Pse Sali Berisha po nxiton "ta bëj vetë" gjyqin në Francë?

29 Tetor 2021, 20:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha po shpejton “ta bëjë vetë” gjyqin që ka kërkuar të çelet në Francë, nga foltorja në foltore.

Në foltoren e Tiranës njoftoi se avokati ka nisur letrën. Në foltoren e Kavajës njoftoi se Gjykata ka pranuar çështjen. Në foltoren e Lezhës njoftoi se po shqyrtohet çështja dhe ka zero fakte për Sali Berishën.

Nuk e di se çfarë ḑo të thotë në foltoren e radhës, por e vetmja gjë që ka ndodhur është se në Gjykatën e Francës ka mbërritur një zarf dhe është protokolluar. As është hapur, as është shqyrtuar, as është diskutuar, as është caktuar ndonjë gjyqtar.

Deri tani ndaj Berishës janë kryer vetëm procedura postare, jo procedura gjyqësore. Vetë Berisha është si ato gratë që blejnë rroba ne Ebay dhe gjurmojnë pakon ku ka mbërritur.

Po përse Berishës i duhet ta zhvillojë vet gjyqin e tij në Francë sa më shpejt?

Së pari, se PD e pranon konfliktin e Bashës me Berishën por nuk e pranon konfliktin e Berishës me SHBA. Gjithçka çfarë po bëhet është që ky konflikt të maskohet, të relativizohet, të fshihet dhe mundësisht të interpretohet si konflikt personash.

Në rastin konkret konflikt mes qytetarit Sali Berisha dhe qytetarit Blinken, i cili paska fyer Sali Berishën se i ka thënë hajdut familjarisht. Më tej si konflikt mes Sorosit dhe Berishës. Pastaj si konflikt mes Ramës dhe “pengut Basha”, që kanë blerë SHBA kundër Berishës.

Ajo që në fakt Berisha ndjen kundër SHBA në këto momente dhe ajo që bën ka një diferencë të thellë. Ai më shumë se kushdo tjetër e di çfarë i ka ndodhur në SHBA dhe e di që nuk ikën kurrë ai dënim. Dhe duke e ditur këtë, ai sot është politikani më mashtrues në historinë e këtij vendi, por dhe të globit, që po përpiqet të mbulojë me gënjeshtra një lëvizje anti-amerikane, brenda një partie që ka lindur bashkë me rikthimin e SHBA në Shqipëri.

Në këtë pikë nuk ngjan me liderët anti-amerikanë në bote që janë me shumicë, se ata dalin hapur. Bile as me aleatin e tij Ilir Meta, se dhe ai ka burrërinë dhe del hapur. Ky është dhe gënjeshtar, dhe frikacak, dhe urrejtës i madh i SHBA.

Është pikërisht vokacioni pro-amerikan i bazës së PD, që e detyron Berishën të bëjë akrobaci të tilla dhe të futet në një fushatë gënjeshtrash për të maskuar lëvizjen anti-amerikane me banalitete të tilla.

Së dyti, Berisha po nxiton ta shpikë hapa përpara të gjyqit që kërkon në Francë, pasi shpreson që deri më 11 dhjetor t’i mbajë të karikuar mbështetësit e tij në bazë se ai e ka betejën vetëm me një person në SHBA dhe atë do ta fitojë.

Frika se baza e PD nuk ia pranon anti-amerikanizmin ku bazohet lëvizja e tij, është e qartë dhe është e vetmja gjë pozitive në gjithë lëvizjen e Berishës, pasi ti mund të shikosh një tufë idiotësh që janë dhe me Berishën, dhe me SHBA, dhe ankohen ndaj një të treti, që ka qenë dhe me Berishën, dhe me SHBA, por që tani është vetëm me SHBA.

Mbi të gjitha Berisha sajon gënjeshtra rreth procesit në Francë dhe për të konsoliduar një mekanizëm gënjeshtrash ndaj çdo vendimi që mund të përballet në të ardhmen, qoftë ndonjë ndëshkim tjetër më i ashpër nga SHBA apo ndonjë proces gjyqësor në Shqipëri.

Tani ai e ka gjetur zgjidhjen. Për t’u dukur që nuk dorëzohet dërgon një letër në Francë dhe pastaj raporton para demokratëve “tracking number” për mënyrën se si ai gjurmon vendin ku ka mbërritur zarfi me postë.

E vetmia gjë e vërtetë në këtë histori, është se Berisha ka shpikur një gënjeshtër përmes të cilës mund të prodhojë gënjeshtra të tjera për të maskuar lëvizjen e tij anti-amerikane. Por mjerisht këtë e ka për njerëz defiçentë, të cilët dhe pse me aftësi të kufizuara mendore e dinë që nuk duhet me dalë kundër SHBA. Deri tani ia ka dalë që ata t’i gënjejë.

Pjesën normale të shoqërisë, drejtuesit e PD dhe të tjerë nuk i gënjen dot. Por dhe sikur ti gënjente me shume se sa kaq, puna është se ai vendimi në SHBA nuk lëviz, se SHBA nuk ka gënjyer veten kur e ka marre atë vendim, bazuar mbi të vërteta të hidhura për Sali Berishen.

Dhe ai e di këtë, ndaj po kalbet përditë dhe po nxiton ta fitojë në mendje betejën me SHBA se në realitet ai ndëshkim, do ta ndjekë jo vetëm atë, por dhe fëmijët e tij, disa dekada pasi ky të vdesë.

22 komente në “Pse Sali Berisha po nxiton “ta bëj vetë” gjyqin në Francë?”

  1. Pilo Lala says:

    Kur te vije ne Bathore, do thote qe e fitova gjyqin.
    Super mashtrues.

    1. Xeni from the block says:

      Kujtoj para ca muajsh kur Voltana Ademi trumpetoi si fitore faktin (komplet neutral) qe Gjykata Kushtetuese (zonja e protokollit?) regjistroi ankimin e saj per zgjedhjet vendore 2019.
      “ Gjykata Kushtetuese pranoi kerkesen tone” – tha Voltana e qeshur nen shoqerine e avokatit te pacipe Jordan Daci.
      Pastaj u gezuan edhe me shume kur kushtetusja iu drejtua Komisionit te Venecias.
      Kaluan vetem pak muaj dhe Venecia ua dhjeu paq.
      Tani te dale dhe vendimi i Gjykates dhe te festojne fitore si ajo e serbeve ne fushe Kosove???.
      Ja keshtu edhe Berisha, qe si cdo maskara, manipulon me injorancen e atyre te fandaksurve qe i mbushin sallen.

      1. Zeqo Salaj says:

        Pse tallesh Mero. Avokat Daci? Kush qenka ky?? Jo po avokat Macoku. Edhe une kam nje shok me mbiemrin Gjeli, po se theret kush zoti Kaposhi apo Kendezi.

      2. Antiturku says:

        Serbet ne Fushkosove , humben betejen , sepse i tradhetuan kosovaret qe u hodhen ne rradhet e turkut .

  2. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Ky kriminel mashtrus uriahip na tha se do heqi vizat me ameriken,dhe amerika i bllokoi vizen ketij krimineli.
    Ky komunist fanatik kujton se eshte ne gjyqin e shoshorit dhe genjen ata qe vijne ne faltore me faqore rakije…
    Kjo fosile komuniste,a i shikon me pas ne lajme keto takime,se si zgerdhihet me budallenjte,se si hunda po i futet ne goje si shqiponja.
    A e shikon veten se cfare shpellari i shemtuar eshte ber sa te tremb me ate fytyre vampiri,pa le me ato qe genjen qe eshte kampioni i rrenacakeve

  3. Leci says:

    O Sali Berisha!
    O njeriu më i zi që i ke ardhur shqiptarëve që kur janë krijuar si popull mbi këtë tokë!
    Zhduku mor kriminel nga sytë e shqiptarëve!
    Ti do zhdukesh sigurisht o krye kriminel dhe krye tradhëtar,por dozhdukesh duke u zvaritur e zhgaravitur dhe duke u tallur.

  4. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,për hir të së vërtetës, kjo që po përjetojmë është fundi iPD-së.
    Kjo që po bën “AI” është gjëja më e mirë,që “qoftlargu” ndonjë herë, bërë ka.
    (N.q.s. ka bërë ndonjëherë ndonjë gjë të mirë!?)
    Me këtë të famëshmen foltore,(të ngritur nga nevoja dhe rrjedhimisht do ti shkonte më tepër për shtat,nevojtore?)
    “AI” vetëm se po përshpejton fundin e merituar të këtij grupimi fashist me emrin aspak të justifikuar, PD!?
    Me k’të “AI” po i tregon dajo Samiut se sekti që “AI” administron, do ta përcjelli “ATË” deri në varr!?
    Dhe ky për mua personalisht ky është një zhvillim shumë pozitiv.
    PS:Nuk jam aq naiv sa të besoj se me dënimin e “ATIJ” ç’do gjë do rregullohet,
    se të tjerët janë djem të mirë,pooooor në një tufë me maskarenjë,gjithmonë grushtin e parë duhet ta hajë kryemaskarai,
    vetëm ashtu shpërndahet tufa?!

  5. Vranakonti says:

    Berisha ka qene dhe ngelet mashtruesi dhe genjeshtari me i madh i kombit shqipetar..Nga keto foltore ai do dalin i humbur veçse do fitoi nje hu ne bythe.

  6. Patrioti cam i M...Bazes says:

    Po ti Mero Baze pse ben shtatanikun? Prit e mos u ngut, nese ai gjygj nuk do hapet kurre ke te drejte te gezohesh fort. Ne te kundert, nxito e gjej nje kame te mprehte e bej harakirin si i fyer nga Franca.

  7. Trotski says:

    Si Rregull SPAK duhet te veproje.Akuzat ndaj Sali Kermes jane sheshit .Ato i di i Madh dhe i Vogel .Ajo qe mbetet eshte te rraset Prapa hekurave Perbindshi i Vuçidolit

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Jo vetëm gjyqin por dhe daten 11 dhjetor e merr dhe vulos vet,po marshon si naziskin !
    Kush kundetshton shpallet non-grata.

  9. Besnik says:

    Idiote, deficente apo me aftësi te kufizuara mendore ka pak ose aspak mes tyre.
    Ata janë bere nga ai ose me prona, ose me leke ose janë te perjashtuar nga Basha dhe te fundit nuk kane cfare te humbin.

  10. Do te thoja qe ne e njohim saliun malesor pjelle e komunizmit dhe Ramizit dhe s’dihet se edhe kujt tjeter,udb-se! Por habitesh me mediokritetin e jerezve te PD! Harxhi,Kulluri dhe te tjere jane aq budallenj qe o Zot na ndihmo te kuptojme kotesine e tyre! Jane te gjithe si lulja,budallenj te zgjuar!

  11. Martin says:

    Une nuk e kuptoj se pse SPAK nuk po zgjohet nga gjumi?!

  12. trimi says:

    Sala po mendon se shqiptarët jan të gjithë malok dhe duhet ti besojnë se po nuk i besuan ai i vret me ligjin e kanunit sic ka pre e vrarë gjith kundërshtarët e tij dhe të zenit.

  13. Sqarim says:

    Po more milet, çdo dite po dalin fakte qe per “çudi”
    po vertetojne ate qe me kohe po thote Berisha.
    A e degjuat apo lexuat deklarimin e politikanes Bosnje Herzegowina ??
    Palmer i kishte thene se ndarja e kosoves eshte çeshtje e mbyllur .
    Epo ti dale nje Berishe e tju prishe planin, kte sta falin kollaj ato.

  14. ..... says:

    Mero…diçka nuk po e kuptojë : _ si organizohen dhe përdoren këto salla që zhvillon” Foltoren”
    _ ka ndonjë ligj apo nen gjakundi ku çdo kush ti shkrepjet mund të ngrejë “çadra”,”foltore”, “byrektore”” qebaptore” ,”nevojtore” sikur është tokë e nxenur..?!

  15. Velo says:

    Kjo që po bën Saliu është një fushatë elektorale. Ka kosto kjo? Kush paguan, varfanjakët apo oligarkët???

  16. sopiqoti says:

    Sali Berisha PASQYRA E SE KEQES ne politike.

  17. sopiqoti says:

    Sali EDHE ATO PAK MRND QE KISHTE FSHATARI I VICITOLIT i FLUTURUAN.Berisha PASQYRA E SE KEQES ne politike.

  18. Sul Koburja says:

    Sali sa te kushton avokati Frances.Premtove se do e tregoje shumen.

  19. Marnaj says:

    Shqiperi vendi jon i bukur por i mallekuar ,,,, mos dal nje i hajrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje