero ,pjesa me e madhe e votuesve ,eshte e zene me aktivitetin e talljes se ?, me grupet antagoniste te analist xhenerik pompistave qe I sherbejn rrymave qe levrijne ne shtepine e oficerave, shqup.Eshte e habitshme sa shpejt I nderrojne puplat, nga sqiftera revolucjonar kthehen ne pellumba te ligjshmerise dhe anasjelltas.

  2. ?? says:

    Ke plotësisht të drejtë .

  3. ERTV says:

    Mero konfirmohen ato qe keni thënë e kemi komentuar e stërkomentuar me kohë.
    Saleh-u asnjëherë nuk ka ikur nga në krye te PeDe-s.
    Dhe Luli dihej kukull.
    Tani Saleh-ut I duhet partia dhe ata 7 apo 8 deputetë sot e nesër 4-5 që minimalisht të mbijetoj dhe të jetë në piacë në katrahurën dhe çorbën e politikës Shqiptare.
    Por ajo që duhet theksuar është se kjo me të vërtetë I intereson dhe duket se ka gisht dhe Rama.
    Pasi orezenca e Sakeh-ut ne politike ajtive I jep vetem Ramës pushtet..kjo është dge arsyeja që bdaj Sakeh-ut s’po bëhet asgjë pas “non gratas”.
    Derisa ti kthehet dhe Ramës, Amerika…
    Se këta birbo që me sa duket po mbrojnë njeri tjetrin se për tu denuar ne kohen e këtyre s’kanë ndërmend me e leju.
    Sa për LUL Holandezin, Mero dihet ai muhabet kukull ka qenë dhe është…
    Nuk e di se çfarë do jetë nesër pasi mbase kalon ylberin në Holandë dhe bëhet “tulipan”…
    Mendoj se pena e kritikës duhet ti kthehet Ramës fuqishëm tani.
    Jo për gjërat që ka bërë por për ato që duhet dhe nuk po bën…
    Sulmi i sotëm i Saleh-ut për Surrelin është thjeshtë me gjasme me u duk sikur nuk janë pokeristat e së njëjtës tavolinë.
    Të gjithë këta po luajnë me Amerikën dhe me Shqipërinë.
    Duhet te ikin te gjithë nje ore e më parë…

  4. TNT says:

    Aman o Mero se na kenaqe, ju ben analize te vertet, por sot ke futur edhe ate tallavane Krasta qe drejtor ka pas Berat Buzhalen dhe t Cim Peken….Je gjigand!

  5. Roland says:

    Mero , ste ze gjumi nga inati o pis?! Do jete ne krye. Do jete dhe kryeminister.

    1. Abi says:

      Ti qenke nje idiot o Roland. Berishian I ndyre. Berisha pas Enver Hoxhes, eshte e keqja me e madhe qe I ka ndodhur Shqiperise.

  6. Ppsh says:

    Z mere
    Ne gazeten tema spo gjej nje shkrim per helmimin masiv ne kruje
    Kane kuptim dhe peshe analizat tuaja kur censurohet nje lajm i tille?

    1. Skrapari says:

      Mero shkruan pêr helmime masive si ato që tetojê të kryente ë 97 pêr popullin e jugut shtrëmbaluqi salihhh, dhe nuk ruan hajdutét e pusetave té ujit nê krujê!.

  7. Shpellaret jane BQ dhe Kafshe te lindura says:

    Super

  8. Kapeshi says:

    Si gjitmone, nje analize brilante

  9. I lumturi says:

    Cu kenaqa!!!! Shikoini ata surate me ne krye ne podium sekretarin e partise. Tamam organizata baze e kohes se xhaxhit. Degjoini si shajne armikun e klases. Shikoini si po behen pluhur dhe hi duke ngrene si kanibale njeri tjetrin Cu kenaqa!!!! Kenaquni me mua te gjitha ju nena, qe, koha e te ligut, ju veshi me shami te zeza. Pluhur dhe hi!!!!

    1. Arjan says:

      CU KENAQA!!!!!!!!!!!!!!TURP PER SHQIPTARET QE VAZHDOJNE E MERREN ME GJERA KOTI SI PLAKU MERE,TURP PER TY MERO QE VAZHDON LOJEN TENDE NE DEM TE SHQIPERISE.PASTAJ TI SHOKU MERO E KE PATUR DHE KOMANDAR SALI PORDHEN APO TANI QE RA NGA FIKU JU AFROVE RAHMUTIT.SHQIPERIA BOSHATISET DHE MERUA KRIHET .FLASIN QORRAT PER TRIMERITE E RAHMUTIT QE DO TI COJ NE MARS.NGRIHUNI O QORRA PER CDO PADREJTESI MOS BENI SERVILIN.

  10. Skenderbegasi says:

    Kush thot se ferri I takon botes
    tjerer, duket se nuk e njeh Saliun e foltores.
    Djalli eshte shprehur se sa te jete Saliu, une jam me leje te zgjatur.

  11. Nje fshat qe duket nuk do kallauz says:

    Shkrim i sakt ,i vertet me “shkronja te medha” per qorra qe hecin me shkopin e Saliut !
    Komenti ERTV esht tjeter e vertet e madhe lakuriq jo vetem per qorra por edhe per ata qe ose skuptojn ose si zagari qe e ushqejn i tundin bishtin te zotit ! Po aty qendron edhe boshti se keqes ,sepse Edi Rama esht “bashkpuntor” me dashje ne kte gjendje qe i jep mundesin e pushtetit qe i duhet aq shum

  12. Endri says:

    Sali Maloku ka vetem nje fund ……BURGUN!

  13. real story says:

    Per nje sy te vemendshem eshte nje hendek kozmik midis gezimet te MEROS kur berisha mori karton te verdhe nga Amerika dhe te kuqin (gjasme ) nga Basha..dhe sot e shikon veten te mashtruar pse jo dhe te poshteruar por nuk e jep veten dhe ka arritur te beje artikuj duke analzuar pordhet e Berishes dhe “trahanane e Kimit”

    Shpreh dhembshuri dhe meshire per sektin Mero Baze-Spartak Ngjela-Artan Hoxha & company qe per te mbi 50-en here nga 2013 qajne hallin e Berishales se paska rene ne makth nga nje ndeshkim I ri..
    _
    Foli “lala gjoni” nga Washingtoni (yuri kim) dhe tha se do kete NON GRATA te tjera qe nenkupton se ndeshja me Berishen e PD ka mbaruar dhe tani do filloje invazioni KIMARIKAN me PS qe do ti nxjerre uje te zi atyre qe ti hape rruge USALI SERBERISHES per ardhjen per here te trete te Salihit ne pushtet qe do te thote RIP ALBANIA.
    _
    Pse sekti KOMIK & TOKSIK “I te ngopurve me luge bosh” Mero-Taku-Tani nuk duhet te besojne me tek
    Mashtrimi kozmik I Kimit dhe Fuck-spakun e saj>
    _
    Nese strateget & dipllomatet qe merren REALISHT ne Amerike me Shqiperine ( qe jane po ai staf I 2 prillit 1991) do kene vetem 1 % ndershmeri..do jete gjeja me e lehte ne bote te hedhin “tuc” ne tapet Salihin ( e tyre)..
    _
    Do jap dy shembuj pambarimisht te thjeshte te argumentoj se Amerika jone demokratike nuk do te ndeshkoje Saliun e saj por vazhdon hipokrizine me Kimen e rradhes

    Shembulli NR-1
    Qe te jepet goditja ne balle Saliqenit duhet goditur Sypeshkaqeni I tij per te cilin Izet Haxhia jep me fakte konkrete se makina e presidences ne vitin 1996 eshte perdorur per transport droge…biles Izeti jep emra njerzish..sasine e lekeve dhe ku jane investuar..PRA PSE FUCKSPAKU I KIMASHTRUESES nuk fillon me kete fakt ulurites
    .
    Shembulli NR-2
    Eshte e pabesueshme qe ne arkivat e ambasades amerikane gjendet nje material shkresor ku thuhet:Kryegjenerali Luan Hoxha ne mire besim kerkoi ne ambasaden amerikane shpetim jete nga Terroristi Xen Berisha I cili e kishte kecenuar qe te mbylle gojen qe te mos e hante si Kosta Trebicka.
    .
    Fakti qe ambasada amerikane nuk denoncoi kete rast bizarre biles u be pale me Xen Terroristin e Sales duke I dhene strehim “porno-politik k/gjeneralit” na jep te drejten te besojme se Kimashtruesja Yuri me FuckSpakun e saj dhe ata qe e komandojne ne Amerike po e trajtojne Shqiperine si Ferme Kafshes te Orwellit..
    ,
    Ne vend te mbylljes:
    .
    Kerkoj falje zoti Mero nese ju beheni bashkmashtrues me komedine e zonjes nga qyteti Washingtonit per te siguruar buken e gojes ( statukuone)..

    Dhe nese kjo nuk eshte e vertete per buken e gojes
    ju lutem mos poshtroni lexuesit apo komentuesit e Temes
    per Makthet e Makbethit Viqidolit kur ai ne fakt sot eshte me I forte se kurre
    qofte nga hipokrizia apo frika e Kimarikaneve
    qofte dhe nga ju shtypesit e shtypit shqiptar
    qe jeni bere pale me subjektet me siper..
    Keqardhje !

  14. Eno says:

    sali Ram Berisha vjen kot si pordha neper brek Ate e pret vetem burgu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje