Sinjalet që sjellin zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, për rajonin dhe Europën 

1 Nëntor 2021, 18:29Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut kanë dërguar disa sinjale të trazuara për Bashkimin Europian dhe politikën e Perëndimit në tërësi në Ballkanin Perëndimor, ashtu siç kanë dhënë një leksion të qartë për liderët politik në Ballkan dhe nevojën për reforma të vazhdueshme.

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi dorëheqjen nga detyra e kryeministrit dhe e kryetarit të partisë së tij, pas një rezultati të dobët në zgjedhjet lokale, edhe pse për një kryeministër kjo nuk është një kusht për dorëheqje, pasi nuk ia prek shumicën parlamentare.

Paralajmërimi i tij, në të vërtetë është zemërimi i një politikani në Ballkanin Perëndimor, i cili ju bashkua frymës perëndimore për ndryshimin e një regjimi izolacionist në Maqedoni, bëri marrëveshjet më të guximshme, deri në dhimbje dhe poshtërim për vendin e vet, dhe në fund u la duarlidhur përballë retorikës nacionaliste dhe frymës së politikës së vjetër të Ballkanit.

Europa u soll me Zaev, si me një skllav të cilit i vunë në kurriz gjithë peshën e historisë së Ballkanit, duke e rrënuar, dhe në fund nuk i dhanë të pinte as ujë.

Pasi ndryshoi emrin e shtetit te vet, tekstet e historisë, emrat e rrugëve dhe veprave kryesore të vendit për të zbutur veton greke ndaj tij, një tjetër oreks i zgjuar nga Bullgaria fqinje, e la atë jashtë dyerve të Bashkimit Europian, edhe pse ai bindi qytetarët e vendit të vet, se duhet të sakrifikonin për Europën.

Sot në Maqedoni nuk ka humbur Zaevi, por ka dështuar Bashkimi Europian dhe politika pa gjak dhe shpirt për Ballkanin, e cila është kthyer në një axhendë burokratësh që paguhen për t’u quajtur zyrtarë të Europës.

Në këtë aspekt, paralajmërimi i dorëheqjes së tij është një turfullimë ndaj kësaj braktisje që Europa i bëri Maqedonisë së Veriut.

Ajo është po ashtu një shenjë e përgjegjshmërisë së tij politike, e cila në rastin konkret, është aq e lartë, sa duket më shumë papërgjegjshmëri, përballë një fronti opozitar që kërkon të rikthejë Maqedoninë anti-europiane e cila nuk mbijeton dot, nëse nuk është një shtet qytetarësh.

Nga ana tjetër, shembulli i VMRO dhe ringritja e saj pas humbjes së Gruevskit, është një shembull se si një parti mund të shpëtojë nga trashëgimia e një lideri autokrat të korruptuar dhe të rrezikshëm për fatet e vendit.

Pasi Gruevski u arratis pas hetimeve për korrupsion dhe disa ish- zyrtarë të tij përfunduan në burg, VMRO nuk vajtoi për ta. Natyrisht nuk bëri betejë kundër tyre, por nuk u bë mburojë e tyre. Gruevski nuk arriti të bëjë atë që bëri Sali Berisha, duke e kthyer PD në mburojë politike për hallet e veta.

Duke u shkëputur nga Gruevski dhe duke parë punën e tyre, ata arritën të rifitojnë besimin tek elektorati i vet, duke e rikthyer atë. Nëse PD do të kishte bërë këtë gjë me Berishën qysh më 2013, ndoshta tani mund të ishte në pushtet dhe jo në këtë gjendje tragjikomike, në të cilën gjendet falq Sali Berishës.

Së fundmi, duket se ka një trazim dhe në spektrin politik shqiptar me fitoren e opozitës shqiptare në Tetovë, qyteti më i rëndësishëm i shqiptarqve, Gostivar dhe dy komuna të tjera.

Kjo do të thotë se BDI si parti kryesore, edhe pse vazhdon të jetë më e madhja, nuk është më e vetmja dhe se polarizimi i faktorit politik shqiptar mund ta bëjq më të lehtë lojën e forcave nacionaliste në Maqedoni, për të marrë pushtetin, çka në aspektin afatgjatë do të ishte një vetëvrasja për shqiptarët.

E reja që solli Zaevi në Maqedoni ishte bashkëpunimi real me faktorin shqiptar, jo vetëm si partnerë, por dhe si pjesë të partisë së tij, duke krijuar fytyrën e një shteti qytetar në Maqedoni.

Humbja e kësaj risie, do të jetë një kthim mbrapa, e cila do të dëmtojq dhe modelin politik, por mbi të gjitha dhe të drejtat e shqiptarëve. Edhe pse varrmihësi i këtij modeli, mund të jetë përçarja e faktorit shqiptar.

13 komente në “Sinjalet që sjellin zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, për rajonin dhe Europën ”

  1. lavdrim says:

    Qendrimi i BE me Zaevin eshte i ndyre vetem bq e bejne por Zaev u tregua politikan i shkelqyer dhe burre, turp per kete mut BE qe i le njerzit ne balte, kurre nuk do te behet BE si Amerika…

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Do ja marr sënte një kënge
    o djemo ison ma mbani
    për një mikun e Gruevskit
    për skocezin nga Çepani.
    .
    Me që des për ca kumandë
    me që e dashkan shumë mikun
    pse s’then xerkun në Skoci
    e të kumanojë Sëlltikun?!
    .
    Dhe të vejë, të rrijë dhogë
    të na bëhet def shepraku
    si GlasëKau le të rrojë
    sa ta zërë për veshi SPAKu.

    Do kënoj për BëDëInë
    dhe do u qënis një thënie
    shpesh e thom, për Shqiptarinë
    Dy shqiptarë, por tri mënje!
    .
    Dhe fajin të tjerë na kanë
    Kurriz peshku, s’majmë mi vete
    dhe sot jemi siç na ndanë
    Patriotë, në pesë shtete.

  3. Neutrino says:

    Shqiptarët, jo vetëm në Maqedoni, po kudo nuk dinë të krijojnë dhe bëjnë shtet. I duan të gjitha qyl. Kur ju ikën ga dora e ka fajin Evropa, komshiu, greku., turku e dreqi

  4. Au says:

    Ne pamundësi per te komentuar editorialin e djeshem,po e bej sot pasi edhe sot eshte prekur ceshtja berisha.
    1.Cfare te keqe i vjen demokracisë reale nga mblidhja e firmave dhe masandej kuvendit te nje partie kur kryetari I saj vihet ne dyshim pavarësisht se thyhet statusi I partise?!
    Krejtësisht asgjë. Madje eshte mese e kerkueshme,kudo,ngado.
    2.Ne nje fare mënyre me mire te kthehet berisha (zot mbaje dorën se cfare shkruajmë) se mbase fillon e punon ky skizofreni.
    Per sot.
    Evropa nuk e tradhtoi e vetme Zaevin por bashke me ameriken.
    Shpresoj qe te mos behet edhe me Kosovën.
    Cfare pritet ne Maqedoni? Varet nga cfare do beje ne,shqiperia. Dhe cfare do beje ne? Nje vrime ne ujë si gjithnjë.
    Mero te kam xhan,te lutem,a ka mundësi te besh ndonjë shoqate ambitalisto-shoqerore ku te merremi te gjithe ne, komentuesit dhe ndjekësit tuaj te gjithandejshem, me ndonjë tullë me ndonjë lopate me ndonjë qese ushqimore se keta o Mero ketu e 30+5 vjet nuk kane bere asgjë.
    Hajde bejme ndonjë gjë te vogel qe te ngelet diçka akoma me e vogel,pa per keta te politikes ke 30 vjet qe shkruan e ne vend numëro I ke.
    He vlla,be ndonjë gjë qe te ngelet se edhe mosha ben te saje?(jo se nuk ke bere si person fizik,madje ke bere tej mase,por be nje hap më shume,nga vetjake ne gjithëpërfshirëse)

  5. Veshi says:

    Zajevi u menjanua se ishte demokrat konsekuent, jo pallavrash te diplomacise ende me mentalitete mesjetare klerikale Lindje-Perendim.

  6. Politolog says:

    Ne te vertete Zaev, nen presionin e vetos greke, i nxori sllavet e Maqedonise se Veriut nga nocioni i shtetit iluzor si trashegues i Aleksandrit te Maqedonise se lashte. Disa breza njerezish ne nje periudhe 45 vjecare te Titos + 25 vjecare te pas viteve 90 u rriten duke besuar se ishin drejtperdjet pasardhesit e Maqedoneve te lashte. Per kete ndihmoi komplet superstrukura, me shkolla , libra, televizione e krijur nga nevoja e Titos per ta konsideruar kete popullate si dicka krejt e ndryshme nga Bullgaria, duke shrytezuar ketu edhe elementin shqiptar qe sigurisht nuk ishte pjese e sllavo- maqedonasve. Dicka e ngjashme me indoktrinimin qe sistemi moniste beri ne Shqiperi. Por kjo shplarje truri do kohen e vet per te kuptuar se nuk ishte aspak e nevojeshme kjo farse histiorike.
    Konflikti lidhur me Bullgarine tregoi se Maqedonia e Veriut nuk eshte akoma gati per tu shkeputur nga historia iluzore, kete here e gjuhes, qe eshte pa dyshim nje variant i bullgarishtes. Ate e di cdo banor sllavo- maqedonas, i cili merret vesh fare mire me bullgaret pa perkthyes. Madje e dine dhe gollobordasit qe kane marre shtetesine bullgare dhe qe flasin gjuhen e komshinjve sllave te maqedonise se veriut.
    Pa u shkeputur nga genjeshtrat historike nuk mund te behet pjese e familjes europiane. Duhet nje Zaev i ri per te bere hapin tjeter te njohjes se gjuhes se sllavo- maqedonasve si variant i gjuhes bullgare.
    Edhe ne Belgjike ka tre gjuhe zyrtare, gjermanisht, frengjisht dhe holandisht, por kjo nuk e ka cenuar kohezionin e Belgjikes. E pse do cenohet kohezioni i Maqedonise se veriut nga pranimi i faktit te trashegimise gjuhesore si variant i bullgarishtes? Me kete qendrim te deritanishem vetem sa frenon veten e saj.

  7. Kume Peza says:

    Pse oreksi bullgar Mero?! Ata janë sllavë jo maqedonas. Ka mes tyre sllavë të kombësisë bullgare e të tjera kombësi sllave. BE nuk ka pse të përfshijë Shqipërinë në të njëjtën axhendë me Maqedoninë e Veriut. Dhe, ajo mbetet e tillë vetëm si territor dhe jo popullsi.

  8. Lu says:

    Ke kenaqesi kur Lexon artikuj te tille,me konkluzine e mesime,per aktualitetin che prespektiven,per rajonin e vendin tone.Mero meriton nje bravo te madhe,te uroj suksese….dhe vullnet per te dhene kontribut ne politike…….Edhe nje heree urime e suksese??

  9. Lili says:

    Largimi i spiunit bardhyl mahmuti eshte nje lajm i mire per shqiptarine atje!

  10. Gezimi says:

    Mbaj ca dite Zi per ate Zaevin o Mero! Ta dish se as Ed Rames nuk i vjen keq sa ty per ate fare burri.

  11. Ani says:

    Mero Gruevski iku si hajdut se I denua …..ne Shqiperi nuk te demon kysh…..nese do ishte denuar Berisha per shume gjera ose Meta ose kushdi tjeter mbrapa atehere po…por nuk ndodh kjo ne Shqiperi….jemi larg shume….Maqedonia minimumi eshte demikratike

  12. Papi says:

    Zaev iku thjeshte se humbi zgjedhjet nje vendim qe marrin te gjithe lideret e partive qe kane demokraci ne vetvete
    Eshte arritje per maqedonine jo humbje ikja e zaevit
    A ka zaev shqiperia z.mere?
    A ka parti pluraliste si e zaevit shqiperia?
    Beji fresk teukrateve ne shqiperi zoteri me prralla perendimi
    Kjo tregon dhe nivelin tend te njohjes se demokracise por formula eshte e thjeshte
    “Lider i dobet demokraci e forte dhe anasjelltas”

  13. FCB says:

    Me fundin e Zaevit ju hap rruga shpartallimit te Sorrosit ne Ballkan. Vetem Sali Berisha e bashkon Kombin Shqiptar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje