Nga Mero Baze
Sali Berisha po imiton skemën e Ilir Metës për zgjedhjet lokale të vitit 2019.
Në përpjekje për të prodhuar krizë për legjitimitetin e tyre, në mënyrë tërësisht arbitrare dhe siç u vërtetua më pas dhe në shkelje të Kushtetutës, ai shpalli një datë të re zgjedhjesh përtej asaj që ishte legjitime, dhe që respektonte periodicitetin e zgjedhjeve dhe mandatin e të zgjedhurve.
Kështu në mes të trazirave të Qershorit 2019, fare papritur problem kaloi nga beteja për zgjedhje të lira në betejë për zgjedhje të shtyra në datën që caktoi Ilir Meta.
Qeveri ai qëndroi datës kushtetuese të zgjedhjeve dhe hyri në zgjedhje.
Komisioni i Venecies të cilit ju drejtua, edhe Kuvendi i Shqipërisë, edhe Gjykata Kushtetuese, provoi që Presidenti kishte shkelur Kushtetutën duke shtyrë zgjedhjet pasi nuk ishte në kompetencë të tij.
Situata që po prodhon Sali Berisha në PD është e ngjashme. Zgjedhjet në PD, janë zhvilluar në korrik të këtij viti, në një Kuvend ku garuan dhe dy kandidatë të tjerë përveç Bashës, të cilët patën plot ankesa për procesin, por e pranuan atë. Mbështetësi më i madh i këtij Kuvendi ishte Sali Berisha.
Edhe pse PD kishte humbur zgjedhjet, edhe pse Basha ishte një lider “i thyer” siç thotë ai tani, ai nuk i kërkoi dorëheqje Bashës, por shkoi e puthi në Kuvend duke e bekuar për mandatin e ri.
Arsyeja pse e mbështeti, ishte shpresa që Basha të ishte “peng” i tij duke ja kthyer nderin, dhe duke u bere kamikaz i tij përballë SHBA. Berisha shpresonte, e Kuvendin nuk e kontestoi askush, as humbësit në garë.
Tani kur Berisha pa që Basha nuk e përdori PD si një mburojë juridike për hallin që ka Sali Berisha dhe Familja e tij e inkriminuar, ai ka shpallur një datë të re të Kuvendit të PD më 11 Dhjetor. Këtë e ka bërë pa asnjë mbështetje ligjore, statutore, apo pa asnjë procedurë që të çon në një Kuvend të ri.
E ka bërë thjesht se do të tregojë që ai vendos në PD. Madje jo vetëm që ka caktuar datën e Kuvendit, por ka caktuar veten e tij edhe kandidat edhe garant të garës, duke i siguruar të tjerët se gara do të jetë e ndershme. Deri më sot ky mund të jetë rasti i parë në botë, ku një njeri cakton ditën e garës, cakton vetën kandidat, pastaj e cakton veten dhe arbitër, dhe në fund e cakton dhe çertifikues të garës.
Të gjitha këto i bën në kulmin e një fushate ku po sulmon Lulzim Bashën si shkelës statuti. Ky vetë është duke shpikur një libër të ri rregullash, ku ai është lojtar, arbitër, pronar dhe garantues i legjitimitetit.
Pak a shumë si Ilir Meta që këmbëngulte se më 13 Tetor duhet të bëheshin zgjedhjet lokale, ndryshe në Shqipëri do të shkonte gjaku në gju. Në fakt më 13 tetor Ilir Meta u shfaq duke luajtur me top në Gjirin e Lalzit, duke i shkuar djersët deri në gju, por asnjë shqiptar nuk e prishi terezinë. As opozitarët për të cilët ai po sakrifikonte. Kështu po i ndodh dhe Sali Berishës me 11 Dhjetorin.
Kur do vije dita e qametit ky do shkruje per Salen.Ta ka fut Sala dhe nga viti 2007 deri sot akoma nuk te ka dale.Mbaje se e ke hak
Në dhjetor o demokratë
për Lirinë, mblidhi së toku
me dufek edhe me kartë
të fitojë kardhiologu!
.
Punë, plaçkë e gjithë ç’kini
dhe pa bukë lini fëmijët
për Salinë theror të bini
Sala t’i ketë mirë të tijët.
…
P.S.
Moj PëDë në tridjet vite
polle rreth tridhjetë partiçka
mbarsu pill, gjersa e ndrite
moj PëDë t’u thaftë .içka.
.
Prapë të mbarsi Karaxhiçi
dhe pse e përzunë për dere
se e ka në soj dobiçi
qoftë e fundit kësaj here!
Gopist vëllai të më rruaç? e t’u shtoftë oreksi për të “çkruar”?
@Alleanca
.
Të më rruaç edhe ti
e t’a bëftë Zoti dritë
Oreks kam, por s’më dell koha
që të çkruaj për çdo ditë.
.
Se u s’jam si punë e gopit
një e dy, dhe e do brëna
as bajat s’dua të bënem
e të thomi të stërthëna!
.
Lëmë Meron të meronet
se çkruan përditë na dy
Merua vetë e ka të pjekur
dhe e ka festen mi sy.
Gopist vëllai,më lejo ti drejtohem Meros me një apel:
Mero djali,besoj se shpreh edhe mendimin e nje pjese të konsidereshme të lexuesve të editorialit tënd,
të lutem, jepi hapësirën e nevojëshme poetit me emrin “pakëz romantik” ,në editorialin tënd.
Shpreh binden time të thellë se kjo do t’i jepte Tema-s një hov të dukshëm cilësor.
Duke të falenderuar pêr mirëkuptimin.?
Ti vazhdo se ke nja 70 milione dollare ikona. Mos ti marri gruaja e Toni Blerit me Kokedhimen
Mero djali,”AI” në përpjekje për të vënë vetulla,ka për të nxjerë sytë!?
Pooor, jo vetëm të tijët, edhe të atij grupimi tribalo- mesjetar, që ai e konsideron si pronën e vet
Poshtë fashizmi.uu
Mero po ja fut kot! Mos u bej tella i bashes, se ti e di me mire se kushdo se cfare eshte badha dhe cfare përfaqëson!!
Keshtu qe lere doktorrin mos u merr me te, se cdo fjale e keqe qe thua ti nuk te beson njeri se e dine qe e ke nga inati!
Doktorri, ti e di shume mire qe te merr inat!
Kur shof Imamat, Kadillat, Harxhiat, Rreshterat, Bumcet (ky i fundit s’kupton) dhe thone do garojm duke e ditur qe eshte nje shfaqje dhe asgje me shume. Pa procesverbale, pa firma, pa prezantus sepse s’kane sekretar te shtroj ceshtjen e mbledhjes. Kot Taliban hesapi. Mblidhuni se na therriti Plaku Qenef dhe te perpiqemi te kapim ndonje kocke. Por nuk e kuptojne qe duke u shfaqur aty tregojne qe po perpiqen te bejne dicka ilegjitime qe edhe sikur te funksjonoje, nuk kane llogaritur si do i dalin para Ambasadores (ne qoftese ajo i konsideron legjitim). Po ti degjosh me vemendje, kur i pyesin per Ameriken, e vendosin si ceshtje te dyte sikur do merren vesh pas procesit. Ta leme Ameriken per momentin por hajde flasim per procesin thone.. Ka ca qe thone: Ne po e bejme per shqiptaret. Asgje s’po beni per shqiptaret. Nuk eshte halli i shqiptareve, por i juaji qe per karrige po shqyeni partine nga nje person “non grada”. Po harxhoni kot energji dhe pasiguri per te ardhmen e PD-se. Edhe sikur njeri nga keta te tjeret te zgjidhet, c’fare do bej ?!?! Ku do e coj mushka ?!?! Demokratet qe permenda me siper duhet te presin dhe 4 vjet dhe ta lene Qesharakun te humbi perseri sepse nuk keni per te fituar edhe sikur ta hiqni. Me shume do e percani partine duke bere kete se duke bere asgje. Sepse ai qe do e marri, do marri vetem kockat qe i kane mbetur dhe s’ka llogaritur betejen me mazhorancen akoma. Lere te humbasi se kjo qe po beni eshte vetshkaterreuse.. Tek gjykata: Kush e thirri Kuvendin me ze dhe me figure ?!?! Qenefi.. C’fare eshte statusi i tij ?!?! S’ka kompetenca.. C’fare thote statuti: Qe Kuvendi mblidhet me miratim te Kryetarit.. Ok. E ka thirrur kryetari Kuvendin ?!?! Jo, por jane mbledhur firmat .. Ok.. Procesverbal per firmat per kete ceshtje !! .. Ja ca zhgarravina gjykates. Eshte vulosur dhe firmosur nga Sekretari per miratim te behet legjitime ?!? JO. Vazhdoni harxhoni kot energji dhe ju bie vlera duke dale kazan me kazan se si doni te garoni duke treguar ambicje duke shkelur dhe ligjin e PD-se qe aq “shume” e doni..
Nderkohe Zore Zaja jep doreheqjen pas humbjes ne zgjedhje dhe Sander Vucicit i mbetet vetem nje cingie aty poshte tavolines se Open Ballkan.
Të gjithë qe shpallin kandidature sipas datës së shpallur nga Berisha,janë ne shkelje te statusit të PD.
Terheqja do ishte ne mbrojtje te PD-së.